Category: Lajme

  • “Shqiptarët po zgjohen”, kryeideologu i Putinit, Dugin mbështetë protestat në Tiranë

    “Shqiptarët po zgjohen”, kryeideologu i Putinit, Dugin mbështetë protestat në Tiranë

    Kryeideologu i Vlladimir Putinit, Aleksandër Dugin, përmes një postim në X ka shprehur mbështetjen e tij për protestat në Shqipëri.

    Në reagimin e tij, Dugini ka vlerësuar popullin shqiptar, duke e cilësuar si interesant dhe trim, ndërsa ka deklaruar se shqiptarët po zgjohen.

    “Tani shqiptarët po i shfaqin ngjyrat e tyre. Ky komb u ndërtua nga të krishterët ortodoksë (prifti ortodoks Fan Noli), dhe islami i tyre është sufist dhe mistik. Meqë ra fjala, ata janë indoevropianë. Popull shumë interesant dhe trim. Ata po zgjohen tani”, ka shkruar Dugini në X.

    Reagimi i ideologut rus vjen në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta të shoqëruara me përplasje dhe tensione.

    Burimi: Dukagjini

  • Dubois nuk lejon befasi, sërish kampion

    Dubois nuk lejon befasi, sërish kampion

    Dubois nuk lejon befasi, sërish kampion

    Boksieri britanik, Daniel Dubois e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionin WBO në boksin profesionist, pasi e mposhti britanikun Fabio Wardley me ndërprerje në raundin e dytë, në meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma në Londër.

    29-vjeçari ishte dominues që nga fillimi i përballjes në arenën “O2”, duke e rrëzuar Wardleyn vetëm 17 sekonda pas gongut të parë, me një goditje të fuqishme të djathtë.

    Wardley arriti të ngrihej dhe ta vazhdonte meçin, por Dubois nuk e uli ritmin. Kampioni e vuri sërish në vështirësi kundërshtarin gjatë raundit të parë, ndërsa gongu e shpëtoi këtë të fundit nga ndërprerja e hershme.

    Dominimi i boksierit britanik, vazhdoi edhe në raundin e dytë, kur pas një serie goditjesh të forta, këndi i Wardleyt hodhi peshqirin, duke bërë që gjyqtari ta ndërpriste meçin dhe t’ia konfirmonte fitoren kampionit.

    Kjo ishte fitorja e dytë e Dubois ndaj Wardleyt, pasi britaniku kishte triumfuar edhe në përballjen e tyre të parë në maj, kur e fitoi titullin WBO pas një meçi të fortë që përfundoi në raundin e 11-të.

    Me këtë sukses, Dubois e çoi bilancin e tij në 24 fitore dhe tri humbje në boksin profesionist, ndërsa Wardley tani ka 20 fitore, dy humbje dhe një barazim.

    Pas përfundimit të meçit, kampioni britanik shprehu bindjen se kjo është koha e tij në kategorinë e rëndë.

    “Fabio është një luftëtar i madh, që u rikthye për herë të dytë, por kjo është koha ime dhe epoka ime”, deklaroi Dubois.

    Tashmë, vëmendja e tij mund të zhvendoset drejt një përballjeje të mundshme me kroatin Filip Hrgovic, kampion i IBF-së, i cili e sfidoi pas fitores në Londër.

    Dubois synon ta rifitojë titullin e dikurshëm IBF dhe të forcojë pozitën e tij në mesin e boksierëve më të mirë të kategorisë së rëndë.

  • Kotorri: Astrologjia nuk është fall, por është shkencë… (VIDEO)

    Kotorri: Astrologjia nuk është fall, por është shkencë… (VIDEO)

    Kotorri: Astrologjia nuk është fall, por është shkencë… (VIDEO)

    E ftuara e radhës në emisionin “Shija e Anës” ishte astrologia e mirënjohur Antigona Kotorri.

    Fillimisht, ajo te Ana e shijoi super gatimin, ku edhe vetë ajo asistoi në përgatitjen e saj.

    Kësaj radhe e kishim fërgesën e famshme dhe shumë të pëlqyer greke, Saganaki, e gatuar me shumë domate dhe karkaleca, një pjatë që ju merr kohë vetëm 15 minuta.

    Përndryshe, Antigona iu përgjigj shumë pyetjeve të publikut, të cilat padyshim ishin të shumta.

    Ndër të tjerash, ajo potencoi se:

    “ Astrologjia nuk është fall, por është shkencë”.

    Për të kuptuar më tepër, klikoni në linkun më poshtë:

  • Rubio: Trump do të marrë deri në 60 ditë për të shqyrtuar sanksionet ndaj Rusisë

    Rubio: Trump do të marrë deri në 60 ditë për të shqyrtuar sanksionet ndaj Rusisë

    Rubio: Trump do të marrë deri në 60 ditë për të shqyrtuar sanksionet ndaj Rusisë

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me pezullimin e sanksioneve dhe tarifave që lidhen me eksportet ruse, ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se administrata do ta shqyrtojë situatën për deri në 60 ditë.

    Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv për pezullimin e disa masave të parashikuara në ligjin Graham, i cili synon të ushtrojë presion ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

    Rubio tha se presidenti dëshiron të vlerësojë ndikimin ekonomik që zbatimi i sanksioneve dhe tarifave do të kishte në ekonominë globale dhe atë amerikane, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    “Shumë prej jush ende nuk e dinë se cili është vendimi im, por do ta shqyrtojmë dhe do ta kuptoni”, u shpreh Trump para gazetarëve në Florida.

    Masat e pezulluara përfshijnë tarifa ndaj mallrave ruse dhe ndëshkime për vendet që blejnë naftë dhe gaz nga Rusia. Ato pritej të hynin në fuqi javën e ardhshme.

    Rubio theksoi se një nga çështjet që e ndërlikon vendimin është ndikimi te vendet që varen nga energjia ruse, përfshirë Indinë, e cila mbetet një blerëse e rëndësishme e naftës ruse.

    Pezullimi vjen në një kohë kur çmimet e larta të energjisë po shtojnë presionin ndaj administratës Trump, ndërsa lufta me Iranin po ndikon në furnizimet globale me naftë.

  • Protesta për koston e jetesës eskalon në dhunë në Milano, të rinjtë përplasen me policinë

    Protesta për koston e jetesës eskalon në dhunë në Milano, të rinjtë përplasen me policinë

    Protesta për koston e jetesës eskalon në dhunë në Milano, të rinjtë përplasen me policinë

    Protesta kundër rritjes së kostos së jetesës, çmimeve të karburanteve, pagave të ulëta dhe mungesës së shërbimeve për qytetarët ka degjeneruar në trazira në Milano, ku qindra të rinj u përplasën me policinë në zonën e Piazza Duomo.

    Sipas raportimeve, pjesa më e madhe e protestuesve ishin të rinj në moshë, mes tyre edhe të mitur, shumë prej të cilëve nuk kishin marrë pjesë më parë në protesta.

    Ndryshe nga tubimet e organizuara më herët në qytete të tjera të Lombardisë, ku pjesëmarrja kishte qenë e ulët, situata në Milano u përshkallëzua me shpejtësi. Qindra të rinj, pa lidhje të qarta me lëvizjet politike të së majtës apo të së djathtës, iu bashkuan trazirave pasi nisën incidentet me policinë.

    Një pjesë e protestuesve kishin mbuluar fytyrat me kapuçë dhe shall. Gjatë përleshjeve, ata përmbysën tavolina, karrige dhe kosha mbeturinash, ndërsa përdorën barriera nga kantierët e ndërtimit dhe gurë të shtruar në rrugë për të sulmuar forcat e rendit.

    Në incidente u përdorën gjithashtu tymuese dhe bomba artizanale. Policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protesta për koston e jetesës eskalon në dhunë në Milano, të rinjtë përplasen me policinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Papa Leo shfaqet për herë të parë pas operacionit për kancer, falënderon besimtarët për lutjet

    Papa Leo është shfaqur të dielën para besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në paraqitjen e tij të parë publike që nga operacioni për kancer në mushkëri, të cilit iu nënshtrua pesë ditë më parë.

    71-vjeçari u shfaq në dritaren e Pallatit Apostolik, duke buzëqeshur dhe duke iu drejtuar pelegrinëve me një zë të qartë e të vendosur.

    Të martën, Papa iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë, pas së cilës shëndeti i tij u bë temë diskutimi lidhur me ndikimin që mund të ketë në ushtrimin e detyrave të tij si udhëheqës i Kishës Katolike.

    Gjatë paraqitjes së së dielës, ai falënderoi njerëzit në mbarë botën për lutjet dhe mbështetjen, duke bërë të ditur se do t’i rifillojë gradualisht aktivitetet e tij.

    “Pasi e kam kapërcyer këtë fazë delikate, tani do t’i rifilloj gradualisht aktivitetet e mia, gjithmonë me ndihmën e Zotit dhe lutjet tuaja”, tha Papa Leo.

    Ai gjithashtu u bëri thirrje pelegrinëve që të lënë mënjanë ambiciet egoiste dhe t’i shërbejnë Zotit pa kompromis.

    Papa Leo udhëheq Kishën Katolike, e cila ka rreth 1.4 miliardë anëtarë në mbarë botën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Papa Leo shfaqet për herë të parë pas operacionit për kancer, falënderon besimtarët për lutjet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “E nesërmja lind sot”, Endrit Thaçi publikon një fotografi emocionuese me babanë e tij, Hashim Thaçin

    “E nesërmja lind sot”, Endrit Thaçi publikon një fotografi emocionuese me babanë e tij, Hashim Thaçin

    “E nesërmja lind sot”, Endrit Thaçi publikon një fotografi emocionuese me babanë e tij, Hashim Thaçin

    Endrit Thaçi ka ndarë një fotografi me babanë e tij, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke e shoqëruar me një mesazh domethënës.

    “E nesërmja lind sot”, ka shkruar Endriti krahas fotografisë, e cila ka tërhequr vëmendjen përmes rrjeteve sociale.

    Publikimi vjen në një periudhë kur Hashim Thaçi ndodhet në Hagë, ku po përballet me procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Fotografia dhe mesazhi i të birit përcjellin një moment emocional mes babait dhe djalit, duke shprehur shpresë për të ardhmen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “E nesërmja lind sot”, Endrit Thaçi publikon një fotografi emocionuese me babanë e tij, Hashim Thaçin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Endrit Thaçi publikon fotografi tejet emocionuese: E nesërmja lind sot

    Endrit Thaçi publikon fotografi tejet emocionuese: E nesërmja lind sot

    Endrit Thaçi publikon fotografi tejet emocionuese: E nesërmja lind sot

    Endrit Thaçi, ka publikuar një fotografi tejet emocionuese në Instastory, në përqafim të babait të tij, ish-presidentit të Kosovës.

    Kjo fotografi ishte shkrepur kur ai ishte i vogël, diku siç shihet aty në një ambient malor, vendi nuk bëhet i ditur.

    “E nesërmja lind sot”, është shkrimi i këtij postimi transmeton Klankosova.tv.

  • ​Haziri i vendosur: Serbia nuk duhet të mbajë zgjedhje në Kosovë

    ​Haziri i vendosur: Serbia nuk duhet të mbajë zgjedhje në Kosovë

    ​Haziri i vendosur: Serbia nuk duhet të mbajë zgjedhje në Kosovë

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, duke theksuar se vendi duhet të vazhdojë procesin e “çmontimit të strukturave të mbetura të institucioneve serbe”.

    Serbia pritet të mbajë zgjedhje më 25 tetor. Qeveria Kurti, prej vitit 2021, nuk ka lejuar të mbahen zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës. Ndërkaq, në veri të vendit, para disa ditësh, u ndalua edhe mbarëvajtja e fushatave zgjedhore.

    “Natyrisht që jo, në asnjë mënyrë. Ka fragmente të institucioneve të Serbisë në Kosovë, ka fosile dhe mbetje, por çmontimi i institucioneve të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë ka filluar dhe ka ndodhur më 12 qershor 1999. Krejt ato mbetje që na kanë përcjellë si problem janë çështje kohe dhe janë larguar, edhe kanë për t’u larguar tërësisht. Ne çka duhet të garantojmë është që çdo qytetar i Kosovës duhet të ketë të drejtë të jetojë në atdheun e vet, të jetojë mirë në atdheun e vet, të trajtohet barabartë dhe të integrohet me besim në institucionet e Republikës”, tha Haziri në një intervistë për KosovaPress.

    Haziri është shprehur skeptik për mundësinë e përparimit në dialogun Kosovë–Serbi, pavarësisht funksionalizimit të institucioneve në Kosovë.

    Ai ia atribuon Serbisë përgjegjësinë kryesore për pengesat dhe jostabilitetin në këtë proces.

    “Natyrisht që nuk kemi pritje shumë dhe, natyrisht, nga pengesat që po dalin në këtë raport, Serbia është burimi kryesor i tyre, burim i jostabilitetit. Por është në doktrinën e tyre të politikës së jashtme dhe të politikës së brendshme që të mos mbyllin asnjë çështje në raport me Kosovën. Do të duhej të ishte në interesin tonë kryesor që sa më shpejt t’i mbyllim çështjet e hapura dhe Kosova të ecë e pavarur në këtë drejtim. Serbia do të vazhdojë të jetë burimi i jostabilitetit, do të vazhdojë të ndërtojë atë që po e përcjellim ne tash, 47-48 kazerma përreth kufirit. Pse, a keni pritur të ndërtojë hube për inteligjencë artificiale Serbia? Nuk është diçka e re, është e vjetër, është politikë e vjetër. Ata do të vazhdojnë të punojnë sipas parimit gjithçka kundër pavarësisë së Kosovës, ndërsa ne duhet të punojmë sipas parimit gjithçka për pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

    Krahas kësaj, Haziri ka komentuar edhe zhvillimet që i paraprinë zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka-Pula.

    Ai ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka problem të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke përmendur zhvillimet e 6 tetorit.

    “Jo vetëm për president, por edhe për qeveri, ne me vetëdije të plotë kemi thënë jo. Te çështja e presidentit nuk u arrit konsensusi i brendshëm dhe kjo është pasojë. Por, në anën tjetër, unë nxjerr në sipërfaqe që Vetëvendosja nuk e ka asnjë problem të ndërtojë bashkëpunim edhe me PDK-në, dhe kjo u konkretizua në natën e 6 tetorit dhe doli nga ai qark i mbyllur. Tani nuk ka asnjë lloj pengese apo vije të kuqe për bashkëpunim mes partive politike dhe kjo duhet të nxirret tashmë në rrafshin pragmatik”, potencoi Haziri.

    Duke folur për rolin e LDK-së në opozitë, Haziri ka thënë se partia e tij nuk do të përfshihet në përplasje politike pa përmbajtje, por do të angazhohet për përmirësimin e qeverisjes dhe funksionimin e institucioneve.

    Ai ka kritikuar atë që e ka cilësuar si garë politike për ta bërë situatën më të keqe, duke theksuar se opozita duhet të fokusohet në interesat e qytetarëve.

    “Ne kemi parë që këto vite në Kosovë ka një garë se kush po e bën më keq. Ne nuk marrim pjesë në atë garë, ne do të vazhdojmë të bëjmë opozitë për ta bërë më të mirë qeverisjen në Kosovë. Për ta bërë më të mirë jetën për çdo qytetar në Kosovë. Për t’i bërë më të mirë dhe më funksionalë të gjithë mekanizmat e Republikës së Kosovës. Jemi kundër çdo tendence për kapjen e shtetit që po vazhdon dhe kundër çdo mundësie që të vendoset raporti parti-shtet. Republika është e qytetarëve, demokracia parlamentare është ajo që kanë vendosur dhe është përcaktuar si karakter i organizimit shtetëror, dhe kjo nuk mund të cenohet. Ne, në këtë rrafsh, do të jemi unikë dhe ofensivë si opozitë. Nuk bëjmë opozitë sa për të bërë dhe nuk morëm pjesë në garën e pështymës. Kjo është ajo që ne besojmë”, shtoi Haziri.

    Viti 2027, vit i zgjedhjeve të brendshme

    Po ashtu, Haziri ka deklaruar se viti 2027 do të jetë vit i zgjedhjeve të brendshme në këtë parti, duke shprehur bindjen se ky proces mund t’i hapë rrugë rikthimit të LDK-së në skenën politike.

