Category: Lajme

  • Vazo e njëjtë, fat i ndarë – Kosova dhe Shqipëria pozicionohen në vazon e tretë për kualifikimet e Euro 2028

    Vazo e njëjtë, fat i ndarë – Kosova dhe Shqipëria pozicionohen në vazon e tretë për kualifikimet e Euro 2028

    Vazo e njëjtë, fat i ndarë – Kosova dhe Shqipëria pozicionohen në vazon e tretë për kualifikimet e Euro 2028

    Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të pozicionohen në të njëjtën vazo për shortin e kualifikimeve të Kampionatit Evropian 2028, pasi të dyja përfaqësueset janë renditur zyrtarisht në vazon e tretë.

    Ceremonia e tërheqjes së shortit do të mbahet më 6 dhjetor 2026, në Belfast të Irlandës së Veriut, duke nisur nga ora 18:00, ku do të përcaktohen grupet për 54 përfaqësueset pjesëmarrëse në këtë cikël kualifikues.

    Për “Dardanët”, pozicionimi në vazon e tretë vjen pas përfundimit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, ku humbja kundër Irlandës ndikoi në renditjen përfundimtare, duke lënë irlandezët në vazon e dytë dhe Kosovën në të tretën.

    Fakti që Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtën vazo do të thotë se ato nuk mund të përballen mes vete në fazën e grupeve, por secila prej tyre do të kërkojë biletën për në Evropian përballë kundërshtarëve të fortë nga vazot e para dhe të dyta.

    Përveç dy ekipeve shqiptare, në vazon e tretë bëjnë pjesë edhe Skocia, Ukraina, Polonia, Rumania, Gjeorgjia, Izraeli, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Islanda dhe Sllovakia.

    Nga ana tjetër, 54 kombëtaret do të ndahen në 12 grupe (gjashtë grupe me nga katër ekipe dhe gjashtë me nga pesë). Faza kualifikuese do të zhvillohet nga marsi deri në nëntor të vitit 2027.

    Fituesit e 12 grupeve do të kualifikohen direkt, ndërsa këtë mundësi do e sigurojnë edhe tetë vendet e dyta më të mira, kurse pjesa tjetër do të vendoset përmes play-off-it në mars të vitit 2028.

    ”Për Kosovën dhe Shqipërinë, shorti i 6 dhjetorit do të jetë hapi i parë drejt një objektivi të madh: sigurimit të një vendi në Kampionatin Evropian 2028”, thuhet në njoftim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Same, shared fate, Kosovo and Albania position in third vase for Euro 2028 qualifications

    The Kosovo and Albanian national will be positioned in the same vase for the European Championship’s 2028 qualifying lot, as both representatives are officially ranked in the third vase.

    The draw-out ceremony will be held on December 6, 2026, in Belfast, Northern Ireland, starting at 6:00, where groups for 54 representatives will be located in this qualifying cycle.

    For the Dyrdians, positioning in the third vase comes after the end of the phase of the League of Nations groups, where defeat against Ireland affected the final ranking, leaving the Irish in the second vase and Kosovo in the third.

    The fact that Kosovo and Albania share the same vase means that they cannot face each other in the group phase, but each will seek a European ticket in the face of strong opponents from the first and second vases.

    In addition to two Albanian teams, Scotland, Ukraine, Poland, Romania, Georgia, Israel, Northern Macedonia, Montenegro, Iceland and Slovakia are part of the third vase.

    On the other hand, 54 nationals will be divided into 12 groups (six groups by four teams and six by five). The qualifying phase will take place from March to November 2027.

    The winners of the 12 groups will qualify directly, while this option will provide the second best eight seats, while the rest will be decided through play-off in March 2028.

    For Kosovo and Albania, the December 6th draw will be the first step towards a major goal — securing a country at the 2028 European Championships, said the report.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • I tha se i dashuri i saj është vetëm imagjinar - Plas debati mes Valdetit dhe Anjezës (VIDEO)

    I tha se i dashuri i saj është vetëm imagjinar – Plas debati mes Valdetit dhe Anjezës (VIDEO)

    I tha se i dashuri i saj është vetëm imagjinar - Plas debati mes Valdetit dhe Anjezës (VIDEO)

    Një diskutim mes Valdetit dhe Anjezës ka nisur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.

    Gjithçka nisi pasi Valdeti deklaroi se nuk beson që Anjeza ka një të dashur jashtë shtëpisë, duke vënë në pikëpyetje ekzistencën e lidhjes së saj.

    Pas kësaj deklarate, Anjeza kërkoi sqarime nga Valdeti, ndërsa nuk hezitoi t’ia shprehte hapur dyshimet e saj.

    “Ti çkado që ki jashtë është fallco, është vetëm për rrjete sociale”, i tha Anjeza-Valdetit.

    Por Valdeti vazhdoi duke theksuar se nuk do ta besojë se Anjeza ka një të dashur derisa ta shohë atë me sytë e saj.

    “Unë nuk besoj që ti ki frajer dhe mbetet ashtu, deri në momentin që e shoh. Kur e shoh, të kërkoj falje unë”, u shpreh Anjeza.

    Për më shumë:

  • Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta (VIDEO)

    Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta (VIDEO)

    Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta (VIDEO)

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, ka komentuar dënimet e shqiptuara më 17 nëntor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve për çështjen e pengimit të drejtësisë.

    Miftaraj ka vlerësuar se reagimet publike, përfshirë edhe nismën ligjore që pritet të votohet nesër në Kuvend për Gjykatën Speciale, kanë ndikuar në rritjen e vëmendjes ndaj kësaj çështjeje.

    Ai ka deklaruar se, pa këto reagime, dënimet mund të kishin qenë edhe më të larta.

    “Po të mos ishte reagimi publik i djeshëm, do të kishim pasur dënime drakonike për vendimin ndaj Thaçit. Kam menduar se ka prova, por ne i pamë në vendimet e djeshme. Këto reagime politike e kanë bërë Gjykatën më të ndjeshme dhe mund të ndikojnë edhe në Apel”, ka deklaruar Miftaraj.

    Ai ka folur edhe për mungesën e debatit publik në Kosovë lidhur me Gjykatën Speciale gjatë gjashtë viteve të fundit, duke thënë se iniciativa për komisionin dhe ligjin ka bërë që për këtë çështje të reagojnë edhe shtetet e Bashkimit Evropian.

    “Nëse flasim edhe për Komisionin dhe ligjin, themi se së paku është ngritur një debat publik për Gjykatën. Kemi pasur reagime pothuajse nga të gjitha shtetet evropiane, të cilat tashmë po flasin për Gjykatën Speciale. Për gjashtë vjet nuk kanë folur. Kemi folur për gjëra të tjera, për Parlamentin, por nuk kemi folur për Gjykatën. Kjo tregon se sa seriozisht e kemi trajtuar këtë çështje”, ka thënë Miftaraj.

  • Miftarian: Without public reactions, penalties against Thaci and others would be even higher ( VIDEOS)

    Ehat Miftaraj from Kosovo Institute for Justice ( IKD, invited to show The DPT at Fidani has commented on the sentences pronounced November 17th on former President Hashim Thaci and others on the issue of obstructing justice.

    Miftaraj has estimated that public reactions, including the legal initiative expected to be voted in the Special Court Assembly tomorrow, have contributed to increased attention to the issue.

    He has stated that, without these reactions, the sentences could have been even higher.

    Had it not been yesterday’s public reaction, we would have had Dractice convictions for the Thaci decision. I thought there was evidence, but we saw them in yesterday’s decisions. These political reactions have made the Court more sensitive and can also influence the Appeals, Miftaraj has declared.

    He has also talked about the lack of public debate in Kosovo over the last six years, saying the initiative for the commission and the law has prompted the issue to be reacted to European Union states as well.

    If we talk about the Commission and the Law, we say at least a public debate has been raised about the Court. We’ve had reactions from almost all European states, which are already talking about the Special Court. For six years they haven’t spoken. We talked about other things, the Parliament, but we haven’t talked about the Court. This shows how seriously we’ve handled this case, Miftaraj said.

  • Fundi i një epoke, Juan Mata i jep lamtumirën futbollit në moshën 38-vjeçare

    Fundi i një epoke, Juan Mata i jep lamtumirën futbollit në moshën 38-vjeçare

    Ish-mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Juan Mata, ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist profesionist në moshën 38-vjeçare, pas një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm në futbollin evropian dhe atë botëror.

    Burimi: Dukagjini

  • Euro 2027 U21 në Shqipëri dhe Serbi, mësohen të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse

    Euro 2027 U21 në Shqipëri dhe Serbi, mësohen të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse

    Janë përcaktuar të 16 kombëtaret që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian U21, i cili vitin e ardhshëm do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.

    Burimi: Dukagjini

  • Euro 2027 U21 in Albania, Serbia, all participating nationals are taught

    The 16 nationals to participate in the U21 European Championship, which next year will be organised by Albania and Serbia.

    Source Layer: Dukeagini

  • End of an era, Juan Mata says goodbye to football at the age of 38

    Former Spanish National Minister Juan Mata has decided to end his career as professional football player at 38 years of age, following a long and successful trip to European and world football.

    Source Layer: Dukeagini

  • Trajkoviq kërkon nga BIA të zbulojë vendndodhjen e Radoiçiqit

    Trajkoviq kërkon nga BIA të zbulojë vendndodhjen e Radoiçiqit

    Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, i ka kërkuar Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA) të japë një përgjigje zyrtare për vendndodhjen e Milan Radoiçiqit, pas lëshimit të urdhërarrestit ndaj tij nga Gjykata e Lartë në Beograd.

    Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Beta, Trajkoviq tha se Radoiçiq është shndërruar në një barrë të rëndë politike për pushtetin e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, ndërsa vlerësoi se ish-nënkryetari i Listës Serbe ka shumë gjasa të ketë qenë nën vëzhgimin e shërbimeve të sigurisë serbe.

    Ajo theksoi se Radoiçiq është lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023, si dhe me vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, duke kritikuar institucionet serbe për mënyrën se si kanë trajtuar përgjegjësinë e tij.

    Sipas Trajkoviqit, Radoiçiq ka pasur qasje në fondet shtetërore dhe, së bashku me biznesmenin Zvonko Veselinoviq, është shndërruar në një nga personat më të pasur në Serbi.

    Ajo vlerësoi se arrestimi i tij mund të nxjerrë në pah lidhjet dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe institucioneve serbe.

    “BIA duhet të japë një përgjigje zyrtare nëse po monitoronte lëvizjet e Radoiçiqit apo nëse po ndodhte e kundërta – nëse Radoiçiq po monitoronte BIA-n”, deklaroi Trajkoviq.

    Ajo ngriti gjithashtu pretendime për lidhjet e Radoiçiqit me strukturat e brendshme të shërbimit sekret serb, duke përmendur Bojan Dimiqin, shefin e Drejtorisë për Terrorizëm dhe Krim të Organizuar në BIA.

    Sipas saj, Dimiqi ishte mbrojtur nga Radoiçiqi dhe kishte arritur në pozitën e tij me mbështetjen e këtij të fundit dhe të Veselinoviqit.

    Raportimet se Radoiçiqi është larguar drejt Rusisë

    Pasiguria për vendndodhjen e Radoiçiqit është shtuar edhe nga deklaratat e ish-inspektorit të pavarur të BIA-s, Milan Zvezdanoviq.

    Ai deklaroi më 13 nëntor në televizionin N1 se, bazuar në informacione jozyrtare që kishte në dispozicion, Radoiçiqi ishte larguar nga Serbia dhe kishte udhëtuar drejt Rusisë.

    I pyetur nëse largimi i tij ishte bërë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme, Zvezdanoviq u përgjigj duke iu referuar vazhdimit të pushtetit të SNS-së.

    “Ai nuk kishte nevojë për leje”, tha ish-inspektori i BIA-s.

    Zvezdanoviq pretendoi gjithashtu se largimi i Radoiçiqit kishte shkaktuar shqetësim te disa zyrtarë të lartë të BIA-s, të cilët, sipas tij, dyshohet se kishin ndërtuar rrjete biznesi dhe kriminale me të.

    Ndërkohë, Trajkoviq tha se shpreson që Radoiçiqi të jetë gjallë dhe që një ditë të flasë për veprimtaritë dhe lidhjet e tij me Veselinoviqin.

    Ajo kujtoi se para zhdukjes së Radoiçiqit, Serbia ishte larguar edhe nga Zvonko Veselinoviqi, i cili, së bashku me vëllain e tij, kishte udhëtuar jashtë vendit.

    Vendndodhja e Radoiçiqit dhe rrethanat e largimit të tij nga Serbia mbeten të paqarta, ndërsa deklaratat e Trajkoviqit dhe Zvezdanoviqit rikthejnë në vëmendje pikëpyetjet për raportet ndërmjet figurave të fuqishme të veriut të Kosovës, strukturave të sigurisë serbe dhe pushtetit në Beograd.