Category: Lajme

  • Mërgata shqiptare në Winterthur nderon heroin e Kosovës, Abedin Rexha

    Mërgata shqiptare në Winterthur nderon heroin e Kosovës, Abedin Rexha

    Aktiviteti mblodhi personalitete të jetës publike, bashkëluftëtarë dhe bashkatdhetarë, të cilët u bashkuan për të nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e një prej luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Në kuadër të akademisë, fjalë rasti mbajtën Kudusi Lama, Jakup Nura, Nasim Haradinaj, Sanije Rexha dhe Bedri Shala. Përmes fjalimeve dhe kujtimeve të tyre, ata sollën dëshmi dhe vlerësime mbi rrugëtimin jetësor, veprimtarinë atdhetare dhe kontributin e Abedin Rexhës – “Sandokanit” në luftën për lirinë e Kosovës.

    Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së ruajtjes së kujtesës historike dhe përcjelljes së vlerave të sakrificës, qëndresës dhe përkushtimit ndaj atdheut te brezat e rinj.

    Folësit theksuan rëndësinë e nderimit të atyre që kontribuuan në rrugën drejt lirisë dhe të ruajtjes së trashëgimisë së tyre historike.

    Dimension të veçantë kësaj akademie i dha prania e Sanije Rexhës, bashkëshortes dhe bashkëluftëtares së Abedin Rexhës.

    “Kujtimet dhe dëshmitë që lidhen me jetën e heroit përbëjnë një pjesë të rëndësishme të historisë së tij personale dhe të kontributit të tij në luftën çlirimtare. Abedin Rexha – “Sandokani” mbetet një figurë e lidhur me luftën për çlirimin e Kosovës dhe sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Emri dhe veprimtaria e tij vazhdojnë të kujtohen nga bashkëluftëtarët, familjarët dhe bashkatdhetarët, si pjesë e kujtesës historike të popullit shqiptar”, u tha në akademi.

    Akademia Përkujtimore në Winterthur dëshmoi përkushtimin e mërgatës shqiptare në Zvicër për të ruajtur kujtesën kombëtare dhe për të nderuar figurat që kontribuuan në rrugën e Kosovës drejt lirisë.

    Përmes këtij organizimi, bashkatdhetarët riafirmuan rëndësinë e ruajtjes së historisë dhe të përcjelljes së saj te brezat e ardhshëm, duke e konsideruar kujtesën historike një përgjegjësi të përbashkët dhe një pjesë të rëndësishme të identitetit kombëtar.

    Burimi: RTKLive

  • Albanian exile in Winterhur honours Kosovo hero Abednego Rexha

    The event brought together personalities of public life, collaborators and fellow countrymen who joined together to honour the life, work and sacrifice of one of the Kosovo Liberation Army ( KLA).

    Under the academy, the case went to Kudus Lama, Jakup Nura, Nazim Haradinaj, Sanije Rexha and Bedri Shala. Through their speeches and memories, they brought testimony and evaluations on life’s journey, national activity, and the contribution of Abednego Regesa HINA Sandokani in the fight for Kosovo’s freedom.

    Special attention was given to the importance of preserving historical memory and conveying values of sacrifice, resistance and devotion to the homeland to new generations.

    Speakers stressed the importance of honoring those who contributed on the road to freedom and preserving their historical heritage.

    A special dimension to this academy was given by the presence of Sanije Raja, her wife, and Abednego Raja’s fellow soldier.

    The memories and evidence related to the life of the hero make up an important part of his personal history and his contribution to the liberation war. Abedin Rexha é Sandokani remains a figure linked to the war for Kosovo’s liberation and the sacrifice of Kosovo Liberation Army fighters. His name and activity continue to be remembered by fellow fighters, family members and countrymen, as part of the historical memory of the Albanian people, was said at the academy.

    The Memorial Academy in Winterthur testified to the dedication of the Albanian exile in Switzerland to preserve national memory and honour figures that contributed on Kosovo’s road to freedom.

    Through this organization, fellow countrymen reaffirmed the importance of preserving history and conveying it to future generations, viewing historical memory as a common responsibility and an important part of national identity.

    Source Layer: RTKLive

  • Mbi 400 mijë persona protestuan në mbarë Francën, 1 mijë të arrestuar

    Mbi 400 mijë persona protestuan në mbarë Francën, 1 mijë të arrestuar

    Mbi 400 mijë persona protestuan në mbarë Francën, 1 mijë të arrestuar

    Përleshje shpërthyen në Paris ndërsa një marshim masiv po i afrohej fundit të shtunën, me më shumë se 400,000 njerëz që u mblodhën në mbarë Francën për të protestuar kundër shkurtimeve në financimin e shkollave dhe rritjes së kostos së jetesës, duke krijuar një sfidë të re për Presidentin Emmanuel Macron.

    Sipas qeverisë, policia kreu pothuajse 1,000 arrestime.

    Marshimi në Paris nisi në mënyrë paqësore, një javë pas trazirave të përhapura dhe plaçkitjeve që ndodhën gjatë protestave në të gjithë vendin. Por, pranë pikës së përfundimit të demonstratës në Parisin lindor, protestues të maskuar hodhën objekte dhe fishekzjarrë drejt policisë, e cila u përgjigj me shtëllunga gazi lotsjellës, granata trullosëse dhe ujë nga topat e ujit, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

    Policët, përmes megafonëve, u bënë thirrje protestuesve të shpërndaheshin. Disa demonstrues u përfshinë nga paniku kur kapsula gazi lotsjellës ranë mes tyre, duke bërë që njerëzit të shpërndaheshin me britma. Protestues me përvojë u bërtitën atyre: “Mos vraponi!”

    Ministria e Brendshme njoftoi se në shkallë vendi morën pjesë 410,000 persona — një shifër më e ulët se 550,000 që u raportuan fundjavën e kaluar — ndërsa sindikata CGT, e cila ndihmoi në organizimin e disa prej protestave të së shtunës, vlerësoi se numri ishte afër 800,000. Vlerësimi i ministrisë përfshinte 110,000 protestues në Paris, ku autoritetet e kufizuan marshimin në skajin juglindor të qytetit, larg qendrës. Nga ana tjetër, CGT-ja deklaroi se numri i protestuesve në Paris ishte 250,000.

  • Atletico Madrid fiton minimalisht ndaj Deportivos

    Atletico Madrid fiton minimalisht ndaj Deportivos

    Atletico Madrid fiton minimalisht ndaj Deportivos

    Atletico Madrid ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së 10-të të La Ligas.

    Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone arriti ta mposht me rezultat minimal 1-0 Deportivo de A Coruna, transmeton klankosova.tv.

    Golin e vetëm të takimit e shënoi, Julian Alvarez në minutën e 48-të të ndeshjes.

    Me këtë fitore Atletico Madrid shkon në kuotën e 25 pikëve 2 më pak se Barcelona që është lidere në tabelë.

    Barcelona nesër do të ballafaqohet me Real Madridin nga ora 21:00.

  • “Horra”, Berisha: Banditë të droguar me uniformë ngacmojnë seksualisht vajzat

    “Horra”, Berisha: Banditë të droguar me uniformë ngacmojnë seksualisht vajzat

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një konferencë urgjente për mediat pas përfundimit të protestës së sotme në Tiranë, ku akuzoi policinë për dhunë të rëndë ndaj protestuesve.

    Ai e cilësoi situatën si një “ditë dhe natë terrori”, duke pretenduar se efektivë të forcave “Shqiponja” dhe RENEA kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve dhe kanë përdorur armët në kundërshtim me rregullat.

    Berisha u ndal te plagosja e një të riu, i cili, sipas tij, pësoi dëmtim të rëndë në sy, si dhe te raste të tjera të protestuesve të lënduar. Kryedemokrati denoncoi gjithashtu arrestime që i cilësoi të paligjshme dhe pretendoi se disa qytetarë janë dhunuar nga efektivët e policisë.

    “Dhjetëra e dhjetëra të tjerë janë torturuar, terrorizuar dhe janë marrë përdhunisht në komisariate, njerëz që s’kanë pasë asnjë lidhje me protestën. Unë sot këtu, dua t’i informoj shqiptarët se në mënyrë të përsëritur, banditë të droguar me uniformë ngacmojnë në makinat e tyre seksualisht vajzat që marrin. Për të mos thënë jo vetëm vajzat. Horra si ata nuk ka Shqipëria!”

    Kreu i PD-së paralajmëroi se efektivët që, sipas tij, kanë kryer shkelje do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme, ndërsa njoftoi se Partia Demokratike do të organizojë edhe protesta të tjera kombëtare.

    “Partia Demokratike pa diskutim që do të thërrasë protesta të tjera kombëtare si në mbështetje të studentëve ashtu dhe për kauzë direkt, e cila s’mund të jetë ndryshe nga ajo e studentëve, është e vërteta në këtë periudhë. Kështu që është një detyrim madhor, jo partiak, të mbështesësh ato vajza që kanë treguar një guxim të jashtëzakonshëm. Ju jeni gazetarë dhe lexoni, po ato kanë fituar një simpati botërore të paparë. Mediat e botës, rrjetet sociale në botë, ato i mbajnë flamur, edhe djemtë dhe po kështu”, përfundoi Berisha./Tv Klan

  • "Franca në flakë", protesta masive dhe skena dhune - pamje nga terreni

    “Franca në flakë”, protesta masive dhe skena dhune – pamje nga terreni

    Qindra mijëra njerëz dolën në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera franceze.

