Category: Lajme

  • Ndryshimet në gjak mund të zbulojnë sëmundjet inflamatore të zorrëve deri në dhjetë vjet para diagnozës

    Ndryshimet në gjak mund të zbulojnë sëmundjet inflamatore të zorrëve deri në dhjetë vjet para diagnozës

    Sistemi imunitar i njerëzve që më vonë zhvillojnë sëmundjen e Crohn-it ose kolitin ulceroz pëson ndryshime deri në dhjetë vjet para se të diagnostikohen, dhe këto ndryshime mund të vërehen në gjak.

    Këtë e tregojnë rezultatet e një studimi të prezantuar në kongresin evropian të gastroenterologjisë, UEG Week, në Barcelonë.

    Studiuesit analizuan 2.000 mostra gjaku nga 500 persona.

    Foto ilustruese

    Prej tyre, 200 persona u diagnostikuan më vonë me sëmundjen e Crohn-it, 200 me kolit ulceroz, e 100 të tjerë ishin persona të shëndetshëm, me moshë dhe gjini të ngjashme.

    Mostrat ishin marrë në kohën e diagnostikimit, si dhe rreth dy, katër dhe dhjetë vjet më parë.

    Në kuadër të studimit, u analizua mënyra se si antitrupat reagonin ndaj rreth 357.000 antigjeneve të ndryshme, përfshirë pjesë të baktereve, viruseve, ushqimeve dhe vetë organizmit.

    Në total, studiuesit identifikuan afro 124.000 antitrupa të ndryshëm.

    Më pak larmi antitrupash

    Te personat që më vonë zhvilluan sëmundje inflamatore të zorrëve, larmia e antitrupave ishte dukshëm më e vogël krahasuar me personat e shëndetshëm.

    Ky dallim ishte i dukshëm edhe dhjetë vjet para diagnozës.

    Te personat që më vonë u diagnostikuan me sëmundjen e Crohn-it, antitrupat reagonin më fuqishëm ndaj viruseve herpes dhe flagelinës, një proteinë e baktereve.

    Kjo ishte veçanërisht e theksuar te personat që më vonë zhvilluan një formë më të rëndë të sëmundjes.

    Ndërkaq, te personat që zhvilluan kolit ulceroz, u vu re një rritje e reagimit të antitrupave ndaj viruseve herpes dhe proteinave të vetë organizmit.

    Një model kompjuterik i krijuar mbi bazën e këtyre të dhënave arriti të dallonte me saktësi të lartë personat që më vonë do të zhvillonin sëmundjet nga ata të shëndetshëm, deri në dhjetë vjet përpara diagnozës.

    Modeli mori vlerësimin 0,90 për sëmundjen e Crohn-it dhe 0,84 për kolitin ulceroz, në një shkallë ku 1 nënkupton dallim të përsosur, ndërsa 0,5 përfaqëson parashikimin rastësor.

    “Një formë e ndërlikuar e sëmundjes së Crohn-it në momentin e diagnozës lidhet me një profil të veçantë të antitrupave, i cili është i pranishëm vite përpara shfaqjes së simptomave”, deklaroi autori kryesor i studimit, Arno Bourgonje.

    Testi ende nuk është gati për përdorim

    Megjithatë, autorët theksojnë se rezultatet e studimit nuk janë ende të mjaftueshme për të krijuar një test që mund të përdoret në praktikën e përditshme mjekësore.

    Përpara se një test i tillë të vihet në përdorim, rezultatet duhet të konfirmohen te grupe të tjera, më të larmishme njerëzish, të cilët duhet të ndiqen për një periudhë të gjatë.

    Gjithashtu, studiuesit duhet të përcaktojnë nëse ky test ofron përparësi ndaj treguesve gjenetikë dhe klinikë që përdoren aktualisht, si dhe të zhvillojnë një metodë testimi të besueshme dhe me kosto të përballueshme.

    Në vitin 2025, Bourgonje dhe kolegët e tij nga Qendra Mjekësore Universitare e Groningenit publikuan gjithashtu një studim në revistën shkencore Gut, ku kishin identifikuar ndryshime në antitrupa te personat që kishin zhvilluar sëmundje inflamatore të zorrëve disa vite pas marrjes së mostrave të gjakut. /Telegrafi/

  • Për 10 muaj, 319 operime me kancer të gjirit, veç 13 rikonstruktime në QKUK

    Për 10 muaj, 319 operime me kancer të gjirit, veç 13 rikonstruktime në QKUK

    Për gati 10 muaj, u kryen 710 intervenime të gjirit në Kirurgjinë Torakale në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës.

    Por nga to, një numër goxha i madh qe në rastet me kancer të gjirit.

    “Në qoftë se i marrim si total atëherë numri i ndërhyrjeve kirurgjike në gji brenda këtij viti ka qenë 710 raste por nga to 319 raste kanë rezultuar me kancer të gjiri, domethënë këto rastet tjera kanë të bëjnë më ndërhyrje me gjilpërë në sallën e vogël kurse salla e madhe me biopsi eksocionale”, ka theksuar Nazmi Kolgeci, drejtori i Kirurgjisë Torakale.

    Kolgeci tregon edhe nëse ka rritje të rasteve me kancer të gjirit krahasuar me vitin që shkoi.

    ‘Në qoftë se i referohemi statistikave tona që i kemi ne në vitin 2025 dhe 2026 unë them se janë të ngjashme por kur e kemi parasysh që numri i popullsisë në Kosovë është në rënie dhe numri i rasteve me kancer të gjirit është i njejtë atëherë do të thotë që karcenoma e gjirit jo vetëm që s’është duke ra por përkundrazi ka një indikacion në rritje”, ka deklaruar ai.

    Por, krejt ndryshe janë statistikat për rikonstruktimin e gjirit.

    “Ne kemi pas një numër relativisht të vogël nga pritjet që kemi pas edhe përkundër përpjekeve dhe thirrjeve që bëjmë për rikonstruksione, ne kemi pas 13 raste sivjet, 80 i kemi bërë prej se kemi fillu dhe suksesi është shumë i madh”, ka deklaruar Ylber Zenjullahu, kirurg plastik.

    Varet nga intervenimi por rikonstruktimi i gjirit në sektorin privat arrin deri në mbi 3 mijë euro./TVDUKAGJINI

    Burimi: Dukagjini

  • Pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi arrin në 64.89 për qind deri në orën 18:00

    Pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi arrin në 64.89 për qind deri në orën 18:00

    Deri në orën 18:00, në zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë votuar 64.89 për qind e votuesve, njoftoi Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK).

    Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, pjesëmarrja deri në të njëjtën orë ishte 51.93 për qind.

    Sipas rajoneve, pjesëmarrja ishte:

    • Beograd: 65.67 për qind
    • Vojvodinë: 66.90 për qind
    • Shumadi: 64.53 për qind
    • Serbia Jugore dhe Lindore: 62. 01 për qind

    Drejtori i RIK-ut tha se votimi po zhvillohet “në rregull, me parregullsi të vogla”, të cilat, sipas tij, anëtarët e këshillave të vendvotimeve po i zgjidhin me sukses mes tyre.

    Ai shtoi se vendvotimet do të mbeten të hapura edhe pas orës 20:00 nëse brenda ose pranë tyre ka votues që po presin radhën për të votuar në momentin e mbylljes zyrtare.

    Ndërkohë, sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), pjesëmarrja deri në orën 19:00 arriti në 67.6 për qind, krahasuar me 55.9 për qind në të njëjtën orë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023./RadioEvropaeLirë

    Burimi: Dukagjini

  • Voter turnout in Serbia totals 64.89 per cent by 6pm

    By 6:00, 64.89 per cent of voters have voted in parliamentary elections in Serbia, the Republican Election Commission announced ( RIK).

    In previous parliamentary elections, turnout to the same hour was 51.93 percent.

    According to the regions, turnout was:

    • Belgrade: 65.67 percent
    • Vojvodina: 66.90 percent
    • Error: 64,53 percent
    • South and Eastern Serbia: 62. 01 percent

    Director RIK said the vote is taking place in order, with minor irregularities, which, according to him, members of decision councils are successfully resolving among them.

    He added that the polling will remain open even after 8:00 p.m. if within or near, there are voters waiting for the turn to vote at the moment of official closure.

    Meanwhile, according to the Centre for Free Elections and Democracy ( CeSID, attendance until 7: 00 p.m., reached 67.6 percent, compared to 55.9 percent at the same hour in the 2023 parliamentary elections. /RadioEurope Free

    Source Layer: Dukeagini

  • For 10 months, 319 breast cancer operations, except 13 reconstructions at KKUK

    For nearly 10 months, 710 breast interventions were conducted at the Toral Surgery Centre in Kosovo’s Clinical and University Centre.

    But of them, a significant number were in breast cancer cases.

    If we take it as a total, then the number of breast surgery within this year has been 710 cases, but of those cases, 319 cases have resulted in breast cancer, that is, these other cases have to do with needle interventions in the small hall and the large hall of exotic biopsy, highlighted Nazmi Kolgeci, director of Toral Surgery.

    Kolgeci also shows whether there is an increase in breast cancer compared with last year.

    If we refer to our statistics that we have in 2025 and 2026, I say they’re similar, but when we remember that the number of people in Kosovo is declining, and the number of breast cancer cases is the same, then it means that breast carcinomas are not only falling, but rather there’s a growing indicator, he has declared.

    In contrast, however, there are statistics on breast restructuring.

    We’ve had a relatively small number of expectations that we’ve had despite the efforts and calls we make for reconstruction, we’ve had 13 cases this year, 80 times since we’ve started and success is huge, stated Ylber Zenjullah, plastic surgeon.

    It is up to the intervention, but the restructuring of the bay in the private sector totals over 3 thousand euros. / T V DUNDAY

    Source Layer: Dukeagini

  • Aksident në Pirok, 19 vjeçari i dehur përplaset në një shtyllë betoni dhe përfundon në vitrinën e një objekti

    Aksident në Pirok, 19 vjeçari i dehur përplaset në një shtyllë betoni dhe përfundon në vitrinën e një objekti

    Më 24.10.2026, në orën 04:10, SPB Tetovë është njoftuar se në fshatin Pirok, Komuna e Bogovinës, një automjet udhëtarësh „Volkswagen Polo“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga 19-vjeçari D.M. nga fsh. Pirok, është përplasur në një shtyllë betoni të një shtëpie dhe në vitrinën e një objekti, në pronësi të F.SH. (45) nga fshatin Pirok.

    Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar bashkudhëtarët në automjet, A.R., A.M. dhe A.R., ndërsa lëndime trupore kanë pësuar bashkudhëtari E.K. dhe shoferi i automjetit, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë Spitalit Klinik të Tetovës.

    Një ekip hetimor i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, me ç’rast është konstatuar se shoferi D.M. e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,29 promilë alkool në gjak, si dhe nuk ka poseduar patentë-shoferi.

    D.M. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

  • Doli për të punuar në arë, hasi në një granatë dore – alarmohet Policia në Malishevë, ndërhyn njësia për deminim

    Doli për të punuar në arë, hasi në një granatë dore – alarmohet Policia në Malishevë, ndërhyn njësia për deminim

    Doli për të punuar në arë, hasi në një granatë dore – alarmohet Policia në Malishevë, ndërhyn njësia për deminim

    Një punë e zakonshme në arë është ndërprerë nga një zbulim i pazakontë në fshatin Tërpezë e Ulët të Malishevës, ku një qytetar ka hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se mjetin e dyshimtë e ka zbuluar F.Krasniqi, derisa po kryente punë në pronën e tij.

    Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 25 tetor 2026, rreth orës 10:30, kur 50-vjeçari, teksa po punonte pranë një gardhi në arën e tij, ka vërejtur një objekt që i ngjante granatës së dorës.

    Pas këtij zbulimi, është njoftuar Stacioni Policor në Malishevë, nga ku një patrullë është nisur drejt vendit të ngjarjes.

    Zyrtarët policorë kanë kontaktuar qytetarin që kishte gjetur mjetin dhe kanë marrë informacionet për rrethanat në të cilat ishte zbuluar.

    Për shkak të rrezikut të mundshëm, Policia ka siguruar perimetrin dhe ka kërkuar ndërhyrjen e njësisë së specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD).

    Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është përpiluar shënim zyrtar lidhur me ngjarjen.

    Në informacionet fillestare nuk është konfirmuar ende lloji dhe gjendja e mjetit të dyshimtë, as nëse ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Rasti është evidentuar si “Gjetje e mjetit të pashpërthyer”.

    Shënim: Identiteti i palëve është mbrojtur. I dyshuari konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • He went out to work in the field, met in a hand grenade. Police in Malisheva are alarmed. Intervention Unit

    A common job in the field has been interrupted by an unusual discovery in the village of Trèza of Malisheva, where a citizen has encountered a suspicious explosive vehicle, allegedly hand grenade, the Signal newspaper reports.

    Signal sources suggest the suspicious vehicle has discovered F. Krasniqi, while working on his property.

    The event took place on Sunday, October 25, 2026, around 10:30, when the 50-year-old was working next to a fence in his field, he noticed an object resembling the hand grenade.

    Following this discovery, the police station in Malisheva has been announced, from where a patrol is headed towards the scene.

    Police officials have contacted the citizen who had found the vehicle and received information about the circumstances under which it was discovered.

    Due to possible risk, police have secured the perimeter and requested intervention of the specialised unit for handling explosive devices ( EOD).

    The State Attorney has also been notified of the case, with instructions that have been compiled official notes regarding the event.

    The initial information has yet to confirm the type and state of the suspicious tool, even if it has left the scene.

    The case is counted as the find of the unbroken vehicle.

    Note: The identity of the parties has been protected. The suspect is considered innocent until his guiltyness is proven by court’s firm form ruling.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sunderland ndan pikët me Leeds

    Sunderland ndan pikët me Leeds

    Sunderland ndan pikët me Leeds

    Sunderland ka barazuar me Leeds në ndeshjen e xhiros së tetë të Premierligës.

    Skuadra në të cilën luan Granit Xhaka luajti pa gola në shtëpi me Leeds 0-0.

    Granit Xhaka pati paraqitje të mirë duke u vlerësuar me notën 7.2 nga faqja e njohur “FlashScore”.

    Sunderland pas 8 ndeshjeve ka arkëtuar 5 pikë dhe është në vendin e fundit në tabelë.

  • Sunderland shares points with Leeds

    SUnderland has equaled Leeds in the eighth lap game of Premierliga.

    The team in which Granit Jaka plays at home with Leeds 0-0.

    Granit Jaka had a good performance by a score of 7.2 from the popular page FrashScore.

    Sunderland after eight matches has scored 5 points and is at the bottom of the board.