Category: Lajme

  • SINJALI 24 | Pretenduesi i 1 milion eurove në pranga, një 42-vjeçar kapet për fajde, Policia sekuestron drogë e armë

    SINJALI 24 | Pretenduesi i 1 milion eurove në pranga, një 42-vjeçar kapet për fajde, Policia sekuestron drogë e armë

    SINJALI 24 | Pretenduesi i 1 milion eurove në pranga, një 42-vjeçar kapet për fajde, Policia sekuestron drogë e armë

    Fajde, substanca narkotike, armë pa autorizim, dhunë ndaj një të miture dhe një rast që lidhet me një milion euro të sekuestruara në kufi. Këto janë disa nga ngjarjet që kanë qenë në fokus të Policisë së Kosovës, me operacione e arrestime në disa qytete të vendit.

    Nga Peja në Prizren, Podujevë e Klinë, deri në veri të Mitrovicës, hetimet kanë rezultuar me sekuestrimin e armëve, municionit dhe substancave të dyshuara narkotike, ndërsa në raste të tjera të dyshuarit janë ndaluar ose janë liruar pas intervistimit.

    Pejë – Kapet në flagrancë duke marrë para nga fajdeja, në shtëpi i gjenden katër armë

    Luan Kastrati, 42-vjeçar, është arrestuar më 22 tetor, pasi dyshohet se kishte detyruar një person t’i paguante shuma të ndryshme parash në emër të interesit të fajdesë. Sipas informacioneve të Sinjalit, ai u kap në flagrancë teksa po pranonte para nga viktima.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia sekuestroi dy pistoleta, dy pushkë të gjata dhe municion të kalibrave të ndryshëm. Ndaj tij është iniciuar rast për fajde, detyrim dhe armëmbajtje të paautorizuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Prizren – 42-vjeçarit i gjenden mbi 700 gramë marihuanë dhe pajisje për paketim

    Shkodran Badalli, 42-vjeçar, është arrestuar më 22 tetor në rrugën “Ulqini”, në kuadër të hetimeve për rastin e koduar “Kuzhina”.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 718.18 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një peshore elektronike, aparat për vakumimin e qeseve, grinder, telefon dhe sende të tjera.

    Vlera e substancës në tregun ilegal, sipas të dhënave policore, vlerësohet rreth 3 mijë e 500 euro. Badallit i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

    Zveçan – Dyshohet se sulmoi të dashurën 17-vjeçare, 20-vjeçari lirohet nga ndalimi

    Luka Milovic, i lindur në vitin 2006, dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij 17-vjeçare në fshatin Zhitkovc të Zveçanit.

    Rasti është raportuar më 19 tetor, ndërsa pas hetimeve i dyshuari ishte ndaluar deri në 48 orë. Më 22 tetor, me vendim të prokurorit, ndalimi i tij është ndërprerë dhe ai është liruar. Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

    Podujevë – Kapet me marihuanë, kokainë, 18 vape me THC dhe pistoletë

    Elhami Çitaku është arrestuar më 22 tetor, pasi Policia zbuloi substanca të dyshuara narkotike dhe armë në një objekt të pashfrytëzuar, në afërsi të udhëkryqit të rrugëve “Bahri Fazliu” dhe “Ilir Konushevci”.

    Gjatë kontrollit u sekuestruan 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektronike me substancë të dyshuar THC, cigare të mbushura me substancë narkotike dhe një peshore digjitale.

    U gjet edhe një pistoletë e tipit “Blow”, me karikator dhe dy fishekë. Çitakut i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

    Klinë – Fotografia me kallashnikov në Snapchat çon Policinë te 52-vjeçari

    Arben Fazlija, ka dorëzuar vullnetarisht një armë të gjatë të tipit AK-47, pasi hetuesit shkuan në shtëpinë e tij në fshatin Poterq.

    Hetimet nisën pas një rasti të kanosjes, ku dy të mitur dyshohet se kishin kërcënuar një nxënës dhe njëri prej tyre kishte publikuar në Snapchat një fotografi me armë.

    Të miturit kanë treguar se kujt i përkiste arma, duke i orientuar hetuesit drejt Fazlijës. Pas intervistimit, me udhëzim të prokurorit, ai është liruar dhe procedura do të vazhdojë në gjendje të lirë.

    Merdarë – Një milion euro të fshehura në Mercedes, 33-vjeçari pretendon se janë të tijat

    Fatlind Akifi, 33-vjeçar, është ndaluar për 48 orë pasi është paraqitur më 23 tetor në Prokurorinë Speciale dhe ka deklaruar se një milion euro të sekuestruara në Merdarë i përkasin atij.

    Paratë ishin zbuluar më 24 shkurt 2026, të fshehura në një hapësirë të modifikuar të një Mercedes Sprinteri me targa të Shqipërisë, ku ndodheshin tre persona.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, Akifi nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen e shumës dhe as lidhjen e tij me personat që e transportonin. Rasti po hetohet për shpëlarje parash dhe pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar.

    Mitrovicë e Veriut – Në banesën e 28-vjeçarit gjenden jelek antiplumb, municion dhe veshje

    Milan Vicentijecic, është intervistuar nga Policia pas kontrollit të banesës së tij në rrugën “Anke Spajiq”, më 22 tetor.

    Gjatë bastisjes u gjetën një jelek antiplumb me pllaka mbrojtëse, gjashtë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një sasi veshjesh, përfshirë 25 palë xhinse, 24 bluza e shtatë xhemperë.

    Veshjet pritet t’i dorëzohen Doganës për procedura të mëtejshme. Me udhëzim të prokurorit, 28-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar për armëmbajtje të paautorizuar.

    Gjakovë – Kërkohej për vuajtjen e dënimit, 24-vjeçari dërgohet në Dubravë

    Edon Berisha, 24-vjeçar nga fshati Rogovë i Gjakovës, është arrestuar më 23 tetor, pasi ndaj tij ishte aktive një urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg.

    Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku do ta vuajë dënimin prej 120 ditësh.

    Në informacionet e siguruara nga Sinjali nuk është specifikuar vepra penale për të cilën është dënuar.

    SINJALI 24 – Ngjarjet kryesore, nga të gjitha anët e Kosovës.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, Rama fton për dialog

    Dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, Rama fton për dialog

    Mediet në Shqipëri kanë raportuar se protesta ka marrë mbështetjen e pedagogëve, mjekëve dhe Sindikatës së Pavarur të Artit, Kulturës dhe Medias së Shqipërisë, e cila ka ftuar anëtarët e saj, artistët dhe punonjësit e kulturës e medias të mblidhen në orën 11:00 përpara Kryeministrisë.

    Pedagogët pritet të mblidhen në orën 10:00 pranë Universitetit Politeknik, ndërsa në orën 12:00, Partia Demokratike u ka bërë thirrje aktivistëve dhe forumeve të saj të dalin në mbështetje të protestës së studentëve. Në orën 14:00 është paralajmëruar bashkimi i grupeve të studentëve në tubimin përpara Kryeministrisë.

    Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët.

    Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet një tavolinë e improvizuar me jastëkë përpara Kryeministrisë, ku ka vendosur edhe letrat me fjalën „dialog”.

    „Mirëmëngjes”, ka shkruar Rama krahas videos së publikuar të shtunën në Facebook. Kjo është një tjetër përpjekje e Ramës për t’i ftuar studentët në dialog, pasi ditët e fundit ata kanë refuzuar karriget dhe blloqet e betonit të vendosura përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

    Sipas raportimeve të medieve shqiptare, protestuesit kanë paralajmëruar vazhdimin e protestës, ndërsa ditët e fundit tubimi është zhvilluar në mënyrë paqësore.

    Burimi: RTKLive

  • VV-ja do që Byroja të miratohet “shpejt”, Aleanca kërkon që të mos jetë pjesë e “koncepteve elektorale”

    VV-ja do që Byroja të miratohet “shpejt”, Aleanca kërkon që të mos jetë pjesë e “koncepteve elektorale”

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka kërkuar miratimin sa më të shpejtë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke thënë se procesi është zvarritur për shkak të kundërshtimeve dhe kontestimeve në Gjykatën Kushtetuese.

    Në anën tjetër, deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë, duke thënë se Byroja është përdorur si temë elektorale dhe se duhet të shndërrohet në një politikë publike.

    Rrustemi ka thënë se projektligji është ndër më të diskutuarit në jetën parlamentare dhe politike të Kosovës, pasi që nga viti 2022 është shqyrtuar në Kuvend, është kontestuar dy herë në Gjykatën Kushtetuese dhe për të janë dhënë tri opinione nga Komisioni i Venecias.

    “Natyrisht që pas miratimit në lexim të parë, Komisioni për Legjislacion ka themeluar grupin punues dhe ka shqyrtuar nën për nën, me pjesëmarrjen edhe të deputetëve, por edhe të akterëve të tjerë institucionalë, përfshirë edhe shoqërinë civile. Duhet ta themi një gjë: ky është një ndër projektligjet më të diskutuara në jetën tonë parlamentare e politike që është e vërteta, prej viti 2022 është në Kuvend të Kosovës, është votuar dy herë, është kontestuar dy herë në Gjykatën Kushtetuese, kemi tre opinione të Komisionit të Venecias, nuk besoj që ka pasur ndonjëherë ndonjë ligj më të diskutuar dhe më të shqyrtuar”, tha ai.

    Ai ka vlerësuar se grupi punues ka trajtuar secilin element të projektligjit, përfshirë kërkesat e shoqërisë civile, ndërsa ka thënë se Kosova është vonuar në themelimin e Byrosë dhe se ky institucion tashmë do të duhej të kishte nisur trajtimin e rasteve të para.

    “Jemi vonuar, jemi vonë me, me këtë ligj. Tashmë do të duhej që buroja të ishte themeluar dhe do të fillonte të trajtonte rastet e para të verifikimit të pasurisë së pajustifikueshme dhe të konfiskimit të kësaj pasurie. Por, siç e dimë, domethënë, kundërshtimet e mëdha që janë bërë këtij, këtij ligji dhe kontestimet dy herë në Gjykatën Kushtetuese e kanë zvarritur deri këtu. Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet sa më parë, natyrisht, duke respektuar të gjitha afatet, ta miratojmë dhe sa më parë ta themelojmë buronë dhe të fillojë punën”, tha ai.

    Sipas Rrustemit, Byroja synon të luftojë keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga zyrtarët e lartë për përfitime personale, duke mundësuar verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë që nuk mund të justifikohet.

    “Po, natyrisht, adresimi i parë dhe më i rëndësishëm është adresimi i një fenomeni, i një shqetësimi të vazhdueshëm në jetën tonë institucionale dhe publike, që ka qenë shpërdorimi i detyrës zyrtare nga zyrtarët e lartë për t’u pasuruar në kurriz të pasurisë së shtetit. Kjo pasuri duhet të verifikohet dhe pasuria që nuk arrin të justifikohet, duhet të konfiskohet dhe t’i kthehet shtetit. Përfitimi i parë është, pikërisht ky, domethënë, le të themi, adresimi i keqpërdorimeve të mëdha të pasurisë publike nga zyrtarët e lartë; në anën tjetër, e rrit etikën publike të zyrtarëve të lartë publikë, që tash e tutje askush nuk mund ta shohë pozitën si një mundësi për vete dhe për familjen apo grupin. Është një mekanizëm tepër i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, në ndërtimin e institucioneve me integritet dhe, natyrisht, barazisë para ligjit, duke verifikuar dhe konfiskuar pasurinë e zyrtarëve të lartë publikë, të cilët nuk arrijnë ta justifikojnë, natyrisht”, tha ai.

    Ndërkaq, deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, ka thënë se Byroja duhet të themelohet sa më shpejt, por ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si, sipas tij, e ka përdorur këtë nismë gjatë proceseve zgjedhore.

    “Byroja, edhe si institucion, mirëpo edhe si nisje legjislative, kurrë nuk ka qenë qëllim në vetvete i kësaj qeverie. Mirëpo, ka qenë një politikë elektorale, e cila u përdor në secilën palë zgjedhje. Fillimisht duke e bërë një ligj, i cili është ditë që vjen ndesh me Kushtetutën, pastaj draftin e dytë që bie ndesh edhe me Komisionin e Venecias. Tash jemi gjashtë vjet mbrapa, ende nuk është themeluar kjo byro. Byroja do ta ketë rolin e vet dhe duhet ta ketë; ne e kemi votuar, e kam votuar në legjislacion. Duke qenë se e tillë, duhet sa më shpejt të jetë, ashtu që të mos jetë pjesë e një koncepti elektoral, por një politike publike të qeverisë”, tha ai.

    Tahiri ka thënë se ka dhënë kontributin e Aleancës në grupin punues, me synimin që projektligji të përmirësohet dhe të mos vazhdojë të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese.

    “Nuk duhet të kontestohet në Gjykatë Kushtetuese. Kam dhene kontributin e Aleancës, në mënyrë që te përfundon kjo sagë. Për shkak se debati publik është kthyer në një qëllim elektoral. Qëllimi elektoral nuk duhet ta mundë një politikë publike të qeverisë. Duhet ndryshuar edhe këtë do ta trajtojnë”, tha ai.

    Projektligji është shqyrtuar gjatë javës nga grupi punues pas miratimit në lexim të parë. Pas përfundimit të punës së grupit, të premten drafti është miratuar në Komisionin për Legjislacion, ndërsa pritet të shqyrtohet edhe nga komisionet e tjera të përhershme para se të procedohet në Kuvend për votim në lexim të dytë.

    Gjatë këtij procesi, organizatat e shoqërisë civile, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), kanë kërkuar ndryshime në projektligj, duke ngritur çështje që lidhen me pavarësinë e Byrosë, garancitë gjyqësore, të drejtat e qytetarëve dhe transparencën.

    IKD-ja ka rekomanduar që drejtori i Byrosë të zgjidhet në Kuvend me së paku 61 vota, me qëllim të kufizimit të ndikimit politik. Po ashtu, ka kërkuar që barra e provës të mos kalojë automatikisht te qytetari pa kontroll paraprak nga gjykata dhe që specializimi gjyqësor për këtë fushë të përfshijë edhe Gjykatën e Apelit.

    Ndër rekomandimet e IKD-së janë edhe përcaktimi i një pragu prej 25 mijë eurosh mospërputhje për nisjen e verifikimit të pasurisë, si dhe rregullimi i së drejtës për kompensim në rastet kur masat e Byrosë u shkaktojnë dëme materiale qytetarëve apo bizneseve pa përfunduar me konfiskim.

    Ndërkaq, KDI-ja ka kritikuar nxitimin në komisione dhe mungesën e transparencës në dëgjimet publike, si dhe ka tërhequr vërejtjen për koston e parashikuar operative të Byrosë, e cila vlerësohet në rreth 1.2 milion euro në vit./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Qindra mijëra protestues pritet të dalin në rrugë, Franca shton masat e sigurisë

    Qindra mijëra protestues pritet të dalin në rrugë, Franca shton masat e sigurisë

    Franca është në gjendje të lartë gatishmërie para protestave mbarëkombëtare të sotme, një javë pasi vendi u përfshi nga disa prej trazirave më të rënda të dekadave të fundit.

    Pavarësisht kufizimeve të vendosura ndaj tubimeve, qindra mijëra protestues pritet të mblidhen në Paris dhe qytete të tjera të vendit, në kuadër të një vale të re protestash të organizuara nga studentët, sindikatat dhe grupe të ndryshme kundër qeverisë.

    Ministria e Brendshme ka njoftuar se do të angazhojë 70 mijë policë për të forcuar sigurinë në qytetet franceze. Autoritetet janë vënë nën kritika nga partitë opozitare, të cilat i kanë akuzuar se nuk e parashikuan përmasën e trazirave të 17 tetorit.

    “Ne nuk do të lejojmë që asgjë të mbetet pa u trajtuar”, deklaroi ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez.

    “Do të jemi të pakompromis me vandalët, plaçkitësit dhe të gjithë ata që kryejnë akte dhune”, shtoi ai, duke bërë të ditur se, krahas protestave të planifikuara, në rrjetet sociale janë vërejtur edhe thirrje për dhunë nga grupe të së majtës ekstreme.

    Pas seancave të përshpejtuara gjyqësore, qindra persona janë dënuar me burgim për vandalizëm, zjarrvënie dhe plaçkitje.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, u takua të premten me përfaqësues të nxënësve të shkollave të mesme, në prag të protestave.

    Përfaqësuesit thanë se Macron u kishte dhënë zotime të qarta, por njëkohësisht u bënë thirrje studentëve që të “vazhdojnë mobilizimin”.

    Në fillim të kësaj jave, Macron dekretoi se të shtunën do të lejoheshin vetëm protestat e organizuara nga sindikata të njohura. Ndërkohë, disa qytete të rëndësishme, përfshirë Lionin, Nicën dhe Montpellier-in, kanë shpallur ndalime të përgjithshme të tubimeve.

    Megjithatë, këto masa nuk duket se i kanë ndalur organizatorët. Në të gjithë Francën janë planifikuar qindra protesta, të mëdha dhe të vogla.

    Pas një jave gjatë së cilës disa qytete, përfshirë zona të kryeqytetit, kanë qenë nën shtetrrethim të pjesshëm, masat ndaj protestave ndryshojnë nga një qytet në tjetrin. Në Marsejë, për shembull, autoritetet e tërhoqën shpejt një urdhër që ndalonte të gjitha protestat, duke lejuar zhvillimin e një marshimi të organizuar nga sindikatat.

    Në Paris, një marshim i organizuar nga sindikata studentore dhe i mbështetur nga grupet e punëtorëve është detyruar të ndjekë një itinerar që nuk kalon nëpër qendrën e qytetit.

    Ndërkohë, autoritetet dhe bizneset po përgatiten për mundësinë e trazirave të reja.

    Muzeu i Luvrit, Muzeu Orsay dhe Muzeu Picasso do të qëndrojnë të mbyllur të shtunën.

    Ndeshja e planifikuar e Paris Saint-Germainit është zhvendosur për të hënën, ndërsa disa biznese kanë mbuluar vitrinat e tyre për t’i mbrojtur nga plaçkitjet e mundshme.

    Protestave pritet t’u bashkohen edhe pjesëtarë të lëvizjes së jelekëve të verdhë, e cila ka marrë sërish hov. Kjo lëvizje, që ka mbështetje si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, organizoi protesta të mëdha dhe përçarëse gjatë mandatit të parë të Macronit.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Hundreds of thousands of protesters expected to hit the streets, France adds security measures

    France is in a high state of readiness before today’s nationwide protests, a week after the country was involved in some of the worst riots in recent decades.

    Despite restrictions imposed on gatherings, hundreds of thousands of protesters are expected to gather in Paris and other cities in the country, within a new wave of protests organised by students, trade unions and various anti-government groups.

    The Interior Ministry has announced it will hire 70 thousand police officers to strengthen security in French cities. Authorities have come under criticism from opposition parties, which have accused them of not predicting the extent of the October 17th riots.

    We will not allow anything left untreated, Interior Minister Laurent Nuñez said.

    We will be uncommunicationed with vandals, looters and all those who commit acts of violence, he added, suggesting that, in addition to planned protests, calls for violence by extreme leftist groups have been observed on social networks.

    After accelerated court hearings, hundreds have been sentenced to prison for vandalism, arson, and robbery.

    French President Emmanuel Macron met with representatives of high school students Friday on the eve of protests.

    Representatives said Macro had given clear pledges, but also called on students to continue mobilization.

    Earlier this week, Macron decreed that only the protests organised by the known union would be allowed on Saturday. Meanwhile, several important cities, including Lyons, Nice and Montpellier, have announced general assembly bans.

    However, these measures do not appear to have stopped organisers. Hundreds of protests, large and small, are planned throughout France.

    After a week during which several cities, including areas of the capital, have been under partial curfew, measures to protest vary from city to city. In Marseilles, for example, authorities quickly withdrew an order banning all protests, allowing a march organised by trade unions to develop.

    In Paris, a march organised by the student union and supported by workers’ groups has been forced to follow an route that does not cross the city center.

    Meanwhile, authorities and businesses are preparing for the possibility of new riots.

    The Louvre Museum, the Orsay Museum and the Picasso Museum will stay closed on Saturday.

    Paris Saint-Germainin’s planned match has shifted for Monday, while some businesses have covered their windowbooks to protect from possible plunder.

    Protests are expected to join members of the yellow vest movement, which has recovered. This movement, with support from both the left and the right, organised major and divisive protests during the first term of Macron.

     

    Source Layer: Dukeagini

  • Arrestohet një i dyshuar për 1 milion eurot që u kapën në kufi, tha se ishin të tij por nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen

    Arrestohet një i dyshuar për 1 milion eurot që u kapën në kufi, tha se ishin të tij por nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prokurorinë Speciale është paraqitur për intervistim një i dyshuar lidhur me rastin kur tre persona u arrestuan pasi u kapën duke transportuar 1 milion euro në pikëkalimin në Merdar më 24 shkurt të këtij viti.

    Rasti është cilësuar si pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar.

    “Gjermani – Kosovë 24.02.2026 – NN. Më 23.10.2026 në PSRK është paraqitur për intervistim i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë, për shkak se më 24.02.2026 në vendkalimin kufitar në Merdare në automjetin me targa të Shqipërisë në një hapësirë të modifikuar brenda në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar 1.000.000 (një milion) euro”, thuhet në raportin policor.

    I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se paratë e konfiskuara kanë qenë të tij, por nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen e parave dhe lidhjen me personat e dyshuar që kanë bërë transportin e tyre.

    I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

  • One suspect for the 1m euros seized at the border said they were his, but failed to testify to his background.

    One suspect for the 1m euros seized at the border said they were his, but failed to testify to his background.

    Kosovo police have indicated that a suspect in connection with the case when three persons were arrested after being detained transporting 1m euros at the Merdar crossing on 24 February of this year has been put forward.

    The case has been described as the participation or organisation of the organized criminal group.

    The German Kosovo 24,02,2026 NN. In 23.10.26, the SPRK was submitted to an interview of the male citizen of Germany, because in 24.02.26 at the Merdare border crossing in Albania’s license plates in a modified space inside the vehicle, 1,000,000 (a million) euros have been found and seized, said the police report.

    The suspect during the interview admitted that the confiscated money was his, but has failed to testify to the origin of the money and the link to suspected persons who have made their transport.

    The suspect has been arrested, and with the prosecutor’s decision he has been sent to the detention. /Telegraphy/

  • Social assistance and legal resolution arrested for fraud

    One person has been arrested in Prizren, under suspicion that during the period 2023-2025, he has deceived different persons through false profiles on social networks.

    According to the 24-hour Kosovo Police report, the suspect allegedly had taken money from citizens in the form of social aid.

    In some cases, he was allegedly even represented as an official person, promising citizens that he could help with various legal matters.

    At the prosecutor’s decision, the suspect has been taken to custody.

    Source Layer: Dukeagini

  • U premtonte ndihmë sociale dhe zgjidhje ligjore, arrestohet i dyshuari për mashtrim

    U premtonte ndihmë sociale dhe zgjidhje ligjore, arrestohet i dyshuari për mashtrim

    Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se gjatë periudhës 2023-2025 ka mashtruar persona të ndryshëm përmes profileve të rreme në rrjetet sociale.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se u kishte marrë para qytetarëve në formë të ndihmave sociale.

    Në disa raste, ai dyshohet se ishte paraqitur edhe si person zyrtar, duke u premtuar qytetarëve se mund t’i ndihmonte në çështje të ndryshme ligjore.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Burimi: Dukagjini

  • Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje

    Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje

    Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje

    Java e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës sjell sot dy ndeshje: Vushtrria – Ballkani dhe Drenica – Malisheva.

    Ndeshja e parë zhvillohet nga ora 14:00, kur Vushtrria do të jetë nikoqire e Ballkanit. Skuadra mysafire shihet si favorite në këtë përballje, duke pasur parasysh problemet financiare të Vushtrrisë dhe bojkotin e lojtarëve vendas.

    Nga ora 18:00, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica do ta presë Malishevën, skuadrën që po udhëheq kampionatin.

    Vendasit synojnë ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit për t’ia vështirësuar punën lideres. Malisheva, megjithatë, po kalon një sezon të shkëlqyer. Pas dhjetë ndeshjesh, ajo ka grumbulluar 23 pikë dhe kryeson tabelën me pikë të barabarta me Prishtinën, e cila ka zhvilluar një ndeshje më pak.

    Java e 11-të do të përmbyllet të dielën me dy ndeshjet e tjera: Feronikeli ’74 – Dukagjini dhe Prishtina – Drita.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali