Category: Lajme

  • 13 vjet pas versionit të fundit, lansohet GTA 6

    13 vjet pas versionit të fundit, lansohet GTA 6

    13 vjet pas versionit të fundit, lansohet GTA 6

    Pas 13 vjetësh pritjeje, trailerash rekord dhe shtyrjesh të shumta, videoloja më e shumëpritur e viteve të fundit, Grand Theft Auto 6 (GTA 6), më në fund ka mbërritur te lojtarët, duke marrë menjëherë vlerësime historike nga kritikët.

    Loja e re e kompanisë “Rockstar Games” ka nisur të lansohet gradualisht në vende të ndryshme të botës, ndërsa debutimin e parë e pati në Zelandën e Re, në orën 11:00 sipas orës lokale. Ajo është e disponueshme për platformat PlayStation 5 dhe Xbox Series X/S.

    Sipas BBC, që në vlerësimet e para, GTA 6 ka arritur një rezultat prej 99 pikësh nga 100 të mundshme në platformën Metacritic, e cila grumbullon vlerësimet e kritikëve. Me këtë rezultat, loja barazohet me The Legend of Zelda: Ocarina of Time të Nintendo-s, e cila e mban këtë rekord që nga viti 1998.

    Vlerësimet e para janë kryesisht pozitive, me kritikët që e konsiderojnë GTA 6 një lojë ambicioze dhe revolucionare, për të cilën pritja shumëvjeçare ia ka vlejtur.

    Ueb-faqja e njohur IGN e ka cilësuar lojën si “të paprecedentë”, “të pabesueshme” dhe “të pamundur për t’u humbur”. /Klankosova.tv

  • 13 years after the last version, GTA 6 is launched

    PNor 13 years of waiting, record training and multiple delays, the most anticipated video game of recent years, Grand Theft Auto 6 ( GTA 6), has finally reached the players, immediately receiving historical assessments from critics.

    The new game of Rockstar Games has begun to be launched gradually in different parts of the world, while the first debut was in New Zealand at 11:00 local time. It is available for PlayStation 5 and Xbox series X/S platforms.

    By BBC, since the first estimates, GTA 6 has reached a 99-point score of 100 possible on the Metacric platform, which collects critics’ assessments. With this result, the game equals The Legend of Zelda: Ocarina of Time Nintendo, which has held this record since 1998.

    The first estimates are mostly positive, with critics considering the GTA 6 as an ambitious and revolutionary game that has been worth the long-term wait.

    The known IGN website has named the game unprecedented, incredible and impossible to lose. /Klankosova. tv

  • Saudi Arabia prepares for war with the Jews in Yemen, could last until 2027

    AThe Saudi rabbi is preparing for its conflict with the Huth rebels in Yemen to continue even during 2027, despite obstacles to the battlefront and attacks that have affected daily life within the kingdom.

    So have two Western officials, who have been informed by the Saudi side of its plans, broadcast I did. tv

    The renewed conflict has become one of the most active fronts of the broader war with Iran.

    By ReutersThe fighting has caused thousands of deaths and injuries, and has forced hundreds of thousands of people to flee their homes in Yemen.

    The escalation of the conflict has also damaged Saudi Arabia’s efforts to attract investments in sectors outside the oil industry and organise events of global importance.

    According to Western officials, who have spoken on condition of anonymity, Saudi authorities already predict the military campaign to continue for another six months.

    Riyad’s goal is for his allies in Yemen to achieve progress on the ground before negotiating with the Huth rebels begins.

    A third source, known for Saudi plans, has confirmed this information. According to sources, an agreement on the outcome of the broader war with Iran could also affect the intensity of the Yemen conflict.

    The same source has revealed that Riyadh believes the United States’ offensive military support for Saudi operations in Yemen could change the course of war. US President Donald Trump’s administration has so far not provided such support.

    According to this assessment, US support could enable the forces backed by Saudi Arabia to achieve their goals within weeks.

    Meanwhile, an official of the Saudi Foreign Ministry has refused to comment on the statements attributed to royal officials.

    Saudi Arabia was first involved in the Yemen conflict in 2015, at the head of an Arab coalition, with the aim of restoring the Yemenian government to power after the rebels Huth took over the capital of Sana and most of the country.