    Ata po ankohen për fonde të pamjaftueshme për arsimin dhe rritjen e ndjeshme të kostos së jetesës.

    Trazira u raportuan në disa qytete.

    Autoritetet janë përpjekur të parandalojnë një përsëritje të trazirave, të cilat janë shoqëruar me plaçkitje, djegie makinash dhe sulme ndaj ndërtesave publike.

    Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez njoftoi se deri në 70,000 oficerë policie janë vendosur në të gjithë vendin, të mbështetur nga helikopterë, automjete të blinduara dhe topa uji.

    Ndërsa protestat në Francë kanë tërhequr vëmendjen më të madhe ndërkombëtare, demonstratat kanë përfshirë edhe një numër qytetesh të tjera evropiane sot, nga Tirana e Shqipërisë deri në Madrid të Spanjës. /Telegrafi/

  • Shoqja juaj më e mirë lidhet me ish-partnerin tuaj: A është kjo tradhtia që nuk falet?

    Shoqja juaj më e mirë lidhet me ish-partnerin tuaj: A është kjo tradhtia që nuk falet?

    Ndjenjat mund të lindin papritur, por çfarë ndodh kur në mes është ish-dashuria e shoqes më të ngushtë? Mes besnikërisë, xhelozisë dhe sekreteve, një marrëdhënie e re mund të ndryshojë përgjithmonë dy jetë

    Miqësia e ngushtë ndërtohet mbi besimin, sinqeritetin dhe ndjenjën se personi që kemi pranë nuk do të na lëndojë qëllimisht. Por çfarë ndodh kur shoqja më e mirë fillon të ketë ndjenja për ish-partnerin tuaj?

    Për disa njerëz, një situatë e tillë përbën shkelje të një kufiri që nuk duhet kaluar kurrë. Për të tjerë, dashuria nuk ndjek gjithmonë rregulla dhe ndonjëherë lind pikërisht aty ku askush nuk e kishte parashikuar.

    Megjithatë, përgjigjja nuk është aq e thjeshtë sa duket. Rrethanat, koha që ka kaluar nga ndarja dhe mënyra se si zhvillohet marrëdhënia e re mund të ndikojnë shumë në pasojat emocionale.

    Koha që ka kaluar nga ndarja mund të ndryshojë gjithçka

    Nuk është njësoj të fillosh një marrëdhënie me dikë që është ndarë nga shoqja jote para disa javësh dhe me dikë, lidhja e të cilit ka përfunduar shumë vite më parë.

    Kur ndarja është ende e freskët, emocionet mund të jenë të forta. Xhelozia, zhgënjimi dhe shpresa për një pajtim të mundshëm mund ta bëjnë veçanërisht të dhimbshme një lidhje të re mes ish-partnerit dhe shoqes së ngushtë.

    Nga ana tjetër, kur marrëdhënia ka përfunduar prej kohësh dhe të dy personat kanë vazhduar jetën, situata mund të shihet ndryshe.

    Megjithatë, kalimi i viteve nuk garanton se të gjitha ndjenjat janë shuar.

    Jo çdo lidhje e kaluar ka të njëjtën peshë emocionale

    Një marrëdhënie e shkurtër, pa përfshirje të thellë emocionale, nuk mund të krahasohet gjithmonë me një dashuri shumëvjeçare, bashkëjetesë apo lidhje që ka lënë gjurmë të rëndësishme.

    Nëse ish-partneri ka qenë pjesë e një periudhe të rëndësishme të jetës, lidhja e tij me shoqen më të mirë mund të përjetohet si humbje e dyfishtë: e dashurisë së dikurshme dhe e besimit në miqësi.

    Pikërisht për këtë arsye, para se të merret një vendim, është e rëndësishme të kuptohet se çfarë ka përfaqësuar marrëdhënia e mëparshme për personin tjetër.

    foto: valeriygoncharukphoto

    Ndonjëherë nuk lëndon lidhja, por fakti që është mbajtur e fshehtë

    Një nga aspektet më të dhimbshme të këtyre situatave është fshehja.

    Mesazhet sekrete, takimet pa dijeninë e shoqes dhe përpjekjet për të mbajtur gjithçka larg syve të saj mund të krijojnë ndjenjë të thellë tradhtie.

    Shpesh, ajo që e dëmton më shumë miqësinë nuk është vetë tërheqja romantike, por fakti që një person i besuar ka zgjedhur të mos tregojë të vërtetën.

    Një bisedë e hapur, përpara se marrëdhënia të zhvillohet më tej, mund të mos e shmangë dhimbjen, por të paktën i jep tjetrit mundësinë ta kuptojë situatën pa e marrë vesh nga njerëz të tjerë.

    A ekzistojnë kufij që nuk duhen kaluar?

    Për disa njerëz, ish-partneri i shoqes më të mirë mbetet një kufi i panegociueshëm, pavarësisht kohës apo rrethanave.

    Kjo pikëpamje buron nga bindja se miqësia e vërtetë kërkon besnikëri dhe respekt ndaj përvojave emocionale të personit tjetër.

    Të tjerë besojnë se askush nuk mund të ketë të drejtë të vendosë përgjithmonë mbi jetën sentimentale të ish-partnerit.

    Të dyja këndvështrimet ngrenë pyetje të rëndësishme për kufijtë personalë, respektin dhe lirinë për të zgjedhur.

    Ndjenjat nuk lindin gjithmonë atëherë kur i presim

    Ndonjëherë dy njerëz afrohen gradualisht, pa synuar fillimisht një marrëdhënie romantike.

    Njohja e gjatë, interesimet e përbashkëta dhe ndryshimi i rrethanave mund të krijojnë një afërsi që më parë nuk ekzistonte.

    Megjithatë, fakti që ndjenjat mund të lindin spontanisht nuk do të thotë se veprimet që pasojnë nuk kanë pasoja.

    Mënyra se si trajtohen këto ndjenja tregon shumë për përgjegjësinë emocionale dhe respektin ndaj miqësisë.

    Dashuria apo miqësia: Çfarë jeni të gatshëm të rrezikoni?

    Në fund, pyetja nuk është vetëm nëse një lidhje e tillë është e pranueshme, por edhe çfarë mund të humbasë secili person.

    Një marrëdhënie e re mund të sjellë lumturi, por mund të ndryshojë përgjithmonë një miqësi të gjatë.

    Prandaj, përpara se të ndiqen ndjenjat, ia vlen të mendohet për pasojat dhe të zhvillohet një bisedë e sinqertë me personin që mund të lëndohet.

    Sepse ndjenjat nuk mund të kontrollohen gjithmonë, por mënyra se si sillemi me njerëzit që na besojnë mbetet zgjedhja jonë. /Telegrafi/

  • Aksident në Jabllanicë të Pejës, dy të lënduar

    Aksident në Jabllanicë të Pejës, dy të lënduar

    Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot, rreth orës 17:20, në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

    Sipas tij, në aksident është përfshirë një veturë, ndërsa të lënduarit janë dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

    Për shkak të gjendjes shëndetësore, njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.

    “Sot, rreth orës 17:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Jabllanicë e Vogël, – Pejë. Në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë, ndërsa si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, njëri nga të lënduarit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Njësiti Rajonal i Trafikut është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin”, tha Rugova.

  • An accident in Yablanica Peja, two injured

    Two people have been injured as a result of a traffic accident that took place today, about 17:20 in the village of Jablanica Minor Pec.

    The case has been confirmed by Peja Regional Police spokesman Driton Rugova.

    According to him, a car was involved in the accident, while the injured were originally sent to the Pec Regional Hospital for medical treatment.

    Due to health conditions, one of them has been transferred to the University Clinical Centre in Kosovo ( KKUK), Pristina.

    Today, about 17:20 a.m., police have reported a traffic accident that took place in the village of Jablanica Minor, Péja. A car was involved in the accident, and as a result, two people have suffered bodily injuries. The wounded have been sent for medical treatment at the Regional Hospital in Pec. Because of health, one of the injured has been transferred to the University Clinical Centre in Kosovo ( KKUK), Pristina, for further medical treatment. The Regional Traffic Unit is taking the necessary action regarding the case, Rugova said.

  • Aksidenti në Jabllanicë të Vogël, njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë – Syla flet për Sinjalin: Është në gjendje jo stabile

    Aksidenti në Jabllanicë të Vogël, njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë – Syla flet për Sinjalin: Është në gjendje jo stabile

    Aksidenti në Jabllanicë të Vogël, njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë – Syla flet për Sinjalin: Është në gjendje jo stabile

    Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për aksidentin e trafikut që ndodhi sot rreth orës 17:20 në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës, ku mbetën të lënduar dy persona.

    Njëri prej tyre, një burrë i lindur në vitin 1972, është transferuar nga Spitali Rajonal i Pejës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

    Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar për Gazetën Sinjali se pacienti ka pësuar politraumë të rëndë dhe është në gjendje jo stabile.

    “Pacient mashkull, i lindur më 1972, i sjellë nga Spitali i Pejës pas një aksidenti komunikacioni. Ka politraumë të rëndë dhe gjendje jo stabile. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente, ndërsa trajtimin do ta vazhdojë në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ)”, ka bërë të ditur Syla.

    Ndërkohë, Njësiti Rajonal i Trafikut është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali