Category: Lajme

  • Erdogan criticises Islamic countries for not helping Gaza enough

    Turkey’s president, Recep Tayip Erdogan, has called on Islamic world countries to take more concrete steps to increase pressure on Israel and increase humanitarian aid to the Gaza population, on the eve of worsening weather conditions during the winter.

    Erdogan has stressed that the Islamic world should make a serious self-critical of how it is reacting to the situation in Palestinian territories, noting that Muslim countries should not rely solely on the actions of other states.

    According to him, it is necessary for majority Muslim states to take on more responsibility and take joint action to exert greater pressure on Israel.

    I believe that the Islamic world should reflect seriously on its actions. Instead of waiting for others to act, we as Muslims should take concrete initiatives and increase pressure on Israel, Erdogan has declared.

    It has also stressed the urgent need for increased humanitarian aid to Gaza, where the population continues to face difficult living conditions and lack of necessary resources.

    The Turkish president has warned that worsening weather conditions during the winter could add to the state of residents, so he has demanded that efforts to send aid intensify without delay.

    As a Islamic world, we must make greater efforts to send more humanitarian aid to Gaza before winter conditions become even more severe, Erdogan said. /Telegraphy/

  • Konjufca dhe Ziv diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë–Izrael

    Konjufca dhe Ziv diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë–Izrael

    Sipas njoftimit të MPJD-së, Konjufca e falënderoi Zivin për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të saj diplomatik, duke vlerësuar rolin e saj si ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë.

    Gjatë takimit u vlerësua zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që nga vendosja e tyre në vitin 2021, si dhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

    Konjufca i uroi ambasadores Ziv suksese në angazhimet e ardhshme.

    Burimi: RTKLive

  • Konjufca and Ziv discuss Kosovo relations

    According to the MPJD’s announcement, Konjufca thanked Zivin for his commitment and contribution during her diplomatic mandate, praising her role as Israel’s first ambassador to Kosovo.

    The development of relations between the two countries since their deployment in 2021 was praised, as well as the importance of deepening co-operation in areas of common interest.

    Konjufca congratulated Ambassador Ziv on future commitments.

    Source Layer: RTKLive

  • Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë si folës në Samitin Botëror të Klimës COP31 në Antalya

    Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë si folës në Samitin Botëror të Klimës COP31 në Antalya

    UBT, një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë në Kosovë, u përfaqësua në nivel ndërkombëtar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), të organizuar në Antalya të Turqisë. Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë si folës në një panel ndërkombëtar të nivelit të lartë, ku u diskutua roli i universiteteve në përballjen me sfidat globale të ndryshimeve klimatike.

    Burimi: Dukagjini

  • Rector UBT’s, Prof. Dr. Edmond Hyrizi participated as speaker at the COP31 World Climate Summit in Antalya

    UBT, one of the leading institutions of higher education in Kosovo, was represented internationally at the United Nations Conference on Climate Change ( COP31, organised in Antalya, Turkey. Rector UBT’s, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, attended as speaker on a high-level international panel where the role of universities in dealing with global climate change challenges was discussed.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kush po aktron mirë brenda BBVK, tregon Besi (VIDEO)

    Kush po aktron mirë brenda BBVK, tregon Besi (VIDEO)

    Kush po aktron mirë brenda BBVK, tregon Besi (VIDEO)

    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Besi, ka komentuar lojën dhe sjelljen e banorëve të këtij edicioni, gjatë një interviste në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova.

    Ai u shpreh se një nga gjërat që nuk e pëlqen është shtirja dhe mungesa e sinqeritetit mes njerëzve në përgjithësi.

    “Unë e kam problemin te njerëzit ‘fake’. Unë shumicën e rasteve pi kafe vetë, nëse nuk jam në tavolinë me dikë që më rrihet, nuk mundem me fejkirat nejën”, u shpreh Besi.

    Ndërsa për banorët specifikisht tha se gjithçka i duket si lojë.

    Për më shumë:

  • Chiellini kritikon hendekun financiar mes Premierligës dhe Serie A

    Chiellini kritikon hendekun financiar mes Premierligës dhe Serie A

    Chiellini kritikon hendekun financiar mes Premierligës dhe Serie A

    Legjenda e futbollit italian, Giorgio Chiellini, ka folur për dallimet e mëdha financiare mes Premierligës angleze dhe Serie A, duke theksuar se klubet angleze kanë fuqi shumë më të madhe ekonomike në tregun e transferimeve.

    “Bournemouthi, me gjithë respektin për këtë klub, mund të shpenzojë më shumë se Juventusi”, deklaroi Chiellini, duke vënë në pah hendekun financiar që po e karakterizon gjithnjë e më shumë futbollin anglez në raport me atë italian.

    Megjithatë, ish-mbrojtësi legjendar nuk u ndal vetëm te aspekti financiar, por kritikoi edhe cilësinë e futbollistëve defensivë në Itali. Sipas tij, futbolli italian nuk ka më mbrojtës të mirëfilltë si dikur, duke iu referuar mungesës së lojtarëve që karakterizoheshin nga aftësitë tradicionale të mbrojtjes.

  • Arrestohen katër persona në Mitrovicë të veriut, dyshohet se sulmuan dy policë

    Arrestohen katër persona në Mitrovicë të veriut, dyshohet se sulmuan dy policë

    Arrestohen katër persona në Mitrovicë të veriut, dyshohet se sulmuan dy policë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, të cilët dyshohen se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, në Mitrovicën e Veriut.

    Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Boris Kidriç”, ku dyshohet se gjithçka ka nisur brenda një lokali.

    “Lidhur me informatën, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat, kanë kuptuar se dy zyrtarë policorë, të cilët në atë kohë ishin jashtë detyrës zyrtare dhe ishin duke qëndruar në atë lokal, fillimisht janë ofenduar nga disa persona në lidhje me punën e tyre zyrtare, e më pas edhe janë sulmuar fizikisht pasi kanë dalë jashtë lokalit, ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, sipas vlerësimit të mjekut kujdestar.”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, policia në vendin e ngjarjes ka arritur t’i arrestojë dy persona të dyshuar S. L. (2001) dhe U. L. (2005).

    “Sipas procedurës pas verifikimit tek i dyshuari S. L. ka figuruar se i njëjti posedon edhe disa armë me leje në adresën e banimit të tij në Mitrovicë Veri e të cilat për momentin janë sekuestruar nga ana e policisë sipas udhëzimeve të prokurorit të Shtetit. Gjatë vazhdimit të veprimeve hetimore dhe punës intensive, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë edhe dy persona të tjerë si të përshirë në rast N. M. 2004 dhe L. M. 2005 me vendbanim në Mitrovice veri, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, po ashtu tek njëri nga këta është gjetur edhe një armë me leje e cila për momentin është sekuestruar nga ana e policisë.”, thuhet tutje.

    Te katër personat e dyshuar janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, ndërsa me aktvendim ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre është hapur rasti për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’.

  • Hakeem Jeffries nominohet për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, mund të bëhet i pari afroamerikan në këtë post

    Hakeem Jeffries nominohet për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, mund të bëhet i pari afroamerikan në këtë post

    Hakeem Jeffries nominohet për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, mund të bëhet i pari afroamerikan në këtë post

    Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara e kanë nominuar zyrtarisht Hakeem Jeffries për kryetar të kësaj dhome, duke i hapur rrugën që të bëhet ligjvënësi i parë afroamerikan që drejton këtë institucion.

    Sipas BBC, Dhoma e Përfaqësuesve do ta zgjedhë kryetarin e ri më 3 janar, kur nis mandati i ri dhe demokratët do të kenë shumicën e ulëseve, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën, demokratët pritet të kenë të paktën 257 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa rezultatet në shtatë gara zgjedhore ende nuk janë përcaktuar përfundimisht.

    Nëse zgjidhet në këtë post, Jeffries do të bëhet afroamerikani i parë në historinë e ShBA-së që drejton Dhomën e Përfaqësuesve. Ky post është i treti në radhën e pasimit të presidentit amerikan.

    Jeffries u rizgjodh të mërkurën si udhëheqës i demokratëve në një votim me dyer të mbyllura. Ai e mban këtë pozitë që nga viti 2023. /Klankosova.tv

  • Jakup Krasniqit i përfundon vizita, niset drejt zyrave të EULEX-it, qytetarët brohorasin: UÇK, UÇK

    Jakup Krasniqit i përfundon vizita, niset drejt zyrave të EULEX-it, qytetarët brohorasin: UÇK, UÇK

    Jakup Krasniqit i përfundon vizita, niset drejt zyrave të EULEX-it, qytetarët brohorasin: UÇK, UÇK

    Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi ka përfudnuar vizitën në familje.

    Ai është larguar nga shtëpia e tij me veturat e EULEX-it, nga ku do të niset drejt Hagës.

    Qytetarët kanë pritur për orë të tëra para shtëpisë së tij, por nuk kanë pasur mundësi ta takojnë.

    Në momentin kur ai është larguar me veturat e EULEX-it, ata e kanë përcjellë nga afër këtë moment.

    “UÇK, UÇK”, kanë brohoritur vazhdimisht.

    Krasniqi është lejuar të vizitojë familjen e tij, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

    Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë që nga arrestimi i tij para gjashtë vjetësh nga Gjykata Speciale.

    Herën e parë, ai ishte lejuar të vinte në Kosovë, pas vdekjes së vëllait të tij. /Klankosova.tv