    The fighting went on for years without a clear winner, while in 2022 the parties reached a ceasefire that lasted until the summer of this year.

    Since the start of the fighting, the Huth rebels have taken control of the Red Sea coast and the strategic Strait of Bab el Mandeby, removing the forces backed by Saudi Arabia.

    They have also surrounded the city of Taiz, in mountainous areas over Aden, the temporary capital of the Yemenian government, located south of the country.

    Yemen’s government undertook a counteroffensive last month and managed to regain some territories around the strait. During last weekend, however, they withdrew to protect the city of Adden, undergoing another serious blow on the front of the war. /Klankosova. tv

  • Gresa me urim emocionues për Shkurte Fejzën: Në skenë, mbretëreshë e muzikës, në jetë, mbretëreshë e zemrës sime

    Gresa me urim emocionues për Shkurte Fejzën: Në skenë, mbretëreshë e muzikës, në jetë, mbretëreshë e zemrës sime

    Gresa Behluli, vajza e artistes legjendare Shkurte Fejza, i ka bërë një urim të veçantë nënës së saj me rastin e ditëlindjes.

    Shkurte Fejza feston sot 65-vjetorin e lindjes, ndërsa në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as urimi plot emocion nga vajza e saj, Gresa.

    Me fjalë të ndjera dhe një analogji të bukur, Gresa ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për nënën e saj.

    “Gezuar per @shkurte.fejza. Në skenë, mbretëreshë e muzikës; në jetë, mbretëreshë e zemrës sime! Dhurata më e bukur që Zoti ia dha njeriut është vetë jeta, e sa e bekuar ndihem unë që në këtë jetë të kam TY dhe të thërras NËNË”, ka shkruar Gresa.

    “Urime ditëlindjen, nëna ime! Krenaria ime e përjetshme. Përqafofsh shekullin, me shëndet, dashuri e lumturi!”, e ka përmbyllur ajo urimin për nënën e saj.

    Përveç dedikimit emocionues, Gresa ka publikuar edhe një kolazh fotografish, ku shfaqet në disa prej tyre krah nënës së saj, ndërsa të tjerat sjellin momente të ndryshme nga jeta dhe karriera e artistes së njohur Shkurte Fejza. /Telegrafi/

  • Policia paralajmëron për mashtrimet me SMS: Kërkesat për përditësimin e të dhënave bankare, më të shpeshtat

    Policia paralajmëron për mashtrimet me SMS: Kërkesat për përditësimin e të dhënave bankare, më të shpeshtat

    Policia paralajmëron për mashtrimet me SMS: Kërkesat për përditësimin e të dhënave bankare, më të shpeshtat

    Një SMS ju kërkon t’i përditësoni të dhënat bankare që të vazhdoni t’i përdorni shërbimet e bankës. Një tjetër ju njofton se keni një pako në pritje ose një gjobë trafiku për të paguar. Sipas Policisë së Kosovës, kërkesa për përditësimin e të dhënave bankare ka qenë forma më e shpeshtë e mashtrimit me SMS ndër rastet e raportuara nga qytetarët.

    “Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë rënë viktimë e këtyre mesazheve me përmbajtje mashtruese”, thotë Fadil Abdyli, shef i hetimeve të krimeve kibernetike në Policinë e Kosovës, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai nuk dha shifra për numrin e viktimave.

    Këto mashtrime njihen si smishing. Mesazhi duket sikur vjen nga një institucion i besueshëm dhe mund ta drejtojë marrësin te një lidhje ku i kërkohen të dhëna, si numri i kartelës bankare ose kodi i saj i sigurisë. Kur mesazhi dërgohet në emër të Postës, kërkesa për të konfirmuar adresën e dorëzimit mund të shoqërohet me një kërkesë për të dhënat e kartelës.

    “Asnjë institucion serioz nuk të kërkon me mesazh numrin ose të dhënat e bankës”, thotë Abdyli.

    Sipas tij, një skemë e ngjashme përdoret edhe në platformat e shitblerjes online.

    Dikush paraqitet si blerës dhe i kërkon shitësit numrin e kartelës dhe kodin e sigurisë, me arsyetimin se i duhen për ta paguar produktin. Mashtruesit mund t’i përdorin të dhënat e kartelës për të bërë pagesa në emër të viktimës dhe të dhënat personale për t’u paraqitur me identitetin e saj.