    Haziri ka thënë se, në mungesë të zgjedhjeve politike për institucionet, gara e ardhshme politike do të zhvillohet brenda vetë partisë.

    “LDK-ja, tani, meqë nuk ka zgjedhje politike për institucione, do të ketë garë politike për veten e saj. Kemi zgjedhjet mandatare, viti 2027 është viti i zgjedhjeve në LDK. Unë besoj shumë që do të jetë viti i LDK-së dhe rikthimi i madh i LDK-së mund të ndodhë në një ambient politik i cili do të shkaktojë procese më të mëdha politike”, përfundoi Haziri.

  • Kasparov: Bisedimet me Putinin janë të kota, lufta është “baza ideologjike” e pushtetit të tij

    Kasparov: Bisedimet me Putinin janë të kota, lufta është “baza ideologjike” e pushtetit të tij

    Kasparov: Bisedimet me Putinin janë të kota, lufta është “baza ideologjike” e pushtetit të tij

    Ish-kampioni i botës në shah, Garry Kasparov, ka thënë se përpjekjet e vazhdueshme për të zhvilluar bisedime për paqe me presidentin rus, Vladimir Putin, janë të pakuptimta, pasi udhëheqësi i Kremlinit nuk e ka ndër mend ta ndalë luftën pothuajse pesëvjeçare kundër Ukrainës.

    Në një intervistë për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë (REL), Kasparov tha se përpjekjet ndërkombëtare duhet të përqendrohen për ta ndihmuar Ukrainën që ta fitojë këtë luftë. Sipas tij, kjo mund të çojë në rënien e Putinit dhe të krijojë një mundësi të re për demokracinë në Rusi.

    “Është ndryshe nëse bisedimet kanë mundësi ta zgjidhin një problem përmes lëshimeve të ndërsjella. Planet e Putinit nuk kanë ndryshuar. Ai ia ka vënë vetes si synim ta zhdukë Ukrainën si shtet të pavarur dhe nuk ka hequr dorë nga ky synim”, tha Kasparov.

    Në mbështetje të Ukrainës

    Pas tërheqjes nga shahu, Kasparov u bë një nga figurat e njohura të opozitës ruse, para se të largohej në mërgim më 2013. Ai jeton në Shtetet e Bashkuara dhe aktualisht drejton Forumin për Rusinë e Lirë, të cilin e themeloi më 2016. Kasparov ka thënë se së fundmi autoritetet amerikane e kanë paralajmëruar për një komplot të Kremlinit për ta vrarë.

    Duke folur për REL-in në Varshavë, më 11 tetor, Kasparov tha se forcat politike ruse në mërgim duhet të përqendrohen tërësisht në mbështetjen e Ukrainës që ta fitojë luftën. Për këtë qëllim, organizata që ai drejton ka mbledhur rreth 15 milionë dollarë për projekte të ndryshme në Ukrainë.

    “Ne kemi kontakte të drejtpërdrejta me Legjionin e Rusisë së Lirë dhe Korpusin Vullnetar Rus (RDK)”, tha ai, duke iu referuar dy grupeve të armatosura ruse që kanë luftuar në krah të Ukrainës. “Ne mbledhim fonde për këtë qëllim”.

    Kasparov vuri në pah gjithashtu punën e tij për të lobuar në Kongresin amerikan në mbështetje të kauzave ukrainase. Ai tha se në një rast, grupi i tij kishte arritur t’i bindte 15 republikanë ta ndryshonin votën e tyre. Ky pretendim nuk u verifikua në mënyrë të pavarur.

    Përveç kundërshtimit të Putinit, ai njihet edhe për kritikat e tij të vazhdueshme ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, përfshirë përpjekjet e këtij të fundit për të krijuar marrëdhënie më të ngushta me Putinin. Kasparov e kritikoi ashpër marrëveshjen e njoftuar së fundmi nga Trumpi për blerjen e naftës dizel nga Rusia.

    “Ai vazhdon të veprojë në interes të Putinit. Deklaratat e tij të fundit përbëjnë shkeljen më flagrante të ligjeve amerikane, përfshirë legjislacionin për sanksionet, të cilin Trumpi e ka nënshkruar vetë”, tha Kasparov.

    “Përpjekja e tij për t’i bërë presion Ukrainës më duket e lidhur me pozitën e tij të dëshpëruar, tri javë para zgjedhjeve afatmesme”.

    Trumpi ka thënë se marrëveshja për blerjen e naftës dizel ruse do të ndihmojë në lehtësimin e situatës në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare. Mungesa e naftës dizel, e shkaktuar nga konflikti me Iranin dhe e përkeqësuar nga sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës, ka çuar në rritjen e çmimeve.

    “Ulja e çmimeve për amerikanët, veçanërisht për fermerët tanë të mëdhenj, blegtorët dhe shoferët e kamionëve, është prioriteti im më i madh”, shkroi Trumpi në rrjetet sociale më 9 tetor.

    Marrëveshja për naftën dizel është kundërshtuar nga të dyja partitë në Kongresin amerikan.

    Demokratët dhe ish-zyrtarët kanë përmendur gjithashtu ligjin e vitit 2022 për t’i dhënë fund importit të naftës ruse, i cili ndalon importimin e naftës ruse në Shtetet e Bashkuara, përveç nëse presidenti vërteton se Rusia i ka përmbushur disa kushte të përcaktuara. Këto përfshijnë tërheqjen nga Ukraina, njohjen e sovranitetit ukrainas dhe mosparaqitjen e kërcënimit ndaj NATO-s.

    Synimi për rrëzimin e Putinit

    Kasparov iu bashkua shqetësimeve të shprehura së fundmi nga zyrtarë të lartë të vendeve evropiane anëtare të NATO-s se Rusia mund të jetë duke përgatitur një formë të përshkallëzimit të agresionit kundër aleancës.

    Këto shqetësime vijnë në një kohë kur, sipas vlerësimeve, Rusia po zhvillon një fushatë hibride ose një luftë në hije, e cila përfshin depërtime të dronëve në hapësirat e vendeve të tjera, sabotime dhe përpjekje për atentate.

    Kremlini ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në incidentet për të cilat zyrtarët perëndimorë e kanë fajësuar.

    Kasparov tha gjithashtu se Putini është plotësisht i vendosur ta vazhdojë luftën kundër Ukrainës, duke e përshkruar atë si “bazën ideologjike të pushtetit të Putinit”. Sipas tij, kjo pasqyrohet në përmasat e buxhetit ushtarak rus dhe në propagandën zyrtare.

    “Ose Ukraina do të thyhet nga sulmet kundër popullsisë së saj civile, ose do të qëndrojë e fortë dhe, në atë rast, regjimi [rus] do të shembet”, tha ai.

    “Kjo nuk do të thotë se nesër gjithçka do të jetë mirë në Rusi. Por rënia e një regjimi gjithmonë krijon një dritare mundësie”.

    Kasparov shtoi se lufta i ka dhënë “gjak të freskët” strukturës së pushtetit të Putinit. Si shembull, ai përmendi hyrjen e fundit të veteranëve të luftës në Dumën Shtetërore, dhomën e ulët të Parlamentit rus.

    Sipas tij, qindra ose mijëra veteranë të tjerë mund të jenë përfshirë në degë të tjera të hierarkisë shtetërore.

    Megjithatë, sondazhet e opinionit të këtij viti kanë treguar rënie të mbështetjes për Putinin, ndërsa lufta vazhdon, numri i të vrarëve rritet dhe Ukraina shton sulmet ndaj rafinerive të naftës, depove dhe qendrave të të dhënave në Rusi. Këto sulme kanë ndikuar edhe në jetën e përditshme të qytetarëve rusë.

    Kasparov tha se humbja e Rusisë në Ukrainë do ta ndryshonte rrënjësisht atmosferën në shoqërinë ruse.

    “Madje, besoj se shumica dërrmuese [e rusëve] mund të jetë e gatshme ta pranojë demokracinë dhe sundimin e ligjit”, tha Kasparov.

    “Më duket se dështimi në luftë do t’i detyrojë njerëzit, në mënyrë të pashmangshme, të mendojnë për alternativa më të mira”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kasparov: Bisedimet me Putinin janë të kota, lufta është “baza ideologjike” e pushtetit të tij appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali