Category: Lajme

  • Pochettino nis epokën te Man UTD, të dielën e pret superderbi me Liverpoolin

    Pochettino nis epokën te Man UTD, të dielën e pret superderbi me Liverpoolin

    Pochettino nis epokën te Man UTD, të dielën e pret superderbi me Liverpoolin

    Trajneri argjentinas, Mauricio Poshettino është zyrtarizuar si trajner i ri i Manchester United, duke bërë fotografitë e para me fanellën e ekipit.

    “Djajtë e kuq” ia kanë besuar timonin e skuadrës ish-trajnerit të Chelseat dhe Tottenhamit, duke e pasuar Michael Carrickun e shkarkuar pas rezultateve katastrofale.

    Pochettino së fundi ishte përzgjedhës i SHBA-së, por nga kjo pozitë u largua kur mori ofertën për të drejtuar 20 herë kampionin e Anglisë.

    Ndeshjen e parë që do ta udhëheq ai, do të jetë përballja e madhe e së dielës me rivalin e përbetuar, Liverpool.

    Kjo ndeshje do të luhet në Anfield Road dhe do të jetë testi i parë për Pochettinon, nëse do të arrijë ta nxjerrë Man UTD nga zona e rënies nga Premierliga. /Klankosova.tv

  • Krasniqi: Ai që tha “shko Hashim”, tash s’mund të jetë i interesuar që Hashimi të kthehet (VIDEO)

    Krasniqi: Ai që tha “shko Hashim”, tash s’mund të jetë i interesuar që Hashimi të kthehet (VIDEO)

    Krasniqi: Ai që tha “shko Hashim”, tash s’mund të jetë i interesuar që Hashimi të kthehet (VIDEO)

    Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Dardan Krasniqi ka komentuar dënimin e Hashim Thaçit, në procesin e dytë gjyqësor, aktgjykimi ndaj të cilit është shpallur një ditë më parë nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Me këtë rast, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Krasniqi ka përmendur edhe shkrimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili përmes tij, vite më parë i kishte bërë thirrje Hashim Thaçit që të shkojë në Hagë.

    Pikërisht, shkrimi “Shko Hashim”, sipas Krasniqit, nënkupton se Kurti nuk e dëshiron kthimin e Thaçit në Kosovë.

    “Unë nuk pres prej një njeriu që thotë ‘Shko Hashim’ që bën ndonjë tentativë që thotë ‘Kthehu Hashim’. Besoj me tërë qenien time që z. Kurti nuk e ka as dëshirën minimale që z. Thaçi të kthehet në këtë vend”, deklaroi mes tjerash Krasniqi.

    Për më shumë:

  • Clinton kritikon takimin e Trumpit me Putinin dhe Xi Jinpingun

    Clinton kritikon takimin e Trumpit me Putinin dhe Xi Jinpingun

    Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka kritikuar takimin trepalësh të presidentit amerikan, Donald Trump, me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe atë rus, Vladimir Putin, duke paralajmëruar se një takim i tillë mund të dobësojë pozitën e Shteteve të Bashkuara.

    Sipas Clintonit, ky takim do t’u jepte Putinit dhe Xi-së më shumë ndikim mbi Trumpin, ndërsa nuk do të kontribuonte as në zgjidhjen e çështjeve që lidhen me eksportet e teknologjisë amerikane drejt Kinës dhe as në mbështetjen e Ukrainës.

    Ajo e ka cilësuar si shqetësues edhe faktin që Kina po shërben si bazë prodhuese për Rusinë në fushën e teknologjive të avancuara, duke theksuar se kjo e bën edhe më të vështirë ndihmën për Ukrainën.

    Në një kritikë të ashpër ndaj presidentit amerikan, Clinton tha se Xi Jinping dhe Vladimir Putin po e manipulojnë Trumpin sipas interesave të tyre.

    “Xi Jinping dhe Vladimir Putin e luajnë Trumpin si një fëmijë që i bie kitarës. Kjo është patetike”, deklaroi ajo.

    Takimi trepalësh i liderëve të SHBA-së, Kinës dhe Rusisë pritet të zhvillohet në margjinat e samitit të APEC-ut në Shenzhen të Kinës, më 19 nëntor. /Telegrafi/

  • “Nëse i thoni jo Orbanit, s’mund t’i thoni po Vuçiqit” – Michael Martens thumbon ashpër EPP-në për lidhjet me regjimin e Serbisë

    “Nëse i thoni jo Orbanit, s’mund t’i thoni po Vuçiqit” – Michael Martens thumbon ashpër EPP-në për lidhjet me regjimin e Serbisë

    “Nëse i thoni jo Orbanit, s’mund t’i thoni po Vuçiqit” – Michael Martens thumbon ashpër EPP-në për lidhjet me regjimin e Serbisë

    Gazetari i njohur gjerman i së përditshmes prestigjioze Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka rikthyer në vëmendje kritikat e ashpra ndaj Partisë Popullore Evropiane (EPP) për shkak të bashkëpunimit të deritanishëm me Partinë Progresive Serbe (SNS) të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Përmes një reagimi në platformën X, Martens ka kujtuar se në shtator të vitit 2025 kishte publikuar një artikull ku argumentonte se mbështetja për partinë në pushtet në Serbi nuk i shërben as interesave të Gjermanisë, as Fondacionit Konrad Adenauer, e aq më pak familjes evropiane të partive të qendrës së djathtë.

    Sipas gazetarit gjerman, SNS-ja e Vuçiqit nuk është trajtuar asnjëherë si një partner i besueshëm politik, ndërsa shkrimi i tij kishte nxitur debate të forta në qarqet politike të Berlinit, duke bërë që EPP-ja të niste një proces të brendshëm shqyrtimi. Martens kishte marrë pjesë edhe në një takim konfidencial të EPP-së për të prezantuar qëndrimet e tij, ku kishte dhënë një mesazh të prerë:

    “Nëse i thoni jo Orbanit, nuk mund t’i thoni po Vuçiqit”, kishte deklaruar ai, duke vendosur në një peshore kryeministrin hungarez, Viktor Orban, dhe liderin serb.

    Ndonëse argumentet e tij atëherë nuk kishin dominuar, Martens vlerëson se zhvillimet e fundit mund të sjellin kthesë. Megjithatë, ai ka lëshuar një paralajmërim se ndryshimi i kursit ndaj SNS-së nuk nënkupton dhënien e një besimi të verbër për lëvizjen studentore apo qeverinë e re në Beograd.

    Duke analizuar politikën e jashtme të Serbisë, Martens ka theksuar se një shtet që refuzon t’i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe vazhdon qasjen e vjetër nacionaliste ndaj Kosovës dhe fqinjëve, nuk mund të përfitojë mbështetje të pakushtëzuar.

    Në fund të reagimit të tij, gazetari gjerman ka kërkuar një qasje të qartë nga Berlini dhe Brukseli:

    “Në të njëjtën kohë, fqinjët proevropianë, si Mali i Zi dhe Kosova, meritojnë mbështetjen e plotë të Berlinit dhe Evropës”, ka shkruar Martens, duke bërë thirrje që institucionet evropiane të bëjnë dallimin e qartë mes proceseve demokratike dhe politikës reale të Beogradit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • If you say no to Orban, you can’t tell him if you want to. Michael Martens stings sharply EPP for ties with Serbia’s regime

    The renowned German journalist of the prestigious daily Frankfurter Allgemeine Zeitung ( FAZ), Michael Martens, has turned to severe criticism of the European People’s Party ( EPP) due to so far co-operation with the Serbian Progressive Party ( Serbian President Aleksandar Vuciq’s SNS.

    Through a reaction on the X platform, Martens has recalled that in September 2025 he had published an article arguing that support for the ruling party in Serbia does not serve Germany’s interests, nor does the Konrad Adenauer Foundation, much less the European family of centre-right parties.

    According to German journalist Vuciqi’s SNS has never been treated as a reliable political partner, while his writing had sparked strong debates in Berlin’s political circles, prompting the EPP to launch an internal screening process. Martens had also attended a confidential EPP meeting to present his positions, where he had delivered a definite message:

    If you say no to Orban, you can’t say yes to Vuciqit, he has declared, putting Hungarian Prime Minister Viktor Orban and the Serbian leader on a scale.

    Although his arguments were then not dominated, Martens estimates that recent developments could bring a turn. However, he has issued a warning that changing the course towards the SNS does not imply giving a blind belief in the student movement or the new government in Belgrade.

    Analyzing Serbia’s foreign policy, Martens has stressed that a state that refuses to join European Union sanctions against Russia and continues its old nationalist approach to Kosovo and neighbours cannot benefit unconditional support.

    At the end of his response, German journalist has requested a clear approach from Berlin and Brussels:

    At the same time, pro-European neighbours, like Montenegro and Kosovo, deserve the full support of Berlin and Europe, wrote Martens, calling for European institutions to make the clear distinction between Belgrade’s democratic processes and real policy.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Is it just a pipe or something? Balidemaj shows how Albanian profile in Germany is changing

    Is it just a pipe or something? Balidemaj shows how Albanian profile in Germany is changing

    Albanians are an important community in Germany, representing a particular part of society there.

    However, since the beginnings of migration there, Albanians have been known for involvement in physical work, especially construction, or, as it is known as a drum.

    In recent times, however, this phenomenon is changing, especially among new generations, who are taking jobs in many fields because of the education they are finishing there.

    So has Albanian politician in Germany Deli Balidemaj, in a conversation about Telegrafi.

    He listed areas like gastronom, transport, real estate and technology, in which Albanians in Germany are integrated.

    Albania’s community has marked a very important development. Once Albanians in Germany were known mainly as workers in various sectors of the economy. Today we have many Albanians who run successful businesses, create jobs and contribute to the German economy.

    They are present in builders, gastronomists, transport, trade, real estate, services, information technology, and more and more academic and innovative professions. What I especially enjoy is the development of the second and third generations, which is successfully entering qualified professions, in technology, medicine, engineering and modern enterprises. However, I think our economic potential has not yet been exploited enough, especially in relation to Kosovo, he has stressed.

    Likewise, Balidemaj said he would like more co-operation between businesses in Kosovo and Germany.

    I would like to see more co-operation between Albanian companies in Germany and businesses in Kosovo, more investments in production, technology, renewable energy and the opening of stable jobs, the politician concluded./Telegraphy/

  • Vetëm në “baushtellë” apo edhe në biznese të tjera? Balidemaj tregon si po ndryshon profili i shqiptarëve në Gjermani

    Vetëm në “baushtellë” apo edhe në biznese të tjera? Balidemaj tregon si po ndryshon profili i shqiptarëve në Gjermani

    Shqiptarët janë një komunitet i rëndësishëm në Gjermani, duke përbërë një pjesë të veçantë të shoqërisë atje.

    Mirëpo, që nga fillimet e para të migrimit atje, shqiptarët janë njohur për përfshirje në punë fizike, sidomos në ndërtim, apo, siç njihet si “baushtellë”.

    Por, kohëve të fundit, kjo dukuri po ndryshon, sidomos te gjeneratat e reja, që po zënë vende pune në fusha të shumta, falë shkollimit që po e përfundojnë atje.

    Kështu ka thënë edhe politikani shqiptar në Gjermani, Deli Balidemaj, në një bisedë për Telegrafin.

    Ai renditi fusha si gastronomi, transport, patundshmëri e teknologji, në të cilat shqiptarët në Gjermani janë të integruar.

    “Komuniteti shqiptar ka shënuar një zhvillim shumë të rëndësishëm. Dikur shqiptarët në Gjermani njiheshin kryesisht si punëtorë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Sot kemi shumë shqiptarë që drejtojnë biznese të suksesshme, krijojnë vende pune dhe kontribuojnë në ekonominë gjermane.

    Ata janë të pranishëm në ndërtimtari, gastronomi, transport, tregti, patundshmëri, shërbime, teknologji informative dhe gjithnjë e më shumë edhe në profesione akademike e inovative. Ajo që më gëzon veçanërisht është zhvillimi i gjeneratës së dytë dhe të tretë, e cila po hyn me sukses në profesione të kualifikuara, në teknologji, mjekësi, inxhinieri dhe sipërmarrje moderne. Megjithatë, mendoj se potenciali ynë ekonomik ende nuk është shfrytëzuar sa duhet, sidomos në raport me Kosovën” ka theksuar ai.

    Po ashtu, Balidemaj tha se do dëshironte që të kishtë më shumë bashkëpunim mes bizneseve në Kosovë dhe në Gjermani.

    “Do të dëshiroja të shihja më shumë bashkëpunim ndërmjet ndërmarrjeve shqiptare në Gjermani dhe bizneseve në Kosovë, më shumë investime në prodhim, teknologji, energji të ripërtëritshme dhe në hapjen e vendeve të qëndrueshme të punës” përfundoi politikani./Telegrafi/

  • Zyra e Kryeministrit jep 57 mijë euro për vetura me qera

    Zyra e Kryeministrit jep 57 mijë euro për vetura me qera

    Zyra e Kryeministrit jep 57 mijë euro për vetura me qera

    Zyra e Kryeministrit të Kosovës (ZKM) ka hapur “qesen” për transport, duke kurorëzuar me kontratë një aktivitet të prokurimit për marrjen e automjeteve me qira, e cila kap vlerën prej 57 mijë e 600 eurosh.

    Sipas të dhënave nga njoftimi për dhënien e kontratës, tenderi i është besuar operatorit ekonomik “Mercom Auto” SH.P.K., me seli në Prishtinë.
    Kontrata është publikuar edhe në platformën E-Prokurimi, transmeton Sinjali.

    Marrëveshja financiare ka një kohëzgjatje prej 12 muajsh, ndërsa në këtë garë prokurimi është pranuar vetëm një ofertë e vetme, e cila do t’i sigurojë Zyrës së Kryeministrit gjithsej 10 vetura për nevojat e institucionit.

    Në dokumentacionin e tenderit bëhet e ditur gjithashtu se kjo kontratë nuk parashihet të nënkontraktohet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Prime Minister’s Office Gives 57K euros for Rent Cars

    Office of Kosovo Prime Minister ( The ZKM has opened up transportation (KM) by contracting a procurement activity for rental vehicles, which totals 57 thousand and 600 euros.

    According to data from the contract release, the tender has been entrusted to the economic operator, Mercom Auto. S.P.K., headquartered in Pristina.
    The contract has also been published on the E-Procurement platform, broadcast the signal.

    The financial deal has a 12-month period, while only one offer has been accepted in this procurement race, which will provide the prime minister’s office with a total of 10 cars for the institution’s needs.

    In the tender documentation, it also becomes known that this contract is not designed to be contracted.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rama mohon akuzat se e tradhtuan protestën kundër Speciales: Nuk e kemi tradhtuar askënd

    Rama mohon akuzat se e tradhtuan protestën kundër Speciales: Nuk e kemi tradhtuar askënd

    Rama mohon akuzat se e tradhtuan protestën kundër Speciales: Nuk e kemi tradhtuar askënd

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka mohuar akuzat se e kanë tradhtuar dhe shuar protestën kundër Gjykatës Speciale.

    Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Rama ka thënë se protesta ishte popullore dhe se në të nuk kishin marrë pjesë vetëm veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por edhe qytetarë të tjerë.

    “Nuk e kemi tradhtuar protestën, aty kanë qenë jo vetëm veteranët e UÇK-së, por edhe përtej tyre. Nuk ka pasur tradhti, akuza mund të ketë”, ka deklaruar Rama.

    Burimi: Insajderi