Category: Lajme

  • Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet

    Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet

    Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet

    Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Lista Studentore ka dalë e para në zgjedhje, duke siguruar numrin më të madh të mandateve, sipas të dhënave paraprake të bazuara në një mostër të shtresëzuar.

    “Ende nuk i kemi rezultatet. Shumë do të befasohen, ndërsa ju do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa. Bazuar në mostrën e shtresëzuar, është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, ka deklaruar Vuçiq.

    Sipas tij, Lista Studentore pritet të fitojë nga 135 deri në 140 mandate.

    Megjithatë, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve ende nuk janë bërë të ditura.

  • Vuçiq pranon humbjen

    Vuçiq pranon humbjen

    Aleksandar Vuçiq, bartës i listës “Serbia e Bashkuar”, tha se Lista Studentore ka fituar zgjedhjet.

    “Bazuar në mostrën, është e qartë se i humbëm këto zgjedhje”, ka thënë Aleksandar Vuçiq, nga selia zgjedhore e Partisë Progresive Serbe.

    Ai thotë se pret që Lista e Studentëve të ketë shumicën në parlamentin e ri, shumë më larg se 126 mandatet e nevojshme për të qeverisur, dhe SNS-ja e tij do të ketë vetëm 105 mandate.

    Lajmi në përditësim…

  • Blerësit e hershëm të iPhone Duo raportojnë dëmtime të ekranit të brendshëm

    Blerësit e hershëm të iPhone Duo raportojnë dëmtime të ekranit të brendshëm

    Blerësit e pajisjes së parë të palosshme të Apple, iPhone Duo, po raportojnë në internet një problem serioz me produktin e tyre.

    Të gjitha raportimet tregojnë një skenar të përbashkët: shfaqjen e një vije vertikale dhe një vije horizontale në ekranin e brendshëm, si pasojë e një keqfunksionimi të mundshëm të mekanizmit të palosjes (menteshës), shkruan gsmarena, përcjell Telegrafi.

    Sipas këtyre raportimeve, në një moment pas blerjes së telefonit, mentesha është bërë jashtëzakonisht e ngurtë, duke kërkuar përpjekje shtesë për ta hapur pajisjen.

    Kur përdoruesi e ka hapur atë duke kapërcyer rezistencën, është dëgjuar një zhurmë kërcitëse dhe, si pasojë, në ekranin e brendshëm janë shfaqur në mënyrë të përhershme një vijë vertikale dhe një horizontale.

    Të gjitha raportimet në internet – shumë prej të cilave gjenden në nën-forumin (subreddit) kushtuar iPhone Duo – përshkruajnë të njëjtën situatë: një vijë vertikale në mes të ekranit dhe një vijë horizontale që del prej saj, duke u shtrirë në gjysmën e djathtë të ekranit të palosshëm.

    Disa përdorues e kanë përdorur telefonin për disa ditë para se të shfaqej problemi, ndërsa të tjerëve u ka ndodhur brenda pak orësh nga fillimi i përdorimit.

    Përdoruesit theksojnë se nuk kanë tentuar të ndërhyjnë në pajisje dhe as nuk e kanë përdorur atë në mënyrë të pazakontë; madje, shumë prej tyre kanë përvojë të mëparshme me pajisje të tjera të palosshme.

    Siç është e pritshme, përdoruesit janë përpjekur të gjejnë një zgjidhje duke kontaktuar drejtpërdrejt Apple ose operatorët e tyre celularë.

    Apple ka ofruar zëvendësimin e pajisjeve, por shumica e përdoruesve nuk kanë mundur ta realizojnë këtë, për shkak të disponueshmërisë së kufizuar të pajisjes në momentin e shkrimit të këtij teksti – veçanërisht për variantet me kapacitet ruajtës 1TB dhe 2TB.

    Për momentin, është e vështirë të përcaktohet me siguri se cili është shkaku rrënjësor i problemit. /Telegrafi/

  • Sa keq është në të vërtetë Man Utd? Statistikat zbulojnë krizën e madhe në 'Old Trafford'

    Sa keq është në të vërtetë Man Utd? Statistikat zbulojnë krizën e madhe në ‘Old Trafford’

    Skuadra angleze ka regjistruar vetëm një fitore në tetë ndeshjet e para të kampionatit, krahas katër barazimeve dhe tri humbjeve. Me vetëm shtatë pikë të grumbulluara, Unitedi renditet në pozitën e 16-të, plot 14 pikë prapa liderit të tabelës.

    Sipas BBC-së, humbja e fundit ndaj Bournemouthit ka bërë që pozita e Carrickut të jetë gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa drejtuesit e klubit po përballen me një situatë shqetësuese për vazhdimësinë e sezonit.

    Carrick mori drejtimin e Manchester Unitedit në janar, pas largimit të Ruben Amorimit. Fillimisht u emërua trajner i përkohshëm, por rezultatet pozitive dhe sigurimi i vendit të tretë në Ligën Premier, që i mundësoi skuadrës kualifikimin në Ligën e Kampionëve, bindën drejtuesit që në maj t’i ofronin kontratë të përhershme.

    Megjithatë, fillimi i sezonit të ri ka qenë krejtësisht ndryshe. Unitedi nuk ka arritur të regjistrojë asnjë fitore në kampionat që nga 30 gushti, kur kishte mposhtur Ipswichin me rezultat 5-2.

    Që atëherë, skuadra ka hyrë në një krizë të thellë rezultatesh, e cila mund t’i kushtojë Carrickut vendin e punës.

    Statistikat tregojnë qartë përmasat e krizës që ka përfshirë klubin nga ‘Old Trafford’.

    Shtatë pikët e grumbulluara në tetë ndeshjet e para përbëjnë fillimin më të dobët të Manchester Unitedit në këtë fazë të kampionatit që nga sezoni 1986/87, kur kishte siguruar vetëm katër pikë.

    Humbja 3-0 ndaj Bournemouthit ishte gjithashtu më e rënda në shtëpi në Ligën Premier që nga dhjetori i vitit 2024, kur pikërisht i njëjti kundërshtar kishte triumfuar me rezultat identik në ‘Old Trafford’.

    Për Bournemouthin, kjo ishte fitorja e tretë në udhëtim ndaj Manchester Unitedit me të paktën tri gola epërsi. Që nga themelimi i Ligës Premier në sezonin 1992/93, vetëm Liverpooli ka regjistruar më shumë fitore të tilla në Old Trafford, gjithsej katër.

    Një tjetër statistikë shqetësuese është se Manchester Unitedi nuk ka fituar në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke regjistruar tri barazime dhe pesë humbje.

    Një seri kaq negative ishte regjistruar për herë të fundit gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2015.

    Gjatë kësaj periudhe, Unitedi ka pësuar dy herë nga dy humbje radhazi, ndonëse gjatë gjithë sezonit të kaluar 2025/26 nuk kishte regjistruar dy disfata të njëpasnjëshme në kampionat.

    Edhe më shqetësues është bilanci i ndeshjeve në Old Trafford. Që nga fillimi i sezonit 2023/24, asnjë skuadër e Ligës Premier nuk ka pësuar më shumë humbje në shtëpi me të paktën tri gola diferencë në të gjitha garat sesa Manchester Unitedi, që numëron plot shtatë disfata të tilla.

    Këto statistika dëshmojnë se problemet e klubit nuk kufizohen vetëm te rezultatet e javëve të fundit, por janë pjesë e një krize më të gjatë.

    Tashmë mbetet të shihet nëse drejtuesit do të vazhdojnë t’i besojnë Carrickut apo do të vendosin për një tjetër ndryshim në stolin e skuadrës. /Telegrafi/

  • Vuçiq pranon humbjen, thotë se Lista Studentore i fitoi zgjedhjet në Serbi

    Vuçiq pranon humbjen, thotë se Lista Studentore i fitoi zgjedhjet në Serbi

    Aleksandar Vuçiq, bartës i listës “Serbia e Bashkuar”, ka deklaruar se Lista Studentore i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Serbi, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Deklarimi i tij vjen pas përfundimit të votimit, në një proces zgjedhor gjatë të cilit janë raportuar edhe incidente në disa vendvotime.

    Kandidati i Listës Studentore, ish-basketbollisti Dejan Bodiroga, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në vendbanimet e tyre, të mbështesin vëzhguesit e kësaj liste, t’i ndjekin zhvillimet dhe të ndihmojnë që çdo votë të mbrohet në mënyrë paqësore dhe me dinjitet.

    “Sonte na duhet që e gjithë Serbia të jetë aty ku votoi. Serbia nuk është në Beograd, Serbia është në Serbi”, u tha Bodiroga gazetarëve.

    Ai përsëriti thirrjen e mëhershme të studentëve në rrjetet sociale drejtuar të gjithë qytetarëve të Beogradit që të mos grumbullohen në vendet ku është vërejtur prani e shtuar e policisë dhe e personave pa uniformë.

    Burimi: Dukagjini

  • Vuciq concedes defeat, says Student List won elections in Serbia

    Aleksandar Vuciq, host of the United Serbia list, has declared the Student List has won parliamentary elections in Serbia, reports Radio Free Europe.

    His statement comes after the outcome of the vote in an election process, during which incidents in several locations have been reported.

    Student List candidate, former baseball player Dejan Bodiroga, urged citizens to stay in their settlements, support observers of this list, follow developments and help each vote be protected peacefully and with dignity.

    Tonight we need all of Serbia to be where they voted. Serbia is not in Belgrade, Serbia is in Serbia, Bodiroga told reporters.

    He reiterated the students’ previous call to social networks to all Belgrade citizens not to gather in countries where increased presence of police and uniform-free persons has been observed.

    Source Layer: Dukeagini

  • Trepça e shkatërron Yllin në “Minatori”, mitrovicasit regjistrojnë fitoren e pestë radhazi

    Trepça e shkatërron Yllin në “Minatori”, mitrovicasit regjistrojnë fitoren e pestë radhazi

    Trepça ka vazhduar formën e shkëlqyer në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur bindshëm Golden Eagle Yllin me rezultat 100:71, në ndeshjen e fundit të xhiros së gjashtë, të zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

    Kampionia në fuqi e Kosovës e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultat 23:12. Vendasit vazhduan të dominonin edhe në çerekët e tjerë, duke e thelluar vazhdimisht epërsinë deri në 29 pikë në fund të takimit.

    Ja’Cori Payne ishte ndër lojtarët më të dalluar te Trepça, me 18 pikë, pesë asistime dhe katër kërcime. Drilon Hajrizi kontribuoi me 17 pikë e tri kërcime, ndërsa James Graham e përfundoi ndeshjen me 16 pikë dhe gjashtë kërcime.

    Te Golden Eagle Ylli, Khalil Shabazz ishte shënuesi më i mirë me 22 pikë, ndërsa Davonte Bandoo shtoi 19 pikë, katër asistime dhe tri kërcime. Megjithatë, skuadra mysafire pati vështirësi të mëdha përballë mitrovicasve dhe nuk arriti ta mbante ritmin e ndeshjes.

    Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Trepçën, e cila tashmë ka bilancin prej katër fitoreve dhe dy humbjeve në kampionat. Në anën tjetër, Ylli pësoi humbjen e tretë në gjashtë ndeshje, duke mbetur me tri fitore dhe tri humbje. /Telegrafi/

  • Trepca destroys Star at the minister, mitrovicas record the fifth victory in a row

    Trepca has continued its excellent form in Kosovo’s basketball Superlea, convincing Golden Eagle Star by 100:71, in the last round match, held on Sunday evening at the Gyminator’s Gystrea in Mitrovica.

    Kosovo’s current champion launched the match best, winning the first quarter, with a score of 23:12. The natives continued to dominate the other quarters, steadily deepening their supremacy to 29 points at the end of the meeting.

    Here’s Cary Payne. He was one of the most distinguished players in Trepca. Drilon Hajriz contributed 17 points and three jumps, while James Graham concluded the match with 16 points and six jumps.

    At Golden Eagle Star, Khalil Shabaz was the best scorer with 22 points, while Davtete Bandoo added 19 points, four assets and three jumps. However, the guest team faced great difficulties in the face of the Mitrovicas and failed to keep up the match.

    This was the fifth consecutive victory for Trepca, which already has the balance of four wins and two defeats in the championship. On the other hand, Star suffered third defeat in six matches, remaining with three victories and three defeats. /Telegraphy/

  • Kearns kërkon garanci për sigurinë e qytetarëve në Serbi dhe ruajtjen e paqes

    Kearns kërkon garanci për sigurinë e qytetarëve në Serbi dhe ruajtjen e paqes

    Kearns kërkon garanci për sigurinë e qytetarëve në Serbi dhe ruajtjen e paqes

    Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit në Serbi, duke kërkuar nga autoritetet serbe të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe të parandalojnë çdo formë të frikësimit.

    Përmes një reagimi, Kearns i ka cilësuar pamjet që vijnë nga Serbia si thellësisht shqetësuese, duke paralajmëruar se frika po rritet.

    “Qeveria ka detyrimin t’i mbajë të gjithë qytetarët të sigurt dhe të sigurojë që të mos krijohet një klimë frikësimi apo të përdoren kërcënimet ushtarake kundër qytetarëve”, ka deklaruar ajo transmeton Klankosova.tv.

    Deputetja britanike u ka bërë thirrje edhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian që të angazhohen për ruajtjen e paqes dhe të sigurojnë se autoritetet serbe e kuptojnë rëndësinë e saj.

    “Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimi Evropian duhet të sigurojnë që qeveria serbe të mos ketë asnjë dyshim se paqja duhet të ruhet”, ka theksuar Kearns.

    Ajo ka kërkuar që siguria e qytetarëve të mbetet prioritet dhe që zhvillimet në Serbi të mos çojnë në përshkallëzim të situatës apo në krijimin e një klime frikësuese.

  • Trepça fiton bindshëm ndaj Yllit

    Trepça fiton bindshëm ndaj Yllit

    Trepça fiton bindshëm ndaj Yllit

    Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj Yllit në Superligën e basketbollit kosovar.

    “Minatorët” mposhtën Yllin me rezultat 100-71 në xhiron e 6 të kësaj gare.

    23-12, 31-22, 21-16 dhe 25-21 ishin rezultatet në katër çerekët e lojës.

    Me këtë fitore Trepça arkëton 10 pikë në pozitën e dytë në tabelë, 1 më pak se Bashkimi në vendin e parë, kurse Ylli pozicionohet në vendin e pestë me 9 pikë.