Category: Lajme

  • Nvidia ndalon dërgimin në Kinë të çipeve të inteligjencës artificiale të miratuara nga SHBA-ja

    Nvidia ndalon dërgimin në Kinë të çipeve të inteligjencës artificiale të miratuara nga SHBA-ja

    Nvidia ka ndaluar dërgimin e çipave të fuqishëm për inteligjencën artificiale në Kinë, deklaroi drejtoresha ekzekutive e përkohshme e kompanisë, duke ngritur dyshime mbi të ardhmen e një marrëveshjeje të veçantë licencimi, të negociuar mes Uashingtonit dhe Pekinit.

    Colette Kress, e cila zëvendësoi Jensen Huang-un pas dorëheqjes së tij javën e kaluar, tha gjatë një takimi të martën për prezantimin e rezultateve financiare se, në tremujorin e mbyllur më 25 tetor, prodhuesi amerikan i çipave i shiti Kinës produkte për qendra të dhënash të gjeneratës “Hopper” – të cilat i nënshtrohen një sistemi licencimi – në vlerë prej 2,4 miliardë dollarësh.

    Megjithatë, ajo theksoi se aktualisht nuk ka plane për dërgesa të mëtejshme.

    “Parashikimet tona nuk përfshijnë asnjë produkt të licencuar të gjeneratës ‘Hopper’ për qendra të dhënash, dhe ne nuk po dërgojmë më produkte të tilla në Kinë”, u shpreh Kress, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Ajo nuk dha shpjegime se përse Nvidia e ka ndaluar dërgimin e këtyre procesorëve, e as nëse ky ndalim do të jetë i përhershëm.

    Familja e produkteve “Hopper” përfshin H200, një procesor i fuqishëm që përdoret për trajnimin dhe ekzekutimin e modeleve të avancuara të inteligjencës artificiale.

    SHBA-ja vendosi kontrolle mbi eksportin e këtyre çipave në vitin 2022 dhe më pas e kufizoi edhe më tej qasjen e Kinës ndaj tyre.

    Megjithatë, pas një takimi me presidentin kinez Xi Jinping vitin e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të lejonte shitjen e modeleve H200 për klientë kinezë të miratuar.

    Në janar, SHBA-ja e lehtësoi politikën e licencimit për H200, duke mundësuar shqyrtimin individual të kërkesave për eksport, në varësi të kushteve të sigurisë.

    Ky vendim erdhi pas muajsh të tërë lobimi nga ana e Huang-ut, i cili u largua nga detyra ndërsa përballej me akuza për lidhje jashtëmartesore me një person që dyshohet se ishte spiune kineze, si dhe me dy punonjëse të Nvidia-s.

    Çipat H200 prodhohen për Nvidia-n në Tajvan nga TSMC – prodhuesi më i madh në botë i çipave me kontratë. /Telegrafi/

  • Ekskluzive: Rrahman Hoti u ndoq nga Policia pas vrasjes, tentoi të fshihej në oborrin e një shtëpie në Samadraxhë

    Ekskluzive: Rrahman Hoti u ndoq nga Policia pas vrasjes, tentoi të fshihej në oborrin e një shtëpie në Samadraxhë

    Ekskluzive: Rrahman Hoti u ndoq nga Policia pas vrasjes, tentoi të fshihej në oborrin e një shtëpie në Samadraxhë

    Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e Rrahman Hotit, i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Suharekë.

    Sinjali mëson se pas kryerjes së vrasjes, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte qenë në arrati, derisa është hasur nga zyrtarët policorë në komunikacion.

    Sipas informacioneve, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Suharekë ka nisur ndjekjen e tij, ndërsa Hoti, në përpjekje për t’u shmangur zyrtarëve policorë, kishte hyrë me veturë në oborrin e një shtëpie në afërsi të fshatit Samadraxhë.

    Megjithatë, ai nuk arriti t’u shmangej zyrtarëve policorë. Rrahman Hoti është arrestuar nga patrulla policore e Stacionit të Policisë në Suharekë, të cilët e kanë nxjerrë nga vetura dhe e kanë vënë në pranga.

    Arrestimi i tij erdhi pas ndjekjes policore, ndërsa i dyshuari tashmë ndodhet nën masat e organeve të rendit.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive: Pistoleta me të cilën dyshohet se Rrahman Hoti kreu vrasjen në Suharekë ishte me leje të MPB-së

    Ekskluzive: Pistoleta me të cilën dyshohet se Rrahman Hoti kreu vrasjen në Suharekë ishte me leje të MPB-së

    Ekskluzive: Pistoleta me të cilën dyshohet se Rrahman Hoti kreu vrasjen në Suharekë ishte me leje të MPB-së

    Sinjali ka siguruar informacione të reja lidhur me armën që dyshohet se u përdor në vrasjen e rëndë në Suharekë, për të cilën është arrestuar 60-vjeçari Rrahman Hoti.

    Sinjali mëson ekskluzivisht se pistoleta e llojit Sig Sauer, e cila iu gjet dhe u sekuestrua të dyshuarit gjatë arrestimit, ishte e pajisur me leje nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

    60-vjeçari dyshohet se këtë armë e përdori për të shtënë disa herë në drejtim të viktimës, pas një konflikti të dyshuar rreth një parkingu në Suharekë.

    Ndërkohë, Sinjali mëson se Rrahman Hoti ka edhe një të kaluar kriminale në Zvicër, ku kishte kryer vrasjen e bashkëshortes së tij dhe për këtë vepër kishte vuajtur disa vite burg, para se të dëbohej nga shteti zviceran.

    Pas ngjarjes në Suharekë, Hoti ishte larguar nga vendi i krimit, por u arrestua pas ndjekjes nga zyrtarët policorë në afërsi të fshatit Samadraxhë.

    Rasti po hetohet nga organet kompetente.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive: The pistol allegedly held the Suhareka assassination was by MPB permission

    The signal has provided new information about the weapon allegedly used in the grave murder in Suhareka, for which 60-year-old Behemman Hoti was arrested.

    The signal teaches exclusively that the Sig-type Sauer gun, which was found and seized suspects during the arrest, was equipped with permission from the Ministry of Internal Affairs ( MPB).

    The 60-year-old allegedly used this weapon to shoot at the victim several times after an alleged conflict over a parking lot in Suhareka.

    Meanwhile, the signal learns that Nundman Hoti has a criminal record in Switzerland where he had committed his wife’s murder and had suffered several years in prison before being expelled from the Swiss State.

    After the event in Suhareka, Hoti had fled the crime scene, but was arrested after being pursued by police officials in the vicinity of the village of Samadridge.

    The case is being investigated by competent organs.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Exclusive: Rhetman Hoti was chased by police after the assassination, tried to hide in the courtyard of a house in Samadridge

    New details have been made white over the arrest of Nakman Hoti, suspected of the serious murder that took place today in Suhareka.

    The signal teaches that after the assassination was carried out, the suspect had left the scene and had been on the run until he was confronted by police officials in communications.

    According to information, police officials at the Suhareka Police Station have begun tracking him, while Hoti, in an attempt to evade police officials, had drove into the courtyard of a house near the village of Samadridge.

    However, he failed to evade police officials. Qhetman Hoti was arrested by police patrol at the Suhareka Police Station, who took him out of the car and put him in handcuffs.

    His arrest came after the police chase, while the suspect is currently under rule bodies.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite edhe shqyrtimi i Projektbuxhetit për vitin 2027

    Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite edhe shqyrtimi i Projektbuxhetit për vitin 2027

    Ndër pikat kryesore të rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Efiçiencë të Energjisë.

    Deputetët do të shqyrtojnë edhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, ndërsa pritet të procedohen edhe nismat legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi.

    Në rend dite është edhe zgjedhja e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtari nga komuniteti serb dhe një anëtari nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

    Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

    Seanca përfshin edhe propozimin e Grupit Parlamentar të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe trajtimin institucional të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

    Në fillim të seancës janë paraparë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

    Burimi: RTKLive

  • Çitaku pas takimit me Shiroka-Pulën: Mbështetja për mbrojtjen e çlirimtarëve duhet të jetë konkrete

    Çitaku pas takimit me Shiroka-Pulën: Mbështetja për mbrojtjen e çlirimtarëve duhet të jetë konkrete

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar mbështetje konkrete politike dhe institucionale për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fazën e apelit në Hagë.

    Burimi: Dukagjini

  • Një makinë dhe një banesë në Tetovë, pasuria që ka deklaruar ministri Jeton Shasivari

    Një makinë dhe një banesë në Tetovë, pasuria që ka deklaruar ministri Jeton Shasivari

    Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, në formularin për deklarimin e pasurisë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka evidentuar një pronë të paluajtshme në Tetovë, një automjet në pronësi të bashkëshortes, si dhe një llogari bankare në denarë.

    Sipas të dhënave të publikuara në regjistrin e pasurisë, Shasivari ka deklaruar një pronë të paluajtshme në Tetovë, me sipërfaqe prej 95 metrash katrorë. Vlera e deklaruar e kësaj prone është 5.850.000 denarë, ndërsa pronësia figuron 1/1, pra në tërësi në emrin e tij.

    Në formular thuhet se pronën e ka fituar në vitin 2007, përmes kontratës së shitblerjes, ndërsa destinimi i saj është banim.
    Sa i përket pasurisë së luajtshme, në deklaratë figuron një automjet i markës Jeep, modeli Patriot, i prodhuar në vitin 2010. Automjeti është në pronësi të bashkëshortes së tij dhe ka vlerë të deklaruar prej 492.000 denarësh. Sipas të dhënave, automjeti është fituar më 13 shkurt 2019, përmes kontratës së shitblerjes.

    Në pjesën e llogarive bankare dhe depozitat, Shasivari ka deklaruar një llogari personale transaksionale në denarë (MKD), ndërsa si bazë për fitimin e mjeteve financiare figuron paga.

    Shasivari në pozitën e ministrit të Drejtësisë erdhi në korrik të këtij viti (2026) pas rikonstruimit të Qeverisë./Telegrafi/

  • Shiroka Pula takohet me Grupin Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

    Shiroka Pula takohet me Grupin Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

     Sipas njoftimit nga Presidenca, në këtë takim,  Kryesuesi i Grupit Punues për hartimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Glauk Konjufca dhe anëtarët e Grupit e informuan Presidenten Shiroka Pula për ecurinë e deritashme të punës.

    “Gjithashtu u  diskutua edhe për mbarëvajtjen e punës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, të mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për procesin e apelit”, thuhet në njoftim.

    Tutje theksohet se presidentja Shiroka Pula, shprehu mbështetjen për Grupin Punues, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula meets with working Group for the protection of former KLA leaders

     According to the presidency’s announcement, at this meeting, the Head of the Workers Group for drafting the strategy for the protection of former KLA leaders in the Appeals, Glauk Konjufca, and members of the Group informed President Shiroka Pula of their annual performance.

    Also discussed was the development of work with the aim of interilateral co-ordination, judicial, institutional and diplomatic support for the appeals process, the report said.

    The key point is that President Shiroka Pula expressed support for the Workers’ Group, with the goal of co-ordinating interilateral and diplomatic actions for the record, defence and affirmation of the historic truth of Kosovo’s liberation war and the role of the Kosovo Liberation Army.

    Source Layer: RTKLive