Category: Lajme

  • Arda Guler signs long-term contract with Real Madrid

    With that decision, the Madrillan club, led by President Florentino Peres, has rewarded the Turkish midfielder’s presentation and contribution, which within three seasons has managed to become one of the team’s key players.

    Guler continues to be one of Real Madrid’s most promising projects, while the new contract testifies to club confidence in its potential and future.

    Source Layer: RTKLive

  • Nga grupi i ferrit te ai i ëndrrave, këto janë dy skenarët ekstremë që mund ta presin Kosovën në kualifikimet për Euro 2028

    Nga grupi i ferrit te ai i ëndrrave, këto janë dy skenarët ekstremë që mund ta presin Kosovën në kualifikimet për Euro 2028

    Duke u bazuar në vazot përfundimtar dhe renditjen e FIFA-s të 18 nëntorit 2026, Kosova mund të përballet me kundërshtarë të nivelit të lartë, por edhe të ketë një grup dukshëm më të favorshëm në kualifikimet për Euro 2028.

    Kosova do të jetë pjesë e vazos së tretë në shortin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028, çka nënkupton se do të përballet me nga një përfaqësuese të Vazove 1, 2, 4 dhe 5.

    Por, si janë mundësitë dhe cili do të ishin grupi më të vështirë, respektivisht më i lehtë për kombëtaren e Kosovës drejt kualifikimit në Euro 2028?

    Duke marrë për bazë renditjen e FIFA-s, grupi më i vështirë i mundshëm për “Dardanët” do të ishte ai me Spanjën, Zvicrën, Finlandën dhe Maltën.

    Spanja, e renditur në vendin e parë në botë, do të ishte kundërshtari më i fortë nga vazoja e parë. Zvicra, që renditet e 13-ta, do të vinte nga vazoja e dytë, Finlanda (75) do të ishte kundërshtari më i fortë i mundshëm nga vazoja e katërt, kurse Malta (160) do ta plotësonte këtë grup nga vazo e pestë, shkruan Telegrafi.

    Spanja, kundërshtari më i vështirë i mundshëm nga vazo 1

    Në anën tjetër, grupi më i lehtë në bazë të këtyre renditjeve do të përbëhej nga Greqia, Irlanda e Veriut, San Marino dhe Lihtenshtajni.

    Greqia, e renditur e 41-ta në FIFA, do të ishte kundërshtari më i favorshëm nga vazoja e parë. Irlanda e Veriut (64) do të vinte nga vazoja e dytë, San Marino nga e katërta dhe Lihtenshtajni nga vazoja e pestë, shkruan Telegrafi.

    Foto ilustruese me Inteligjencë Artificiale

    Natyrisht, këto janë vetëm dy kombinime hipotetike, të bazuara në renditjen e FIFA-s dhe vazot e projektuara, e jo grupe të mundshme të konfirmuara nga UEFA.

    Shorti i kualifikimeve për Euro 2028 do të mbahet më 6 dhjetor në Belfast, ndërsa ndeshjet e para do të fillojnë nga muaji mars 2027. /Telegrafi/

    * Ky krahasim bazohet në renditjen e FIFA-s, jo domosdoshmërisht në forcën reale aktuale të ekipeve. Gjithashtu, UEFA ka kufizime për disa çifte, përfshirë Kosovën me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

  • Iraku rifillon dërgimin e naftës drejt Turqisë pas 12 vitesh, për të shmangur pengesat në ngushticën e Hormuzit

    Iraku rifillon dërgimin e naftës drejt Turqisë pas 12 vitesh, për të shmangur pengesat në ngushticën e Hormuzit

    Të martën, Iraku rifilloi dërgimin e naftës përmes tubacionit Kirkuk-Ceyhan për herë të parë në 12 vitet e fundit.

    Kjo krijon një rrugë alternative eksporti, në një kohë kur dërgesat e naftës janë kufizuar për shkak të ndërprerjeve në trafikun detar në ngushticën e Hormuzit, si pasojë e luftës që përfshin Iranin.

    Ministria e Naftës në Bagdad njoftoi se pompimi ka rifilluar pas përfundimit të testeve teknike dhe operacionale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Ministri i Naftës, Basim Mohammed Khudair, deklaroi se fluksi fillestar është vendosur në 120,000 fuçi në ditë, me plane për ta rritur gradualisht në 500,000 fuçi, ndonëse nuk u dha një afat kohor për këtë.

    Gjithashtu, të martën, Këshilli i Ministrave të Irakut miratoi një rekomandim për rehabilitimin e tubacionit.