    Çfarë i duhet Policisë për ta nisur hetimin?
    Nëse dikush i ka dhënë të dhënat e kartelës përmes një lidhjeje të dyshimtë, Abdyli thotë se hapi i parë është ta njoftojë menjëherë bankën që ta bllokojë kartelën. Për ta raportuar rastin në Polici, ai këshillon ta ruajë mesazhin dhe pamjet e ekranit.

    “Duhet të kemi linkun, duhet të kemi datën dhe kohën, duhet të kemi përmbajtjen e mesazhit”, thotë ai.

    Këto të dhëna, shpjegon Abdyli, e ndihmojnë Policinë të përcaktojë si ka ndodhur mashtrimi dhe nëse ka bazë për ta nisur hetimin me autorizim të prokurorit. Hetimi mund të kërkojë bashkëpunim me bankat dhe me policitë e vendeve të tjera.

    Autori mund të jetë në një shtet, viktima në një tjetër dhe infrastruktura e përdorur për mashtrim në një të tretë. Për shkak se në hetim mund të përfshihen edhe autoritete të huaja, Abdyli thotë se “nuk është një punë që mund të kryhet menjëherë”.

    I pyetur nëse pas mesazheve të raportuara së fundi qëndrojnë autorë nga Kosova apo nga jashtë, Abdyli nuk dha hollësi, duke iu referuar proceseve hetimore.

    Ai tha se ka pasur raste kur paratë e humbura nuk janë kthyer. Shtoi se në trajtimin e këtyre rasteve, përveç Policisë, përfshihen edhe institucione të tjera.

    Çfarë ndodh kur një profil anonim mbyllet pas kërcënimit?
    Policia trajton edhe kanosje dhe ngacmime në rrjetet sociale. Kur një llogari mbyllet pas një kërcënimi dhe personi i kërcënuar nuk e ka ruajtur lidhjen e profilit, hetimi bëhet më i vështirë, thotë Abdyli.

    “Policia e Kosovës ka kontakte të drejtpërdrejta me platformat kryesore”, thotë ai. Këto platforma operojnë nën juridiksione të tjera, por Policia mund t’u kërkojë të dhëna nëpërmjet kanaleve zyrtare në raste serioze, si kërcënimet për jetën. Sipas Abdylit, platformat mund ta ndihmojnë Policinë të identifikojë personat që dyshohet se qëndrojnë pas këtyre profileve. I pyetur konkretisht për bashkëpunimin me Meta-n, ai foli për platformat në përgjithësi.

    Rastet e shpërndarjes së materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve trajtohen kryesisht në nivel qendror për shkak të ndjeshmërisë së tyre dhe nevojës për bashkëpunim ndërkombëtar.

    Abdyli thotë se Policia bashkëpunon me një platformë me bazë në Shtetet e Bashkuara, e cila “grumbullon informata ose raporte kur materialet me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve shpërndahen përmes internetit”. Ai shpjegon se Policia merr raportime për raste kur shpërndarja ka ndodhur në Kosovë. Sipas tij, ky bashkëpunim e ka ndihmuar Policinë të identifikojë dhe të arrestojë persona të dyshuar.

    I pyetur për gatishmërinë e Kosovës për t’u përballur me një sulm më të madh kibernetik, Abdyli e kufizoi përgjigjen te kapacitetet e Policisë. Ai thotë se Policia ka ekipe në rajonet policore dhe në nivel qendror për të hetuar veprat penale që kryhen përmes internetit.

    Sipas tij, parandalimi kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm me ekipin shtetëror për reagim ndaj incidenteve kibernetike, ofruesit e internetit dhe institucionet financiare.

    “A mund të themi se jemi të sigurt 100%? Natyrisht se nuk mund të themi”, thotë Abdyli./REL/

    Burimi: Insajderi

  • Police warn of SMS fraud: requirements for bank updates, most frequent

    An SMS asks you to update bank data so that you can continue using bank services. Another announces you have a package waiting or a traffic ticket to pay. According to the Kosovo Police, demand for updateing bank data has been the most frequent form of SMS fraud among cases reported by citizens.

    A considerable number of citizens have fallen victim to these messages with deceptive content, says Fadil Abdil, chief of cybercrime investigations in the Kosovo Police, in an interview for Radio Free Europe. He gave no figures for the number of victims.

    These frauds are known as smishing. The message appears to be coming from a reliable institution and may direct the recipient to a connection requiring information, such as the number of the bank card or its security code. When the message is sent on behalf of the Post, the request to confirm the delivery address may be accompanied by a request for the folder data.

    No serious institution is asking you with a message or the bank’s number or records, said Abdulani.

    According to him, a similar scheme is used on online trading platforms.

    Someone looks like a buyer and asks the vendor for a number of cards and security codes, reasoning that they need it to pay the product. Deceiters can use card records to pay the victim and personal data to present themselves with her identity.

    What does the police need to start the investigation?
    If someone gave the folder data through a suspicious connection, Obadiah says the first step is to immediately announce the bank to block the card. To report the case to the police, he recommends guarding the message and images of the screen.

    We should have the link, we should have the date and the time, we should have the content of the message, he says.

    This data, Abdel explains, helps the police determine how the fraud happened and whether there is a basis for launching the investigation with the prosecutor’s authorization. The investigation could require co-operation with banks and police from other countries.

    The author may be in one state, victims in another and infrastructure used for fraud in a third. Because foreign authorities may be involved in the investigation, Obadiah says that it is not a job that can be done immediately.

    Asked whether after the recently reported messages there are authors from Kosovo or from abroad, Obadiah did not elaborate, referring to the investigative processes.

    He said there were times when the lost money didn’t come back. He added that other institutions are involved in treating these cases besides the police.

    What happens when an anonymous profile closes after the threat?
    Police also treat social networking and tingling. When an account closes after a threat and the threatened person has not maintained the profile link, the investigation becomes more difficult, Abdil says.

    Kosovo Police have direct contacts with key platforms, he says. These platforms operate under other jurisdictions, but police may require data through official channels in serious cases, such as life threats. According to Abdel, platforms can help police identify persons suspected of standing behind these profiles. Asked specifically about co-operation with Meta, he talked about platforms in general.

    Cases of distributing material of child sexual abuse are mainly handled at the central level due to their sensitivity and the need for international co-operation.

    Obadiah says that police cooperate with a platform based in the United States that collects information or reports when material containing sexual abuse of children is distributed via the Internet. He explains that police receive reports of cases when distribution occurred in Kosovo. According to him, this co-operation has helped police identify and arrest suspected persons.

    Asked of Kosovo’s readiness to face a larger cyber attack, Obadiah limited the response to police capacities. He says police have teams in police stations and at the central level to investigate criminal acts committed via the internet.

    According to him, prevention requires continued co-operation with the state team in response to cyber incidents, internet providers and financial institutions.

    Can we say we’re 100% secure? Of course, we can’t say, Obadiah says. / REL/

    Source Layer: Insander

  • Janevska: Për optimizimin dhe mësimin me një ndërrim kemi mbështetjen e UNICEF-it

    Janevska: Për optimizimin dhe mësimin me një ndërrim kemi mbështetjen e UNICEF-it

    “Optimizimi i rrjetit shkollor dhe mësimi me një ndërrim janë masa për arsim më cilësor dhe përvoja pozitive nga vendet e zhvilluara. Në zbatimin e tyre kemi mbështetjen e UNICEF-it. Është bërë analizë serioze për tepricën e objekteve, paraleleve dhe mësimdhënësve si dhe është përgatitur plan për optimizim. Gjithashtu, ndryshimet që po bëjmë në arsim janë të mira dhe këtë e konfirmon edhe Raporti i Bashkimit Evropian për progresin e Maqedonisë për vitin 2026”.

    Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve në Kuvend, lidhur me efektet e optimizimit të rrjetit shkollor dhe futjes së mësimit me një ndërrim.

    “Është e vërtetë se kemi mbyllur rreth 30 shkolla periferike, sepse nuk ka nxënës të klasës së parë ose ka numër të vogël nxënësish. Por, kur fëmijët nga grupet e vogla transferohen në shkolla më të mëdha, kanë më shumë mundësi të shoqërohen dhe të konkurrojnë me njëri-tjetrin. Prandaj, konsideroj se duhet të vazhdojmë me këtë proces“, tha Janevska, duke ndarë përvojën e saj personale nga vizitat në shkollat më të mëdha, ku janë transferuar fëmijë nga shkollat më të vogla, siç u shpreh ajo – fëmijët janë të kënaqur me bashkimin e shkollave.

    Në Komunën e Karbincit, nxënësit nga Balvan i poshtëm janë transferuar në Tërnicë, ku tani mësojnë së bashku me më shumë fëmijë dhe janë shumë të kënaqur me këtë ndryshim, gjë për të cilën kanë dëshmuar edhe mësimdhënësit.

    Ministrja gjithashtu informoi se nga gjithsej 1.023 objekte të shkollave fillore dhe të mesme, në 620 është vendosur mësimi me një ndërrim si dhe me optimizimin asnjë mësimdhënës nuk e ka humbur vendin e punës.

    “Në të kaluarën, arsimi ka shërbyer për të blerë paqen sociale. Këtë e kanë bërë të gjitha qeveritë e mëparshme. Tani punësime të reja do të ketë vetëm aty ku është e domosdoshme. Në Shkup kemi nevojë të tillë, por në disa qytete dhe vendbanime të tjera në vend – vërtet nuk ka nevojë”, theksoi Janevska.

  • Putini u poshtërua në mënyrë elegante në Kinë

    Putini u poshtërua në mënyrë elegante në Kinë

    Një dallim i dukshëm në pritjen e liderëve në samitin e APEC-ut në Kinë ka nxitur interpretime për raportet mes Pekinit, Moskës dhe Washingtonit.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, u prit personalisht nga homologu i tij kinez, Xi Jinping, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, u prit nga një zyrtar tjetër i lartë kinez.

    Trumpi mbërriti në Shenzhen për të marrë pjesë në samitin e APEC-ut, ku u mirëprit nga vetë Xi Jinping. Ndërkaq, kur Putini mbërriti në Kinë, presidenti kinez nuk ishte i pranishëm për ta pritur.

    Në vend të tij, presidentin rus e priti Cai Qi, shefi i Zyrës së Përgjithshme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

    Ky dallim në nivelin e pritjes është interpretuar si një sinjal diplomatik nga Pekini për pozitën e Rusisë në raport me Kinën. Sipas këtij interpretimi, fakti që Trumpi u prit personalisht nga Xi, ndërsa Putini jo, mund të tregojë se Moska nuk gëzon të njëjtin status në marrëdhëniet me udhëheqjen kineze.

    Gjesti është parë edhe si një mënyrë e kujdesshme e Pekinit për t’i kujtuar Moskës se, pavarësisht partneritetit të ngushtë mes dy vendeve, raportet e tyre nuk janë domosdoshmërisht marrëdhënie mes të barabartësh.

    Kjo situatë, sipas këtij vlerësimi, i ka dobësuar edhe përpjekjet e propagandës ruse për ta paraqitur vendin si një superfuqi me ndikim të barabartë me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.

    Megjithatë, niveli i pritjes diplomatike nuk përbën në vetvete dëshmi për një ndryshim të politikës së Kinës ndaj Rusisë, por mund të lexohet si një gjest simbolik në marrëdhëniet mes tri fuqive botërore. /Telegrafi/

  • Putin was elegantly humiliated in China

    A notable difference in waiting for leaders at the APEC summit in China has prompted interpretations for reports between Beijing, Moscow and Washington.

    US President Donald Trump was personally welcomed by his Chinese counterpart, Xi Jinping, while Russian President Vladimir Putin was received by another senior Chinese official.

    The trumpet arrived at Shenzhen to attend the APEC summit, where Xi Yinging himself welcomed. Meanwhile, when Putin arrived in China, the Chinese president was not present to receive him.

    Instead, Russian President Kai Qi, chief of China’s Communist Party Central Committee General Office, welcomed the Russian president.

    This gap at the waiting level has been interpreted as a diplomatic signal from Beijing for Russia’s position in relation to China. According to this interpretation, the fact that Trump was personally received by Xi, while Putin may not, may indicate that Moscow does not enjoy the same status in dealing with Chinese leadership.

    The gesture is also seen as a careful way of reminding Moscow that, despite the close partnership between the two countries, their reports are not necessarily equal relations.

    This situation has also weakened Russian propaganda efforts to present the country as an influential superpower equal to the United States and China.

    However, the level of diplomatic expectation does not in itself amount to evidence of a change in China’s policy towards Russia, but can be read as a symbolic gesture in relations between the three world powers. /Telegraphy/

  • Kos për incidentin me këngën serbe: I shpreha keqardhje Kurtit

    Kos për incidentin me këngën serbe: I shpreha keqardhje Kurtit

    Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka konfirmuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas incidentit me interpretimin e një kënge nacionaliste serbe në një koncert të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel më 15 nëntor.

    “Isha në kontakt edhe me kryeministrin dhe i shpreha keqardhjen që ndodhi diçka që nuk duhej të kishte ndodhur”, tha Kos në debatin e zhvilluar më 17 nëntor në Komisionin për Çështje të Jashtme dhe Evropiane të [Dhomës së Përfaqësuesve] të Belgjikës.

    Ajo konfirmoi se repertorin e kishte zgjedhur grupi muzikor i angazhuar për koncertin në fjalë dhe se Komisioni Evropian, si organizator i ngjarjes, nuk e kishte miratuar paraprakisht.

    “Sa i përket pjesës muzikore: siç e thashë, grupit muzikor i dhamë udhëzime se çfarë donim, por nuk e miratuam secilën këngë veç e veç. Më vjen shumë keq që ndodhi kjo sepse Kosova e meriton gjithë mbështetjen tonë dhe do ta marrë gjithë mbështetjen tonë”, tha Kos e cila edhe pas ngjarjes kishte shprehur keqardhje për interpretimin e kësaj kënge.

    Më 15 nëntor, në koncertin e titulluar “Meloditë e unitetit: Harmoni nga udhëkryqi i Evropës”, krahas pjesëve muzikore nga vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, u interpretua edhe melodia e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”.

    Teksti i saj përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe kundërshton heqjen dorë prej saj.

    Gjatë koncertit u interpretua vetëm melodia, pa u kënduar vargjet, ndërsa titulli i këngës u shfaq në ekran, sipas dëshmive të pjesëmarrësve.

    Kjo nxiti reagime të shumta nga përfaqësues qeveritarë dhe të opozitës në Kosovë dhe në Parlamentin Evropian, të cilët kërkuan shpjegime për përzgjedhjen e repertorit.

    Muzikanti slloven Marko Hatlak, i grupit Kapobanda që e interpretoi këngën, më pas kërkoi falje përmes një reagimi në rrjetet sociale.

    Sipas tij, përzgjedhja e këngës ishte një gabim i paqëllimshëm, pasi nuk ka qenë në dijeni të kontekstit historik dhe politik të këngës.

    Në ngjarjen e organizuar në Bruksel, shteti i Kosovës nuk mori pjesë.

    Megjithatë, në këtë ngjarje ishte e pranishme Donika Emini, eksperte e çështjeve evropiane.

    Ajo i tha Radios Evropa e Lirë se beson që përzgjedhja e melodisë së këngës serbe nuk ishte rezultat i pakujdesisë.

    Sipas saj, organizatorët do të duhej të kishin treguar më shumë kujdes ndaj ndjeshmërive historike dhe politike të rajonit.

    “Nuk mendoj që është prej pakujdesisë”, tha Emini, duke theksuar se problemi nuk qëndron te gjuha serbe e këngës, por te pretendimet territoriale ndaj Kosovës që përmban teksti i saj.

    Emini i tha REL-it se incidenti ngre shqetësime më të gjera për qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, veçanërisht në një kohë kur të dyja palët po përpiqen t’i riparojnë marrëdhëniet pas tensioneve të viteve të fundit.

    “Ndikimi është shumë i madh”, deklaroi ajo, duke paralajmëruar se ngjarja mund të ndikojë negativisht jo vetëm në dialogun Kosovë-Serbi, por edhe në atmosferën e përgjithshme të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Brukselit.

    BE-ja e ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe u kërkon të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve.

    Procesi ka ngecur viteve të fundit, teksa që nga shtatori i vitit 2023, palët nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë.