Category: Lajme

  • Vogel: S’ka vullnet në BE dhe te shtetet anëtare për propozime kreative për Kosovën- emisari i dialogut në fazë dëgjimi

    Më 15 dhjetor bëhen 4 vjet qëkur Kosova, aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkim Evropian.Nga ajo ditë, Brukseli kurrë nuk veproi për të ecur para me këtë kërkesë të Kosovës.

    Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, më 1 tetor, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen tha se bashkë me Kosovën, duhet të binden 27 vendet anëtare që të procedohet me statusin e vendit kandidat.

    Por, Toby Vogel, ekspert për Ballkan në Këshillin për Politikat e Demokratizimit me bazë në Bruksel, thotë se është pikërisht Komisioni ai i cili, sipas tij duhet të dalë me “Propozime Kreative” rreth perspektivës evropiane të Kosovës.

    Kjo për vetë faktin që pesë vendet anëtare, Spanja, Greqia, Rumania, Qiproja e Sllovakia nuk e njohin shtetin që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.

    Megjithatë, sipas tij, në Bashkimin Evropian e as brenda shteteve anetare nuk ka vullnet politik që një gjë e tillë të ndodhë.

    Sa i përket dialogut, Vogel ka thënë se emisari special, Peter Sorensen, aktualisht është në fazën e dëgjimit dhe se, sipas tij, nuk pritet të ketë zhvillime në muajt në vijim.

    “Pa presion ndaj Beogradit, nuk shoh që gjërat do të lëvizin”, ka thënë Vogel per Klan Kosova.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zgjedhjet parlamentare në Serbi, qytetarët votojnë sot

    Zgjedhjet parlamentare në Serbi, qytetarët votojnë sot

    Zgjedhjet parlamentare në Serbi, qytetarët votojnë sot

    Serbia po përballet me një periudhë të rëndësishme politike, në një kohë kur protestat masive të udhëhequra nga studentët kanë shtuar presionin ndaj presidentit Alleksandar Vuçiq dhe qeverisjes së tij.

    Sipas raportimit të Reuters, zgjedhjet e parakohshme parlamentare vijnë pas muajsh të tërë protestash kundër korrupsionit të dyshuar dhe prirjeve autoritare në vend.

    Lëvizja studentore mori hov pas tragjedisë së nëntorit të vitit 2024, kur shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit shkaktoi vdekjen e 16 personave. Ngjarja nxiti pakënaqësi të gjerë dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.

    Që nga ajo kohë, protestuesit kanë organizuar tubime të mëdha, duke fituar mbështetje edhe nga pjesë të tjera të shoqërisë serbe. Ata kanë kërkuar llogaridhënie për tragjedinë dhe ndryshime në mënyrën e qeverisjes.

    Megjithatë, Vuçiq vazhdon të ketë mbështetje nga një pjesë e elektoratit. Përkrahësit e tij vlerësojnë investimet në infrastrukturë dhe zhvillimin ekonomik gjatë viteve të fundit, ndërsa kundërshtarët e kritikojnë për përqendrimin e pushtetit dhe problemet që lidhen me korrupsionin.

    Zhvillimet politike në Serbi po ndiqen me vëmendje edhe për shkak të ndikimit që mund të kenë në rajon. Fuqia e lëvizjes studentore dhe aftësia e saj për të përkthyer protestat në ndryshime politike mbeten ndër çështjet kryesore të debatit publik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Serbia Parliamentary Elections, Citizens Vote Today

    Serbia is facing a significant political period, at a time when mass protests led by students have increased pressure on President Allexander Vuciq and his governance.

    According to Reuters report, early parliamentary elections come after months of alleged anti-corruption protests and authoritarian tendencies in the country.

    The student movement took off after the November 2024 tragedy when the collapse of a concrete shelter at the Novi Sad railway station killed 16 people. The event sparked widespread discontent and demand for institutional responsibility.

    Since then, protesters have organised large gatherings, gaining support from other parts of Serbian society. They have sought accountability for tragedy and change in the way of government.

    However, Vuciq continues to have support from a portion of the electorate. His supporters assess investments in infrastructure and economic development in recent years, while opponents criticise him for the concentration of power and problems related to corruption.

