Category: Lajme

  • Hamza: Ligji për Specialen i tejkalon përmasat e një partie

    Hamza: Ligji për Specialen i tejkalon përmasat e një partie

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është bashkuar protestës së sotme, duke kërkuar miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Hamza tha se qytetarët po kërkojnë nga Kuvendi që ta miratojë këtë projektligj, duke theksuar se çështja, sipas tij, tejkalon interesat e një partie politike.

    “Ligji është domosdoshmëri. Nuk ka asnjë arsye që ligji të mos aprovohet në dy lexime. Ligji nuk ka të bëjë me një parti politike, ka të bëjë me një çështje që i kalon përmasat e një partie”, deklaroi Hamza.

    Ai shtoi se miratimi i këtij ligji lidhet me, siç u shpreh, mbrojtjen e së kaluarës, historisë dhe të ardhmes.

    “Ka të bëjë me mbrojtjen e të kaluarës, të historisë, tash edhe të ardhmes”, tha kryetari i PDK-së.

    Hamza iu bashkua protestuesve në ditën kur po kërkohet që Kuvendi i Kosovës të shqyrtojë dhe miratojë ndryshimet ligjore që lidhen me Dhomat e Specializuara./Telegrafi/

  • Policia: Gjashtë zyrtarë të lënduar dhe tre protestues të shoqëruar pas përplasjeve në Prishtinë

    Policia: Gjashtë zyrtarë të lënduar dhe tre protestues të shoqëruar pas përplasjeve në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhvillimet gjatë protestës së zhvilluar të hënën në mbrëmje pranë institucioneve shtetërore në Prishtinë, ku, sipas saj, janë shënuar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe zyrtarëve policorë.

    Sipas Policisë, gjatë protestës disa pjesëmarrës kanë hedhur mjete piroteknike, fishekzjarre dhe mjete të forta në drejtim të objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

    Për shkak të situatës, Policia thotë se ka ndërhyrë disa herë për të parandaluar përshkallëzimin, duke përdorur pajisjet policore, përfshirë gazin lotsjellës dhe topin e ujit për shpërndarjen e turmës.

    “Policia e Kosovës, me qëllim të vënies së situatës nën kontroll dhe parandalimit të eskalimit të mëtejmë të situatës, është detyruar disa herë të veprojë ndaj protestuesve që kanë shfaqur dhunë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Për shkak të situatës së krijuar, në intervale të ndryshme kohore është ndaluar edhe qarkullimi i automjeteve në disa rrugë përreth qendrës së Prishtinës.

    Policia ka bërë të ditur se tre persona janë shoqëruar në stacion policor, për shkak të mosrespektimit të thirrjeve për qetësi dhe dyshimeve për veprime në kundërshtim me ligjin.

    Sipas Policisë, ndaj tyre veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

    Ndërkohë, gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të natyrave të ndryshme si pasojë e hedhjes së mjeteve në drejtim të institucioneve dhe, në disa raste, edhe ndaj policëve që ishin në detyrë.

    Policia ka njoftuar se të gjithë zyrtarëve të lënduar u është ofruar trajtim mjekësor.

    Edhe 11 qytetarë apo protestues kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë protestës. Policia ka theksuar se këto të dhëna mund të ndryshojnë, varësisht nga zhvillimet e mëtejshme në terren.

    Në njoftimin e saj, Policia e Kosovës ka theksuar se nuk ka ndërhyrë ndaj personave që kanë protestuar në mënyrë të qetë dhe demokratike.

    “Policia e Kosovës për asnjë ditë dhe në asnjë rast nuk ka vepruar ndaj protestuesve të cilët kanë protestuar në mënyrë të qetë e demokratike, por ka vepruar vetëm në rastet kur protestuesit kanë shfaqur dhunë ndaj institucioneve dhe zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftim.

    Sipas Policisë, gjatë gjithë protestës janë bërë thirrje publike që protestuesit të ruajnë qetësinë dhe të veprojnë brenda suazave ligjore.

    Protesta ka vazhduar edhe në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa sipas Policisë, situata aktualisht është e qetë.

    Zyrtarët policorë kanë mbetur në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, ndërsa Policia ka përsëritur se prioritet mbetet siguria e qytetarëve, mbrojtja e pronës publike dhe private dhe mundësimi i zhvillimit të protestës në mënyrë të qetë./Telegrafi.

  • Kur ai nuk përgjigjet, mendja nis skenarët: Si lidhja ankthioze mund ta lodhë një marrëdhënie

    Kur ai nuk përgjigjet, mendja nis skenarët: Si lidhja ankthioze mund ta lodhë një marrëdhënie

    Nevoja e vazhdueshme për siguri, analizimi i çdo mesazhi dhe frika se partneri po largohet mund të krijojnë një rreth ankthi që rëndon të dyja palët. Ky model mund të kuptohet dhe të ndryshohet

    Kalon një orë, pastaj edhe një tjetër, ndërsa telefoni vazhdon të heshtë. Edhe pse takimi i fundit shkoi mirë ose lidhja nisi si në përrallë, mendimet fillojnë: ndoshta ka humbur interesin, ndoshta po takohet me dikë tjetër, ndoshta kam bërë diçka gabim. Por bëhet fjalë vetëm për një mesazh që nuk ka ardhur ende.

    Për shumë njerëz kjo pasiguri është e njohur. Te personat me stil ankthioz të lidhjes, megjithatë, pritja e një përgjigjeje mund të aktivizojë një frikë shumë më të fortë nga refuzimi dhe braktisja. Dëshira për afërsi shoqërohet vazhdimisht nga dyshimi nëse personi që duan do të qëndrojë vërtet pranë tyre.

    Çfarë është stili ankthioz i lidhjes?

    Teoria e lidhjes, e zhvilluar nga psikiatri dhe psikoanalisti britanik John Bowlby dhe e zgjeruar më vonë nga psikologia Mary Ainsworth, thekson rëndësinë e marrëdhënieve të hershme mes fëmijës dhe personave që kujdesen për të.

    Përmes këtyre marrëdhënieve, fëmija formon pritshmëri nëse të tjerët janë të disponueshëm, të besueshëm dhe të gatshëm t’u përgjigjen nevojave të tij. Këto përvoja mund të ndikojnë edhe në marrëdhëniet e mëvonshme romantike.

    Stili ankthioz mund të zhvillohet kur kujdesi ka qenë i paqëndrueshëm: njëherë ka pasur afërsi dhe ngrohtësi, ndërsa herë të tjera personi i rëndësishëm ka qenë fizikisht ose emocionalisht i paarritshëm. Në moshë të rritur kjo mund të shfaqet si nevojë e madhe për dashuri, e shoqëruar me vështirësinë për të besuar se ajo do të zgjasë.

    Kur çdo mesazh bëhet objekt analize

    Fillimi i një marrëdhënieje përmban shumë pasiguri. Nuk e dimë sa i interesuar është personi tjetër, çfarë pret nga ne apo nëse dëshiron një lidhje serioze.

    Për dikë që tashmë druhet nga refuzimi, kjo pasiguri mund të shkaktojë reagime të forta emocionale dhe fizike. Tingulli i një mesazhi në telefonin e partnerit, përmendja e një personi tjetër apo ndryshimi i rutinës mund të shkaktojnë shqetësim.

    Kur çifti është bashkë, prania e partnerit mund të krijojë ndjenjë sigurie. Por sapo ndahen, ajo konfirmim i drejtpërdrejtë zhduket. Atëherë koha që duhet për të kthyer një përgjigje, toni i mesazhit apo mungesa e tij mund të analizohen deri në detajin më të vogël.

    Edhe një takim i pakonfirmuar për ditën tjetër mund të shkaktojë frikë shumë më të madhe sesa e kërkon situata.

    Kur frika nga humbja çon në humbjen e vetes

    Frika nga braktisja mund ta shtyjë një person të përpiqet vazhdimisht t’i pëlqejë partnerit. Në vend që të thotë çfarë dëshiron, ai përshtat orarin, qëndrimet dhe sjelljen me atë që mendon se dëshiron pala tjetër.

    Në raste më të theksuara, kjo mund të shkojë deri te heshtja për gjërat që e shqetësojnë, pranimi i kritikave pa kundërshtim dhe përpjekja e vazhdueshme për të dhënë gjithnjë e më shumë vetëm që marrëdhënia të mos rrezikohet.

    Me kalimin e kohës, personi mund të humbasë kontaktin me nevojat e veta dhe të harrojë se edhe ai ka të drejtë në vëmendje, respekt dhe kufij, transmeton Telegrafi.

    Pse kërkimi i vazhdueshëm i sigurisë mund ta lodhë lidhjen

    Ankthi nuk zhduket domosdoshmërisht edhe kur marrëdhënia bëhet e qëndrueshme. Personi mund të pyesë shpesh nëse partneri ende e do, nëse është zemëruar apo nëse po mendon për ndarje.

    Konfirmimi i dashurisë sjell lehtësim, por ai mund të zgjasë shumë pak. Pas tij vjen një pyetje tjetër, një dyshim i ri dhe nevoja që partneri të dëshmojë sërish se i intereson marrëdhënia.

    Kështu krijohet një rreth lodhës: njëri kërkon gjithnjë e më shumë afërsi për t’u qetësuar, ndërsa tjetri mund të ndihet nën presion dhe të tërhiqet. Kjo tërheqje, nga ana tjetër, e rrit edhe më shumë ankthin.

    Jo çdo distancë do të thotë humbje interesi

    Dëshira e partnerit për të kaluar një mbrëmje vetëm mund të interpretohet si shenjë se ndjenjat kanë ndryshuar. Prej këtu mund të lindin mendime se marrëdhënia nuk ka të ardhme ose se ndarja tashmë po përgatitet.

    Megjithatë, nevoja për hapësirë personale nuk do të thotë mungesë dashurie, ashtu si nevoja për afërsi nuk është problem në vetvete. Vendimtare është mënyra se si partnerët flasin për këto nevoja dhe sa e respektojnë njëri-tjetrin.

    Si të dilni nga ky rreth

    Hapi i parë është të dalloni faktin nga interpretimi. Fakti është se mesazhi ende nuk ka ardhur. Mendimi se “nuk më do më” është përfundim që mendja e ka krijuar.

    Vlen të vëreni momentet kur kërkoni konfirmim, kontrolloni vazhdimisht telefonin ose anuloni planet tuaja për t’iu përshtatur partnerit. Pastaj të pyesni veten çfarë ju nevojitet vërtet dhe nëse mund ta shprehni drejtpërdrejt.

    Nëse frika nga braktisja bëhet shumë e fortë, prish gjumin ose ju shtyn të neglizhoni vazhdimisht veten, biseda me psikologun ose psikoterapeutin mund të ndihmojë.

    Stili ankthioz i lidhjes nuk është një fat i paracaktuar. Është një model që mund të kuptohet dhe mbi të cilin mund të punohet. Me më shumë vetëdije, kufij të qartë dhe komunikim të hapur, afërsia në një marrëdhënie mund të bëhet më e qetë dhe më e sigurt. /Telegrafi/

  • Ismaili dhe Rama negociojnë me Policinë, hapet sheshi “Skënderbeu” për protestuesit

    Ismaili dhe Rama negociojnë me Policinë, hapet sheshi “Skënderbeu” për protestuesit

    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Rrahman Rama, kanë zhvilluar bisedime me zyrtarë të Policisë së Kosovës për hapjen e sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë për protestuesit.

    Pas negociatave, është mundësuar hyrja e protestuesve në shesh, ku qytetarët po kërkojnë miratimin e ndryshimeve ligjore që lidhen me mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ndërkohë, PDK-ja ka reaguar ndaj ndërhyrjes së Policisë së Kosovës gjatë protestës, duke e dënuar përdorimin e forcës ndaj protestuesve.

    Partia ka kërkuar ndaljen e, siç e ka cilësuar, ndërhyrjeve joproporcionale dhe respektimin e së drejtës për protestë.

    PDK-ja ka kërkuar gjithashtu përgjegjësi nga Qeveria, duke pretenduar se institucionet e sigurisë nuk duhet të përdoren për qëllime politike apo për shtypjen e protestës së qytetarëve.

    Gjatë zhvillimeve në protestë janë raportuar të lënduar, përfshirë protestues dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Numri dhe gjendja e të gjithë të lënduarve janë bërë publike në njoftime të veçanta nga institucionet përkatëse./Telegrafi.

    roar-assets-auto.rbl.ms

  • Hamza: Special Law exceeds Party Size

    Democratic Party of Kosovo ( The PDK, Bedri Hamza, has joined today’s protest, demanding the adoption of the Bill for Change and Fulfilling the Law for Specialised Chambers.

    Hamza said citizens are asking the Parliament to adopt this bill, stressing that the issue, according to him, exceeds the interests of a political party.

    Law is necessary. There is no reason why the law is not approved in two readings. The law has nothing to do with a political party, it concerns an issue that exceeds the size of a party, Hamza said.

    He added that the adoption of this law relates to, as expressed, the protection of the past, history and the future.

    It’s about protecting the past, history, now the future, the chairman said. PDK.

    Hamza joined the protesters on the day Kosovo’s Parliament is required to review and adopt the legal changes related to the Special Chambers. /Telegraphy/

  • SHBA miraton shitje ushtarake miliardëshe për Egjiptin, Kuvajtin dhe Emiratet

    SHBA miraton shitje ushtarake miliardëshe për Egjiptin, Kuvajtin dhe Emiratet

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar tre shitje të mundshme ushtarake për Egjiptin, Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me një kosto të kombinuar të vlerësuar prej rreth 2.27 miliardë dollarësh.

    Më e madhja nga të treja është një shitje e mundshme ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe të seksioneve udhëzuese të Sistemit të Armëve Vrasëse me Precizion të Avancuar-II dhe pajisjeve përkatëse me një kosto të vlerësuar prej 1.041 miliardë dollarësh, tha departamenti në një deklaratë.

    Emiratet e Bashkuara Arabe “kanë kërkuar të blejnë deri në dhjetë mijë seksione udhëzuese të Sistemit të Armëve të Vrasjes me Precizion të Avancuar II që përbëhen nga një kombinim i konfigurimeve ajër-ajër dhe ajër-tokë”, shtoi ajo.

    Për Egjiptin, departamenti miratoi një shitje të mundshme të sistemeve të raketave Javelin me një kosto të vlerësuar prej 832 milionë dollarësh.

    Sipas njoftimit, Kajro ka kërkuar të blejë deri në 2,020 raketa Javelin FGM-148F, duke përfshirë 20 raketa fluturuese për blerje, dhe deri në 200 Njësi Lansimi Komando të Lehta Javelin.

    Për Kuvajtin, ajo miratoi një shitje të mundshme të shërbimeve të riparimit dhe kthimit të raketave Patriot dhe pajisjeve përkatëse me një kosto të vlerësuar prej 400 milionë dollarësh.

    Shitja vjen më shumë se shtatë muaj pas fillimit të luftës në Iran, e cila filloi më 28 shkurt kur SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme të koordinuara ndaj Iranit.

    Irani u hakmor me sulme ndaj bazave amerikane në Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, Jordani dhe Arabinë Saudite.

    SHBA-të dhe Irani nënshkruan një marrëveshje kornizë në qershor që përshkruan hapat e menjëhershëm për të rivendosur lirinë e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit dhe për të adresuar programin bërthamor të Iranit, por ajo skadoi në gusht pa një marrëveshje përfundimtare. /Telegrafi/

  • US Approves Billion Military Sales for Egypt, Kuwait, and Emirates

    The US State Department has approved three possible military sales for Egypt, Kuwait and the United Arab Emirates at a combined cost estimated at around $2.27 billion.

    The largest of all three is a possible sale to the United Arab Emirates of the instruction sections of the Precipated Killer Weapons System – II and relevant equipment at an estimated cost of $1.041 billion, the department said in a statement.

    The United Arab Emirates have sought to buy up to ten thousand guiding sections of the Advanced 2 Precization Guns System, which consists of a combination of air and air-earth configurations, she added.

    For Egypt, the department approved a possible sale of Yavelin missile systems at an estimated cost of $832 million.

    According to the announcement, Cairo has sought to buy up to 2,020 Yavelin FGM 48F missiles, including 20 flying missiles for purchase, and as many as 200 Lechta Yavelin’s Comando Union.

    For Kuwait, it approved a possible sale of the restoration and return of Patriot missiles and relevant equipment at an estimated cost of $400m.

    The sale comes more than seven months after the start of the Iran war, which began on 28 February when the US and Israel launched co-ordinated attacks on Iran.

    Iran retaliated with attacks on US bases in Bahrain, Qatar, the United Arab Emirates, Kuwait, Jordan and Saudi Arabia.

    The US and Iran signed a framework agreement in June outlining the immediate steps to restore freedom of navigation through the Strait of Hormuz and address Iran’s nuclear programme, but it expired in August without a final agreement. /Telegraphy/

  • “Digger” rrezikon të bëhet dështimi më i madh në karrierën e Tom Cruise

    “Digger” rrezikon të bëhet dështimi më i madh në karrierën e Tom Cruise

    Filmi i ri “Digger”, me protagonist Tom Cruise dhe regji të Alejandro Gonzalez Inarritu, ka pasur një nisje shumë të dobët në kinema.

    Filmi arkëtoi rreth 8 milionë dollarë në ShBA dhe 12 milionë dollarë nga tregjet ndërkombëtare gjatë fundjavës së parë.

    Shifrat janë shumë të ulëta krahasuar me kostot e filmit.

    – YouTube www.youtube.com

    Buxheti raportohet të jetë të paktën 125 milionë dollarë, teksa disa burime e vlerësojnë deri në 160 milionë, pa përfshirë rreth 100 milionë dollarë për marketing.

    Për të mbuluar shpenzimet, “Digger” do të duhej të arrinte rreth 350 milionë dollarë në arkëtime globale.

    Analistët parashikojnë se filmi mund të shkaktojë një humbje prej rreth 150 milionë dollarësh, që do ta kthente atë në dështimin më të madh financiar të karrierës së Cruise.

    Filmi ishte menduar si një nga projektet kryesore të sezonit të çmimeve.

    Cruise luan një miliarder të çuditshëm të naftës, në kast janë edhe John Goodman, Riz Ahmed, Sandra Huller dhe Jesse Plemons.

    Megjithëse filmi mori disa vlerësime pozitive nga kritikët, përfshirë vlerësime me katër yje nga BBC, Daily Mail dhe The Telegraph, pati edhe kritika të ashpra nga The Guardian, The Times dhe Variety.

    Ndërkohë, në të njëjtën fundjavë, filmi “Verity”, me Anne Hathaway dhe Dakota Johnson, kryesoi arkëtimet me 32.6 milionë dollarë. /Telegrafi/

  • Fitore Pacolli: Si do t’i mbrojnë krerët e UÇK-së pa president e në fushatë zgjedhore?

    Fitore Pacolli: Si do t’i mbrojnë krerët e UÇK-së pa president e në fushatë zgjedhore?

    Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, po trajtohet çështja e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Pacolli ka ngritur pikëpyetje se si mund të mbrohen ata në Hagë pa funksionalizimin e institucioneve dhe në një situatë ku vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve.

    “E qysh po ua merr mendja me i mbrojtë ata në Hagë, pa president e në fushatë zgjedhore?”, ka shkruar Pacolli.

    Ajo ka akuzuar kundërshtarët politikë se po e përdorin çështjen e ish-krerëve të UÇK-së për qëllime elektorale.

    “Kë po dojnë me e mbrojtë kështu? Se ata në Hagë, jo që nuk po i mbrojnë, por po i keqpërdorin për fushatë”, ka deklaruar ajo.

    Pacolli ka thënë se përpjekja për ta barazuar fatin politik të një partie me fatin historik të UÇK-së përbën, sipas saj, keqpërdorim të luftës për interesa partiake.

    “Përpjekja për ta barazuar fatin politik të një partie me fatin historik të UÇK-së është keqpërdorim i luftës për interesa të ngushta partiake”, ka shkruar ministrja.

    Ajo ka përsëritur se ka qenë dhe është kundër Gjykatës Speciale.

    “Ne kemi qenë dhe jemi kundër kësaj Gjykate”, ka theksuar Pacolli.

    Sipas saj, mënyra më e mirë për të mbrojtur krerët e UÇK-së në Hagë është funksionalizimi i institucioneve të Kosovës dhe bashkëpunimi institucional për mbrojtjen e luftës çlirimtare.

    “Mënyra më e mirë për t’i mbrojtur krerët e UÇK-së në Hagë është t’i funksionalizojmë institucionet e Kosovës dhe të punojmë bashkë në mbrojtjen e luftës çlirimtare të Kosovës, e cila ishte e drejtë dhe e pastër”, ka përfunduar ajo./Telegrafi/

  • Turizmi shënon rënie në Zvicër gjatë muajit gusht - ndikojnë edhe tensionet në Lindjen e Mesme

    Turizmi shënon rënie në Zvicër gjatë muajit gusht – ndikojnë edhe tensionet në Lindjen e Mesme

    Numri i netqëndrimeve në hotelet zvicerane ka shënuar rënie gjatë muajit gusht, ndërsa më e theksuar ka qenë ulja e numrit të turistëve nga vendet aziatike.

    Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave të Zvicrës (BFS), hotelet në vend regjistruan rreth 4.88 milionë netqëndrime në gusht 2026, 2.1 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

    Rënia e kërkesës është vërejtur si te turistët e huaj, ashtu edhe te klientët vendas. Netqëndrimet e mysafirëve nga jashtë vendit ranë me 2.6 për qind, ndërsa ato të turistëve zviceranë me 1.5 për qind.

    Pas një rritjeje të lehtë prej 0.5 për qind në korrik, sektori hotelier zviceran u dobësua sërish në gusht.

    Rënia e turistëve ndërkombëtarë

    Sipas statistikave, një nga faktorët kryesorë pas rënies është dobësimi i kërkesës nga tregjet ndërkombëtare.

    Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, numri i netqëndrimeve të turistëve të huaj ra me 2.2 për qind, në rreth 15.5 milionë. Rënia ka qenë veçanërisht e theksuar te turistët nga India, vendet e Gjirit dhe Kina, transmeton Telegrafi.

    Netqëndrimet e turistëve nga India ranë me rreth 23 për qind, ato nga vendet e Gjirit me 16 për qind, ndërsa nga Kina me gati 7 për qind.

    Sipas raportimit të SRF, zhvillimet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar në trafikun ajror ndërkombëtar. Disa prej linjave të rëndësishme që kalojnë përmes qendrave ajrore si Dubai, Abu Dhabi dhe Doha janë prekur nga konflikti, duke ndikuar në udhëtimet drejt Zvicrës.

    Turizmi vendas reziston më mirë

    Ndryshe nga tregjet e huaja, kërkesa nga turistët zviceranë ka treguar më shumë qëndrueshmëri.

    Nga janari deri në gusht, hotelet zvicerane regjistruan gjithsej 30.2 milionë netqëndrime, 0.7 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit rekord 2025.

    Gjatë kësaj periudhe, netqëndrimet e turistëve zviceranë u rritën me 0.9 për qind, duke arritur në rreth 14.6 milionë.

    Pavarësisht rënies së regjistruar në gusht, sektori i turizmit në Zvicër vazhdon të mbetet në nivele të larta, pas një viti rekord në 2025./Telegrafi/