    Në një mbledhje në Najaf, nën drejtimin e kryeministrit Ali al-Zeydi, u miratua propozimi i Këshillit për Çështje Ekonomike për rinovimin e linjës. Nuk u dhanë detaje mbi shtrirjen e punimeve.

    Tubacioni Kirkuk-Ceyhan lidh “fushat e naftës” në Irakun verior me portin e Ceyhanit, në bregdetin mesdhetar të Turqisë.

    Ai u nxor jashtë funksionit në vitin 2014, pas sulmeve të përsëritura nga grupi terrorist i ashtuquajtur “Shteti Islamik”.

    Ky tubacion i ofron Irakut një alternativë ndaj terminaleve të tij të eksportit në jug, të cilat e transportojnë naftën përmes ngushticës së Hormuzit.

    Sipas agjencisë Reuters, ndikimi në vëllimin e përgjithshëm të eksporteve do të varet nga sasia e naftës në dispozicion dhe nga fakti nëse dërgesat përmes këtij tubacioni do të jenë shtesë ndaj eksporteve ekzistuese.

    Në muajin gusht, Iraku dhe Turqia ranë dakord për një marrëveshje njëvjeçare për vazhdimin e dërgesave të naftës përmes këtij tubacioni, ndërsa vijojnë negociatat për një marrëveshje afatgjatë, duke pasur parasysh kapacitetin e linjës që arrin deri në 750,000 fuçi në ditë.

    Të dyja vendet kanë diskutuar për një bashkëpunim më të gjerë në fushën e energjisë.

    Gjatë një vizite në Ankara në korrik, al-Zeydi deklaroi në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin Recep Tayyip Erdoğan se Iraku mund t’i furnizojë turqit me deri në 1 milion fuçi naftë në ditë.

    Erdoğan u shpreh se të dyja vendet synojnë të nënshkruajnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për bashkëpunimin në sektorin e energjisë. /Telegrafi/

  • LEX | Dëshmitari D1 në gjykimin e Ramadan Morinës: E pashë në mesin e serbëve, por nuk na rrezikoi asnjëherë

    LEX | Dëshmitari D1 në gjykimin e Ramadan Morinës: E pashë në mesin e serbëve, por nuk na rrezikoi asnjëherë

    LEX | Dëshmitari D1 në gjykimin e Ramadan Morinës: E pashë në mesin e serbëve, por nuk na rrezikoi asnjëherë

    Dëshmitari me kodin D1, i cili ka kërkuar anonimitet të plotë, dëshmoi sot, më 18 nëntor, në gjykimin ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Burim të Malishevës. D1 tha se më 31 mars 1999 e kishte parë Morinën në mesin e serbëve. Kur u pyet nëse Morina i kishte rrezikuar, dëshmitari tha se nuk ishin ndier asnjëherë të rrezikuar prej tij.

    Seanca u mbajt në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Trupi gjykues kryesohet nga gjyqtari Rrahman Beqiri, me anëtare gjyqtaret Donikë Shala Avdyli dhe Violeta Namani Hajra.

    Dëshmia u ndërpre pasi D1 tha se ishte në dhomë me një polic

    Në fillim të dëgjimit, gjyqtari e pyeti D1 nëse ishte vetëm në dhomën nga ku po dëshmonte. D1 u përgjigj se ishte me një polic. Dëgjimi u ndërpre përkohësisht dhe gjyqtari urdhëroi që dëshmitari të qëndronte vetëm gjatë dhënies së dëshmisë.

    Duke rrëfyer për ngjarjet e 31 marsit 1999, D1 tha se personat që kishin ardhur mbanin thika dhe armë dhe se i kishin ndarë burrat nga gratë. I pyetur nëse kishte parë edhe ndonjë shqiptar tjetër përveç Morinës, dëshmitari përmendi Shukri Krasniqin. Sipas D1, Krasniqi ishte i armatosur dhe ndodhej me një grup të veshur me të zeza, pjesëtarët e të cilit herë i vinin maskat e herë i hiqnin.

    Mbrojtja e pyeti D1 pse kishte pritur 25 vjet për të dëshmuar. Ai tha se kishte pasur arsye personale dhe se kishte pritur derisa të vinte momenti. Duke folur për vendimin për të dëshmuar, D1 tha se tmerri i përjetuar atje nuk mund të paguhej me asgjë. I pyetur për moshën në kohën e ngjarjeve, ai tha se ishte rreth 10 deri në 12 vjeç.

    Mbrojtja kundërshtoi ligjshmërinë e dëshmisë dhe e pyeti D1 nëse kishte ndonjë letër në tavolinë ose telefon me vete. Dëshmitari tha se telefonin e kishte në çantë, jashtë dhomës.

    Çfarë thotë aktakuza?

    Prokuroria Speciale e akuzon Ramadan Morinën se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, mori pjesë në aksionin e 31 marsit 1999 në vendin e quajtur “Vrella e Mihillit”, në fshatin Burim të Malishevës. Sipas aktakuzës, forcat serbe rrethuan zonën ku ishin strehuar rreth një mijë civilë shqiptarë të dëbuar nga disa fshatra të Malishevës.

    Prokuroria pretendon se forcat serbe ndanë 35 burra nga gratë dhe fëmijët dhe i detyruan të rreshtoheshin. Sipas aktakuzës, një pjesëtar i forcave policore serbe qëlloi në drejtim të tyre, duke vrarë 34 civilë. Një burrë i mbijetoi sulmit.

    Aktakuza e ngarkon Morinën edhe për pjesëmarrje në dëbimin e civilëve, si dhe në plaçkitjen dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre. Sipas Prokurorisë, civilët u detyruan nën kërcënimin e armëve të largoheshin drejt Shqipërisë. Prokuroria pretendon gjithashtu se civilëve iu morën para, stoli dhe sende me vlerë, ndërsa automjetet dhe traktorët e tyre u dogjën.

    Shënim: Personat e apostrofuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX ) Witness D1 in Ramadan Morina’s trial: I saw him among the Serbs, but he never risked us.

    The Witness with the D1 code, who has requested complete anonymity, testified today, on November 18th, in the trial of Ramadan Morina, charged with war crimes against the civilian population in Burim of Malisheva. D1 said that on March 31, 1999, he had seen Morina among the Serbs. When asked if Morina had risked them, the witness said that they had never felt threatened by him.

    The session was held at the Special Department of the Foundation Court in Pristina. The court is headed by Judge Beqman Beqiri, with members of the Donika Judge Shala Avdyli and Violet Namani Hajra.

    The testimony was interrupted after D1 said he was in the room with a cop.

    At the beginning of the hearing, the judge asked D1 if it was only in the room from which he was witnessing. D1 replied he was with a cop. The hearing was temporarily interrupted, and the judge ordered that the witness stay only during witnessing.

    Confessing the events of March 31, 1999, the D1 said that people who came wore knives and weapons and that they had separated men from women. Asked whether he had seen any other Albanians besides Morina, the witness mentioned Shukri Krasniqi. According to D1, Krasniqi was armed and was in a black band whose members used to wear masks and sometimes remove them.

    The defence asked D1 why he had waited 25 years to testify. He said he had personal reasons and that he had waited until the moment. Referring to the decision to testify, the D1 said the horror experienced there could not be paid with anything. Asked about the age at the time of events, he said he was about 10 to 12.

    The defense opposed the legality of the testimony and asked D1 if there was any letters on the table or telephone with him. The Witness said that his phone was in his bag outside the room.

    What does the indictment say?

    The Special Prosecutor charges Ramadan Morina that, in co-ordination with members of Serbian police and military forces, she participated in the March 31st 1999 action in the country called Mihilley’s ʹVrela, in the village of Burim of Malisheva. According to the indictment, Serbian forces surrounded the area where about a thousand Albanian civilians expelled from several villages in Malisheva had been sheltered.

    The prosecution claims that Serbian forces separated 35 men from women and children and forced them to line up. According to the indictment, a member of the Serbian police force shot in their direction, killing 34 civilians. A man survived the attack.

    The Act charges Morina with participation in the expulsion of civilians as well as in the plunder and destruction of their property. According to the prosecution, civilians were forced under gun threat to flee towards Albania. The prosecution also claims civilians were taken money, jewelry and valuables, while their vehicles and tractors were burned.

    Note: The atrophy are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s decision of a formal form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zyrtari i QPS në Pejë konfirmon se djali i Arlindës u intervistua pa prezencë të psikologut

    Zyrtari i QPS në Pejë konfirmon se djali i Arlindës u intervistua pa prezencë të psikologut

    Zyrtari i QPS në Pejë konfirmon se djali i Arlindës u intervistua pa prezencë të psikologut

    Zyrtari i Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shpat Morina, ka dhënë detaje në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet e ndërmarra në rastin e Arlinda Zekajt.

    Morina konfirmoi se në kohën kur është intervistuar djali i Arlindës në stacionin policor në Vitomiricë, nuk kishte psikolog prezent.

    Anëtarja e Komisionit, Besa Kabashi Ramaj kërkoi sqarim nga zyrtari i QPS-së nëse ka pasur informacione që ka qenë e mundur t’i barten Policisë së Kosovës.

    Në deklaratën e tij, Morina tregoi se nuk kishte informacione për personat e përfshirë në rast.

    “Kam qenë kujdestar, më ka thirrë Policia, kam qenë në Qendrën për Punë Sociale, më tregoi për një rast, bisedova me shefin po shkoj në një rast .., po tregoj rasti ka qenë për mua, pa dijeni, nuk e kam njoftë kush është, as nuk e kam ditë çfarë rasti është. Mandej në procedurat e mëtutjeshme…por në atë rast nuk e kam ditë kush është çfarë familje është, edhe nuk e di çfarë kanë pas më përpara, dy palët edhe nga ana e gruas edhe nga ana e bashkëshortit”, shtoi ai. /Klankosova.tv

  • Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite edhe Buxheti për vitin 2027

    Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite edhe Buxheti për vitin 2027

    Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite edhe Buxheti për vitin 2027

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 19 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.

    Në mesin e pikave të rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027.

    Deputetët do të shqyrtojnë edhe vendimin e Qeverisë për masat e emergjencës për furnizimin me energji, si dhe Projektligjin për Efiçiencë të Energjisë dhe atë për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, transmeton Klankosova.tv.

    Në rend dite janë gjithsej 12 pika, përfshirë emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe rekomandimin për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

    Po ashtu, pritet të shqyrtohet propozimi i Grupit Parlamentar të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

  • The Assembly meets Thursday, day in order budget for 2027

    KThe Kosovo summit will hold the plenary session Thursday, November 19th, starting at 11:00.

    Among the agendas is the first review of the Bill for Budget Divisions of the Republic of Kosovo in 2017.

    MPs will also consider the Government’s decision on emergency energy supply measures, as well as the Energy Efficiency Bill and the Central Cultural Heritage Inspectorate, broadcast Klonkosova.tv.

    A total of 12 points are in order, including the appointment of members of the National Council of Science, the election of members of the RTK Board and the recommendation for the dismissal of four members of the Independent Council for Civil Service.

    Also, the LDK Parliamentary Group’s proposal for replacing the member of the Parliamentary Investigative Commission is expected to be considered in the case of the murder of Arlinda Zekij and dealing with violence against children and women in the family.

  • Aktorja e njohur e zhgënjyer me Arlindën: Po më dëshpëron çdo ditë... (VIDEO)

    Aktorja e njohur e zhgënjyer me Arlindën: Po më dëshpëron çdo ditë… (VIDEO)

    Aktorja e njohur e zhgënjyer me Arlindën: Po më dëshpëron çdo ditë... (VIDEO)

    Situatat e fundit të krijuara nga Arlinda në “Big Brother VIP Kosova 5” kanë marrë vëmendje edhe jashtë shtëpisë, duke u bërë temë diskutimi mes figurave publike.

    Për sjelljen dhe veprimet e saj brenda shtëpisë më të famshme në vend ka folur edhe aktorja Lena Berisha, e cila ishte e ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

    Gjatë diskutimit, Berisha ndau mendimin e saj për Arlindën, duke u shprehur e zhgënjyer me mënyrën se si ajo po sillet në këtë edicion.

    “Ajo o ka m’dëshpëron total çdo ditë e ma shumë”, deklaroi aktorja, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo tregoi se në fillim të këtij edicioni kishte qenë entuziaste për hyrjen e Arlindës në shtëpi, pasi e njihte si një person të mençur dhe kishte pritshmëri të tjera nga ajo.

    Për më shumë detaje, ndiqni linkun e mëposhtëm:

  • Pse burrat heshtin kur kanë vështirësi dhe çfarë dëshirojnë që gratë e tyre të kuptojnë

    Pse burrat heshtin kur kanë vështirësi dhe çfarë dëshirojnë që gratë e tyre të kuptojnë

    Kur një burrë hesht pas një dite të vështirë, shumë gra e marrin personalisht. Psikologët dhe terapistët shpjegojnë se pas heshtjes së burrave zakonisht nuk fshihet, por fshihet mungesa e fjalëve për ndjenjat, nevoja për pushim dhe frika se mos janë barrë.

    Mosmarrëveshjet janë të pashmangshme në martesë, por stabiliteti afatgjatë i marrëdhënies përcaktohet nga mënyra se si partnerët i diskutojnë ato. Kur një partner nuk ndan ndjenjat, është e lehtë ta marrim personalisht, dhe nëse tashmë ndihemi të distancuar, mendja mbush boshllëkun me skenarët më të këqij. Në realitet, një burrë shpesh thjesht nuk ka fjalë për atë që ndjen.

    I rritur për të shtypur ndjenjat

    Burrat rriten në një shoqëri që i mëson të shtypin ndjenjat e tyre në mënyrë që të veprojnë me fuqi, dhe vetëm në moshë madhore pritet që ata papritur të jenë në gjendje t’u vënë emër atyre.

    “Djemtë lindin po aq të ndjeshëm sa vajzat. Por, përmes procesit të socializimit, ata humbasin lejen për të ndjerë dhe shkëputen nga thelbi i tyre”, shpjegon terapisti familjar Assael Romanelli në një artikull për Psychology Today. Sipas tij, një burrë i tillë nuk përjeton të gjithë gamën e emocioneve, kështu që bota i duket e vështirë dhe e mërzitshme, dhe partnerja e tij përfundimisht krijon përshtypjen se ai është i ftohtë dhe i painteresuar.

    Heshtja si pushim

    Edhe me njerëz që i duan dhe me të cilët ndihen të sigurt, introvertët kanë nevojë për hapësirë. Kur janë të mbingarkuar me punë ose të rraskapitur, heshtja i ndihmon të pushojnë dhe të mbledhin mendimet e tyre. Një partner që dëshiron komunikim të vazhdueshëm mund ta përjetojë këtë si një refuzim, edhe pse koha vetëm nuk ka të bëjë fare me të.

    Ata nuk duan të jenë barrë.

    Nga djemtë dhe burrat e rinj pritet të jenë të rezervuar emocionalisht dhe të pavarur: të mbështesin familjen dhe të mbrojnë partneren e tyre, të mos shfaqin emocione dhe të përballen me problemet vetë.

    Kjo është arsyeja pse, edhe kur e dinë se kanë nevojë për një bisedë ose ndihmë, shumë burra heshtin sepse nuk duan të jenë barrë dhe kanë frikë se gratë e tyre do t’i shohin ndryshe. Frika nga humbja e respektit të saj i bën ata të tërhiqen dhe heshtja shpesh i shkakton më shumë dëm një marrëdhënieje sesa mund të bënte ndonjëherë cenueshmëria.

    Një model i vjetër i fëmijërisë

    Shumë të rritur me trauma të pazgjidhura të fëmijërisë vazhdojnë të përballojnë duke u mbyllur në vetvete ose duke u izoluar. Në familjet jofunksionale, tërheqja ishte vendi ku ata ndiheshin më të sigurt dhe, pa mundësinë për t’u shëruar, ata i mbartin të njëjtat zakone në martesën e tyre.

    “Pa udhëzimin dhe mbrojtjen e kujdestarëve emocionalisht të qëndrueshëm, fëmijët mbeten të prekshëm ndaj efekteve afatgjata të traumës”, shpjegon psikoterapistja Kaytee Gillis.

    Ata duan të mbrojnë partnerin e tyre.

    Shumë burra ndiejnë përgjegjësinë për t’i ofruar partneres së tyre siguri, jo vetëm fizike, por edhe emocionale, kështu që i fshehin asaj ndjenja të vështira si turpi ose sikleti.

    “Ata mund t’i perceptojnë nevojat e tyre emocionale si një barrë të rëndë ose të kenë frikë se shprehja e tyre do të perceptohet si një shenjë dobësie”, thotë psikologu Loren Soeiro. “Por shumica e partnerëve nuk e vlerësojnë atë forcë të qetë ose nuk ndihen të lehtësuar që janë të mbrojtur. Në vend të kësaj, ata ndihen të përjashtuar, të izoluar ose të injoruar.”

    Kur gruaja mban pjesën më të madhe të barrës emocionale në shtëpi, gjë që ndodh shpesh në martesat tradicionale, burri mund të tërhiqet edhe nga frustrimi, sepse ndihet i keqkuptuar dhe jo mjaftueshëm i mirë kur nuk di si t’i shprehë ndjenjat e tij. Kjo është arsyeja pse ai thotë “Jam mirë” dhe “mos u shqetëso”. Jo sepse nuk ka nevojë për mbështetje, por sepse nuk dëshiron të ndihet më pak i vlefshëm në marrëdhënie. /Telegrafi/