Category: Lajme

  • ShBA: Kamioni hyri në fushën ku po luhej ndeshja e futbollit, detaje

    ShBA: Kamioni hyri në fushën ku po luhej ndeshja e futbollit, detaje

    ShBA: Kamioni hyri në fushën ku po luhej ndeshja e futbollit, detaje

    Një pasdite sportive në Wichita të Kansasit është shndërruar në një ngjarje tragjike, pasi një kamion ka hyrë në fushën ku po zhvillohej një ndeshje futbolli për të rinj, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e disa të tjerëve.

    Viktimat janë një fëmijë gjashtëvjeçar dhe një burrë 35-vjeçar, të cilët u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes.

    Sipas policisë, nga incidenti janë plagosur edhe 10 persona, të cilët janë dërguar në spital me lëndime të shkallëve të ndryshme, nga të lehta deri në të rënda. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk dyshohet të jetë në rrezik për jetën, bëri të ditur kapiteni i policisë së Wichita-s, Aaron Moses.

    Autoritetet kanë konfirmuar se kamioni drejtohej nga një grua 34-vjeçare, e cila është ndaluar dhe po bashkëpunon me hetuesit për zbardhjen e rastit.

    Në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë të moshave pesë, tetë dhe nëntë vjeç. Ndërkohë, një person tjetër është dërguar në spital për probleme shëndetësore që nuk lidhen drejtpërdrejt me incidentin, shkruajnë mediat amerikane transmeton Klankosova.tv.

    Sipas policisë, gruaja kishte një fëmijë që po merrte pjesë në aktivitete futbolli në kompleksin sportiv Stryker, por jo në fushën ku ndodhi ngjarja. Në kamion ndodheshin edhe dy fëmijë të tjerë si pasagjerë.

    Thirrjet e para drejt shërbimeve emergjente u regjistruan rreth orës 15:25, sipas kohës lokale, të shtunën.

    Kryetari i policisë së Wichita-s, Joe Sullivan, deklaroi se hetuesit e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur, por ende po përpiqen të përcaktojnë arsyen që çoi në këtë incident.

    Ndërkaq, kryetarja e qytetit, Lily Wu, e cilësoi ngjarjen si një ditë zemërthyese për komunitetin. Ajo theksoi se familjet kishin mbërritur në kompleksin sportiv për të kaluar një pasdite të zakonshme duke ndjekur ndeshjet e fëmijëve të tyre, pa e ditur se do të përballeshin me një tragjedi të tillë.

    Hetimet për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të incidentit janë duke vazhduar.

  • Menduh Thaçi për Specialen: Në nëntor pritet të publikohet vendimi, aty do të shihet kush ka dëshmuar kundër Hashim Thaçit

    Menduh Thaçi për Specialen: Në nëntor pritet të publikohet vendimi, aty do të shihet kush ka dëshmuar kundër Hashim Thaçit

    Menduh Thaçi për Specialen: Në nëntor pritet të publikohet vendimi, aty do të shihet kush ka dëshmuar kundër Hashim Thaçit

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

    Thaçi ka deklaruar se situata aktuale nuk do të përfundojë shpejt, ndërsa ka thënë se, sipas pritjeve të tij, në nëntor mund të bëhet publik vendimi i Gjykatës Speciale, i cili, sipas tij, përmban më shumë se 2 mijë faqe.

    Duke folur për procesin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ai ka pretenduar se dënimi i tij është rezultat i dëshmive të personave që kanë bashkëpunuar me Prokurorinë, e jo i krimeve të kryera.

    “Aty kush ka dëshmu ose kush ka spiunuar e ka emrin me të zeza, por ama ne që jemi pjesë e historisë, e dimë në cilin korridor, në cilët shkallë dhe në cilën anë ka qenë aty”, ka deklaruar Thaçi.

    Ai ka pretenduar gjithashtu se disa persona që për vite me radhë janë paraqitur si luftëtarë të rëndësishëm, kanë dëshmuar kundër njëri-tjetrit, me qëllim të eliminimit politik të Hashim Thaçit.

    Sipas tij, procesi gjyqësor është shoqëruar edhe me interpretime politike, përfshirë pretendimet se Hashim Thaçi po ndëshkohet për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me ndarjen e Kosovës.

    Menduh Thaçi ka thënë se zhvillimet e fundit e kanë përkeqësuar situatën dhe ka paralajmëruar se tensionet mund të vazhdojnë.

    Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe protestat në Tiranë e në qytete të tjera shqiptare kanë nxitur reagime dhe diskutime politike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Menduh Thaçi për Specialen: Në nëntor pritet të publikohet vendimi, aty do të shihet kush ka dëshmuar kundër Hashim Thaçit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rreth 2.3 milionë raste të reja të kancerit në vitin 2024 lidhen me infeksione të parandalueshme

    Rreth 2.3 milionë raste të reja të kancerit në vitin 2024 lidhen me infeksione të parandalueshme

    Rreth 2.3 milionë raste të reja të kancerit në vitin 2024 lidhen me infeksione të parandalueshme

    Rreth 2.3 milionë raste të reja të kancerit në mbarë botën gjatë vitit 2024 mund të kenë qenë të lidhura me infeksione, shumë prej të cilave mund të parandalohen ose trajtohen, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore The Lancet Oncology.

    Sipas hulumtimit, infeksionet përbënin rreth 12 për qind të të gjitha diagnozave të reja të kancerit në nivel global, duke sugjeruar se një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve mund të shmangeshin përmes vaksinimit, kontrolleve parandaluese dhe trajtimit në kohë.

    Dy infeksione rezultuan veçanërisht të rëndësishme: Helicobacter pylori (H. pylori), bakter që lidhet kryesisht me kancerin e stomakut, dhe virusi i papillomës njerëzore (HPV), i cili lidhet veçanërisht me kancerin e qafës së mitrës.

    Studiuesit vlerësojnë se këto dy infeksione, së bashku, ishin të lidhura me më shumë se 1.5 milionë raste të kancerit gjatë vitit 2024.

    Gary Clifford, epidemiolog në Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin dhe autor kryesor i studimit, theksoi se ndërhyrjet parandaluese mund të bëhen shumë përpara se një infeksion të çojë në zhvillimin e kancerit.

    Sipas tij, zbatimi i programeve efektive kërkon mbështetje politike dhe financiare, përfshirjen e publikut dhe komunikim më të mirë për rëndësinë e parandalimit.

    Studimi nënvizon rëndësinë e vaksinimit kundër HPV-së, diagnostikimit dhe trajtimit të infeksioneve, si dhe programeve të kontrollit shëndetësor, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e numrit të rasteve të kancerit të lidhura me infeksionet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rreth 2.3 milionë raste të reja të kancerit në vitin 2024 lidhen me infeksione të parandalueshme appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Bilanci i protestës së djeshme në Tiranë: 59 të lënduar, mes tyre 34 efektivë policie, 21 protestues dhe 4 kalimtarë

    Bilanci i protestës së djeshme në Tiranë: 59 të lënduar, mes tyre 34 efektivë policie, 21 protestues dhe 4 kalimtarë

    59 persona janë paraqitur në spital pas lëndimeve të marra gjatë protestës së djeshme në Tiranë.

    Sipas raportimeve, nga të lënduarit, 34 janë efektivë policie, 21 janë protestues dhe 4 janë kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur.

    Tensionet dhe përplasjet nuk kanë munguar gjatë protestës së djeshme, ndërsa rreth mesnatës është mbyllur revolta e të rinjve dhe studentëve, e cila pritet që nesër të hyjë në ditën e saj të gjashtë.

    Burimi: Dukagjini

  • Blerja e helikopterëve amerikan, Gecaj porosi qeverisë: Të realizohen premtimet (VIDEO)

    Blerja e helikopterëve amerikan, Gecaj porosi qeverisë: Të realizohen premtimet (VIDEO)

    Blerja e helikopterëve amerikan, Gecaj porosi qeverisë: Të realizohen premtimet (VIDEO)

    Pezullimi i dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk nënkupton tërheqjen e plotë nga Kosova.

    Ish-ushtaraku Hysen Gecaj, ka sqaruar situatën mes dyja vendeve.

    Gecaj të shtunën në Infomagazine, ka komentuar edhe premtimin e fushatës së kaluar për blerjen e helikopterëve ushtarak amerikan, për çka tha se lë hapësirë për dyshime.

    Kjo për faktin se sipas ushtarakut, premtimet politike të qeverive në vendin tonë nuk janë realizuar.

    “Unë shpresoj që së paku tani Kosova do të bëjë më të mirën, Qeveria e Kosovës do të bëjë më të mirën dhe premtimet që i jep të mos mbesin boshe, por të realizohen, për shkak se kemi nevojë”, deklaroi ish-ushtaraku Gecaj në Klan Kosova.

  • Ministri kanadez sqaron se çka ndodhi në bazën ushtarake Wainwright

    Ministri kanadez sqaron se çka ndodhi në bazën ushtarake Wainwright

    Ministri kanadez sqaron se çka ndodhi në bazën ushtarake Wainwright

    Një zjarr i përmasave të mëdha pranë një baze të rëndësishme ushtarake në provincën kanadeze të Albertës ka përfunduar me viktima dhe persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Lajmin e ka konfirmuar ministri kanadez i Mbrojtjes, David McGuinty, i cili nuk ka bërë të ditur numrin e saktë të viktimave dhe të lënduarve. Ai e përshkroi situatën si tejet aktive dhe delikate.

    Siç raporton BBC, zjarri shpërtheu në afërsi të Bazës së Forcave Kanadeze Wainwright, e cila shërben si një prej qendrave kryesore të stërvitjes ushtarake në Kanada.

    Sipas Korporatës Kanadeze të Transmetimeve (CBC), baza përdoret kryesisht për ushtrime me armë zjarri dhe zakonisht frekuentohet çdo ditë nga rreth 690 pjesëtarë të personelit ushtarak dhe 300 punonjës civilë.

    Distrikti Bashkiak i Wainwright ka bërë të ditur se erërat e forta kanë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat kanë dëmtuar edhe gardhet e bazës.

    Pas ngjarjes ka reaguar edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, i cili përmes një postimi në platformën X e cilësoi atë si një incident serioz që shkaktoi zjarr të madh. Ai shprehu mbështetjen e tij për të gjithë personat e prekur.

    Ndërkohë, kryeministrja e Albertës, Danielle Smith, e përshkroi ngjarjen si një zjarr të madh dhe tragjik, që ka prekur pjesëtarë të personelit ushtarak.

    Forcat e Armatosura Kanadeze janë duke bashkëpunuar me autoritetet lokale për përballimin e situatës dhe hetimin e shkaqeve të zjarrit. Banorëve u është kërkuar të qëndrojnë larg zonës së rrezikuar dhe t’u krijojnë hapësirë automjeteve të emergjencës.

    Në përpjekje për të ndihmuar në menaxhimin e situatës, mbështetje kanë ofruar edhe provincat fqinje. Kryeministri i Saskaçevanit, Scott Moe, ka deklaruar se ka vënë në dispozicion burime për të ndihmuar Albertën, duke shprehur gatishmërinë për të ofruar asistencë shtesë nëse do të jetë e nevojshme.

    Edhe kryeministri i Kolumbisë Britanike, David Eby, ka konfirmuar se qeveria e tij ka kontaktuar autoritetet e Albertës për të ofruar ndihmën e nevojshme.

    Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkaqet e zjarrit dhe as bilancin e saktë të viktimave dhe të lënduarve. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

  • Protesta të dhunshme në Belgjikë, policia përdor gaz lotsjellës dhe topa uji

    Protesta të dhunshme në Belgjikë, policia përdor gaz lotsjellës dhe topa uji

    Protesta të dhunshme në Belgjikë, policia përdor gaz lotsjellës dhe topa uji

    Protestat kundër rritjes së kostos së jetesës në Belgjikë janë shndërruar në përplasje mes demonstruesve dhe policisë, me incidente të raportuara në Bruksel dhe Liezh.

    Sipas mediave të huaja, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit, ndërsa në kryeqytet disa të rinj hodhën shishe dhe objekte të tjera në zonën e Bursës (Bourse).

    Një gazetar i agjencisë së lajmeve AFP raportoi se policia përdori gaz lotsjellës ndaj grupeve të të rinjve në Bruksel, ndërsa në qytetin lindor të Liezhit u përdorën topa uji kundër grupeve më të vogla të demonstruesve.

    Ministri belg i Brendshëm, Bernard Quintin, reagoi ndaj incidenteve, duke deklaruar se situata “nuk është më thjesht një protestë”.

    “Është dhunë e pastër, e organizuar dhe e përsëritur, me qëllim destabilizimin e shoqërisë sonë”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se do të ndërmerren masat e nevojshme për rivendosjen e rendit.

    Ndërkohë, në javët e fundit, nxënës të shkollave të mesme në Belgjikë kanë protestuar kundër rritjes së kostove të arsimit.

    Lëvizjet protestuese në Belgjikë vijnë në një kohë kur edhe studentët në Francë po kundërshtojnë mungesën e mësuesve, kushtet e këqija në institucionet arsimore dhe klasat e mbipopulluara.

    Po ashtu, protestat masive në Paris janë shoqëruar me skena kaosi gjatë fundjavës, duke shtuar tensionet në disa vende evropiane.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protesta të dhunshme në Belgjikë, policia përdor gaz lotsjellës dhe topa uji appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Xhaketat pa jakë rikthehen në modë, trendi elegant që po dominon vjeshtën

    Xhaketat pa jakë rikthehen në modë, trendi elegant që po dominon vjeshtën

    Xhaketat pa jakë rikthehen në modë, trendi elegant që po dominon vjeshtën

    Moda e kësaj vjeshte po rikthen në vëmendje një model klasik dhe elegant: xhaketat pa jakë. Ky trend po fiton popullaritet në kryeqendrat e modës, si Parisi dhe New Yorku, duke u shndërruar në një alternativë moderne ndaj xhaketave me jakë të lartë.

    Edhe pse nuk janë një risi në industrinë e modës, xhaketat pa jakë po rikthehen këtë sezon me dizajne të reja, prerje të shkurtra, materiale lëkure dhe një gamë të larmishme ngjyrash.

    Në pasarelat e Paris Fashion Week, stilistët Matthieu Blazy dhe Alessandro Michele prezantuan interpretime bashkëkohore të këtij modeli, duke dëshmuar se eleganca klasike vazhdon të frymëzojë tendencat e reja.

    Një nga arsyet që i bën këto xhaketa tërheqëse është lehtësia me të cilën kombinohen. Ato mund të vishen me xhinse dhe bluza të thjeshta për një pamje të përditshme, por edhe me funde apo pantallona elegante për në zyrë ose raste të veçanta.

    Modelet prej tweed-i ruajnë stilin tradicional dhe të sofistikuar, ndërsa ato prej lëkure sjellin një pamje më moderne dhe të guximshme.

    Me kombinimin e thjeshtësisë, elegancës dhe prakticitetit, xhaketat pa jakë po dëshmojnë se një pjesë klasike e garderobës mund të rikthehet me një frymë të re dhe të përshtatet lehtësisht me stile të ndryshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Xhaketat pa jakë rikthehen në modë, trendi elegant që po dominon vjeshtën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Lavinia Fontana, artistja që sfidoi normat e kohës me pikturat e guximshme të trupit femëror

    Lavinia Fontana, artistja që sfidoi normat e kohës me pikturat e guximshme të trupit femëror

    Lavinia Fontana, artistja që sfidoi normat e kohës me pikturat e guximshme të trupit femëror

    Lavinia Fontana, një nga artistet më të rëndësishme të Rilindjes së Vonë, sfidoi normat shoqërore dhe artistike të kohës, duke u bërë e njohur jo vetëm si portretiste e kërkuar, por edhe si një nga gratë e para që realizoi piktura me figura femërore nudo.

    Artistja italiane, e cila jetoi nga viti 1552 deri më 1614, ndërtoi një karrierë të suksesshme në një periudhë kur gratë përballeshin me pengesa të mëdha për t’u pranuar në botën e artit. Ajo realizoi portrete për familje të pasura dhe figura të rëndësishme, si dhe mori porosi për vepra fetare, duke dëshmuar se gratë mund të përballonin edhe projekte artistike me rëndësi të veçantë.

    Megjithatë, një tjetër anë e krijimtarisë së saj ka tërhequr vëmendjen e studiuesve: pikturat me përmbajtje erotike dhe paraqitjet e guximshme të trupit femëror.

    Një nga veprat më të njohura të këtij zhanri është “Minerva në Aktin e Veshjes”, ku perëndesha mitologjike paraqitet nudo, duke mbajtur një veshje dhe duke iu drejtuar shikuesit me një shikim që ndërthur turpin me sensualitetin.

    Në veprat e saj, Fontana përdori vello të tejdukshme, perla, bizhuteri dhe detaje të tjera për të krijuar imazhe që dalloheshin për mënyrën e trajtimit të sensualitetit femëror.

    Piktura “Tre nudo femra”, e realizuar rreth vitit 1600, paraqet tri gra fisnike të mbuluara me vello të holla dhe të stolisura me bizhuteri. Sipas historianëve të artit, vepra mund të lidhet me mitin e Gjykimit të Parisit, ku tri perëndesha konkurrojnë për titullin e më të bukurës.

    Një tjetër vepër e guximshme është “Marsi dhe Venusi”, e realizuar rreth viteve 1594–1595, ku dy figurat mitologjike paraqiten në një skenë me ngarkesë të theksuar erotike. Studiuesit vlerësojnë se Fontana shkoi më tej se disa prej kolegëve të saj meshkuj në paraqitjen e trupit femëror.

    Arsyet që e shtynë artisten të krijonte këto vepra mbeten objekt diskutimi. Disa historianë sugjerojnë se ato mund të kenë qenë një mënyrë për të dalluar veten në tregun artistik dhe për të tërhequr porosi të reja, ndërsa të tjerë theksojnë se nuk mund të përjashtohet kompleksiteti i jetës së saj personale dhe marrëdhënia me normat e kohës.

    Edhe marrëdhënia me të atin, Prospero Fontana, është përmendur si një element i mundshëm në këtë histori. Ai e kishte trajnuar të bijën në art, por, sipas të dhënave historike, ajo ishte detyruar të nënshkruante një kontratë që e obligonte t’ia dorëzonte të ardhurat e saj deri në vdekjen e tij, në vitin 1597.

    Pavarësisht motivimeve që qëndronin pas veprave të saj, Lavinia Fontana mbetet një figurë e rëndësishme në historinë e artit. Krijimtaria e saj dëshmon se një grua mund të ndërtonte një karrierë të suksesshme në një shoqëri me kufizime të forta dhe të sfidonte pritshmëritë për rolin e saj në art.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Lavinia Fontana, artistja që sfidoi normat e kohës me pikturat e guximshme të trupit femëror appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kamioni përplas një ndeshje futbolli për të rinj në SHBA, vdesin një fëmijë 6-vjeçar dhe një burrë

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Wichita, në shtetin amerikan të Kansasit, ku një kamion është futur në një fushë ku po zhvillohej një ndeshje futbolli për të rinj, duke lënë të vdekur një fëmijë gjashtëvjeçar dhe një burrë 35-vjeçar.

    Sipas policisë, nga incidenti janë plagosur edhe 10 persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital me lëndime traumatike. Gjendja e tyre varion nga e lehtë deri në të rëndë, por asnjëri prej tyre nuk duket të jetë në rrezik për jetën, deklaroi kapiteni i policisë së Wichita-s, Aaron Moses.

    Dy viktimat u shpallën të vdekura në vendin e ngjarjes.

    Policia bëri të ditur se kamioni drejtohej nga një grua 34-vjeçare, e cila po bashkëpunon me hetuesit. Ajo ndodhet në paraburgim, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e incidentit.

    Sipas policisë, mes të plagosurve janë gjashtë të mitur të moshave pesë, tetë dhe nëntë vjeç, si dhe pesë të rritur. Një person tjetër është shtruar në spital për probleme shëndetësore që nuk lidhen drejtpërdrejt me lëndime fizike.

    Shoferja kishte një fëmijë që po luante futboll në kompleksin sportiv Stryker, por jo në fushën ku ndodhi ngjarja. Në kamion ndodheshin gjithashtu dy të mitur si pasagjerë.

    Telefonatat e para për incidentin mbërritën në shërbimet emergjente rreth orës 15:25 sipas kohës lokale, të shtunën.

    Kryetari i policisë së Wichita-s, Joe Sullivan, tha se autoritetet e dinë se çfarë ndodhi, por ende po përpiqen të kuptojnë arsyen që çoi në këtë tragjedi.

    Kryetarja e qytetit, Lily Wu, e cilësoi ditën si zemërthyese për Wichita-n, duke thënë se familjet kishin shkuar në kompleksin sportiv për të kaluar një pasdite të zakonshme duke ndjekur ndeshjet e fëmijëve të tyre, pa e imagjinuar se do të ndodhte një tragjedi e tillë.

    Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vazhduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kamioni përplas një ndeshje futbolli për të rinj në SHBA, vdesin një fëmijë 6-vjeçar dhe një burrë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali