Category: Lajme

  • Rama sërish vendos karriget e dialogut para Kryeministrisë

    Rama sërish vendos karriget e dialogut para Kryeministrisë

    Rama sërish vendos karriget e dialogut para Kryeministrisë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sërish i ka vendosur karriget për objektit të Kryeministrisë.

    Përmes këtij veprimi, ai vazhdon të kërkojë dialog me protestuesit.

    Vendosja e këtyre karrigeve është bërë mëngjesin e së dielës, pasi gjatë së shtunës, sërish ka pasur protesta të dhunshme dhe përplasje të protestuesve me policinë.

    Protestuesit deri më tash nuk e kanë pranuar kërkesën e Ramës për dialog, derisa vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. /Klankosova.tv

  • Jenna Ortega paralajmëron pauzë nga televizioni pas përfundimit të Wednesday

    Jenna Ortega paralajmëron pauzë nga televizioni pas përfundimit të Wednesday

    Jenna Ortega po lë të kuptohet se do të bëjë një pauzë nga projektet televizive pas përfundimit të serialit Wednesday në Netflix.

    Aktorja 24-vjeçare tha në podkastin Happy Sad Confused se, pas shumë vitesh duke kaluar nga një serial në tjetrin që në fëmijëri, dëshiron t’i kushtojë kohë përvojave të reja.

    Ortega, e cila u bë e njohur ndërkombëtarisht për rolin e Wednesday Addams, theksoi se nuk ka zhvilluar shumë biseda për projekte të tjera në formën e një ekskluziviteti filmik, por beson se mundësitë e duhura do ta gjejnë në kohën e tyre, shkruan DailyMail.

    Ajo la të kuptohet se pas përfundimit të serialit mund të qëndrojë larg televizionit për një periudhë.

    Aktorja, e cila më herët ka luajtur edhe në Jane the Virgin dhe serialin e Disney-t Stuck in the Middle, ka treguar se puna që në moshë të vogël ka ndikuar në mënyrën si e përjeton aktrimin.

    Ajo kujtoi se si fëmijë ishte aq e përqendruar te puna, saqë ndonjëherë kalonte gjithë ditën në sheshxhirim pa ngrënë apo pirë ujë, sepse nuk donte të pengonte të tjerët.

    Ortega pranoi se në atë kohë nuk kujdesej sa duhet për veten dhe se tani e kupton më mirë rëndësinë e balancës mes punës dhe jetës personale. /Telegrafi/

  • “Je spiun, të rrah e të hedh në Ujman” – 72-vjeçari kërcënohet në Zubin Potok, i dyshuari ia hedh telefonin dhe motoshar­rën në liqen

    “Je spiun, të rrah e të hedh në Ujman” – 72-vjeçari kërcënohet në Zubin Potok, i dyshuari ia hedh telefonin dhe motoshar­rën në liqen

    “Je spiun, të rrah e të hedh në Ujman” – 72-vjeçari kërcënohet në Zubin Potok, i dyshuari ia hedh telefonin dhe motoshar­rën në liqen

    Një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Dragalicë të Zubin Potokut ka përfunduar me kërcënime dhe dëmtim të pasurisë. Një 72-vjeçar ka denoncuar në Polici se është kanosur nga një person, i cili dyshohet se ia ka hedhur telefonin në Liqenin e Ujmanit, ndërsa disa ditë më parë kishte vepruar njësoj edhe me motoshar­rën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është M.A, 72 vjeçar, ndërsa personi që dyshohet se e ka kërcënuar dhe ia ka dëmtuar pasurinë është Zoran Jovanovic.

    Ngjarja e fundit ka ndodhur të premten, më 23 tetor 2026, rreth orës 16:30, në fshatin Dragalicë, pranë Liqenit të Ujmanit.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, 72-vjeçari është paraqitur në Stacionin Policor në Zubin Potok rreth orës 17:55, ku ka raportuar se ishte përballur me kërcënime serioze nga i dyshuari.

    “Ti je spiun, të kapi, të rrah dhe të gjuaj në Ujman”, janë fjalët me të cilat, sipas deklarimit të viktimës, Jovanovic e kishte kanosur.

    Por, sipas denoncimit, i dyshuari nuk ishte ndalur vetëm te kërcënimet.

    Ai dyshohet se ia kishte marrë telefonin celular, të cilin viktima e kishte lënë në traktor, dhe e kishte hedhur në Liqenin e Ujmanit.

    Viktima ka deklaruar se vetëm tri ditë më parë, i njëjti person ia kishte marrë edhe një motoshar­rë nga traktori dhe ia kishte hedhur po ashtu në liqen.

    Pas denoncimit, hetuesit policorë kanë intervistuar viktimën dhe kanë nisur mbledhjen e informacioneve për sqarimin e rrethanave të rastit.

    Ndërkohë, i dyshuari nuk ishte intervistuar deri në momentin e raportimit, ndërsa intervistimi i tij ishte planifikuar për ditën pasuese.

    Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

    Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • You’re a spy, I’m beating you up and throwing you in Weyman, 72-year-old kid, he’s threatened in Zubin Potok, he’s got his phone and his sister on the lake.

    A dispute between two people in the village of Dragica in Zubin Potok has ended with threats and property damage. A 72-year-old man has denounced himself to the police for being run by a person who allegedly dropped his phone at Lake Weyman, while a few days earlier he had done the same with his sister-in-law, the Signal newspaper reports.

    Signal sources suggest the victim is M.A., 72, while the person who allegedly threatened and damaged his property is Zoran Jovanovic.

    The latest event took place Friday, October 23, 2026, about 16:30 in the village of Dragalica, near Lake Weyman.

    According to information provided by the signal, the 72-year-old was shown at Zubin Potok Police Station around 17:55, where he reported having faced serious threats from the suspect.

    )You’re a spy, I got you, I beat you up and I shoot you in Wyman.It’s the words that, according to the victim’s statement, Jovanovic had finished.

    According to the indictment, however, the suspect had not only stopped at the threat.

    He allegedly had taken his cell phone, which the victim had left in the tractor, and had thrown into Lake Weyman.

    The victim has claimed that only three days earlier, the same person had taken one of the sisters from the tractor and had also thrown them into the lake.

    After reporting, police investigators have interviewed the victim and have started collecting information on explaining random circumstances.

    Meanwhile, the suspect had not been interviewed until the report was received, while his interview was scheduled for the following day.

    With State Attorney’s instructions, the case has been initiated for criminal acts ʹCanosja and the annihilation or damage to wealth.

    Investigations over the case are ongoing.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kolona veturash në Bërnjak, serbët nga Kosova drejt Serbisë për të votuar

    Kolona veturash në Bërnjak, serbët nga Kosova drejt Serbisë për të votuar

    Kolona veturash në Bërnjak, serbët nga Kosova drejt Serbisë për të votuar

    Kolona të gjata veturash janë krijuar në pikën kufitare në Bërnjak, ku qytetarë serbë nga Kosova po udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot.

    Përveç veturave, drejt Serbisë janë nisur edhe autobusë me qytetarë serbë nga komuna e Zubin Potokut, të cilët po udhëtojnë në mënyrë të organizuar drejt Ribariqit, fshat në komunën e Tutinit, për të shfrytëzuar të drejtën e votës.

    Sipas pamjeve të publikuara nga Zubin Potok Info, udhëtimi i qytetarëve po bëhet si me vetura private, ashtu edhe me autobusë.

    Në Serbi, qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Car column in Brnjak, Serbs from Kosovo to Serbia to vote

    Long columns of cars have been created at the border checkpoint in Brnjak, where Serb citizens from Kosovo are travelling towards Serbia to vote in the early parliamentary elections being held today.

    In addition to the cars, buses with Serbian citizens have been launched towards Serbia from the municipality of Zubin Potok, which are travelling organisedly towards Ribarik, the village in the municipality of Tutin, to exploit the right to vote.

    According to images published by Zubin Potok Info, citizens’ travel is being made both by private cars and buses.

    In Serbia, polling stations are open at 7: 00 a.m. and will remain open until 8:00.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim sot në mëngjes

    KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim sot në mëngjes

    Njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” pritet të rifillojë prodhimin e energjisë elektrike sot në mëngjes, më 26 tetor, pas ndaljes së kontrolluar për shkak të një defekti teknik.

    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ekipet teknike po punojnë me dinamikë të përshpejtuar për sanimin e defektit. Sipas planifikimit të korporatës, punimet parashihej të përfundonin të dielën në mbrëmje.

    Sipas vlerësimeve të KEK-ut, rikthimi në operim pritet të bëhet brenda rreth dy ditësh nga ndalja e njësisë.

    Në reagimin e saj, KEK-u ka kundërshtuar cilësimet për “kolaps energjetik” dhe pretendimet për humbje milionëshe, duke theksuar se këto vlerësime nuk mbështeten në të dhëna dhe analiza të verifikuara.

    Korporata ka sqaruar se defektet teknike mund të ndodhin në çdo termocentral, përfshirë edhe në ato me teknologji më të re. Njëkohësisht, ka vlerësuar angazhimin e punonjësve dhe ekipeve teknike për riparimin e njësisë dhe vazhdimësinë e prodhimit.

    KEK-u është shprehur se mirëpret kritikat konstruktive dhe interesimin e mediave, ndërsa ka kërkuar që raportimi të mbështetet në fakte të verifikuara.

    Njësia B2 ishte ndalur në mënyrë të kontrolluar më 24 tetor, rreth orës 00:15, pas evidentimit të problemeve teknike.

    Burimi: Dukagjini

  • Mot me vranësira dhe intervale diellore, temperaturat deri në 18 gradë

    Mot me vranësira dhe intervale diellore, temperaturat deri në 18 gradë

    Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore, ku temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 15 deri 18 gradë celsius.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri 3 metra për sekondë.

    Temperaturat e mëngjesit, veçanërisht në zonat e ulëta, mund të shkaktojnë ndjesi të të ftohtit, prandaj rekomandohet veshje e përshtatshme.

    Gjatë ditës, temperaturat relativisht të këndshme dhe era e lehtë do të krijojnë kushte të mira për aktivitete në ambient të hapur, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./Telegrafi/

  • A duhet ta përshtatni stërvitjen me ciklin menstrual? Ekspertët tregojnë çfarë thotë shkenca

    A duhet ta përshtatni stërvitjen me ciklin menstrual? Ekspertët tregojnë çfarë thotë shkenca

    A duhet ta përshtatni stërvitjen me ciklin menstrual? Ekspertët tregojnë çfarë thotë shkenca

    Një trend i përhapur në TikTok dhe Instagram po i nxit gratë ta përshtatin stërvitjen sipas fazave të ciklit menstrual. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ende nuk ka prova të mjaftueshme shkencore për të mbështetur plane të ngurta ushtrimesh për secilën fazë të ciklit.

    Koncepti, i njohur si “sinkronizimi i ciklit”, sugjeron që gratë të ndryshojnë intensitetin dhe llojin e aktivitetit fizik në varësi të ndryshimeve hormonale gjatë muajit.

    Sipas këtij trendi, gjatë menstruacioneve rekomandohen aktivitete më të lehta, si ecja dhe Pilatesi. Në fazën folikulare sugjerohet rritja graduale e intensitetit, ndërsa rreth ovulacionit këshillohen ushtrimet më intensive dhe stërvitja e forcës. Gjatë fazës luteale, rekomandohet sërish ulja e intensitetit.

    Por, sipas ekspertëve të cituar nga BBC, shkenca nuk i mbështet këto rekomandime si rregulla që duhet të vlejnë për të gjitha gratë.

    Kelly McNulty, studiuese në Universitetin Leeds Beckett, e specializuar në ciklin menstrual dhe aktivitetin fizik, shpjegon se disa gra mund të vërejnë ndryshime në energji, simptoma dhe performancë gjatë ciklit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjitha duhet të ndjekin të njëjtin plan stërvitjeje.

    Një nga vështirësitë kryesore është se ciklet menstruale ndryshojnë nga një grua te tjetra, por edhe nga një muaj në tjetrin te e njëjta grua. Kjo e bën të vështirë zbatimin e rekomandimeve të përgjithshme, veçanërisht për gratë me cikle të parregullta ose ato që përdorin kontracepsion hormonal.

    Ekspertët këshillojnë të dëgjoni trupin

    Disa gra thonë se e vërejnë ndryshimin e energjisë gjatë ciklit dhe e përshtatin stërvitjen në përputhje me mënyrën se si ndihen.

    Cesci Burgoyne, infermiere, trajnere personale dhe nutricioniste nga Sydney, tregon se gjatë fazës luteale zakonisht e ul intensitetin e ushtrimeve, ndërsa në fazën folikulare ndihet më energjike dhe mund të bëjë stërvitje më të rënda e vrapime më të gjata.

    Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se bindja se gratë janë domosdoshmërisht më të dobëta ose më pak të afta për të ushtruar në një fazë të caktuar mund të ndikojë negativisht në mënyrën se si ato e përjetojnë stërvitjen. Ky fenomen njihet si efekti “nocebo”, kur pritshmëritë negative ndikojnë në përvojën dhe performancën e një personi.

    Sipas studiuesve, ulja e vazhdueshme e intensitetit të stërvitjes së forcës pa pasur nevojë mund të pengojë progresin. Ushtrimet e forcës janë gjithashtu të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të kockave dhe uljen e rrezikut të osteoporozës më vonë në jetë.

    Cikli si udhëzues, jo si rregull

    Ekspertët nuk e kundërshtojnë monitorimin e ciklit menstrual. Përkundrazi, vëzhgimi i ndryshimeve në energji, humor, dhimbje dhe motivim mund t’i ndihmojë gratë të kuptojnë më mirë reagimet e trupit të tyre.

    Në ditët kur simptomat janë më të forta, mund të jetë e arsyeshme të zgjidhet një stërvitje më e lehtë ose një ditë pushimi. Kur energjia është më e lartë, aktiviteti mund të jetë më intensiv.

    Megjithatë, dhimbjet e forta, lodhja e pazakontë ose ndryshimet e humorit që pengojnë aktivitetet e përditshme nuk duhen konsideruar automatikisht normale dhe mund të kërkojnë konsultim me mjekun.

    Në vend që cikli menstrual të shihet si një kalendar me rregulla të detyrueshme për stërvitjen, ekspertët sugjerojnë që ai të përdoret si një burim informacioni për të përshtatur aktivitetin fizik sipas nevojave individuale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Should you adapt your training to the menstrual cycle? Experts Show What Science Says

    A popular trend in TikTok and Instagram is encouraging women to adapt their training to the stages of the menstrual cycle. However, experts warn that there is still not enough scientific evidence to support solid exercise plans for each phase of the cycle.

    The concept, known as the ‘%scronization of the cycle, suggests that women change the intensity and type of physical activity depending on hormonal changes during the month.

    According to this trend, easier activities, such as walking and Pilates, are recommended during menstruation. A gradual increase in intensity is suggested in the foliocular phase, while more intensive exercises and force training are recommended around the operation. During the Lutheran phase, the reduction in intensity is again recommended.

    But, according to experts quoted by the BBC, science does not support these recommendations as rules that should be applied to all women.

    Kelly McNulty, a researcher at Leeds Beckett University who specializes in the menstrual cycle and physical activity, explains that some women can observe changes in energy, symptoms, and performance during the cycle. However, this does not mean that all should follow the same training plan.

    One of the main challenges is that menstrual cycles vary from one woman to another and from one month to the same woman. This makes it difficult to apply general recommendations, especially for women with irregular cycles or those who use hormonal contraception.

    Experts Advise to Hear the Body

    Some women say that they observe the change of energy during the cycle and adapt their training to the way they feel.

    Cesci Burgoyne, nurse, personal trainer, and nutritionist from Sydney, shows that during the Lutheran phase, it usually reduces the intensity of exercise, while in the foliocular stage it feels more energetic and can perform more heavy training and longer running.

    Experts warn, however, that the belief that women are necessarily weaker or less capable of exercising at a certain stage could negatively affect the way they experience training. This phenomenon is known as the effect — nocebo — when negative expectations affect one’s experience and performance.

    According to researchers, a steady reduction in the intensity of the force’s training without need can hinder progress. Force exercises are also important for preserving bone health and reducing the risk of osteoporosis later in life.

    The Cycle as a Guide, Not a Order

    Experts do not object to monitoring the menstrual cycle. Rather, monitoring changes in energy, humor, pain, and motivation can help women better understand the reactions of their bodies.

    In the days when the symptoms are stronger, it may be reasonable to select easier training or a day of rest. When energy is higher, activity can be more intense.

    However, severe pain, unusual fatigue, or mood changes that hinder daily activities should not be automatically considered normal and may require medical consultation.

    Instead of viewing the menstrual cycle as a calendar with mandatory training rules, experts suggest that it be used as a source of information to adapt physical activity to individual needs.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal