Category: Lajme

  • Çitaku, Kurtit: Eja në Kuvend, ta votojmë ligjin – mos nxit, mos provoko

    Çitaku, Kurtit: Eja në Kuvend, ta votojmë ligjin – mos nxit, mos provoko

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të shkojnë në Kuvend dhe ta votojnë ligjin.

    Çitaku në një postim në Facebook shkruan se sot nuk duhen përplasje, por qetësi dhe guxim politik.

    Lexoni të plotë postimin e saj:

    Albin,

    Eja në Kuvend. Eja dhe ta votojmë ligjin.

    Mos nxit. Mos provoko. Mos e urdhëro policinë të ushtrojë dhunë ndaj vajzave e djemve që sot janë në sheshe duke kërkuar drejtësi për një vepër që na dha lirinë.

    Sot nuk na duhen përplasje. Nuk na duhen tensione. Nuk na duhet dhunë.

    Na duhet përgjegjësi. Na duhet qetësi. Na duhet guxim politik.

    E ke për detyrë të jesh në Kuvend. E ke për detyrë të dëgjosh qytetarët. E ke për detyrë të votosh.

    Sepse kjo nuk është për një parti. Nuk është për një emër. Nuk është për një mandat.

    Është për UÇK-në.

    Është për historinë tonë.

    Është për dinjitetin e atyre që luftuan.

    Është për brezat që do të vijnë.

    UÇK-ja na bashkon. Sot më shumë se kurrë. /Telegrafi/

  • "Më dërguan në spital" - Hajdin Limoni rrëfen se çfarë ndodhi pasi shpëtoi të rinjtë në Zvicër

    “Më dërguan në spital” – Hajdin Limoni rrëfen se çfarë ndodhi pasi shpëtoi të rinjtë në Zvicër

    Hajdin Limoni, shqiptari nga komuna e Gjilanit që u bë hero në Wohlen të Zvicrës pasi shpëtoi katër të rinj nga një veturë që po digjej pas një aksidenti, ka rrëfyer ekskluzivisht për Telegrafin se çfarë ndodhi me të pasi ekipet e ndihmës së parë mbërritën në vendin e ngjarjes.


    Limoni thotë se, edhe pse ishte vetë i lënduar, ai nuk kishte pranuar të largohej nga situata, duke vazhduar t’u ndihmonte të rinjve deri në fund.

    “Unë ju kam ndihmuar prej fillimit në mbarim dhe se isha i lëndum dhe më thonin mos na ndihmo se je i lënduar, por unë u thosha s’kam asgjë, s’kam asgjë… ju kam ndihmuar deri në fund”, rrëfeu Limoni, ekskluzivisht për Telegrafin.

    Pas ardhjes së ekipeve të ndihmës së parë, atij iu tha se nuk mund të largohej nga vendi i ngjarjes dhe se duhej të kontrollohej nga mjekët.

    “Ata të ndihmës së pare që ishin aty më thanë ti nuk guxon me shku në shtëpi atëherë edhe më kanë vendos një shenjë, që i bie i ‘lënduar’ në qafë. Ti tha nuk ikë askund, sepse duhet të të dallojmë prej njerëzve”, tregoi ai.

    Më pas, Limoni u mor nga ekipet e ndihmës së parë dhe u dërgua në spital, ku iu nënshtrua kontrolleve për helmime dhe për lëndimet që kishte pësuar.

    “Më kanë marrë edhe më kanë çuar në spital, më kanë kontrollu për helmime, e për gjithçka edhe lëndimet, pra ballin dhe dorën këta e kam pak ma ekstrem dhe më kanë mbajtur deri në 03:00 mëngjes në spital”, tha Limoni.

    Ai tregoi se më pas në spital kishte ardhur reja e tij, Valdetja, e cila e kishte marrë./Telegrafi/

  • Arsenali përgatit ofertën prej 40 milionë eurosh për yllin e Leipzigut

    Arsenali përgatit ofertën prej 40 milionë eurosh për yllin e Leipzigut

    Arsenali i Mikel Artetës po përgatit një ofertë prej rreth 40 milionë eurosh për Antonio Nusan, sulmuesin 21-vjeçar të Leipzigut, në prag të afatit kalimtar të janarit 2027. Megjithatë, klubi gjerman është i gatshëm të shqyrtojë oferta që nisin nga rreth 60 milionë euro.

    Diferenca mes këtyre dy shifrave pritet të jetë pika e nisjes për negociatat e mundshme. Arsenali e ka përfshirë Nusan në listën e opsioneve për repartin ofensiv, por do të duhet t’u afrohet kërkesave të Leipzigut për ta bërë të realizueshëm transferimin.

    Arsenali e kishte monitoruar edhe më herët situatën e Nusan, ndërsa tani po përgatit një tjetër lëvizje për afatin kalimtar të janarit. Shuma fillestare që po diskutohet është rreth 40 milionë euro, sipas raportimeve të TEAMtalk dhe CaughtOffside.

    Megjithatë, kjo shumë është ende larg kërkesës së Leipzigut. Klubi gjerman e vlerëson një transferim të mundshëm të norvegjezit në rreth 60 milionë euro, shifër dukshëm më e lartë se oferta që po përgatit Arsenali.

    Arsenal prepares 40m euro bid for Leipzig star

    Diferenca ekonomike lidhet edhe me situatën kontraktuale të lojtarit. Nusa ka kontratë me Leipzigun deri në qershor të vitit 2029, ndaj klubi gjerman nuk ka nevojë ta shesë në afat të shkurtër dhe as të ulë kërkesat për ta lehtësuar një transferim.

    Duhet bërë dallim mes vlerës së përllogaritur të lojtarit në treg dhe çmimit që mund të kërkojë klubi i tij. Vlerësimet e tregut janë më të ulëta se 60 milionë euro, por Leipzig mund të vendosë një çmim më të lartë, duke pasur parasysh se e kontrollon kontratën e lojtarit edhe për disa sezone.

    Paraqitjet e Nusas kanë forcuar gjithashtu pozitën e Leipzigut. Norvegjezi e ka nisur sezonin me dy gola dhe dy asistime në katër ndeshje të Bundesligës, duke kontribuar drejtpërdrejt në katër gola në javët e para.

    Në sezonin e kaluar, Nusa zhvilloi 31 ndeshje në Bundesligë, duke shënuar katër gola dhe dhuruar tri asistime./Telegrafi/

  • The 24-year-old viral video seized the network &#82/11; went as a bodyguard in the slide, but returned by contract the model

    A 24-year-old native of Spain, Soufian Boucetta, experienced a sudden twist in his life after a video filmed during Fashion Week in London made him viral on social networks.

    Boucette was working as a security guard in a studio of Simon Rocha stylist when one of the audience published a video of him on social networking, jokingly writing that the collection was beautiful, but that the guard had called attention.

    The video quickly received more than 900 thousand views, and after that, offers from known model agencies began to reach private messages in Boucetta.

    Even though he was just doing his job at the moment, Boucette indicated that he had noticed people watching him, but he had not imagined that someone would publish it in the Instagram and that the video would become viral.

    After the video’s success, he received offers from agencies in Milan, Paris and the United States, but decided to stay in Britain and signed contracts with the renowned Londonn agency, PRM Model Agency.

    Before he entered the security world, he had worked as a builder.

    During his career as a bodyguard and security guard, he had a chance to work with several internationally renowned stars, including Rihanna, Dwayne The Rock. Johnson, Jason Statham and Aaron Pierre.

    Although he is still working occasionally in the security sector, 24-year-old has already begun preparing seriously for his new career.

    The same one is exercising in the Passorella and has performed the first professional photo set, with the goal that soon the model will be fully devoted.

    Boucetta indicated that people had been telling her for years that she had the appearance of a model because of her height and body, sometimes as many as 15 people a day, had mentioned it on the street.

    It did not matter to him before, but the viral video made him watch the model in a very different way.

    Now, with the support of the family and a professional contract in hand, Soufian is ready to try a new career that started all by chance, during a typical day of security guards at a fashion slide. /Telegraphy/

  • Citaku, Kurti: Come to the Parliament, vote the law, don’t push, don’t provoke

    Democratic Party of Kosovo MP Vlora Citaku has called on Prime Minister Albin Kurti to go to the Parliament and vote on the law.

    Citaku, on a Facebook post, writes that today is not a conflict, but a calm and political courage.

    Read her post full:

    Albin,

    Come to the vault. Come and vote the law.

    Don’t push. Don’t provoke. Don’t order the police to practice violence against girls and boys who are in the square today seeking justice for a job that gave us freedom.

    Today we don’t need a collision. We don’t need any tension. We don’t need violence.

    We need responsibility. We need quiet. We need political courage.

    It’s your job to be in the vault. It’s your duty to listen to citizens. It’s your job to vote.

    Because this isn’t about a party. It’s not for a name. It’s not about a warrant.

    It’s for the KLA.

    It’s about our story.

    It’s about the dignity of those who fought.

    It’s for generations to come.

    The NLA unites us. Today more than ever. /Telegraphy/

  • “ I was taken to the hospital ̶ &#82/11; Heidi Lemon relates what happened after saving young people in Switzerland

    “ I was taken to the hospital ̶ &#82/11; Heidi Lemon relates what happened after saving young people in Switzerland

    Hajdin Limon, the Albanian from the municipality of Gjilan who became a hero in Wohlen, Switzerland after saving four young people from a burning car after an accident, has exclusively confessed to Telegrafi as the first aid teams arrived at the scene.


    Lemon says that even though he was hurt himself, he had refused to leave the situation, continuing to help young people to the end.

    I helped you from beginning to end and I was hurt and they said not to help us, but I told them nothing, nothing. I helped you to the end.

    After the first aid teams arrived, he was told that he could not leave the scene and that he should be checked by doctors.

    Those first aides who were there told me you can’t go home then they even put a sign on me, and it’s on his neck. You said you weren’t going anywhere because we have to distinguish you from people, he told you.

    Afterward, Lemon was taken from the first aid teams and taken to the hospital, where he underwent search for poisoning and injuries.

    I’ve been taken into the hospital, checked for poisoning, and all the injuries, so my forehead and my hand are a little bit more extreme and kept up to three o’clock in the hospital, said Lemon.

    He indicated that his cloud, Valdet, who had taken him, had then come to the hospital./Telegraphy/

  • Arsenal prepares 40m euro bid for Leipzig star

    Arsenal prepares 40m euro bid for Leipzig star

    Michel Artetta’s Arsenal is preparing an offer of about 40m euros to Antonio Nusan, the 21-year-old Leipzigu attacker, on the eve of the transitional deadline of January 2027. However, the German club is willing to consider bids starting at around 60m euros.

    The difference between these two figures is expected to be the starting point for possible negotiations. Arsenal has included Nusan on the list of options for the offensive department, but it will have to approach Leipzig’s demands to make the transfer feasible.

    Arsenal had monitored Nusan’s situation earlier, while now preparing another movement for the passing January deadline. The initial amount being discussed is around 40m euros, according to reports TEAMtalk i n CaughtOffice.

    However, this sum is still far from Leipzig’s request. The German club estimates a possible Norwegian transfer to about 60m euros — significantly higher than the offer Arsenal is preparing.

    Arsenal prepares 40m euro bid for Leipzig star

    The economic difference also relates to the player’s contractual situation. Nusa has contracts with Leipzig by June 2029, so the German club does not need to sell it in the short term, nor does it reduce demands to facilitate a transfer.

    The difference should be made between the player’s estimated value in the market and the price his club might require. Market estimates are lower than 60m euros, but Leipzig could set a higher price, given the player’s contract for several seasons as well.

    Nusa’s presentations have also strengthened Leipzig’s position. Norvegezi has started the season with two goals and two assistings in four Bundesliga matches, directly contributing to four goals in the first weeks.

    Last season, Nusa held 31 matches in Bundesligla, marking four goals and donating three assistations. /Telegraph/

  • LSDM: Ranë në ujë gënjeshtrat e Mickoskit për anulim të Marrëveshjes së Prespës

    LSDM: Ranë në ujë gënjeshtrat e Mickoskit për anulim të Marrëveshjes së Prespës

    Nga LSDM në një kumtesë për media thonë se kryetarja e Komisionit Evropian e ka thënë të vërtetën gjatë qëndrimit të saj në vend, se identiteti maqedonas është i mbrojtur dhe se gjuha është e mbrojtur.

    Nga LSDM gjithashtu thonë se nuk ka kushte të reja dhe nuk ka kornizë të re negociuese dhe se Mickoski ka gënjyer kur u premtoi qytetarëve anulim të Marrëveshjes së Prespës.

    “Nuk ka as anulim të Marrëveshjes së Prespës dhe as kthim të emrit siç premtoi Mickoski. Gënjeshtrat me të cilat ai erdhi në pushtet kanë rënë në diskreditim. Kur nuk ka gënjeshtër të re që tani mund ta shesë si mjegull, mashtruesi përpiqet t’i fryjë përsëri flakëve. Para se Timço Mucunski të niset për një takim javën e ardhshme, Mickoski po flet për kapitullimin e Bullgarisë fashiste dhe pushtimin e territorit të Maqedonisë së sotme në Luftën e Dytë Botërore”.

    “Ai nuk po flet për një zgjidhje. Ai po flet që të mos ulet as në tryezë. Ai thotë vetë: ne flasim, nuk negociojmë. Kjo është e vërtetë. Ai nuk negocion sepse nuk kërkon një rezultat. Ai kërkon një konflikt që zgjat. Me Greqinë kështu. Me Bullgarinë kështu. Nga fushata deri më sot. Nuk është kështu se si shkon te një fqinj, e lëre më në negociata për një derë drejt Unionit”.

    “Nuk është kështu se si arrin një zgjidhje. Një shembull që të gjithë e kuptojnë. Nuk e fton fqinjin tënd nëse nuk do ta mirëpresësh. Pastaj pyet veten pse tavolina mbeti bosh. Kjo nuk është diplomaci. Ky është një justifikim për të mos hyrë. LSDM nuk debaton me historinë. Historia vendoset nga historianët. Shteti është këtu për institucionet, ato duhet të sigurojnë progresin. Banda po përdor të parën për të ndaluar të dytën. Sepse BE-ja vendos rregulla, dhe rregullat nuk i përshtaten udhëheqësit të bandës”, thonë nga LSDM.

  • LSDM: Mickoski’s lies about canceling the Prespa Agreement

    From LSDM to a media statement say the European Commission chairman has told the truth during her stay in the country, that Macedonian identity is protected and that language is protected.

    From the LSDM as well, they say there are no new conditions and there is no new negotiating framework and that Mickoski lied when he promised citizens the annulment of the Prespa Agreement.

    There is no annulment of the Prespa Agreement nor return of the name as Mickoski promised. The lies he came to power with have fallen into disrepute. When there is no new lie that can now be sold as fog, the deceiver tries to fan the flames again. Before Timcho Mukunski departs for a meeting next week, Mickoski is talking about the surrender of fascist Bulgaria and the invasion of Macedonia’s territory in World War II.

    He’s not talking about a solution. He’s talking about not even sitting at the table. He says himself: we speak, we don’t negotiate. That’s true. He doesn’t negotiate because he doesn’t want a result. He requires a lasting conflict. With Greece like this. With Bulgaria like this. From the campaign to today. That’s not how you go to a neighbor, leave him in negotiations for a door to Union.

    That’s not how you come up with a solution. An example that everyone understands. You don’t invite your neighbor unless you want to welcome him. Then ask yourself why the table was left empty. This is not diplomacy. This is an excuse not to enter. LSDM doesn’t debate history. History is decided by historians. The state is here for institutions, they must ensure progress. The gang is using the first one to stop the second one. Because the EU rules, and the rules don’t fit the gang leader, they say from the LSDM.

  • Separatistët fitojnë zgjedhjet në Quebec, rikthehet në agjendë referendumi për pavarësi

    Separatistët fitojnë zgjedhjet në Quebec, rikthehet në agjendë referendumi për pavarësi

    Partia separatiste Parti Québécois (PQ) ka fituar zgjedhjet provinciale në Quebec, duke u rikthyer në pushtet pas më shumë se një dekade dhe duke premtuar një referendum të ri për pavarësinë nga Kanadaja.

    Megjithatë, PQ nuk ka arritur shumicën në Asamblenë Kombëtare të Quebecut. Sipas rezultateve të raportuara pas numërimit, partia e udhëhequr nga Paul St-Pierre Plamondon siguroi 59 nga 127 ulëset, ndërsa për shumicën nevojiten 64.

    Kjo do të thotë se qeveria e re do të jetë në pakicë dhe do të duhet të kërkojë mbështetjen e partive opozitare për miratimin e ligjeve dhe votat e besimit.

    St-Pierre Plamondon e pranoi se votuesit nuk i dhanë partisë shumicën që kërkonte, duke thënë se mesazhi i tyre ishte i qartë: PQ duhet të bashkëpunojë me partitë e tjera.

    Megjithatë, ai ka përsëritur zotimin për të mbajtur një referendum për sovranitetin e Quebecut. Lideri separatist ka deklaruar se një referendum i tillë nuk do të mbahet për sa kohë Donald Trump është president i SHBA-së.

    Në fjalimin e fitores, St-Pierre Plamondon e paraqiti pavarësinë si çështje të ruajtjes së identitetit frankofon të provincës, transmeton Telegrafi.

    “Quebec thjesht dëshiron të ekzistojë më vete, si vendet e tjera të botës”, tha ai, duke shtuar se qytetarët duhet të kenë mundësinë të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.

    Ai u përpoq gjithashtu të qetësonte kanadezët jashtë Quebecut, duke theksuar se projekti për pavarësi nuk synon përjashtimin e tyre dhe se provinca do të mbetet gjeografikisht aty ku është, duke krijuar interesa të përbashkëta për bashkëpunim.

    Fitorja e PQ-së, megjithatë, nuk nënkupton se shumica e banorëve të Quebecut mbështesin shkëputjen nga Kanadaja. Sipas politologut Daniel Béland nga Universiteti McGill, zgjedhjet u përcaktuan më shumë nga pakënaqësia ndaj Coalition Avenir Québec (CAQ), e cila ishte në pushtet që nga viti 2018, sesa nga mbështetja për pavarësinë.

    Mbështetja për pavarësinë vlerësohet aktualisht në rreth 30 për qind, një nivel relativisht i ulët krahasuar me periudhat e mëparshme. Quebecu ka zhvilluar dy referendume për sovranitetin, në vitet 1980 dhe 1995, dhe në të dyja rastet votuesit zgjodhën të mbeten pjesë e Kanadasë. Referendumi i vitit 1995 u humb nga separatistët me një diferencë shumë të ngushtë.

    Rezultati përbën një goditje të rëndë për CAQ-në. Partia që para zgjedhjeve kontrollonte 79 ulëse humbi pushtetin, ndërsa liderja e saj, Christine Fréchette, pranoi humbjen dhe tha se merr përgjegjësinë për rezultatin.

    Në nivel federal, kryeministri kanadez Mark Carney uroi St-Pierre Plamondonin dhe sinjalizoi gatishmërinë e Otavës për të bashkëpunuar me qeverinë e re provinciale.

    Carney tha se forcimi i Quebecut është pjesë e përpjekjes për të ndërtuar një Kanada më të fortë. Ai premtoi bashkëpunim për mbështetjen e bizneseve dhe punëtorëve të prekur nga tarifat amerikane, krijimin e vendeve të punës dhe ndërtimin e banesave.

    Fitorja e separatistëve vjen në një moment të ndjeshëm për unitetin e Kanadasë. Më 19 tetor, banorët e Albertës pritet të votojnë në një referendum jo-detyrues nëse provinca duhet të ecë përpara me një proces për shkëputje nga Kanadaja.

    Quebecu, ku rreth 80 për qind e popullsisë është frankofone, gëzon tashmë kompetenca të gjera autonome. Provinca mbledh taksat e veta mbi të ardhurat, ka politika të veçanta për emigracionin dhe ligje që i japin përparësi gjuhës frënge ndaj anglishtes.

    Tashmë, qeveria e pakicës së PQ-së përballet me sfidën e sigurimit të mbështetjes së partive të tjera, ndërsa paralelisht përpiqet të rikthejë çështjen e pavarësisë në qendër të debatit politik në Quebec. /Telegrafi/