    Political developments in Serbia are also being followed closely because of the influence they may have in the region. The power of the student movement and its ability to translate protests into political changes remain among the main issues of public debate.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vogel: EU Willing and Member States for Projective Suggestions for Kosovo-Emitary Hearing Dialogue

    On December 15th, it has been 4 years since Kosovo applied to obtain candidate status for the European Union. From that day on, Brussels never acted to move ahead with this Kosovo request.

    During her visit to Pristina on October 1st, European Commission Chairman Ursula von Der Leyen said that along with Kosovo, the 27 member states must be convinced to proceed with candidate status.

    But, Toby Vogel, Balkan expert at the Brussels-based Council for Democracy Policy, says it is the Commission that, according to him, must come up with Creative proposals about Kosovo’s European perspective.

    This is about the fact that the five member states — Spain, Greece, Romania, Cyprus and Slovakia — do not recognise the state that declared independence on February 17th 2008.

    According to him, however, neither in the European Union nor within member states has any political will for such a thing to happen.

    As for dialogue, Vogel has said that special emissar Peter Sorensen is currently in the hearing phase and that, according to him, there are no developments expected in the coming months.

    Without pressure on Belgrade, I don’t see things moving, Vogel said about Klan Kosova.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Mashtronte qytetarët duke u paraqitur edhe si zyrtar, paratë përfundonin në Bosnje – ky është kosovari që u ekstradua nga Gjermania

    Ekskluzive | Mashtronte qytetarët duke u paraqitur edhe si zyrtar, paratë përfundonin në Bosnje – ky është kosovari që u ekstradua nga Gjermania

    Ekskluzive | Mashtronte qytetarët duke u paraqitur edhe si zyrtar, paratë përfundonin në Bosnje – ky është kosovari që u ekstradua nga Gjermania

    Pas më shumë se një viti hetimesh për një varg mashtrimesh të dyshuara në rajonin e Prizrenit, një 36-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë. Ai dyshohet se kishte krijuar profile të rreme në rrjete sociale dhe kishte shfrytëzuar aplikacionet Viber e WhatsApp për t’u prezantuar me identitete të tjera, përfshirë edhe atë të personave zyrtarë, me qëllim përfitimin e parave nga qytetarët, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Edon Bytyqin, 36 vjeçar, i cili u ekstradua nga Gjermania të premten, më 23 tetor 2026, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren – Dega në Suharekë.

    Por, si dyshohet se funksiononte skema e mashtrimit dhe si arritën hetuesit deri te identifikimi i tij?

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Bytyqi dyshohet se gjatë periudhave të ndryshme të viteve 2023–2025 kishte kontaktuar qytetarë përmes rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të komunikimit, duke përdorur emra dhe identitete të personave të tjerë.

    Në disa raste, ai dyshohet se ishte prezantuar si person zyrtar, ndërsa viktimave u kërkonte para kinse për ndihmë financiare apo për kryerjen e favoreve të ndryshme, përfshirë edhe ndërhyrje në interes të personave që kishin probleme me ligjin.

    Përmes kësaj mënyre veprimi, 36-vjeçari dyshohet se kishte përfituar shuma të konsiderueshme parash nga qytetarë të ndryshëm.

    Në mesin e personave të evidentuar si viktima në këtë rast janë F.S, H.G, Sh.M, L.Q, F.A, S.Q, L.B, N.K dhe V.Th.

    Një nga detajet që ka ndihmuar në zbardhjen e rastit lidhet me destinacionin e parave të dërguara nga viktimat.

    Hetuesit kanë konstatuar se mjetet financiare që qytetarët kishin transferuar përmes institucioneve financiare, duke besuar se po ofronin ndihmë apo po paguanin për favore të caktuara, ishin tërhequr nga llogari bankare në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Kjo pistë i kishte shtyrë hetuesit të kërkonin bashkëpunim ndërkombëtar për identifikimin e personave që kishin tërhequr paratë dhe atyre që përdornin numrat e telefonit përmes të cilëve kontaktoheshin viktimat.

    Përmes Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatimin e Ligjit (ILECU), autoriteteve të Bosnjës dhe Hercegovinës u ishte kërkuar asistencë për sigurimin e këtyre informacioneve.

    Veprimet hetimore kanë rezultuar me identifikimin e Edon Bytyqit si person të dyshuar, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar.

    Sinjali mëson se Bytyqi dyshohet edhe për një numër rastesh të tjera të natyrës së njëjtë ose të ngjashme në rajonin e Prizrenit.

    Ekstradimi i tij është realizuar më 23 tetor, rreth orës 20:20, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku u është dorëzuar autoriteteve kosovare.

    Pas përfundimit të procedurave ligjore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Rasti po hetohet për veprat penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar” dhe “Mashtrimi”, ndërsa hetimet për rastet e tjera me të cilat dyshohet se lidhet 36-vjeçari janë duke vazhduar.

    Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusives: Massronite to citizens by appearing as official, money ended up in Bosnia. This is Kosovar who was extradited from Germany.

    After more than a year of investigation into a series of alleged frauds in the Prizren region, a 36-year-old has been extradited from Germany to Kosovo. He allegedly created fake social media profiles and had used the Wable and Whatsapp apps to introduce himself with other identities, including that of official persons, with the aim of profiting money from citizens, reports the Signal newspaper.

    Signal sources suggest this is about Edon Bytycin, 36, who was extradited from Germany on Friday, October 23, 2026, under an international arrest warrant issued by the Constitutional Court in Prizren É branch in Suhareka.

    How, though, was the scheme of fraud suspected, and how did investigators reach out to his identification?

    According to information provided by the signal, Bytyqi allegedly had contacted citizens through social networks and communication applications during various periods of 20232025, using names and identities of other people.

    In some cases, he was allegedly introduced as an official person, while the victims demanded money for financial assistance or for performing various favors, including interventions in the interest of those who had problems with the law.

    By this way, the 36-year-old allegedly benefited considerable amounts of money from different citizens.

    Among the persons counted as victims in this case are F.S., H.G., U.S. M, L.Q., F.A., S.Q., L. B, N.K. and V.T.

    One of the details that has helped to clarify the case relates to the purpose of money sent to the victims.

    Investigators have found that the financial resources citizens had transferred through financial institutions, believing they were offering assistance or paying for certain favors, were withdrawn from the bank accounts in Bosnia and Herzegovina.

    This runway had prompted investigators to seek international cooperation in identifying people who had attracted money and those who used telephone numbers through whom victims were contacted.

    Through the Unit for International Co-operation in Applying the Law ( ILECU, the authorities in Bosnia and Herzegovina, had been asked for assistance in providing such information.

    Investigation actions have resulted in the identification of Edon Bytyqi as a suspected person, while international arrest warrants had been issued against him.

    The signal teaches that Bytyqi is suspected of a number of other cases of equal or similar nature in the Prizren region.

    Its extradition was carried out on October 23rd, about 20:20, at Pristina International Airport HINAAdem Jasharı, where it has been handed over to Kosovo authorities.

    After completing the legal procedures, with the State Prosecutor’s decision, the 48-hour ban has been imposed on him.

    The case is being investigated for criminal acts such as the false claim as an official person and fraud, while investigations into other cases allegedly linked to 36-year-olds are continuing.

    Note: The person mentioned in this news is considered innocent until his guiltyness is confirmed by the court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mot i vranët me intervale diellore, temperaturat deri në 18 gradë

    Mot i vranët me intervale diellore, temperaturat deri në 18 gradë

    Në Kosovë sot pritet të mbajë mot i vranët, me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 18 gradë.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.

    Mëngjesi pritet të jetë i freskët, veçanërisht në zonat e ulëta, ndaj rekomandohet veshje e përshtatshme. Ndërkaq, temperaturat gjatë ditës dhe era e lehtë pritet të krijojnë kushte të favorshme për aktivitete në ambiente të hapura.

    Burimi: Dukagjini

  • Mot killed them with solar intervals, temperatures up to 18 degrees

    In Kosovo today, it is expected to hold dead weather, with solar intervals. Minimum temperatures will range from 2 to 6 degrees Celsius, while maximums from 15 to 18 degrees.

    According to the Kosovo Hydrotechnology Institute, the wind will blow from the northeast and northwest, at speeds of 1 to 3m per second.

    The morning is expected to be fresh, especially in lower areas, so appropriate clothing is recommended. Meanwhile, temperatures during the day and wind are expected to create favourable conditions for open – air activities.

    Source Layer: Dukeagini

  • Serbia voton sot në zgjedhjet parlamentare të parakohshme

    Serbia voton sot në zgjedhjet parlamentare të parakohshme

    Serbia voton sot në zgjedhjet parlamentare të parakohshme

    Serbia voton sot në zgjedhjet parlamentare të parakohshme, në një kohë kur lëvizja masive e protestave studentore synon të rrëzojë nga pushteti liderin populist Alleksandar Vuçiq, i cili ka qenë në krye të vendit fillimisht si kryeministër e më pas si president për më shumë se një dekadë.

    Zgjedhjet, të shpallura nga Vuçiqi në shtator, vijnë pas gati dy vitesh protestash të udhëhequra nga studentët kundër korrupsionit të perceptuar dhe tendencave në rritje autoritare.

    Protestat u nxitën nga vdekja e 16 personave, pas shembjes së tendës së çatisë së stacionit hekurudhor në qytetin e Novi Sadit, në vitin 2024. Që atëherë, studentët kanë fituar mbështetje të gjerë në shoqërinë serbe.

    Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 20:00, ndërsa rezultatet e para pritet të bëhen të ditura rreth dy orë pas mbylljes së tyre, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv

    Një fitore e studentëve do të përbënte një ndryshim të thellë politik në këtë vend të Ballkanit, me rreth gjashtë milionë banorë. Ajo do të kujtonte humbjen e Viktor Orbanit në Hungari, në prill të këtij viti, dhe mund të shërbente si model për lëvizjet e tjera studentore në Evropë.

    Javët e fundit, lëvizje të tilla kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër cilësisë së dobët të arsimit dhe mungesës së perspektivës për të ardhmen. Në disa raste, protestat kanë degjeneruar edhe në dhunë.

    Megjithatë, Vuçiqi mbetet një kundërshtar i fortë politik. Ai ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit për të kandiduar sërish për kryeministër. Shumë votues ia atribuojnë atij nxjerrjen e Serbisë nga prapambetja ekonomike dhe periudhën e modernizimit të vazhdueshëm, të shoqëruar me ndërtimin e autostradave, hekurudhave, shkollave dhe spitaleve.

    Pavarësisht pakënaqësisë së madhe të një pjese të shoqërisë, rezultati i zgjedhjeve mbetet vendimtar për të ardhmen politike të Serbisë dhe për forcën që lëvizja studentore mund të ketë në ndryshimin e skenës politike të vendit.

  • E denoncoi bashkëshortin për dhunë në Prishtinë, gruaja thotë se e kapi për flokësh – i dyshuari mohon akuzat

    E denoncoi bashkëshortin për dhunë në Prishtinë, gruaja thotë se e kapi për flokësh – i dyshuari mohon akuzat

    E denoncoi bashkëshortin për dhunë në Prishtinë, gruaja thotë se e kapi për flokësh – i dyshuari mohon akuzat

    Një tjetër rast i dyshuar i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari, nga ana tjetër, ka mohuar se ka ushtruar dhunë, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 24 tetor 2026, në rrugën “Faik Ukehaxhaj”, ndërsa rasti është raportuar në Polici rreth orës 12:48.

    Burimet bëjnë me dije se viktima, 40-vjeçare, e identifikuar me inicialet N.B., ka deklaruar para zyrtarëve policorë se bashkëshorti i saj, N.T., 39-vjeçar, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

    Sipas deklarimit të gruas, bashkëshorti e kishte kapur për flokësh gjatë incidentit.

    Pas pranimit të informatës, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka kontaktuar ankuesen, ndërsa më pas të dy bashkëshortët janë shoqëruar në stacion policor.

    Gjatë trajtimit të rastit, i dyshuari ka mohuar pretendimet e bashkëshortes, duke deklaruar se nuk kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar procedura penale për veprën “Dhuna në familje”.

    Pas përfundimit të procedurave fillestare, 39-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti do të trajtohet më tej nga organet kompetente, ndërsa rrethanat e denoncimit mbeten objekt i hetimeve.

    Shënim: Identiteti i palëve është mbrojtur. I dyshuari konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali