Category: Lajme

  • The meeting tomorrow, this is the agenda

    The Kosovo Assembly will hold tomorrow, October 22nd, the plenary session starting at 10:00.

    According to the Parliament’s announcement, there are five points on the agenda, including the formation of the Ad-Hoc Commission to select candidates for members of Kosovo Radio Television Board ( RTK.

    This is the order of the day:

    1. Adoption of the chip from previous session;
    2. Declarations off the agenda;
    3. Parliamentary Questions;
    4. The formation of the Ad-Hoc Commission for the selection of candidates for two members from the Albanian community, a member of the Serb community and a member of the non-communal communities on the RTK Board;
    5. Voting the Serbian List Parliamentary Group’s proposal for the appointment of MPs to parliamentary commissions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • DMSH në aksion, kërkohet një person i zhdukur në lumin Vardar në Gostivar

    DMSH në aksion, kërkohet një person i zhdukur në lumin Vardar në Gostivar

    Një person i zhdukur, për të cilin ka indicie se është parë pranë lumit Vardar në rajonin e Gostivarit, po kërkohet nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

    Aksioni është aktivizuar pas një kërkese zyrtare nga Stacioni Policor i Gostivarit, ndërsa kërkimet po zhvillohen përgjatë rrjedhës së lumit, nga pikat kritike në qytet deri në zonat më poshtë rrjedhës.

    Në terren janë angazhuar pjesëtarët e ekipit për reagim të shpejtë për shpëtim në ujë, me mbështetje logjistike nga njësia rajonale e Drejtorisë në Gostivar. Në aksion është i pranishëm edhe zëvendësdrejtori i institucionit, Kashmir Saliu, ndërsa ekipet po koordinohen me policinë dhe shërbimet lokale.

    Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit.

    “Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pavarësisht kushteve aktuale në terren dhe specifikave të shtratit të lumit, do të jenë të angazhuara derisa të përfundojë i gjithë operacioni. Kërkimi po zhvillohet intensivisht përgjatë rrjedhës së lumit Vardar, duke filluar nga pikat kritike në qytet e deri në zonat më poshtë rrjedhës, në koordinim të ngushtë me zyrtarët policorë të SPB-së Gostivar dhe shërbimet lokale”, thuhet në njoftim.

    Drejtoria u bën thirrje qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve përreth që, nëse kanë informacione për personin e zhdukur ose vërejnë diçka përgjatë shtratit të lumit, të njoftojnë menjëherë policinë ose shërbimet kompetente përmes numrit emergjent 112.

  • Nga Cërriku nëpër botë: Karrierë në Zvicër, Poloni, Spanjë, Turqi, Bolivi e Indi - por Armando Sadiku la gjurmë me fanellën kuqezi

    Nga Cërriku nëpër botë: Karrierë në Zvicër, Poloni, Spanjë, Turqi, Bolivi e Indi – por Armando Sadiku la gjurmë me fanellën kuqezi

    Armando Sadiku i ka dhënë fund karrierës si futbollist, duke mbyllur një rrugëtim të veçantë, që e çoi nga Cërriku në disa kampionate të Evropës, Amerikës së Jugut dhe Azisë.

    Karriera e tij pati vështirësi që në moshë të re, shumë udhëtime ndërkombëtare dhe aventura të pazakonta, por emri i tij do të kujtohet mbi të gjitha për golin historik me fanellën e Shqipërisë në Kampionatin Evropian të vitit 2016.

    Ai për Shqipërinë kishte zhvilluar 38 ndeshje, duke shënuar 12 gola, si njëri nga më të mirët në histori.

    Dënimi dyvjeçar që mund t’ia ndryshonte karrierën

    Rrugëtimi i Sadikut nuk ishte i lehtë. Kur ishte ende i ri dhe luante për Elbasanin, ai u përball me një nga momentet më të vështira të karrierës, pasi u dënua me dy vjet pezullim nga futbolli shqiptar pas një incidenti me gjyqtarin anësor.

    Një dënim i tillë mund t’ia ndërpriste ëndrrën për t’u bërë futbollist profesionist, por sulmuesi nuk hoqi dorë dhe kërkoi mundësi të reja jashtë vendit.

    Zvicra u bë vendi ku Sadiku e nisi ndërtimin e karrierës së tij ndërkombëtare. Me Locarnon tregoi aftësitë si golashënues, ndërsa më pas vazhdoi të afirmohej me Luganon.

    Përvoja në futbollin zviceran i hapi dyert drejt klubeve dhe kampionateve të tjera, duke e shndërruar në një sulmues që do të provonte veten në shumë realitete të ndryshme.

    2017/01/sadiku.jpg 2017/01/sadiku.jpg telegrafi.com

    Nga Polonia e Spanja, deri te aventurat në Amerikën e Jugut dhe Azi

    Sadiku vazhdoi karrierën në Poloni, ku luajti për Legia Varshavën, ndërsa më pas provoi futbollin spanjoll me Levanten dhe Malagan. Përvoja në këto kampionate e vendosi përballë stileve të ndryshme të lojës dhe kërkesave të futbollit të nivelit të lartë.

    Por rrugëtimi i tij nuk u kufizua në Evropë. Sadiku ndërmori edhe aventura më të pazakonta, duke luajtur në Bolivi dhe Indi, dy destinacione larg qendrave tradicionale të futbollit evropian.

    Në Bolivi u aktivizua me Bolivarin, një prej klubeve më të njohura të vendit, duke provuar atmosferën e veçantë të futbollit të Amerikës së Jugut. Më pas, në Indi, u bë pjesë e një tjetër kulture futbolli, ku loja, ambienti dhe përvoja jashtë fushës ndryshonin dukshëm nga ato me të cilat ishte mësuar në Evropë.

    Këto aventura e bënë karrierën e Sadikut të dallonte nga ajo e shumë futbollistëve shqiptarë. Ai nuk ndoqi vetëm rrugën tradicionale të kampionateve evropiane, por provoi veten edhe në kontinente të tjera, duke ndërtuar një përvojë të gjerë ndërkombëtare. Në karrierën e tij pati periudha të mira dhe të vështira, por gjithmonë vazhdoi të kërkonte një mundësi të re për të luajtur.

    Shqipëria, kapitulli që e bëri të paharrueshëm

    Pavarësisht të gjitha aventurave me klube, momentet më të rëndësishme të karrierës së Sadikut erdhën me Kombëtaren shqiptare. Ai ishte pjesë e brezit që e kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në histori në një Kampionat Evropian, në vitin 2016, në Francë.

    Më 19 qershor 2016, në ndeshjen kundër Rumanisë, Sadiku shënoi golin e vetëm të takimit, duke i dhënë Shqipërisë fitoren e parë në një fazë finale të Kampionatit Evropian.

    Ky ishte edhe goli i parë i Shqipërisë në historinë e këtij turneu, një moment që hyri menjëherë në kujtesën e tifozëve kuqezi.

    Goli ndaj Rumanisë ishte më shumë se një moment vendimtar në një ndeshje. Ai përfaqësoi një arritje historike për futbollin shqiptar dhe e bëri Sadikun një nga protagonistët e paharrueshëm të asaj aventure në Francë. Me fanellën e Shqipërisë, sulmuesi regjistroi 38 paraqitje dhe 12 gola, duke lënë gjurmë në një prej periudhave më të rëndësishme të Kombëtares.

    Nga fusha e blertë te një rol i ri në futboll

    Pas shumë vitesh si futbollist profesionist, Sadiku ka vendosur t’i japë fund karrierës si lojtar dhe të nisë një kapitull të ri në rolin e drejtorit sportiv te Bellinzona në Zvicër.

    Kështu, ai nuk largohet nga futbolli, por do të vazhdojë të kontribuojë në një detyrë tjetër, duke shfrytëzuar përvojën e fituar gjatë një karriere me shumë ndalesa dhe sfida.

    Nga Cërriku në Zvicër, Poloni, Spanjë, Turqi, Bolivi e Indi, rrugëtimi i Armando Sadikut ishte një aventurë ndërkombëtare me shumë kapituj.

    Megjithatë, mbi të gjitha këto përvoja, ai do të kujtohet si sulmuesi që shënoi golin e parë të Shqipërisë në një Kampionat Evropian dhe që i dhuroi tifozëve kuqezi një nga momentet më të bukura në historinë e Kombëtares. /Telegrafi/

  • Pensionohet ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare

    Pensionohet ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare

    Pensionohet ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare

    Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist në moshën 35-vjeçare.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sadiku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një video me momentet më të rëndësishme të karrierës së tij.

    “Faleminderit, futboll! Do të më mungosh”, ka shkruar ai.

    Pas pensionimit nga futbolli aktiv, Sadiku do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, duke marrë rolin e drejtorit sportiv te klubi zviceran Bellinzona. Emërimi i tij ishte konfirmuar ditë më parë edhe nga vetë klubi.

    Sadiku konsiderohet njëri prej golashënuesve më të mirë të Kombëtares shqiptare. Ai ka realizuar 12 gola në 38 paraqitje me fanellën kuqezi.

    Momenti më i veçantë i karrierës së tij mbetet goli historik ndaj Rumanisë në Kampionatin Evropian të vitit 2016, në Francë. Ky ishte goli që i siguroi Shqipërisë fitoren e saj të parë dhe të vetme në atë Evropian, në pjesëmarrjen e parë të kombëtares në këtë kompeticion.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Former Albanian National Striker Pensioned

    Albania’s former National Striker, Armando Sadiku, has decided to end his career as footballer at the age of 35.

    The news was made known by Sadiku himself through a post on social networks, where he published a video with the most important moments of his career.

    Thank you, soccer! I’ll miss you, he wrote.

    After retirement from active football, Sadiku will start a new chapter in his career, taking the role of sports director at the Swiss Bellinzoa club. His appointment was confirmed days ago by the club itself.

    Sadiku is considered one of the best athletes of the Albanian National. He has achieved 12 goals in 38 performances with the red fan.

    His most remarkable career moment remains the historic goal towards Romania at the 2016 European Championships in France. This was the goal that provided Albania with its first and only European victory, in the first national participation in this competition.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nesër seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

    Nesër seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

    Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare. Në rend të ditës është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Komisioni do të përzgjedhë kandidatët për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë. Po ashtu, deputetët pritet të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Burimi: RTKLive

  • Tomorrow Kosovo Parliament’s plenary session

    According to the Parliament’s announcement, the session will begin with the adoption of the chip from the previous session, statements outside the agenda and parliamentary questions. The formation of the Ad-Hoc Commission is also in order to select candidates for four members of the Kosovo Radio Television Board. The commission will select candidates for two members from the Albanian community, a member of the Serb community and a member of non-US communities. Similarly, MPs are expected to vote on the Serbian List Parliamentary Group’s proposal for the appointment of MPs to parliamentary commissions.

    Source Layer: RTKLive

  • Putini urdhëron lirimin e amerikanit të burgosur, teksa takohet me të dërguarin e Trumpit për Ukrainën

    Putini urdhëron lirimin e amerikanit të burgosur, teksa takohet me të dërguarin e Trumpit për Ukrainën

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar lirimin e një shtetasi amerikan nga burgu në Rusi, gjatë takimit me të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, të mërkurën në Shën Petersburg.

    Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, në një kohë kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit po afrohen gjithnjë e më shumë.

    Trumpi i kishte kërkuar më herët Putinit lirimin e Stephen Hubbardit, 74-vjeçar, ish-mësues që kishte kaluar më shumë se katër vjet në burgjet ruse, pasi ishte dënuar për akuza se kishte luftuar si mercenar në anën e Ukrainës.

    Lirimi i Hubbardit shihet si një tjetër lëvizje e llogaritur e Moskës për ta afruar më tej Trumpin me qëndrimet e Putinit për Ukrainën, ndërsa presidentit amerikan i ofron një sukses diplomatik para zgjedhjeve të mesmandatit, raporton The Guardian.

    Hubbardi u lirua në mënyrë të njëanshme nga Rusia, pa qenë pjesë e ndonjë shkëmbimi të të burgosurve, siç ka ndodhur shpesh në rastet e mëparshme të lirimit të shtetasve amerikanë të ndaluar në këtë vend.

    Pas njoftimit për lirimin, Trumpi shkroi në rrjetin e tij social, Truth Social, se vendimi erdhi pas një kërkese që ia kishte bërë drejtpërdrejt Putinit javën e kaluar.

    “SHBA-ja, nga respekti për presidentin Trump, nuk u detyrua të jepte asgjë në këmbim – një situatë e paprecedentë për Rusinë. Nuk ishte i nevojshëm asnjë shkëmbim për këtë lirim”, shkroi Trumpi.

    Ndërkohë, Witkoffi e lavdëroi Putinin gjatë takimit në Pallatin Konstantin në Shën Petersburg, duke e cilësuar atë si humanitar.

    “Ju flisni shumë për presidentin tim, presidentin Trump, si humanitar. Edhe ju jeni humanitar, zotëri, dhe ju përshëndes për këtë”, i tha Witkoffi liderit rus.

    Ai gjithashtu përcolli falënderimet e Trumpit për një marrëveshje të diskutueshme që mundëson rifillimin e eksporteve ruse të naftës dizel drejt SHBA-së.

    Qëndrimi i përzemërt i Witkoffit ndaj Putinit ishte në kontrast të theksuar me retorikën gjithnjë e më armiqësore të zyrtarëve të lartë amerikanë ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Trumpi e ka kritikuar vazhdimisht Zelenskyyn, duke kërkuar largimin e tij dhe duke e paraqitur si pengesën kryesore për arritjen e paqes.

    Witkoffi kishte udhëtuar drejt Rusisë nga Osloja, ku një ditë më parë ishte takuar me Zelenskyyn dhe liderë evropianë, në përpjekje për t’u dhënë shtysë negociatave të bllokuara. Pushtimi i plotë rus i Ukrainës tashmë ka hyrë në vitin e pestë.

    Gjatë pjesës së takimit të transmetuar në televizion, Witkoffi i tha Putinit se kishte sjellë dokumente që përmbanin ide për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

    “Kemi sjellë disa dokumente. Në të vërtetë, janë disa ide, një lloj marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilat mund t’i lexoni kur të keni kohë”, deklaroi ai.

    Kjo ishte vizita e nëntë e Witkoffit në Rusi që kur Trumpi e ngarkoi me detyrën për të ndërmjetësuar përfundimin e luftës.

    Tensionet e fundit mes Uashingtonit dhe Kievit u përshkallëzuan pas vendimit të papritur të Trumpit për të hequr sanksionet ndaj naftës dizel ruse, si pjesë e një marrëveshjeje me Putinin. Më pas, Trumpi kërkoi zëvendësimin e Zelenskyyt, pasi Ukraina refuzoi t’i ndalte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës.

    Ndërkohë, Kievi është ankuar për ndërprerje në shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me SHBA-në dhe për kufizime në qasjen në Starshield, versionin e rrjetit satelitor Starlink të Elon Muskut, i përshtatur për përdorim ushtarak.

    Të martën, Zelenskyy tha se Uashingtoni kishte rifilluar t’i dërgonte Ukrainës paralajmërime paraprake për sulmet raketore ruse, pas takimit të tij me Witkoffin në Oslo.

    Megjithatë, kufizimet ndaj Starshield-it vazhdojnë, ndonëse nuk është e qartë se kush i ka urdhëruar ato. Gazeta The Wall Street Journal raportoi të martën se vetë Musku kishte urdhëruar ngadalësimin e shërbimit, ndërsa agjencia Reuters, duke cituar burime, raportoi se udhëzimi kishte ardhur nga brenda Shtëpisë së Bardhë.

    Nga ana tjetër, Putini vazhdon të këmbëngulë në objektivat maksimaliste të luftës, përfshirë kërkesën që Rusia të marrë kontrollin e plotë mbi rajonin ukrainas të Donetskut, në lindje të vendit.

    Gjatë takimit, lideri rus theksoi gjithashtu mundësitë për zgjerimin e lidhjeve ekonomike mes Rusisë dhe SHBA-së pas përfundimit të luftës. Ai sugjeroi se Moska mund të rrisë ndjeshëm eksportet e plehrave kimike drejt tregut amerikan.

    Zyrtarët rusë njoftuan se cisterna e parë me naftë dizel drejt SHBA-së pritet të niset të enjten, si pjesë e një dërgese fillestare prej rreth 300 mijë tonësh.

    Megjithatë, analistët e energjisë dhe tregtarët kanë vënë në pikëpyetje nëse marrëveshja e Trumpit për rifillimin e përkohshëm të importeve ruse të naftës dizel do të sjellë lehtësim të ndjeshëm për konsumatorët amerikanë para zgjedhjeve të mesmandatit.

    Sipas tyre, sasitë e përfshira në marrëveshje janë tepër të vogla për të lehtësuar ndjeshëm mungesën e furnizimit në tregun global të energjisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Studentë dhe pedagogë sërish para zyrës së Kryeministrit, nuk ka “tym të bardhë” për dialog me Ramën

    Studentë dhe pedagogë sërish para zyrës së Kryeministrit, nuk ka “tym të bardhë” për dialog me Ramën

    Kjo e mërkurë shënon ditën e nëntë të protestës, e cila u iniciua nga studentët, e në vijim bëri bashkë edhe qytetarë të tjerë dhe pedagogë.

    Sikurse edhe dje, sot pedagogët i janë bashkuar tubimit bashkë me studentët, duke u mbledhur fillimisht para Kryeministrisë.

    As sot nuk u pranua shtrirja e dorës për dialog nga Edi Rama, ku, në shenjë revolte, ata larguan dhe hodhën karriget e vendosura në shesh.

    Ndërkohë, mësimi është bojkotuar në Korçë dhe pjesërisht në Tiranë e Korçë, po nuk ka pasur incidente.
    Ndryshe nga ditët e tjera të protestës së javës së fundit, deri tani (ora 16:00) nuk është shënuar asnjë incident, as nga ana e protestuesve dhe as nga ana e policisë.

    Protesta e sotme ka qenë plotësisht paqësore, ndërsa është vënë re dhe një numër më i vogël protestuesit. Mbetet për t’u parë sesi do të jenë orët e pasdites.

  • Shtesat për fëmijë prinë me numrin e përfituesve, mbi 13.5 milionë euro të ndara në shtator

    Shtesat për fëmijë prinë me numrin e përfituesve, mbi 13.5 milionë euro të ndara në shtator

    Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për muajin shtator 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale vazhdon të ketë në fokus kryesor mbështetjen e të moshuarve, kategorive të dala nga lufta dhe familjeve në nevojë.

    Në total, skema me numrin më të madh të përfituesve mbetet Skema e Shtesave për Fëmijë, nga e cila kanë përfituar 374,652 fëmijë, me një vlerë totale pagese prej 13 milionë e 537 e 935 euro.

    Ndërkaq, sa i përket pagesave më të mëdha buxhetore, prin Pensioni Bazik i Moshës ku janë shpërndarë mbi 27.6 milionë euro për 172,721 përfitues.

    Pas tij renditen Pensionet Kontributpaguese të Moshës me një total prej 11 milionë e 673 mijë e 749 euro për 47,738 përfitues.

    Për kategoritë e dala nga lufta, shteti ka ndarë: Veteranët: 7,840,105.60 euro për 39,699 përfitues, pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës: 3,753,648.56 euro për 12,332 përfitues.

    Mbështetja për familjet dhe nënat gjithashtu përfshin: Skemën e ndihmës sociale: 2,172,544.00 euro për 14,664 familje, lehonat e papunësuara: 3,420,000.00 euro për 6,817 përfituese dhe lehonat e punësuara: 1,089,500.00 euro për 2,176 përfituese.

    Përkrahjen financiare për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara: 659,100.00 euro për 9,394 përfitues.

    Skemat e tjera përfshijnë pensionet e personave me aftësi të kufizuara, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e Trepçës, pensionet familjare, si dhe kompensimet për punëtorët e arsimit të viteve ’90. /Telegrafi/