Category: Lajme

  • Konservatorët premtojnë 10 miliardë funte për “mburojën britanike” kundër dronëve dhe raketave

    Konservatorët premtojnë 10 miliardë funte për “mburojën britanike” kundër dronëve dhe raketave

    Partia Konservatore në Britani ka premtuar se do të investojë 10 miliardë funte në një sistem të ri të integruar të mbrojtjes ajrore, nëse rikthehet në pushtet.

    Projekti, i pagëzuar “Britannia Shield”, është prezantuar fillimisht si një version britanik i frymëzuar nga Iron Dome i Izraelit, transmeton Telegrafi.

    Sistemi do të përfshinte një rrjet të ri radarësh, sisteme të avancuara të komandës dhe kontrollit, raketa interceptuese dhe teknologji kundër dronëve. Synimi do të ishte mbrojtja e infrastrukturës kritike, bazave ushtarake dhe territoreve britanike nga sulmet me raketa dhe dronë.

    Liderja konservatore Kemi Badenoch tha se lufta po ndryshon dhe se Britania duhet të përgatitet për një realitet ku kërcënimet ajrore mund të vijnë jo vetëm nga distanca të mëdha, por edhe nga dronë që mund t’i afrohen territorit britanik.

    “Lufta po ndryshon. Nuk janë më vetëm raketat që vijnë nga shumë larg. Me teknologjinë e dronëve, kundërshtarët mund të afrohen mjaftueshëm për të sulmuar Britaninë”, tha Badenoch.

    Sipas planit, 10 miliardë funte do të shpenzoheshin gjatë një periudhe 10-vjeçare, me rreth 1 miliard funte në vit. Konservatorët thonë se projekti do të financohej brenda angazhimit të tyre për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 3 për qind të PBB-së deri në vitin 2030, përmes reformave në mirëqenie dhe riorganizimit të shpenzimeve ekzistuese.

    Megjithatë, Badenoch është distancuar nga ideja se Britania do të ndërtojë një kopje të Iron Dome. Në intervista televizive, ajo theksoi se sistemi do të projektohet posaçërisht për kërcënimet me të cilat përballet Mbretëria e Bashkuar dhe nuk do të jetë i njëjtë me sistemin izraelit.

    “Ne nuk po ndërtojmë Iron Dome. Po projektojmë diçka specifike për llojin e kërcënimit me të cilin përballemi këtu”, tha ajo.

    Kjo është një pikë e rëndësishme, pasi një mbrojtje ajrore me shumë shtresa në stilin e plotë izraelit do të kushtonte shumë më tepër. Ish-gjenerali britanik Sir Richard Barrons ka vlerësuar se një sistem bazë i këtij lloji mund të kushtojë rreth 80 miliardë funte gjatë 10 viteve, ndërsa vlerësime të tjera të raportuara së fundmi e vendosin koston e një sistemi të plotë edhe mbi 100 miliardë funte.

    Eksperti i RUSI-t, Sidharth Kaushal, tha se 10 miliardë funte mund të mjaftojnë për disa prej nevojave kryesore të Britanisë, përfshirë radarët me rreze të gjatë dhe kapacitete të tjera ajrore, por jo domosdoshmërisht për një sistem të plotë të ngjashëm me atë izraelit.

    Propozimi konservator do të kishte tri shtylla kryesore: radarë të rinj të avancuar, një sistem të përmirësuar komandimi dhe kontrolli që do të bashkonte të dhënat nga kapacitete të ndryshme mbrojtëse dhe do të ndihmonte në përcaktimin e shpejtë të përgjigjes, si dhe raketa të reja interceptuese dhe sisteme kundër dronëve.

    Struktura në tri nivele ngjan me sistemin britanik Sky Sabre, i cili mund të interceptojë raketa dhe avionë dhe të integrohet me sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Sky Sabre është përdorur gjithashtu në Lindjen e Mesme për mbrojtje ndaj sulmeve iraniane.

    Konservatorët argumentojnë se nevoja për forcimin e mbrojtjes ajrore është bërë më urgjente për shkak të ndryshimit të natyrës së luftës dhe rasteve të përsëritura të hyrjes së dronëve rusë në hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s.

    Ata i janë referuar edhe një raporti të komisionit parlamentar të mbrojtjes, i cili paralajmëronte se Britania mbetet prapa disa aleatëve evropianë në përgatitjet për mbrojtjen e territorit dhe territoreve të saj jashtë vendit nga një sulm ushtarak.

    Nëse zbatohet, projekti do të ishte një nga programet më të mëdha të mbrojtjes së Britanisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

    Por qeveria laburiste e ka sulmuar planin. Sekretari i Mbrojtjes, Wes Streeting, akuzoi konservatorët për një bilanc të dobët gjatë viteve të tyre në pushtet, duke thënë se ata “i detyrohen Britanisë një kërkimfalje, jo një tjetër leksion”.

    Streeting tha gjithashtu se konservatorët e kishin reduktuar ushtrinë në nivelin më të ulët që nga koha e Napoleonit dhe kishin lënë një boshllëk prej 17 miliardë funtesh në planin e pajisjeve ushtarake.

    Ndërkohë, qeveria aktuale po planifikon të investojë më shumë se 350 milionë funte për të dyfishuar numrin e sistemeve Sky Sabre të përdorura nga ushtria britanike.

    Debati për mbrojtjen ajrore zhvillohet në një kohë kur Britania përballet edhe me presion për të përcaktuar një rrugë të qartë drejt objektivit të NATO-s për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 3.5 për qind të PBB-së deri në vitin 2035. /Telegrafi/

  • Benini ka një “plan special” për Messin, përgjigjja e mbrojtësit po bën xhiron e botës

    Benini ka një “plan special” për Messin, përgjigjja e mbrojtësit po bën xhiron e botës

    Mbrojtësi i Beninit, Mohamed Tijani, është bërë viral me deklaratën e tij para përballjes me Argjentinën, duke zbuluar se skuadra e tij nuk ka një plan të veçantë për ta ndalur Lionel Messin.

    Messi pritet të luajë ndeshjen e fundit me Argjentinën, teksa “Albiceleste” do të përballet me Beninin në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires të martën mbrëma.

    39-vjeçari është rekordmen i Argjentinës për paraqitje dhe gola, me 125 realizime në 207 ndeshje, ndërsa kjo sfidë pritet të jetë një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij me kombëtaren.

    I pyetur nga një gazetar i mediumit argjentinas C5N se si do të tentojë Benini ta ndalojë yllin e Inter Miamit, Tijani dha një përgjigje befasuese.

    “Ne nuk kemi nevojë ta markojmë Messin. Do ta shijojmë këtë ndeshje. Nuk ka asnjë plan të veçantë për ta mbrojtur ndaj Messit, thjesht duhet ta shijojmë këtë ndeshje dhe kaq”, deklaroi ai.

    Më pas, ish-mbrojtësi i Rayo Vallecanos e shprehu hapur admirimin e tij për kapitenin argjentinas.

    “Messi, ti je Zoti. Për mua, ai është më i miri në botë”, u shpreh Tijani.

    Në intervistë u përfshi edhe mjeku i kombëtares së Beninit, i cili e përforcoi deklaratën e mbrojtësit: “Ai është më i miri në botë. Ai është Zoti i futbollit”./Telegrafi/

  • Dërguti: Protestuesit e kanë kuptuar drejtë vendimin e 16 shtatorit, UÇK duhet t'i mbledh të gjithë

    Dërguti: Protestuesit e kanë kuptuar drejtë vendimin e 16 shtatorit, UÇK duhet t’i mbledh të gjithë

    Dërguti: Protestuesit e kanë kuptuar drejtë vendimin e 16 shtatorit, UÇK duhet t'i mbledh të gjithë

    Ish-deputetja Aida Dërguti ka folur për protestat në Prishtinë, duke thënë se një pjesë e qytetarëve e kanë kuptuar saktë situatën pas aktgjykimit të 16 shtatorit.

    Në Klan Kosova, Dërguti tha se vendimi është “i kundërligjshëm dhe politik”, duke thënë se, sipas saj, ka pasoja të jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës, raporto

    “Që nga 16 shtatori, janë këta protestues që e kanë kuptuar drejtë se çka ka ndodhë me vendimin e 16 shtatorit. Aktgjykim i kundërligjshëm dhe politik, i cili ka pasoja të jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës”.

    Ajo theksoi se çështja e ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara është njëra nga kërkesat e protestuesve, ndërsa kritikoi deputetët për veprimet e tyre.

    “Çështja e ligjit është njëra ndër kërkesat. Pra, protesta s’ka nevojë për 100 deputetë protestues, por në Kuvend që të bëjnë së paku ndonjë veprim.

    Emëruesi i përbashkët është UÇK-ja, që është shënjuesi i epokave, që bën prerjen mes robërisë dhe lirisë. UÇK-ja do të duhej t’i mblidhte të gjithëve”, deklaroi Dërguti. /Klankosova.tv

  • Sindikata e Policisë dënon dhunën në protesta: Policët nuk janë palë në asnjë debat politik

    Sindikata e Policisë dënon dhunën në protesta: Policët nuk janë palë në asnjë debat politik

    Sindikata e Policisë dënon dhunën në protesta: Policët nuk janë palë në asnjë debat politik

    Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë situatën e krijuar gjatë protestave në Prishtinë dhe angazhimin e zyrtarëve policorë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

    Në një reagim, Sindikata e Policisë ka theksuar se e drejta për protestë, shprehje të lirë dhe tubim paqësor është një e drejtë themelore dhe duhet të respektohet e garantohet, transmeton Klankosova.tv

    Megjithatë, sindikata ka dënuar çdo formë dhune ndaj zyrtarëve policorë, institucioneve dhe qytetarëve.

    “Kjo e drejtë nuk mund të shndërrohet në dhunë ndaj zyrtarëve policorë, institucioneve apo qytetarëve të tjerë.”

    Sindikata ka dënuar hedhjen e mjeteve piroteknike dhe të mjeteve të forta në drejtim të policisë, duke theksuar se zyrtarët policorë nuk janë palë në debatet politike.

    “Policët e Kosovës nuk janë palë në asnjë debat politik. Ata janë profesionistë të uniformuar, të cilët në këto rrethana kanë për detyrë të zbatojnë ligjin dhe të garantojnë sigurinë e të gjithëve.”

    SPK ka shprehur mbështetje për zyrtarët policorë të angazhuar në terren, duke thënë se ata po kryejnë detyrën e tyre edhe në situata të tensionuara.

    Sindikata u ka bërë thirrje të gjitha palëve që dallimet politike dhe qëndrimet individuale të mos shndërrohen në përplasje me policinë.

    “Policët janë bijtë dhe bijat tuaja, vëllezërit dhe motrat tuaja. Shumë prej tyre kanë qenë bashkëluftëtarë tuaj dhe sot vazhdojnë t’i shërbejnë vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.”

    Në fund, Sindikata ka theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë pranë zyrtarëve policorë dhe të mbrojë të drejtat dhe dinjitetin e tyre profesional, transmeton Klankosova.tv.

    “Çdo polic i lënduar gjatë kryerjes së detyrës është një prind, një fëmijë, një vëlla apo një motër që në fund të ndërrimit pret të kthehet shëndoshë e mirë pranë familjes së tij.”

  • Dërguti: Kurti si protestues i quante policët "majmunë" (VIDEO)

    Dërguti: Kurti si protestues i quante policët “majmunë” (VIDEO)

    Dërguti: Kurti si protestues i quante policët "majmunë" (VIDEO)

    Ish-deputetja Aida Dërguti, ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe protestën me kërkesë për votimin në leximin e dytë të ndryshimeve të Ligjit për Specialen.

    Dërguti foli edhe komentoi protestën e mbrëmshme dhe përplasjen mes protestuesve dhe policisë.

    Ai kujtoi edhe një veprim në të kaluarën të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili i kishte quajtur ata “majmunë”.

    “Ky Kurti i cili kur ka qenë si protestues i quante “majmunë” njësitë elitare, të njëjtit “majmunë” i përdori kundër protestueve”, deklaroi Dërguti në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.

  • Haziri u bën thirrje protestuesve: Mos gjuani mjete piroteknike drejt policisë

    Haziri u bën thirrje protestuesve: Mos gjuani mjete piroteknike drejt policisë

    Haziri u bën thirrje protestuesve: Mos gjuani mjete piroteknike drejt policisë

    Organizatori i protestave, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve të mbledhur në shesh që të mos hedhin mjete piroteknike apo çfarëdo objekti tjetër në drejtim të Policisë së Kosovës.

    Duke iu drejtuar turmës, Haziri ka thënë se së shpejti do të vendosen tendat, ndërsa protestuesit do të qëndrojnë në shesh deri në votimin e Ligjit për Specialen, transmeton Klankosova.tv.

    “Ju lus edhe një herë, mos gjuani as mjete piroteknike, asgjë në drejtim të policisë. Policia është e jona dhe është me ne, nuk është e nënshtruar ndaj pushtetit. Mos gjuani asgjë. Tash do t’i vendosim tendat dhe do të presim derisa të votohet ky ligj”, tha Haziri.

    Ai u bëri thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin çdo veprim që mund të çojë në përshkallëzim të situatës./Klankosova.tv

  • Shqiptarja sjell në jetën fëmijën e 11-të, ky është emri i veçantë (VIDEO)

    Shqiptarja sjell në jetën fëmijën e 11-të, ky është emri i veçantë (VIDEO)

    Shqiptarja sjell në jetën fëmijën e 11-të, ky është emri i veçantë (VIDEO)

    Një lindje e veçantë është regjistruar në Spitalin e Tiranës, ku në jetë ka ardhur Zeidi, fëmija i 11-të i çiftit Fatmirë dhe Ervin.

    Sipas njoftimit të spitalit, Zeidi ka lindur nën përkujdesjen e stafit mjekësor, ashtu si edhe dhjetë fëmijët e tjerë të familjes.

    “Zeid është bebi i 11 i mami Fatmirës e babi Ervinit dhe erdhi në jetë ashtu si edhe 10 fëmijët e tjerë të çiftit, mes përkujdesjes së stafit tonë”, thuhet në njoftimin e spitalit, transmeton Klankosova.tv.

    Stafi i institucionit i ka uruar shëndet foshnjës dhe familjes, duke e cilësuar ardhjen në jetë të fëmijës së 11-të si një rast të rrallë në ditët e sotme.

    “Shumë urime për familjen e madhe, një rast i rrallë në kohët ku jetojmë”, thuhet në urimin e spitalit.

  • Dyshime për murtajë pulmonare në Rusi: Çfarë dimë dhe cili është rreziku për Evropën?

    Dyshime për murtajë pulmonare në Rusi: Çfarë dimë dhe cili është rreziku për Evropën?

    Një punonjëse e institutit kundër murtajës në Irkutsk të Rusisë vdiq pasi një epruvetë u thye në laborator, raportuan mediat rajonale, duke cituar burime anonime pranë shërbimeve të sigurisë së rajonit.

    Autoritetet ruse deklaruan se nuk gjetën prova që sëmundja e saj të ishte shkaktuar nga ndonjë prej patogjenëve me të cilët ajo punonte.

    Megjithatë, rasti ka shkaktuar shqetësim në Rusi, pasi raportime të pakonfirmuara mediatike sugjeruan se ajo mund të ketë vdekur nga murtaja pulmonare – një formë më e rrallë, por e rëndë e murtajës, e cila mund të përhapet nga personi në person.

    Mediat ruse raportuan se rreth 200 persona, të cilët kishin pasur kontakt me punonjësen e ndjerë, ndodheshin nën vëzhgim të rreptë mjekësor dhe se disa spitale në rajon ishin mbyllur e vendosur në karantinë.

    “Meqenëse… burimi i infeksionit ishte në një laborator (i cili me gjasë është dezinfektuar mirë) dhe njerëzit u karantinuan shpejt, ka shumë pak gjasa që ai të përhapet më tej; kështu që, edhe pse është ngjitës, ka pak gjasa të ketë mundësi përhapjeje”, ka thënë Alice Hughes, profesoreshë në Universitetin e Melburnit, në një koment për “Science Media Centre”.

    Megjithatë, autoritetet e shëndetit publik po i ndjekin nga afër zhvillimet.

    Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) i tha Euronews-it se po e “monitoron nga afër situatën” dhe është në kontakt me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, përcjell Telegrafi.

    “Jemi në dijeni të rastit të pneumonisë me origjinë të panjohur në Rusinë lindore, për të cilin dyshohet se bëhet fjalë për murtajë. Ky dyshim ende nuk është konfirmuar”, tha një zëdhënës në një deklaratë me shkrim.

    Zëdhënësi shtoi se, bazuar në informacionet e kufizuara që disponohen aktualisht, nuk ka raportime për raste dytësore apo transmetim të vazhdueshëm nga njeriu te njeriu, si dhe vuri në dukje se ka “pak lëvizje” mes Irkutskut dhe vendeve të Bashkimit Evropian e Zonës Ekonomike Evropiane, “veçanërisht në kohën e tanishme për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës”.

    Murtaja ka qenë e pranishme për herë të fundit në Evropë më shumë se 50 vjet më parë; megjithatë, raste te njerëzit raportohen në Afrikë, veçanërisht në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Madagaskar.

    Çfarë thonë ekspertët për rrezikun?

    Megjithëse informacioni rreth rastit të dyshuar në Rusi është shumë i kufizuar, ekspertët vunë në dukje se rastet sporadike të formës pulmonare nuk janë të rralla.

    “Murtaja nuk është një sëmundje e së kaluarës”, thekson Zania Stamataki, profesoreshë e asociuar e imunologjisë virale në Universitetin e Birminghamit, në komente për “Science Media Centre”. “Ajo mbetet endemike te popullatat e brejtësve në Afrikë, Azi dhe Amerikë, dhe raste te njerëzit shfaqen çdo vit, përfshirë shpërthime të formës pulmonare”.

    Ndërsa sipas Brendan Wren, profesor i patogjenezës mikrobike në “London School of Hygiene & Tropical Medicine”, “nuk duhet të ketë shqetësim të tepruar, pasi transmetimi i “Yersinia pestis” midis njerëzve është përgjithësisht i dobët”.

    Çfarë është murtaja pulmonare?

    Murtaja pulmonare shfaqet kur murtaja – një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteret – infekton mushkëritë.

    Murtaja pulmonare është forma më e rëndë e sëmundjes dhe e vetmja formë e murtajës që mund të përhapet nga personi në person.

    Dhe nëse lihet pa trajtim, shkalla e vdekshmërisë së saj varion nga 30% në 100%.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ajo është veçanërisht ngjitëse dhe mund të shkaktojë epidemi të rënda përmes transmetimit nga njeriu te njeriu nëpërmjet grimcave të frymëmarrjes.

    Megjithatë, shkalla e shërimit është e lartë nëse sëmundja zbulohet dhe trajtohet në kohë.

    Periudha e inkubacionit mund të jetë vetëm 24 orë dhe çdo person i infektuar mund t’ia transmetojë atë njerëzve të tjerë përmes grimcave të frymëmarrjes.

    Cilat janë simptomat?

    Murtaja pulmonare zhvillohet kur bakteret përhapen në mushkëritë e një pacienti me murtajë bubonike ose septicemike të patrajtuar, ose kur një person “thith pikat infektive” të nxjerra me kollë nga një person apo kafshë tjetër e infektuar.

    Simptomat zakonisht shfaqen një deri në tri ditë pas infektimit.

    Ato përfshijnë probleme të rënda të frymëmarrjes, si vështirësi në frymëmarrje dhe kollë, shpesh me sekrecione me gjak ose ujore.

    Cili është trajtimi?

    Nëse lihet pa trajtim, murtaja pulmonare mund të jetë shpejt fatale.

    Diagnoza dhe trajtimi i hershëm janë thelbësorë për mbijetesën dhe për të zvogëluar ndërlikimet.

    Antibiotikët e zakonshëm që përdoren kundër enterobaktereve mund ta kurojnë në mënyrë efektive sëmundjen nëse jepen herët.

    “Murtaja është një sëmundje serioze infektive. Megjithatë, ajo mund të diagnostikohet dhe trajtohet me antibiotikë që janë lehtësisht të disponueshëm në Evropë”, vuri në dukje zëdhënësi i ECDC-së.

    Në rastet e murtajës pneumonike, pacientët duhet të izolohen dhe kontaktet e tyre të gjurmohen dhe trajtohen, thotë agjencia në faqen e saj të internetit.

    A ka vaksina?

    OBSH-ja nuk rekomandon vaksinimin përveç grupeve me rrezik të lartë, siç janë personeli i laboratorit që është vazhdimisht i ekspozuar ndaj infeksionit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

    Meqenëse murtaja njerëzore është e rrallë në shumicën e pjesëve të botës, agjencitë e shëndetit publik nuk e shohin të nevojshme. /Telegrafi/

  • Vlerat e tregut të La Ligas: Vinicius Jr me rënie meteorike, yjet e Barcelonës ngritën - Real Madridi mbetet si klubi më i vlefshëm

    Vlerat e tregut të La Ligas: Vinicius Jr me rënie meteorike, yjet e Barcelonës ngritën – Real Madridi mbetet si klubi më i vlefshëm

    Përditësimi më i fundit i vlerës së tregut të La Ligas nga Transfermarkt është publikuar me rregullimet e bëra në vlerësimet e 153 lojtarëve në ligën më të lartë të futbollit spanjoll. Lamine Yamal mbetet lojtari më i vlefshëm në botë me 220 euro, ndërsa vlerësimi i superyllit të Barcelonës mbetet i pandryshuar.

    Futbolli spanjoll dominohet nga dy klubet më të mëdha në botë dhe skuadra e Real Madridit mbetet më e vlefshme se rivalët e tyre, pavarësisht se Barcelona është favorite për të fituar titullin e tretë radhazi.

    Ka disa pika kryesore diskutimi nga përditësimi i La Ligas dhe Transfermarkt ka analizuar katër tema kryesore, ndërsa mund të shihni 100 lojtarët e rinj më të vlefshëm.

    Lojtarët më të vlefshëm të La Ligas

    Siç u përmend më parë, Yamal mbetet lojtari më i vlefshëm në La Liga dhe ka pasur një nisje të shkëlqyer të sezonit me 14 gola në vetëm tetë ndeshje për Barçën. Kylian Mbappe gjithashtu ka shkëlqyer me tetë gola në tetë ndeshje për Real Madridin dhe kapiteni i Francës është lojtari i dytë më i vlefshëm me 200 milionë euro. Jude Bellingham nuk pati ndryshim dhe mbetet në vendin e tretë me 160 milionë euro.

    Në total, dhjetë lojtarë vlerësohen me 100 milionë euro ose më shumë, me Julian Alvarez të Atletico Madridit i vetmi yll jashtë dy gjigantëve të futbollit spanjoll.

    Skuadrat më të vlefshme në La Liga

    Aktualisht, Real Madridi zotëron skuadrën më të vlefshme në botë me 1.5 miliardë euro, por kjo mund të ndryshojë kur të publikohet përditësimi i Ligës Premier më vonë këtë javë. Barcelona është pas rivalëve të saj me skuadrën e saj të vlerësuar në 1.3 miliardë euro dhe ka një rënie të konsiderueshme nga Atletico Madridit në vendin e tretë – Villarreal dhe Real Sociedad plotësojnë pesë të parët.

    Për të ofruar një analizë të vlerësimeve të La Ligas, faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave ka folur me Tobias Blaseio, koordinatorin e vlerës së tregut për Spanjën.

    “Të dy klubet kanë nga 27 lojtarë në skuadrat e tyre, me Barcelonën që ka një moshë mesatare pak më të re. Megjithatë, në fund të fundit, të gjithë lojtarët vlerësohen individualisht – jo ekipet në tërësi – dhe kjo rezulton në një vlerë të përgjithshme”, ka thënë fillimisht Blaseio.

    “Barcelona zhvillon shumicën e lojtarëve të saj përmes akademisë së saj, kështu që potenciali për vlerësim të vlerës është i madh këtu. Real Madridi tenton ta forcojë ekipin e saj nga jashtë me lojtarë të rinj, premtues ose lojtarë në kulmin e tyre; në përputhje me rrethanat, ka shumë tarifa transferimi për t’u përdorur si pikë referimi – siç është në rastin e Yan Diomande – të cilat shpesh ndikojnë edhe në vlerën e tregut. Megjithatë, vlerat e skuadrës janë aq dinamike sa shumë mund të ndodhin në të gjitha drejtimet vetëm në pak muaj”, shtoi Blaseio.

    Përmirësimet më të mëdha në përditësimin e La Liga-s

    Fituesi më i madh nga përditësimi ishte Yan Diomande, me vlerën e tregut të lojtarit të nënshkruar nga Real Madridi që u rrit me 30 milionë euro, nga 90 milionë euro në 120 milionë. Rritja ishte kryesisht për shkak të tarifës prej 125 milionë eurosh që pagoi Real Madridi, pasi është ende shumë herët për të gjykuar performancat e lojtarit nga Bregu i Fildishtë dhe ai ende nuk e ka përsëritur vërtet shkëlqimin e tij në Bundesligë.

    Dy fituesit e tjerë më të mëdhenj ishin sensacionet e reja spanjolle, Carlos Espi dhe Xavi Espart, të cilët kanë shkëlqyer përkatësisht për Real Madridin dhe Barçën.

    “Espi shpejt vërtetoi se tarifa e transferimit prej 25 milionë eurosh e paguar nga Real Madridi ishte ndoshta një ofertë e mirë. Menjëherë pas nënshkrimit të tij, Real Madridi dërgoi një tjetër sulmues të talentuar, Gonzalon, në Angli për 40 milionë euro. Me këtë vendim, ata duket se kanë bërë lëvizjen e duhur; në pak minutat që ka luajtur, ai tashmë ka treguar se çfarë e bënte kaq të jashtëzakonshëm në klubin e tij të mëparshëm, Levanten. Instinkti i tij i shënimit me dy këmbë, forca e tij në ajër dhe aftësitë e tij në presion krijojnë një profil për një qendërsulmues që është i rrallë në treg dhe kërkon një çmim të lartë”.

    Shumë yje të rinj të Barcelonës janë në ngritje, por Espart është padyshim historia më e madhe.

    “Lojtari i kombëtares spanjolle U-21 tashmë luajti disa minuta në La Liga dhe Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Hansi Flick sezonin e kaluar. Tani, ai ka luajtur të gjitha katër ndeshjet e para të ligës për Barcelonën si mbrojtës i majtë dhe është shfaqur si një opsion i ri serioz për trajnerin e tij. Falë shkathtësisë së tij, ai mund të vendoset jo vetëm në pozicionin e tij të mëparshëm kryesor si mbrojtës i djathtë, por edhe si mbrojtës i majtë, mesfushor mbrojtës ose mesfushor qendror. Këtë verë, ai fitoi Kampionatin Evropian U-19 me Spanjën dhe e çoi atë vrull në sezonin e ri. Vlera e tij e re në treg është ndoshta vetëm një hap i parë përpara. Udhëtimi i tij me FC Barcelona – ku ai filloi në akademinë e të rinjve në 2015 – sapo ka filluar”, nënvizoi Blaseio.

    Uljet më të mëdha në përditësimin e La Liga-s

    Në total, pesë lojtarë i rikthyen uljet e çmimeve prej 10 milionë eurosh dhe ata janë gjithashtu emra të njohur. Dyshja e Barcelonës, Frenkie De Jong dhe Alejandro Balde, ranë me 10 milionë euro, ashtu si edhe dyshja argjentinase e Atleticos, Cristian Romero dhe Alvarez – të cilët donin të largoheshin këtë verë.

    Por, duke pasur parasysh profilin e tij të konsiderueshëm, ulja e çmimit të Vinicius Junior do të tërheqë më shumë vëmendje dhe ai tani vlerësohet në 130 milionë euro, që përfaqëson një rënie prej 70 milionë eurosh nga rekordi i tij prej 200 milionë eurosh.

    “Kjo shënon herën e tretë që vlera e tregut e Vinicius ka rënë që nga viti 2024. Imazhi i tij rrallë ka qenë veçanërisht i mirë, por në përgjithësi, ai është shumë larg viteve të tij të shkëlqyera. Sa i përket lojës së tij, atij i mungon shkëndija e ditëve të mëparshme; kritikat janë të përhapura dhe si ekip, egot e ndryshme në Real Madrid nuk duket se po punojnë së bashku aq mirë sa sugjeron niveli i tyre i aftësive”.

    “Forma e Vinicius vazhdon të bjerë; ai është larg nga më e mira e tij dhe as zgjatja e shumëpritur e kontratës së tij disa javë më parë nuk duket se e ka ndryshuar këtë trend. Braziliani ka qenë një pjesë kyçe e shumë sukseseve të Real Madridit; tani mbetet për t’u parë nëse ai mund të shfaqë përsëri aftësitë e tij dhe, duke vepruar kështu, t’i lërë çështjet e tjera në plan të dytë”, përfundoi koordinatori i vlerës së tregut për Spanjën. /Telegrafi/

  • Ish-bashkëshorti i Emily Ratajkowskit bëhet baba për herë të dytë

    Ish-bashkëshorti i Emily Ratajkowskit bëhet baba për herë të dytë

    Producenti i filmave, Sebastian Bear-McClard, ish-bashkëshorti i modeles Emily Ratajkowski, është bërë baba për herë të dytë.

    Ai dhe partnerja e tij, Alessandra Brawn, kanë mirëpritur një djalë, të cilin, sipas burimeve, e kanë quajtur Donte.

    Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se nëna dhe foshnja janë mirë dhe se të dy janë jashtëzakonisht të lumtur për ardhjen e anëtarit të ri në familje.

    Foto: Page Six

    Bear-McClard dhe Brawn janë në lidhje që nga viti 2025, teksa thuhet se njihen që nga fëmijëria.

    Alessandra Brawn ka edhe fëmijë nga lidhjet e mëparshme, e Bear-McClard ka një djalë pesëvjeçar, Sylvester Apollo Bear me Emily Ratajkowskin.

    Foto: Instagram

    Bear-McClard dhe Ratajkowski u martuan në shkurt të vitit 2018, divorci i tyre u finalizua në korrik të vitit 2025, pas raportimeve për tradhti.

    Ratajkowski ka folur më pas publikisht për ndarjen dhe vështirësitë që përjetoi pas lindjes së djalit.

    Foto: Wire Image

    Ajo gjithashtu rrëfeu se kishte pasur frikë që në fëmijëri nga mundësia për t’u bërë nënë e vetme.

    Ndërkohë, Bear-McClard është parë së fundmi në New York duke shëtitur me foshnjën. /Telegrafi/

    Foto: Instagram