Category: Lajme

  • Janina Ymeri për protestat në Shqipëri: Kosova e ka gëlltitur tashmë këtë episod

    Janina Ymeri për protestat në Shqipëri: Kosova e ka gëlltitur tashmë këtë episod

    Janina Ymeri për protestat në Shqipëri: Kosova e ka gëlltitur tashmë këtë episod

    Janina Ymeri ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme në Shqipëri, duke e lidhur këtë situatë me përvojën politike të Kosovës dhe ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në një postim publik, Ymeri ka kritikuar protestat e dhunshme si mënyrë për të ardhur në pushtet, duke pretenduar se ato i hapën rrugë Albin Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i ka cilësuar si të papjekur në aspektin menaxherial dhe social.

    Sipas saj, pas gjashtë vitesh, qeverisja e tyre karakterizohet nga, siç është shprehur, “hajnia, skandalet e stagnimi”.

    Ymeri ka vlerësuar se kalimi i një grupi njerëzish nga rruga në institucionet shtetërore dëshmoi, sipas saj, se synimi i tyre nuk ishte ndryshimi i vendit, por krijimi i një “klike”.

    Ajo ka theksuar se reagimi i saj nuk është një opinion për gjendjen politike në Shqipëri, por një perspektivë që, sipas saj, të rinjtë e gjeneratës Z duhet ta njohin nga përvoja e Kosovës.

    Në fund, Ymeri ka thënë se situata në Shqipëri mund të sjellë në udhëheqje njerëz me përvojë politike, ndërsa ka vlerësuar se përvoja e Kosovës pas luftës me kalimin nga protestat e dhunshme në pushtet nuk ka qenë e mirë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Janina Ymeri për protestat në Shqipëri: Kosova e ka gëlltitur tashmë këtë episod appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Prishtina renditet e 65-ta në botë për ndotjen e ajrit

    Prishtina renditet e 65-ta në botë për ndotjen e ajrit

    Prishtina renditet e 65-ta në botë për ndotjen e ajrit

    Cilësia e ajrit në Prishtinë paraqitet në nivel mesatar, me indeks të cilësisë së ajrit (AQI) prej 55, sipas raportit të publikuar për kryeqytetin.

    Ndotësi kryesor është PM2.5, me përqendrim prej 11.1 mikrogramë për metër kub.

    Raporti, i përditësuar sot në orën 21:00, tregon se temperatura në Prishtinë është 8 gradë Celsius, shpejtësia e erës arrin në 4 kilometra në orë, ndërsa lagështia relative e ajrit është 83 për qind.

    Niveli mesatar i cilësisë së ajrit nënkupton se kushtet përgjithësisht janë të pranueshme, megjithëse personat e ndjeshëm ndaj ndotjes mund të kenë nevojë të tregojnë kujdes.

    Sipas ranglistës së përmendur në raport, Prishtina renditet e 65-ta në botë ndër kryeqytetet me ajrin më të ndotur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Prishtina renditet e 65-ta në botë për ndotjen e ajrit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Agia” i Lorin Terezit shpallet filmi më i mirë në Warsaw Film Festival

    “Agia” i Lorin Terezit shpallet filmi më i mirë në Warsaw Film Festival

    Çmimi iu nda nga juria e përbërë nga regjisori çek Petr Zelenka, Jon Einarsson Gustafsson dhe producentja polake Natalia Grzegorzek. Festivali po mbahet nga 9 deri më 18 tetor, ndërsa filmi pati premierën botërore më 13 tetor.

    Juria e vlerësoi filmin për realizimin artistik dhe mënyrën e trajtimit të një bote që po zhduket. Në vlerësimin e saj, ajo theksoi se rrallë ndodh që një film debutues të jetë kaq i plotë në të gjitha aspektet, duke e cilësuar si një vepër që të kujton tragjedinë greke dhe që ka potencialin të bëhet klasik.

    Filmi rrëfen historinë e një vajze të re, Agias, e cila rebelohet kundër një kulture të dominuar nga burrat dhe traditave patriarkale, ku nderi i familjes vlerësohet më shumë se jeta. Ajo dëshiron të jetë vetvetja dhe të marrë vendime për jetën e saj, në një periudhë kur vendi postkomunist po largohet nga regjimi totalitar dhe po hapet ndaj botës.

    “Agia” sjell një bashkëpunim artistik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në kastin e filmit luajnë Kosovare Krasniqi, Lurni Krasniqi, Afrim Muçaj, Luan Jahja, Lulzim Zeqja dhe Luiza Xhuvan.

    Producentë të filmit janë Dritan Huqi dhe Florenc Papas, ndërsa bashkëproducentë janë Ivan Durovic, Elly Senger Weiss dhe Besnik Krapi.

    Vlerësimi në Varshavë shënon një moment të rëndësishëm për filmin dhe ekipin e tij, duke e vendosur “Agia”-n në vëmendjen e publikut dhe profesionistëve të kinemasë ndërkombëtare.

    Burimi: RTKLive

  • Turqia planifikon rritje prej 229 për qind të fondeve për blerjen e armatimit më 2027

    Turqia planifikon rritje prej 229 për qind të fondeve për blerjen e armatimit më 2027

    Turqia synon t’i rrisë me 229 për qind fondet për blerjen e armëve, municioneve dhe sistemeve të armatimit në buxhetin e vitit 2027, ka njoftuar ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Shimshek.

    Gjatë Forumit Ekonomik të Stambollit, të mbajtur javën e kaluar, Shimshek theksoi se investimet në mbrojtje janë të nevojshme përballë konflikteve të armatosura dhe pasigurisë ndërkombëtare.

    Sipas portalit Clash Report, projektbuxheti parashikon rreth 45 miliardë dollarë për mbrojtjen dhe 26 miliardë dollarë të tjerë për sigurinë e brendshme. Rritja e paralajmëruar prej 229 për qind i referohet posaçërisht blerjes së armatimit dhe municioneve, jo tërësisë së shpenzimeve të mbrojtjes.

    Ministri tha gjithashtu se Turqia renditet mes dhjetë eksportuesve më të mëdhenj të armëve në botë. Sipas tij, projektet e kërkimit dhe zhvillimit në sektorin e mbrojtjes kapin një vlerë mbi 100 miliardë dollarë, ndërsa rreth 1.400 projekte për produkte të reja janë në zhvillim.

    Të dhënat e cituara nga Clash Report tregojnë se eksportet turke të industrisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore arritën në rreth 6,9 miliardë dollarë gjatë nëntë muajve të parë të vitit. Në periudhën e fundit 12-mujore, vlera e tyre ka tejkaluar 10 miliardë dollarë.

    Projektbuxheti pritet t’i paraqitet Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, ku do të përcaktohen shumat përfundimtare. Ende nuk janë publikuar hollësi për financimin e programeve të veçanta të prokurimit ushtarak.

    Burimi: Dukagjini

  • Roma fiton ndaj Genoas dhe i afrohet Interit në vetëm dy pikë

    Roma fiton ndaj Genoas dhe i afrohet Interit në vetëm dy pikë

    Roma fiton ndaj Genoas dhe i afrohet Interit në vetëm dy pikë

    Roma ka shënuar fitore 1-0 ndaj Genoas, duke vazhduar garën në pjesën e sipërme të tabelës dhe duke u afruar në vetëm dy pikë nga lideri Inter.

    Skuadra vendase ishte më e mirë gjatë ndeshjes dhe e meritoi fitoren, falë golave të Castrit dhe Lullit, që vendosën fatin e takimit, transmeton Klankosova.tv.

    Në anën tjetër, kjo humbje e rëndon edhe më shumë situatën e Genoas, e cila zbret në pozitën e parafundit në tabelë.

    Në xhiron e ardhshme, Roma do të përballet me Napolin në një ndeshje të rëndësishme, ndërsa Genoa do të kërkojë pikë ndaj Venezias./ Klankosova.tv

  • Rita Ora tërheq vëmendjen në galanë bamirëse në Londër me veshjen ekstravagante

    Rita Ora tërheq vëmendjen në galanë bamirëse në Londër me veshjen ekstravagante

    Rita Ora tërheq vëmendjen në galanë bamirëse në Londër me veshjen ekstravagante

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në galanë bamirëse të organizuar nga amfAR në Londër, ku u shfaq me një veshje ekstravagante dhe një aksesor të pazakontë në kokë.

    Artistja 35-vjeçare mori pjesë në ngjarjen e mbajtur të premten mbrëma në The Chancery Rosewood, e organizuar në kuadër të aktiviteteve që përkojnë me panairin e artit Frieze dhe Festivalin e Filmit të Londrës.

    Gala synon të mbledhë fonde për kërkimet shkencore mbi HIV-in dhe AIDS-in, shkruan Daily Mail.

    Rita u shfaq me një xhaketë të gjerë, me jakë të theksuar dhe kopsa dekorative, të kombinuar me një fund të ngushtë në të njëjtën ngjyrë. Pamjen e kompletoi me këpucë elegante me taka shumë të larta, ndërsa vëmendjen më të madhe e mori aksesori i madh në kokë, i cili i dha paraqitjes një stil të veçantë.

    Këngëtarja pozoi para fotografëve në tapetin e kuq, duke dëshmuar edhe një herë gatishmërinë për të eksperimentuar me stilin dhe për të zgjedhur kombinime që dallojnë nga paraqitjet tradicionale.

    Një ditë më parë, Rita mori pjesë edhe në premierën e filmit të ri të bashkëshortit të saj, Taika Waititi, “Klara and the Sun”, në kuadër të Festivalit të Filmit të Londrës. Edhe në këtë event, ajo u shfaq me një veshje të pazakontë: një fustan të zi prej dantelle transparente, me fund voluminoz dhe aksesor në formë gjembash në kokë.

    Ndërkohë, emri i artistes është përmendur së fundmi edhe në një çështje ligjore. Ish-menaxherja e saj, Sarah Stennett, përmes kompanisë FAE Ventures, ka ngritur padi ndaj këngëtares, duke pretenduar se ajo i detyrohet rreth 3.2 milionë paundë nga të ardhurat profesionale.

    Sipas raportimeve të mediave britanike, pretendimet lidhen me pagesa nga turnetë muzikore dhe angazhimet televizive, të cilat kompania pretendon se nuk janë llogaritur ose paguar në përputhje me kushtet e kontratës.

    Rita Ora dhe Sarah Stennett i dhanë fund bashkëpunimit në vitin 2024, pas një marrëdhënieje profesionale që kishte nisur më 2009. Çështja tashmë është kthyer në një betejë ligjore, ndërsa pretendimet mbeten pjesë e procesit gjyqësor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rita Ora tërheq vëmendjen në galanë bamirëse në Londër me veshjen ekstravagante appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rahoveci 029 fiton për herë të parë, Ylli vazhdon serinë e fitoreve

    Rahoveci 029 fiton për herë të parë, Ylli vazhdon serinë e fitoreve

    Rahoveci 029 të shtunën mbrëma e ka mposhtur Pejën me rezultatin 106:95, në palestrën “Mizahir Isma”, në kuadër të javës së pestë.

    Skuadra vendase e ka nisur më mirë ndeshjen, duke i fituar dy çerekët e parë me rezultatet 29:21 dhe 29:25. Peja ka reaguar në çerekun e tretë, të cilin e ka fituar 27:24, por Rahoveci 029 e ka ruajtur epërsinë dhe e ka fituar edhe dhjetëminutëshin e fundit me shifrat 24:22.

    Më efikasi te Rahoveci 029 ishte Mika Adams me 31 pikë, gjashtë kërcime dhe dhjetë asistime. Zion Fruster kontribuoi me 28 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime.

    Te Peja u dallua Robert Smith me 28 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime. Për skuadrën pejane kjo ishte humbja e tretë radhazi.

    Golden Eagle Ylli e ka vazhduar serinë pozitive, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultatin 100:86, në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

    Vendasit e kanë fituar çerekun e parë me shifrat 25:23, por Ylli ka reaguar në dhjetëminutëshin e dytë, të cilin e ka fituar 29:22. Skuadra nga Theranda ka shkuar në pushim me epërsi prej pesë pikësh, 52:47.

    Çereku i tretë është mbyllur baras, 20:20, ndërsa Ylli e ka vulosur fitoren në dhjetëminutëshin e fundit, duke fituar 28:19.

    Davontrey Thomas ishte më efikasi te Ylli me 26 pikë dhe gjashtë kërcime, ndërsa Khalil Shabazz shtoi 21 pikë, një kërcim dhe shtatë asistime.

    Te Vëllaznimi u dallua Kentrell Pullian me 28 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

    Për skuadrën gjakovare kjo ishte humbja e katërt e sezonit, ndërsa deri tani ka regjistruar vetëm një fitore.

    Burimi: RTKLive

  • Risi në futboll, Uruguai teston kartonin elektronik për arbitrët

    Risi në futboll, Uruguai teston kartonin elektronik për arbitrët

    Risi në futboll, Uruguai teston kartonin elektronik për arbitrët

    Futbolli uruguajan ka sjellë një risi në arbitrim, duke testuar kartonin elektronik gjatë ndeshjes së Kupës së Uruguajit mes Nacionalit dhe Rentistas.

    Arbitri Eduardo Varela përdori një pajisje digjitale që shfaq ngjyrën e kartonit në ekran dhe regjistron automatikisht ndëshkimet, zëvendësimet dhe golat, duke i transmetuar të dhënat drejtpërdrejt në Federatën e Futbollit.

    Sistemi synon të lehtësojë punën e gjyqtarëve dhe të eliminojë nevojën për dokumentacion manual gjatë ndeshjeve.

    Megjithatë, teknologjia e re ka ngjallur diskutime, veçanërisht për dukshmërinë e ekranit nën rrezet e diellit.

    Pavarësisht kritikave, arbitri Varela e vlerëson këtë risi si një ndihmë pozitive në procesin e modernizimit të futbollit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Risi në futboll, Uruguai teston kartonin elektronik për arbitrët appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kastrioti mposhtet nga Raimond Sassari në ndeshjen e parë

    Kastrioti mposhtet nga Raimond Sassari në ndeshjen e parë

    Kampioni i Kosovës ka pësuar humbje në përballjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Sassari të Italisë.

    Skuadra ferizajase është përballur me vështirësi edhe për shkak të mungesave në ekip. Kastrioti ka udhëtuar drejt Italisë pa katër lojtarë që janë pjesë e përbërjes startuese.

    Patryk Dawid Gregulowski ka qenë më efikasi te Kastrioti, me nëntë gola të shënuar. Adonit Isufi dhe Vuk Lakiçeviq kanë kontribuar me nga pesë gola, ndërsa portieri Rinis Asllani ka regjistruar tetë pritje.

    Ndeshja e kthimit zhvillohet të dielën, nga ora 19:15. Kastriotit i nevojitet një paraqitje e fortë për të synuar përmbysjen e disavantazhit prej nëntë golash dhe për të vazhduar garën në Kupën Evropiane.

    Burimi: RTKLive

  • Ndikimi i El Nino, kafshë të rralla tropikale arrijnë në Kaliforni

    Ndikimi i El Nino, kafshë të rralla tropikale arrijnë në Kaliforni

    Muajin e kaluar, për herë të parë në Kaliforni u regjistrua një peshk i llojit me sy të mëdhenj, ndërsa breshkat e detit kanë krijuar fole për herë të parë.

    Ndërkohë, një gjarpër deti helmues me bark të verdhë ka dalë në breg, ndërsa peshkaqenë balenë dhe peshkaqenë kokëçekan notojnë jo larg bregdetit. Vizitorë të tjerë në ujërat e Kalifornisë përfshijnë peshqit fluturues dhe rrezet manta.

    Lloje ekzotike kanë mbërritur në bregdetin e Kalifornisë që nga fillimi i fenomenit të motit El Nino, i cili këtë vit është jashtëzakonisht i fuqishëm. Ky fenomen natyror, që ndodh çdo disa vite, sjell ujëra deti më të ngrohta nga jugu drejt veriut, duke transportuar me vete edhe lloje tropikale. Ato krijojnë pamje mahnitëse përgjatë bregdetit të Kalifornisë, pamje që po bëhen gjithnjë e më të dukshme falë dronëve dhe regjistrimit të videove.

    Shkencëtarët presin që kushtet të kthehen kryesisht në normalitet pasi El Nino, një fenomen natyror që ekzistonte edhe para ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, të kalojë vitin e ardhshëm. Ekspertët besojnë se dëmi më i madh afatshkurtër mund të prekë pyjet e algave “kelp”, të cilat lulëzojnë në ujëra më të ftohta dhe shërbejnë si habitat për lloje të shumta.

    “Kjo është pozitive për disa lloje peshkaqenësh, por ndoshta negative për të tjerë. Problemi më i madh qëndron për kafshët që nuk mund të lëvizin, apo jo? Shumica e peshkaqenëve janë shumë të lëvizshëm – ata thjesht mund të zhvendosen,” tha Chris Lowe, drejtor i Laboratorit të Peshkaqenëve në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, në Long Beach.

    Gjarpri detar me bark të verdhë ka dhëmbë helmues, por nuk mund të notojë si një peshkaqen i madh. Kur një gjarpër, që dukej i sëmurë, doli në breg në Orange County gjatë muajit shtator, një vizitor i plazhit përdori një gjethe palme për ta ngritur nga rëra dhe për ta kthyer në det.

    Jaros deklaroi se, bazuar në pamjet e filmuara, ai nuk ka pothuajse asnjë dyshim se kafsha është një gjarpër detar me bark të verdhë, i njohur shkencërisht si Hydrophis platurus.

    Deri më tani janë konfirmuar vetëm gjashtë ose shtatë raste të vëzhgimit të kësaj specieje në Kaliforni.

    Në shtator, në dy plazhe të Orange County u zbuluan dy fole të breshkave detare të llojit Olive Ridley. Sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së, ky është rasti i parë i regjistruar i folezimit të ndonjë specieje breshke detare në Bregun Perëndimor të SHBA-së. Zyrtarët njoftuan se foleja e parë u zbulua nga një vizitor në plazhin “Seal Beach” më 16 shtator, ndërsa e dyta tri ditë më vonë nga rojet e plazhit në plazhin fqinj, “Huntington Beach”./KP

    Burimi: Dukagjini