Category: Lajme

  • Britania paralajmëron për kërcënimin rus, Lavrov thotë se lufta do të përshkallëzohet në Ukrainë

    Britania paralajmëron për kërcënimin rus, Lavrov thotë se lufta do të përshkallëzohet në Ukrainë

    Britania paralajmëron për skenarët më të këqij, Lavrov thotë se lufta në Ukrainë do të përshkallëzohet.

    Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, ka paralajmëruar se NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij, duke theksuar se Aleanca nuk synon luftë me Rusinë.

    Gjatë një takimi në Varshavë, Streeting nënvizoi se NATO-ja është një aleancë thjesht mbrojtëse, por paralajmëroi se deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, duhen parë me kujdes.

    “Kur Putini jep garanci se nuk ka synime për të provokuar një luftë me NATO-n, na kujtohen deklaratat e tij për Ukrainën, të bëra vetëm pak ditë para pushtimit”, deklaroi Streeting.

    Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se lufta në Ukrainë do të vazhdojë, duke vlerësuar se konflikti po shfaq shenja të përshkallëzimit.

    “Lufta në Ukrainë do të vazhdojë. Madje, do të thosha se ajo po shfaq një tendencë drejt përshkallëzimit”, u shpreh Lavrov.

    Deklaratat e dy zyrtarëve vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s, ndërsa perspektiva për përfundimin e luftës në Ukrainë mbetet e pasigurt. /Telegrafi/

  • Astronomët identifikojnë për herë të parë një yll të gjelbër

    Astronomët identifikojnë për herë të parë një yll të gjelbër

    Astronomët identifikojnë për herë të parë një yll të gjelbër

    Astronomët kanë identifikuar për herë të parë një yll të gjelbër, duke dokumentuar një mbetje të dendur yjore të njohur si xhuxh i bardhë, i cili ka marrë një nuancë të pazakontë të gjelbër pasi ka përthithur mbetje shkëmbore nga planetët që dikur rrotulloheshin rreth tij.

    Ngjyra e një ylli zakonisht përcaktohet nga temperatura e tij. Yjet më të ftohtë kanë pamje portokalli, Dielli dhe yjet e ngjashëm me të duken të bardhë, ndërsa yjet më të nxehtë kanë ngjyrë blu të zbehtë.

    Megjithatë, situata është ndryshe te xhuxhët e bardhë. Këta janë bërthamat e mbetura të yjeve me masë të ulët ose mesatare, të cilët e kanë shteruar karburantin e tyre bërthamor dhe kanë hedhur shtresat e jashtme.

    Shumica e xhuxhëve të bardhë kanë ngjyra të ngjashme me yjet e tjerë, zakonisht të bardha. Por ndryshimet në përbërjen e tyre kimike me kalimin e kohës mund t’u japin disa prej tyre ngjyra më të rralla.

    Ylli i sapoidentifikuar, i quajtur WD J1330+6435, është një xhuxh i bardhë në galaktikën e Rrugës së Qumështit. Ai ndodhet rreth 280 vite-dritë larg Tokës, në yjësinë e Dragoit.

    “Ne filluam të interesoheshim për këtë xhuxh të bardhë sepse fragmente të materialit planetar kishin rënë në sipërfaqen e tij, duke pasuruar shtresat e jashtme me elemente si kalciumi, litiumi dhe, veçanërisht, natriumi”, tha astrofizikani Mark Hollands nga Universiteti i Warwickut në Angli, autori kryesor i studimit të publikuar në revistën RAS Techniques and Instruments.

    Te yjet e zakonshëm, natriumi përthith një gjatësi vale shumë specifike të dritës portokalli, e njëjta nuancë që u jep ngjyrën karakteristike llambave të rrugëve që përdorin natrium.

    “Megjithatë, te ky xhuxh i bardhë, dendësia është aq e lartë sa atomet e natriumit bombardohen vazhdimisht nga atomet përreth të heliumit, gjë që ndryshon nivelet e tyre të energjisë atomike”, shpjegoi Hollands.

    “Si rezultat, atomet e natriumit nuk përthithin më vetëm një gjatësi vale shumë të ngushtë të ngjyrës portokalli. Ato përthithin ngjyrat e verdha, portokalli dhe disa nuanca të së kuqes. Ajo që mbetet është një yll me një shkëlqim të bukur të gjelbër, diçka që nuk do të ishte e mundur te yjet e ngjashëm me Diellin”, shtoi ai.

    Zbulimi është pjesë e një projekti që synon të përcaktojë ngjyrat e xhuxhëve të bardhë ashtu siç do t’i shihte syri i njeriut.

    Një xhuxh i bardhë zakonisht ka rreth gjysmën e masës së Diellit, të ngjeshur në një madhësi të përafërt me atë të Tokës.

    “Meqenëse xhuxhët e bardhë janë yje jashtëzakonisht të dendur, ata kanë përafërsisht madhësinë e Tokës, por përmbajnë rreth 165 mijë herë më shumë masë. Prandaj, edhe një sasi e vogël natriumi bllokon një pjesë të madhe të dritës portokalli që lëshon ylli”, tha astrofizikani Boris Gänsicke, bashkautor i studimit nga Universiteti i Warwickut.

    Gänsicke e krahasoi këtë proces me përzierjen e ngjyrave në paletën e një piktori, ku heqja e një ngjyre nga përzierja ndryshon rezultatin përfundimtar.

    Një yll me ngjyrë rozë salmoni

    Studiuesit analizuan gjithashtu 151 xhuxhë të bardhë që ndodhen brenda një rrezeje prej rreth 65 vite-dritë nga Toka. Ngjyra e bardhë ishte më e zakonshmja.

    Njëri prej tyre kishte një nuancë rozë salmoni, që mund të jetë ndër ngjyrat më të kuqërremta të dokumentuara te një yll. Ai quhet WD J1011+2845 dhe ndodhet rreth 48 vite-dritë larg Tokës, në yjësinë e Luanit të Vogël.

    Në këtë rast, ndryshimin e ngjyrës nuk e shkaktonte natriumi, por karboni që vinte nga brendësia e yllit.

    Të dhënat e përdorura nga studiuesit përfshinin vëzhgime të spektrit të dritës nga projekti Sloan Digital Sky Survey, të realizuara me një teleskop në shtetin amerikan të Nju Meksikos, si dhe modele të spektrit të xhuxhëve të bardhë të zhvilluara nga vetë studiuesit.

    Ata zbuluan se ngjyrat e këtyre yjeve ndahen në grupe të ndryshme, në varësi të përbërjes atmosferike. Xhuxhët e bardhë të pasur me karbon zakonisht shfaqen me ngjyra rozë ose vjollcë, ndërsa ata që janë pasuruar me mbetje të sistemeve planetare të shkatërruara priren të kenë ngjyrë të verdhë.

    Në përgjithësi, studiuesit zbuluan se këta yje mund të shfaqen pothuajse në të gjitha ngjyrat e spektrit.

    Edhe pse yje të gjelbër janë shfaqur më parë në veprat e fantashkencës, përfshirë filmin e fundit komik “Supergirl”, WD J1330+6435 është rasti i parë i dokumentuar i një ylli të gjelbër në realitet.

    “Ky zbulim tregon se universi ndonjëherë është po aq i çuditshëm sa çdo gjë që mund të krijojë fantashkenca”, tha Hollands.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Astronomers first identify a green star

    Astronomers have for the first time identified a green star, documenting a dense star remnant known as the white dwarf, which has received an unusual green shade after absorption of rock remains from planets that once turned around.

    A star’s color is usually determined by its temperature. The coldest stars have orange images, the sun and stars similar to them look white, while the hottest stars are pale blue.

    However, the situation is different with the white dwarfs. These are the remains of low – or medium – size stars that have drained their nuclear fuel and thrown out the layers.

    Most white dwarfs have colors similar to other stars, usually white. But changes in their chemical composition may, over time, produce some of these rarer colors.

    Newly identified star called WD J1330+6435, is a white dwarf in the Milky Way galaxy. It is located some 280 years away from Earth, in the starry of the Dragon.

    We began to take an interest in this white dwarf because fragments of planetary material had fallen on its surface, enriching outer layers of elements such as calcium, lithium and, especially, sodium, said Astrophysicist Mark Hollands from the University of Warwick in England, the lead author of the study published in RAS Techniques and Instruments magazine.

    In the common stars, sodium absorbs a very specific wave length of orange light, the same shade that gives characteristic color to street lamps used by sodium.

    Yet, in this white dwarf, density is as high as sodium atoms are constantly bombarded by surrounding helium atoms, which alter their atomic energy levels, Holland explained.

    As a result, sodium atoms no longer absorb a very narrow wave length of orange color. They absorb yellow, orange, and certain shades of red. What remains is a star with a beautiful green glow, something that would not be possible in stars similar to the sun, he added.

    The discovery is part of a project intended to determine the colors of white dwarfs as the human eye would see.

    A white dwarf usually has about half the mass of the sun, packed to a size similar to that of the earth.

    Since white dwarfs are extremely dense stars, they have approximately the size of the Earth, but they contain about 165 times more mass. Therefore, even a small amount of sodium blocks much of the star’s orange light, said astrophysicist Boris Gänsicke, coauthor of the study by Warwick University.

    Gänsicke compared this process to mixing colors in the gym of a painter, where removing a color from the mixture changes the final outcome.

    A Pink salmon Star

    Researchers also analysed 151 white dwarfs located within a radius of about 65 years of light from Earth. White was the most common color.

    One of them had a pink salmon shade, which may be one of the deepest colors recorded in a star. It’s called WD J1011+2845, and it’s located about 48 years away from Earth in the Little Lion constellations.

    In this case, color change did not cause sodium but carbon from the inside of the star.

    The data used by researchers included observations of the spectrum of light from the Sloan Digital Sky Survey project, developed with a telescope in the American state of New Mexico, as well as patterns of the spectrum of white dwarfs developed by researchers themselves.

    They found that the colors of these stars are divided into different groups, depending on the atmospheric composition. White carbon – rich dwarfs usually appear in pink or purple, and those enriched by the remains of destroyed planetary systems tend to be yellow.

    Scholars generally found that these stars can appear in almost all colors of the spectrum.

    Although green stars appeared earlier in the works of science fiction, including the latest comic film “Supergirl,” WD J1330+6435 is the first documented case of a green star in reality.

    This discovery shows that the universe is sometimes as strange as anything that could create science fiction, Holland said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gusia: Shkelja e parë ndaj Arlinda Zekajt nisi te Qendra për Punë Sociale, të pritet raporti i hetimit

    Gusia: Shkelja e parë ndaj Arlinda Zekajt nisi te Qendra për Punë Sociale, të pritet raporti i hetimit

    Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia, ka kërkuar që në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt të shqyrtohet përgjegjësia e të gjitha institucioneve të përfshira, e jo vetëm e Policisë dhe Prokurorisë.

    Gusia e cilësoi Arlindën si shembull të guximit dhe bëri thirrje që vdekja e saj të mos përdoret për hakmarrje politike. Ajo gjithashtu përmendi numrin e grave të vrara në Kosovë, duke theksuar se kjo dukuri mbetet shqetësuese.

    “Arlinda është një shembull i jashtëzakonshëm i kurajos, është një grua që na ka dhënë një leksion të madh të gjithë shoqërisë së Kosovës dhe kisha dashtë që, përtej detyrës që ushtroj si grua që jeton në Kosovë, të shfrytëzoj rastin që, bashkë me gjithë qytetarët e Kosovës e edhe mysafirët e ftuar, të bëjmë një hap prapa dhe të mos e shfrytëzojmë vdekjen e një gruaje për çfarëdo lloj hakmarrjeje politike, sepse kjo nuk na çon askund”, u shpreh Gusia.

    Ajo deklaroi se gjatë periudhës 2018–2022 janë vrarë 20 gra në raste që, sipas saj, përmbajnë elemente qenësore të femicidit. Sipas Gusisë, në 20 vjetët e fundit në Kosovë janë vrarë mbi 90 gra, ndërsa tetë raste janë regjistruar këtë vit.

    Gusia tha se përgjegjësia institucionale në rastin e Arlinda Zekajt duhet të trajtohet në tërësi, duke përfshirë edhe rolin e Qendrës për Punë Sociale, për të cilën pretendoi se kishte nisur shkelja e parë ndaj viktimës.

    “E dimë që neglizhenca dhe mosllogaridhënia e institucioneve nuk e prek vetëm një hallkë të zinxhirit. Këtu po flisni për Policinë dhe Prokurorinë me të drejtë, por po harrojmë një numër të madh të institucioneve që kanë qenë të përfshira në këtë rast, që është fillimisht Qendra për Punë Sociale, ku fillimisht përkujdesja e fëmijës i jepet babait dhunues dhe këtu fillon realisht i gjithë eskalimi i situatës, sepse dihet se një fëmijë i moshës së mitur, në asnjë rrethanë, nuk i jepet dhunuesit, babait, por i jepet nënës dhe këtu ka fillu shkelja e parë ndaj Arlindës”, deklaroi ajo.

    Gusia ngriti gjithashtu pikëpyetje nëse Arlinda Zekaj kishte marrë mbështetje nga mbrojtësit e viktimave apo ndihmë juridike falas. Ajo tha se, sipas vlerësimit të saj, institucionet është dashur të ndërmarrin masa mbrojtëse edhe ndaj personave të tjerë që mund të paraqisnin rrezik për viktimën.

    “Në krejt këtë zinxhir të institucioneve mungon plotësisht opinioni i mbrojtësve të viktimave, ne nuk e dimë a ka marrë Arlinda mbështetje nga mbrojtësit e viktimave apo ndihmë juridike falas. Ne si agjenci nuk jemi institucion që i trajtojmë rastet – urdhri mbrojtës lëshohet ndaj gjithë anëtarëve të familjes së bashkëshortit apo ish-bashkëshortit që kërcënojnë. Prokurorja është dashur me lëshu urdhrin mbrojtës ndaj kunatit – në momentin që Policia ka shku dhe ka trokitë në derë e kunati nuk e ka hapë derën, me automatizëm Prokurori është dashur me dhanë urdhrin për mbrojtje dhe pjesa e familjes që nuk është bërthamë, me automatizëm është dashur me u largu nga shtëpia. Nuk ka sens me detyru viktimën me jetu me pjesën tjetër të familjes së ish-burrit”, u shpreh Gusia.

    Në fund, ajo kërkoi që të pritet raporti i vlerësimit për rastin, për të cilin kryeministri Albin Kurti kishte dhënë afat prej 52 orësh.

    “Krejt çka kërkoj është ta presim raportin që kryeministri, Albin Kurti, i dha afat për 52 orë dhe të shohim vlerësimin objektiv se çka ka ndodh me këtë rast – nuk është rasti i parë që gratë e vrara kanë dërgu letër”, tha Gusia.

    Burimi: Dukagjini

  • Gusia: The first violation of Arlinda Zekaj started at the Centre for Social Work, the investigation report expected

    The executive director of the Agency for Gender Equality under the Office of the Prime Minister, Edi Gusia, has demanded that, in the case of the murder of Arlinda Zekiaj, the responsibility of all institutions involved, not only the Police and Prosecutorship, be considered.

    Gusia described Arlinda as an example of courage and called for her death not to be used for political revenge. She also cited the number of women killed in Kosovo, stressing that this phenomenon remains disturbing.

    Arlinda is an outstanding example of courage, is a woman who has given us a great lecture on the whole of Kosovo society, and I would like to, beyond the task of practicing as a woman in Kosovo, to take advantage of the opportunity that, along with all citizens of Kosovo and even guests, take a step back and not use the death of a woman for any kind of political revenge, because that does not lead us anywhere, Gusia said.

    She claimed that during the period 2018,2022, 20 women were killed in cases that, according to her, contain central elements of childicide. According to Gusi, more than 90 women have been killed in Kosovo in the last 20 years, while eight cases have been recorded this year.

    Gusia said institutional responsibility in the case of Arlinda Zekiaj should be treated overall, including the role of the Centre for Social Work, which she claimed had initiated the first violation of the victim.

    We know that neglect and non-calculation of institutions do not affect a chain link. Here you are talking about the police and the Prosecutor for the right reason, but we are forgetting a large number of institutions that have been involved in this case, which is originally the Centre for Social Affairs, where the child’s care is initially given to the rebellious father, and here really begins the entire transition of the situation, because it is known that a child of minor age, in no circumstances, is not given to the bully, father, but is given to the mother, and that is where the first violation of Arlinda began, said.

    Gusia also raised questions about whether Arlinda Zekaj had received support from victims’ advocates or free legal assistance. She said that, according to her assessment, institutions have had to take protective measures against other persons who could pose risks to the victim.

    In all this chain of institutions, the opinion of the victims’ defenders is completely lacking, we don’t know whether Arlinda has received support from victims’ advocates or free legal assistance. We as agencies are not the institution that handles cases of defense orders issued against all members of the husband’s family or ex-husband who threaten. The prosecutor had to resign his defense order to the brother-in-law when the police went and knocked on his brother-in-law’s door didn’t open the door, the prosecutor automatism had to give me a warrant for protection, and the family part that is not a nucleus had to be automatized from home. There is no sense in order to live with the rest of the former man’s family, Gusia said.

    In the end, she demanded that the evaluation report be expected in the case, for which Prime Minister Albin Kurti had extended 52 hours.

    All I ask is to wait for the report that the prime minister, Albin Kurti, gave him 52 hours and to see the objective assessment of what happened in this case is not the first case that murdered women have sent a letter, Gusia said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Lista Studentore, Paçarizi: E kanë të qartë që Kosova s’është pjesë e Serbisë

    Lista Studentore, Paçarizi: E kanë të qartë që Kosova s’është pjesë e Serbisë

    Lista Studentore, Paçarizi: E kanë të qartë që Kosova s’është pjesë e Serbisë

    Profesori Rrahman Paçarizi, ka deklaruar në emisionin Rubikon se Lista Studentore në Serbi e ka të qartë që Kosova nuk është pjesë e Serbisë, por çështjen e saj e përdor për retorikë nacionaliste.

    Duke komentuar qëndrimet e kësaj liste për rajonin, Paçarizi ka vënë në dukje se përfaqësuesit e saj e përmendin Kosovën si rajon, por jo edhe Shqipërinë, gjë që, sipas tij, dëshmon se ata nuk e konsiderojnë Kosovën pjesë të Serbisë.

    “Ata e kanë të qartë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, por u duhet për retorikë nacionaliste, u është dashur për t’i fituar zgjedhjet. Sepse zgjedhjet në Serbi, ndër të tjera, një pjesë e madhe e votave fitohet edhe përmes Kosovës”, ka deklaruar Paçarizi.

    Ai ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë temë që ndikon në rezultatet zgjedhore në Serbi, duke përmendur edhe mbështetjen për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në pjesën jugore të vendit.

    Sipas profesorit, rezultatet e zgjedhjeve të fundit tregojnë se kjo pjesë e Serbisë ka vazhduar ta mbështesë Vuçiqin, ndonëse karakterizohet nga një popullsi më e vogël dhe një strukturë më shumë urbane sesa rurale.

    Paçarizi ka vlerësuar se ndryshimet e mundshme në Serbi do të lidhen kryesisht me mënyrën e menaxhimit të pushtetit dhe kontrollin mbi institucionet.

     “Ajo që ka me ndryshuar në Serbi është menaxhimi i pushtetit real. Mendoj që do të çmontohet një pjesë e krimit të organizuar, që për Kosovën është mirë”, ka thënë Paçarizi në Rubikon. /Klankosova.tv

  • “Koha ime do të vijë”, Lamine Yamal thyen heshtjen pasi përfundoi i treti në renditjen e Topit të Artë

    “Koha ime do të vijë”, Lamine Yamal thyen heshtjen pasi përfundoi i treti në renditjen e Topit të Artë

    Lamine Yamal ka reaguar pasi përfundoi në vendin e tretë në renditjen e Topit të Artë 2026, duke shprehur bindjen se një ditë do ta fitojë çmimin më prestigjioz individual në futboll.

    “Do të vijë, gjërat e mira kërkojnë kohë. Kam besim në rrugën që po ndërtoj”, deklaroi ylli i Barcelonës.

    Në ceremoninë e së hënës në Londër, Yamal përfundoi pas fituesit Harry Kane dhe Kylian Mbappes, i cili u rendit i dyti.

    Megjithatë, 19-vjeçari kishte arsye për të festuar, pasi fitoi për të tretin vit radhazi trofeun Kopa, çmim që vlerëson futbollistin më të mirë të ri në botë.

    Pavarësisht se nuk arriti ta fitojë Topin e Artë, Yamal mbetet i vendosur të vazhdojë zhvillimin e tij te Barcelona, me synimin për të arritur majat e futbollit botëror./Telegrafi/

  • Tresoldi, kandidati që mund ta zëvendësojë Gyökeres te Arsenal

    Tresoldi, kandidati që mund ta zëvendësojë Gyökeres te Arsenal

    Futbollisti njëzet e dy vjeçar shihet si një alternativë e mundshme për suedezin Viktor Gyokeres, i cili është kritikuar për kontributin e tij në lojën e përgjithshme të ekipit, pavarësisht rolit që ka në repartin ofensiv.

    Tresoldi ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet për Club Brugge, ku ka treguar se mund të jetë vendimtar para portës. Sulmuesi ka shënuar disa gola në një periudhë të shkurtër, përfshirë edhe një tregolësh në ndeshjen ndaj Interit, të cilën skuadra belge e ka fituar me rezultat 4:3, sipas të dhënave të raportuara.

    Interesimi për të nuk kufizohet vetëm te Arsenal. Edhe Barcelona është përmendur si klub që e ka shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij, por çmimi i kërkuar prej rreth pesëdhjetë milionë eurosh mund ta ketë vështirësuar marrëveshjen.

    Statistikat e Tresoldit tregojnë se ai është një sulmues që kërkon shpesh portën kundërshtare dhe që mund të kontribuojë edhe në aksionet e shpejta. Megjithatë, loja në duelet ajrore dhe fizike mbetet një aspekt ku ai ka hapësirë për përmirësim.

    Burimi: RTKLive

  • Tresoldi, the candidate who can replace Gyökeres at Arsenal

    Twenty-two-year-old footballer is seen as a possible alternative to Swedish Victor Gyokres, who has been criticised for his contribution to the team’s overall game, despite its role in the offensive department.

    Tresold has drawn attention with presentations for the Brugge Club, where he has shown he may be crucial to the gate. The attacker has scored several goals in a short period, including a show in the Inter match, which the Belgian team has won by a score of 4:3, according to reports.

    His interest in him is not limited to Arsenal. Barcelona is also mentioned as a club that has examined the possibility of its transfer, but the required price of about 50m euros may have made the deal difficult.

    Tresolde statistics show he is an attacker who often seeks the opposing gate and can contribute to the quick shares. However, the game in air and physical duels remains one aspect in which there is room for improvement.

    Source Layer: RTKLive

  • Zgjedhjet në Izrael pa rezultat përcaktues, Netanyahu dhe rivali i tij nuk sigurojnë shumicën parlamentare

    Zgjedhjet në Izrael pa rezultat përcaktues, Netanyahu dhe rivali i tij nuk sigurojnë shumicën parlamentare

    Zgjedhjet në Izrael pa rezultat përcaktues, Netanyahu dhe rivali i tij nuk sigurojnë shumicën parlamentare

    Zgjedhjet e para kombëtare në Izrael që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 kanë përfunduar pa një rezultat përcaktues, duke e lënë vendin përballë pasigurisë politike. Sondazhet e daljes nga votimi sugjerojnë se asnjëri nga dy blloqet kryesore politike nuk ka siguruar shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.

    Projeksionet e publikuara nga televizionet kryesore izraelite tregojnë se as blloku i kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe as ai i rivalit të tij kryesor, ish-shefit të ushtrisë Gadi Eisenkot, nuk kanë arritur të sigurojnë 61 vendet e nevojshme për shumicën parlamentare në Knesset.

    Rezultati i paqartë pritet ta zgjasë procesin e negociatave politike, ndërsa formimi i qeverisë së re mund të kërkojë javë të tëra bisedimesh mes partive.

    Ndërkohë, rezultatet paraprake tregojnë se krahu i djathtë ka shënuar rënie në raport me pritshmëritë e fushatës. Në shtabin e partisë së ekstremit të djathtë Otzma Yehudit (Fuqia Hebraike), e udhëhequr nga ministri i Sigurisë Publike, Itamar Ben-Gvir, mbizotëroi heshtja pasi projeksionet televizive i dhanë partisë vetëm rreth gjashtë ose shtatë mandate.

    Ky rezultat do të ishte dukshëm më i ulët se ai i zgjedhjeve të kaluara, kur aleanca kishte fituar 14 mandate.

    “ N uk kam fjalë. Shpresoj se gabohen, sondazhet ndryshojnë gjithmonë, por e di që duhet të jesh edhe realist”, u shpreh Ran Levy, një aktivist i Ben-Gvir.

    Megjithatë, projeksionet e bazuara në sondazhet e daljes nga votimi nuk janë rezultate përfundimtare dhe mund të ndryshojnë gjatë numërimit të fletëvotimeve.

    Ekspertët paralajmërojnë se këto sondazhe mund të përmbajnë gabime, ndaj përbërja e re e Knesset-it dhe balanca përfundimtare e forcave politike do të përcaktohen vetëm pas publikimit të rezultateve zyrtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali