Category: Lajme

  • Dy policë të plagosur nga sulmi me gurë dhe mjete piroteknike në Llazarevc të Serbisë

    Dy policë të plagosur nga sulmi me gurë dhe mjete piroteknike në Llazarevc të Serbisë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e dënoi ashpër sulmin ndaj zyrtarëve policorë, i cili ndodhi në mbrëmje në Llazarevc. Sipas saj, gjatë incidentit u plagosën dy policë.

    “Gjatë këtij incidenti, një grup personash sulmoi fizikisht pjesëtarët e policisë, duke përdorur gurë, mjete piroteknike dhe sende të tjera të rrezikshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    Pjesëtarët e MPB-së serbe, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente, po ndërmarrin të gjitha masat ligjore për identifikimin dhe arrestimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë sulm, thuhet në njoftim.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga çdo formë e dhunës dhe agresionit, veçanërisht nga sulmet ndaj zyrtarëve policorë, në mënyrë që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë paqësore, të sigurt dhe në përputhje me ligjin.

    Burimi: Dukagjini

  • Two police officers injured by stone attack and pyrotechnic vehicles at Serbia’s Lazarevac

    Serbia’s Ministry of Internal Affairs strongly condemned the attack on police officials, which took place in Lazarevc in the evening. According to her, two police officers were injured during the incident.

    During this incident, a group of persons physically attacked members of the police, using stones, pyrotechnic tools and other dangerous items, said the MPB’s announcement.

    Members of the Serbian MPB, in co-operation with the competent prosecution, are taking all legal measures to identify and arrest all persons involved in the attack, the report said.

    Serbia’s Ministry of Internal Affairs called on all citizens to refrain from any form of violence and aggression, especially from attacks on police officials, so that the election process can be conducted peacefully, safely and in accordance with the law.

    Source Layer: Dukeagini

  • Juventusi fiton në Lecce, McKennie dhe Luiz vendosin gjithçka

    Juventusi fiton në Lecce, McKennie dhe Luiz vendosin gjithçka

    Juventusi fiton në Lecce, McKennie dhe Luiz vendosin gjithçka

    Juventusi ka marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim te Lecce, duke triumfuar me rezultat 0-2.

    McKennie zhbllokoi rezultatin, ndërsa Douglas Luiz shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren e bardhezinjve.

    Juventusi ishte skuadra më e mirë në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit nuk shkëlqeu, por arriti ta menaxhonte epërsinë dhe ta ruante fitoren deri në fund.

    Pas këtij triumfi, Juventusi renditet në vendin e shtatë në tabelë, ndërsa Lecce mbetet në pozitën e 13-të.

    Në mesjavë, Juventusi do të udhëtojë te Genoa, kurse Lecce do të përballet me Frosinonen.

  • Kongresisti amerikan shpreh shqetësim për zhvillimet gjatë zgjedhjeve në Serbi

    Kongresisti amerikan shpreh shqetësim për zhvillimet gjatë zgjedhjeve në Serbi

    Kongresisti amerikan shpreh shqetësim për zhvillimet gjatë zgjedhjeve në Serbi

    Kongresisti amerikan Joe Wilson, ka shprehur shqetësim lidhur me raportimet se Qeveria e Serbisë mund të përdorë dhunë ndaj qytetarëve, në ditën kur atje janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare dhe është raportuar për pjesëmarrje të lartë në votime.

    Përmes një postimi në platformën X, Wilson ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor përmes dhunës është e papranueshme.

    “Ndërsa populli serb po u drejtohet kutive të votimit në numër rekord historik, jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet se qeveria potencialisht po përgatitet të përdorë dhunë kundër qytetarëve, me qëllim pengimin e procesit të votimit. Sulme të tilla janë plotësisht të papranueshme. I bëj thirrje Serbisë të ruajë paqen!”, ka shkruar ai.

    Gjatë ditës së zgjedhjeve, në Serbi janë raportuar radhë të gjata në qendrat e votimit, ndërsa në qendër të Beogradit janë vërejtur edhe automjete të blinduara të Xhandarmërisë.

    Zgjedhjet po zhvillohen në një klimë të tensionuar politike, me vëmendjen e përqendruar te gara mes kampit të Aleksandar Vuçiqit dhe Listës Studentore.

    As the Serbian people take to the polls in historic numbers, I am deeply concerned by reports that the government is potentially preparing to use violence against citizens aimed at obstructing the voting process. Such attacks are totally unacceptable. I urge Serbia to remain…

    — Joe Wilson (@RepJoeWilson) October 25, 2026

  • Shqiptarët e Luginës së Preshevës votuan për të ardhmen e tyre politike |Video

    Shqiptarët e Luginës së Preshevës votuan për të ardhmen e tyre politike |Video

    Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë votuar për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Serbisë. Përmes një liste të përbashkët zgjedhore, përfaqësuesit shqiptarë synojnë të forcojnë zërin e tyre në institucionet shtetërore të Serbisë dhe të sigurojnë përfaqësim më të fuqishëm të banorëve të Luginës së Preshevës.

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë të 25 tetorit i bënë bashkë sërish të gjitha partitë politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci e Medvegja.

    Qytetarët që dolën të votonin deklaruan se presin nga përfaqësuesit politikë që t’i mbrojnë të drejtat e tyre dhe të çojnë përpara kërkesat e komunitetit shqiptar.

    “Duhet të jemi sa më të bashkuar dhe të dalim sa më shumë në këto zgjedhje, pasi Serbisë nuk i konvenon kjo dhe duhet të jemi sa më të organizuar”, ka thënë një qytetar.

    “Besoj se do të ketë kyçje në legjislaturën e re dhe pres nga deputetët të ngrenë shumë nga çështjet, si pasivizimi dhe kyçja e shqiptarëve në organet shtetërore”.

    “Me koalicionin e përbashkët besoj që kanë me u vetëdijesuar më shumë dhe kanë me pas përkrahje më të madhe prej popullit”.

    Thirrje për mbështetje nga qytetarët gjatë ditës ka bërë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

    “Ftoj të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës, e gjithashtu edhe të Sanxhakut, që të dalin sa më masovikisht dhe të mbështesin listën me të cilën do të dëgjohet zëri i shqiptarëve në parlament”, ka thënë Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

    Pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave të Kosovës dhe mungesa e investimeve në komunat e banuara me shqiptarë vazhdojnë të jenë ndër shqetësimet kryesore të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

    Burimi: RTKLive

  • Presevo Valley Albanians voted for their political future

    Albanians in the Presevo Valley have voted to elect their representatives to Serbia’s Parliament. Through a joint electoral list, Albanian representatives aim to strengthen their voice in Serbia’s state institutions and ensure stronger representation of residents of the Presevo Valley.

    Serbia’s early parliamentary elections on 25 October brought all Albanian political parties back from Presevo, Medvedja’s Bujanovac.

    Citizens who came out to vote said they expect political representatives to protect their rights and advance the demands of the Albanian community.

    We need to be as united and get as far out of this election as possible, as Serbia does not agree with it and we need to be more organised, a citizen has said.

    I believe there will be a key to the new legislature, and I expect MPs to raise many of the issues, such as the equipment and key of Albanians to state bodies.

    With the joint coalition, I believe they have more awareness and greater support from the people.

    Calls for support from citizens during the day also made the chairman of the Albanian National Council.

    I invite all citizens of the Presevo Valley, as well as Sandzak, to come as far as possible and support the list with which the voice of Albanians in parliament will be heard, said Enkel Rexhepi, chairman of the Albanian National Council.

    Passing addresses, non-recognition of Kosovo diplomas and lack of investments in Albanian-run municipalities continue to be among the main concerns of the Albanian community in the Presevo Valley.

    Source Layer: RTKLive

  • Publikohen formacionet zyrtare për El Clasicon, Barcelona dhe Real Madridi gati për duel

    Publikohen formacionet zyrtare për El Clasicon, Barcelona dhe Real Madridi gati për duel

    Janë publikuar formacionet zyrtare të Barcelonës dhe Real Madridit për përballjen e vlefshme për xhiron e 10-të të La Ligës.

    Ndeshja mes dy rivalëve të mëdhenj të futbollit spanjoll nis sonte në orën 21:00.

    Barcelona: Joan Garcia, Joao Cancelo, Gerard Martin, Pau Cubarsi, Xavi Espart, Fermin Lopez, Rodri, Pedri, Anthony Gordon, Raphinha dhe Lamine Yamal.

    Real Madridi: Andriy Lunin, Federico Valverde, Ibrahima Konate, Dean Huijsen, Marc Cucurella, Arda Guler, Aurelien Tchouameni, Bernardo Silva, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Yan Diomande.

    Sonte luhet “El Clasico” – 90 minuta, një rivalitet i përjetshëm

    Burimi: Dukagjini

  • Official formations published for El Classico, Barcelona and Real Madrid ready for duel

    Official formations of Barcelona and Real Madrid have been published for the valid match for the 10th lap of La League.

    The match between two major Spanish football rivals starts tonight at 9:00.

    Barcelona: Joan Garcia, Joao Cancelo, Gerard Martin, Pau Cubars, Xavi Espart, Fermin Lopez, Rodri, Pedri, Anthony Gordon, Raphael and Lamine Yamal.

    Real Madrid: Andriy Lunan, Federico Valverde, Ibrahima Konate, Dean Huijsen, Marc Cucurela, Arda Guler, Aureleen Tchoamen, Bernardo Silva, Jude Bellingham, Kyian Mbarpe and Yan Diomande.

    Play tonight El Classico.

    Source Layer: Dukeagini

  • Ronela Hajati zbulon shumën më të madhe që ka fituar nga një këngë

    Ronela Hajati zbulon shumën më të madhe që ka fituar nga një këngë

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, në emisionin “Live me Luizin” ka folur për jetën dhe karrierën muzikore.

    Gjatë intervistës, artistja u ngacmua edhe në lidhje me shumat që fiton nga këngët e realizuara.

    E njëjta u shpreh se kënga “Sekret” e Eurovision i ka sjellë fitime rreth 30-40 mijë dollarë vetëm nga Spotify.

    – YouTube www.youtube.com

    “Krahasuar me shifrat që kanë bërë këngë të tjera shqiptare, kjo është qesharake”, shtoi Ronela.

    Pjesë nga biseda mes tyre:

    Luizi: Cila është shuma më e madhe që ke marrë nga Youtube nga një këngë e jotja?

    Ronela: “Sekret”, kënga e Eurovision.

    Luizi: Ne jemi shqiptarë, e duam të dimë sa është shifra?

    Ronela: 30-40 mijë dollarë vetëm nga Spotify. Krahasuar me shifrat që kanë bërë këngë të tjera shqiptare, kjo është qesharake.

    Luizi: Po në Eurovision sa shpenzove?

    Ronela: 30-40 mijë.

    Luizi: Ti paske dalë me borxhe. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Kamberi: Jemi në garë për mandatin e dytë, pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë

    Kamberi: Jemi në garë për mandatin e dytë, pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë

    Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët janë në garë për të siguruar mandatin e dytë, ndërsa pasivizimi i adresave ka ndikuar në humbjen e mundësisë për të fituar mandatin e tretë.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë, pak para mbylljes së vendvotimeve, Kamberi ka bërë të ditur se, sipas të dhënave preliminare të orës 19:00, në 37 vendvotime në Preshevë kishin votuar 16.600 qytetarë, ndërsa në vendvotimet shqiptare në Bujanoc 10.853 votues.

    Ai ka thënë për RTK-në se procesi zgjedhor ka vijuar përgjithësisht i rregullt, me disa parregullsi të vogla në fillim të votimit.

    Sa i përket mundësisë për mandatin e dytë, Kamberi ka theksuar se rezultati varet edhe nga pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhjet në Serbi.

    “Nëse shkon në 70%, siç po flitet, atëherë sigurisht do të kërkohen më tepër vota. Në rast të një rezultati 61–65%, kemi gjasa shumë reale ta kemi ulësen e dytë”, ka deklaruar Kamberi për RTK-në.

    Duke folur për pasivizimin e adresave, ai ka thënë se personat e prekur nga ky proces janë larguar edhe nga regjistrat e votuesve.

    “Kjo na ka sjellë në situatë që ne ta humbim mandatin e tretë që e kemi pretenduar”, ka deklaruar Kamberi, duke e cilësuar pasivizimin e adresave si pjesë të diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Ai ka përmendur veçanërisht Medvegjën, ku, sipas tij, pasivizimi i adresave ka ndikuar në rezultatet zgjedhore të shqiptarëve.

    Megjithatë, Kamberi ka vlerësuar mobilizimin e votuesve shqiptarë dhe ka falënderuar qytetarët që kanë ardhur nga Kosova për të ushtruar të drejtën e votës.

    “Ditët e fundit të fushatës zgjedhore patëm reagime nga të gjitha anët e hapësirave shqiptare, që ishte një motivim shtesë për zgjedhësit tanë”, ka thënë ai.