Category: Lajme

  • Exclusive Police detain a nation in Obilic, two young men are caught in marijuana. These are the detainees who ended up holding.

    A white nation, banned during a police raid on Obilic’s Mrabovc, has ended up in the centre of a narcotics case. During the search of two persons in the vehicle, police have found over 22 grams of suspected marijuana substance, while both have ended up in holding, exclusively teaches The Signal newspaper.

    Signal sources suggest the suspects are Vajid Elshani, about 28 years old, and the Spahija Centre, about 30 years old.

    The event took place on Tuesday, November 17th, about 8:00 p.m., on the Paca Guard Street, where police officials had placed a checkpoint for vehicles.

    During the search of a white-coloured Volkswagen T4 nation, in which there were two people, police have discovered two separate amounts of the suspected narcotic substance.

    In the driver’s left jacket pocket, the suspected marijuana substance has been found, while another 1.4 grams [1.5 g] has been found in the passenger.

    In the course of the search, a box of cards has been found to wrap marijuana.

    The total amount of the secuested substance is 22.9 grams.

    Following the discovery of suspected substances, the Regional Investigation Unit Against Narcotics has been announced, which is involved in handling the case.

    Suspects have been interviewed in the presence of defence attorneys, while the State Attorney has reported on the case.

    By the prosecutor’s decision, the case has been initiated against them for the unauthorized possession of narcotics, psychotrope or analogue.

    Elshani Vajid and the Spahija Centre have been detained for 48 hours, while investigative procedures are continuing.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Policia ndalon një kombi në Obiliq, dy të rinj kapen me marihuanë – këta janë të arrestuarit që përfunduan në mbajtje

    Ekskluzive | Policia ndalon një kombi në Obiliq, dy të rinj kapen me marihuanë – këta janë të arrestuarit që përfunduan në mbajtje

    Ekskluzive | Policia ndalon një kombi në Obiliq, dy të rinj kapen me marihuanë – këta janë të arrestuarit që përfunduan në mbajtje

    Një kombi i bardhë, i ndaluar gjatë një kontrolli policor në Grabovc të Epërm të Obiliqit, ka përfunduar në qendër të një rasti për narkotikë. Gjatë kontrollit të dy personave që ndodheshin në automjet, Policia ka gjetur mbi 22 gramë substancë të dyshuar marihuanë, ndërsa të dy kanë përfunduar në mbajtje, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të dyshuarit janë Vaxhid Elshani, rreth 28 vjeç, dhe Qendrim Spahija, rreth 30 vjeç.

    Ngjarja ka ndodhur të martën, më 17 nëntor, rreth orës 20:00, në rrugën “Guri i Pakës”, ku zyrtarët policorë kishin vendosur një pikë kontrolli për automjetet.

    Gjatë kontrollit të një kombi Volkswagen T4, me ngjyrë të bardhë, në të cilin ndodheshin dy persona, Policia ka zbuluar dy sasi të ndara të substancës së dyshuar narkotike.

    Te shoferi, në xhepin e majtë të xhaketës, janë gjetur 21.5 gramë substancë e dyshuar marihuanë, ndërsa te pasagjeri është gjetur edhe një sasi tjetër prej 1.4 gramësh.

    Gjatë kontrollit është gjetur edhe një kuti me letra për mbështjelljen e marihuanës.

    Sasia e përgjithshme e substancës së sekuestruar arrin në 22.9 gramë.

    Pas zbulimit të substancave të dyshuara, është njoftuar Njësia Rajonale e Hetimeve Kundër Narkotikëve, e cila është përfshirë në trajtimin e rastit.

    Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

    Me vendim të Prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    Vaxhid Elshani dhe Qendrim Spahija janë ndaluar për 48 orë, ndërsa procedurat hetimore po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Jakup Krasniqi në Prishtinë, ekipet e EULEX-it dhe policia pranë shtëpisë së tij

    Jakup Krasniqi në Prishtinë, ekipet e EULEX-it dhe policia pranë shtëpisë së tij

    Jakup Krasniqi ka mbërritur në Kosovë dhe aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij në lagjen Velania, në Prishtinë.

    Burimi: Dukagjini

  • Raport i BE-së: Në vitin 2025, Evropa u përball me sezonin "më intensiv" të zjarreve të regjistruar ndonjëherë

    Raport i BE-së: Në vitin 2025, Evropa u përball me sezonin “më intensiv” të zjarreve të regjistruar ndonjëherë

    Evropa përjetoi sezonin më intensiv të zjarreve në histori gjatë vitit 2025, me zjarre që përfshinë më shumë se 1,07 milion hektarë në gjithë Bashkimin Evropian (BE), sipas një raporti të publikuar të martën nga Qendra e Përbashkët Kërkimore (JRC) e Komisionit Evropian.

    Sipas të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), i cili menaxhohet nga JRC-ja, sipërfaqja e djegur arriti në 1.079.538 hektarë, më shumë se dyfishi i mesatares 18-vjeçare prej 364.885 hektarësh.

    Tri javët e para të gushtit përbënin afërsisht gjysmën e sipërfaqes së përgjithshme të djegur në BE, thuhet në raport.

    Zjarret në Mesdheun perëndimor përbënin 52 për qind të sipërfaqes së djegur në BE, ndërsa Spanja dhe Portugalia së bashku përbënin 63 për qind të totalit.

    Në 46 vendet dhe territoret e monitoruara nga EFFIS në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, gjithsej 23.180 zjarre përfshinë një sipërfaqe prej 2.242.195 hektarësh. Kjo ishte 20 për qind më shumë se në vitin 2024 dhe pothuajse 2,5 herë më shumë se sipërfaqja e regjistruar në vitin 2023.

    Të dhënat kombëtare nga 35 vende dhe territore treguan se Spanja, Portugalia, Italia dhe Greqia regjistruan më pak zjarre se zakonisht, por sipërfaqet e përfshira nga zjarret ishin më të mëdha.

    Në nëntë vende, përfshirë Gjermaninë, Holandën dhe Norvegjinë, si numri i zjarreve, ashtu edhe sipërfaqja e djegur tejkaluan mesataren dhjetëvjeçare.

    Gjysma e vendeve dhe territoreve që dorëzuan të dhëna kombëtare regjistruan shifra nën mesataren. Estonia përjetoi sezonin me më pak zjarre që nga fillimi i raportimit të të dhënave në vitin 2000.

    Në mars, në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan 220 zjarre në natyrë, ndërsa Holanda arriti nivelin më të lartë të rrezikut nga zjarret më 5 prill. Suedia regjistroi nivele të larta të rrezikut nga zjarret që më 3 prill. /AA/

  • Ekskluzive | Dënim me 2 vjet e 6 muaj burg dhe gjobë prej 1.500 eurosh – 50-vjeçari nga Mitrovica përfundon në burg

    Ekskluzive | Dënim me 2 vjet e 6 muaj burg dhe gjobë prej 1.500 eurosh – 50-vjeçari nga Mitrovica përfundon në burg

    Ekskluzive | Dënim me 2 vjet e 6 muaj burg dhe gjobë prej 1.500 eurosh – 50-vjeçari nga Mitrovica përfundon në burg

    Një 50-vjeçar është dërguar për vuajtje të dënimit me burg, pasi ndaj tij rezultonte një dënim prej dy vjetësh e gjashtë muajsh, si dhe një gjobë prej 1.500 eurosh, e cila, për shkak të mospagesës, ishte zëvendësuar me 75 ditë burgim, mëson Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Nehat Halitin, 50-vjeçar.

    Sipas informacioneve të siguruara, Haliti është paraqitur të martën, më 17 nëntor, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor Mitrovicë-Jugu.

    Nga të dhënat policore rezulton se Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shqiptuar një dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vjetësh e gjashtë muajsh.

    Përveç këtij dënimi, ai kishte edhe një gjobë prej 1.500 eurosh, e cila nuk ishte paguar.

    Si pasojë e mospagesës, gjoba ishte zëvendësuar me 75 ditë burgim.

    Pas veprimeve të nevojshme, njësia policore e ka dërguar Halitin në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

    Në informacionet e siguruara nuk specifikohet vepra penale për të cilën ishte dënuar.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exculsives We sentenced to 2 years and 6 months in prison and a 1,500-euro fine of 50-year-old Mitrovica finish in prison

    A 50-year-old has been sent to serve the prison sentence, as it resulted in a two-year sentence of six months, as well as a fine of 1,500 euros, which, due to default, had been replaced by 75 days in prison, the Signal newspaper teaches.

    Signal sources suggest it’s Nehat Halit, 50-year-old.

    According to information provided, Haliti was presented on Tuesday, November 17th, at the Mitrovica-South Police Station, about 1600.

    Police records indicate that the Constitutional Court in Pristina had pronounced a prison sentence in two years and six months.

    In addition, he had a fine of 1,500 euros, which was not paid.

    As a result of the default, the fine had been replaced by 75 days in prison.

    Following necessary actions, the police unit has sent Haliti to the correctional institution for the punishment.

    The information provided does not specify a criminal offense for which he was convicted.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Blindohen” shtëpia e Jakup Krasniqit, EULEX-i dhe Policia në gatishmëri

    “Blindohen” shtëpia e Jakup Krasniqit, EULEX-i dhe Policia në gatishmëri

    “Blindohen” shtëpia e Jakup Krasniqit, EULEX-i dhe Policia në gatishmëri

    Pjesëtarë të shumtë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës janë vendosur në afërsi të shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

    Vendosja e tyre vjen pasi Dhomat e Specializuara në Hagë kanë miratuar një vizitë humanitare të Krasniqit në Kosovë.

    Sipas raportimeve, arsyeja e kësaj vizite lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tragjedi në Kamenicë – 48-vjeçari dyshohet se konsumoi detergjent në shtëpi, vdes në QKUK

    Tragjedi në Kamenicë – 48-vjeçari dyshohet se konsumoi detergjent në shtëpi, vdes në QKUK

    Tragjedi në Kamenicë – 48-vjeçari dyshohet se konsumoi detergjent në shtëpi, vdes në QKUK

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, ku një burrë ka humbur jetën pasi dyshohet se kishte konsumuar një substancë kimike në shtëpinë e tij. Pavarësisht dërgimit për trajtim mjekësor në Gjilan dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ai nuk ka arritur të mbijetojë, mëson Gazeta Sinjali.

    Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është Feriz Kallaba, rreth 48 vjeç, nga Rogoqica.

    Ngjarja ka ndodhur të martën, më 17 nëntor, rreth orës 08:15, kur dyshohet se Kallaba, derisa ndodhej në shtëpinë e tij, kishte konsumuar një sasi detergjenti.

    Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, ndaj fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan, prej nga ishte transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK, në Prishtinë.

    Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe njësia rajonale e kriminalistikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe veprimet e nevojshme hetimore.

    Rreth orës 18:00, personeli mjekësor i QKUK-së ka njoftuar Policinë se Kallaba kishte ndërruar jetë.

    Pas konfirmimit të vdekjes, është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa rrethanat dhe shkaku përfundimtar i vdekjes mbeten për t’u përcaktuar nga hetimet dhe ekzaminimi mjekoligjor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tragedy in Kamenica 48-year-old suspected of consuming gas in the house, dying at KKUK

    A tragic event has occurred in the village of Rogoqica in Kamenica, where a man lost his life after allegedly consuming a chemical substance in his home. Despite sending for medical treatment to Gjilan and later to the University Clinical Centre in Kosovo, he has failed to survive, the Signal newspaper learns.

    According to signal sources, the victim is Feriz Kalaba, about 48, from Rogoqica.

    The event took place on Tuesday, November 17, about 8:15, when it was suspected that Kalaba, while he was in his house, had consumed a quantity of degenerator.

    His state of health was burdened, so he was originally sent to the Emergency Regional Hospital in Gjilan, where he was transferred for further treatment to KKUK, in Pristina.

    Meanwhile, investigators and regional criminal units, who have conducted the necessary investigative examinations and actions, have emerged at the scene.

    By 6:00, QKUK medical personnel announced the police that Kalaba had passed away.

    After confirmation of the death, the State Attorney has been announced, on which order the lifeless body has been sent to the Law Medicine Institute for Obligation.

    The case has been initiated as death investigation, while circumstances and the ultimate cause of death remain to be determined by investigation and forensic examination.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Lushaku-Sadriu: Qëndrimi ynë për Ligjin për Specialen është i pandryshueshëm

    Lushaku-Sadriu: Qëndrimi ynë për Ligjin për Specialen është i pandryshueshëm

    Lushaku-Sadriu: Qëndrimi ynë për Ligjin për Specialen është i pandryshueshëm

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se ende nuk ka informacione se si do të vazhdohet me trajtimin e pikave të mbetura në Kryesinë e Kuvendit, pas ndërprerjes së punimeve.

    Duke folur për Ligjin për Dhomat e Specializuara ajo ka thënë se LDK-ja ka qëndrim të qartë kundër këtij ligji, duke theksuar se argumentet e tyre i kanë paraqitur disa herë.

    “Jo, nuk kemi informacion dhe nuk është e qartë, nuk është sqaruar as nga administrata, as nga kryesia atë ditë se si do të vazhdohet, sa i përket pikave të mbetura. Jo, ne kemi qëndrim tepër të qartë sa i përket ligjit. I kemi argumentet tona që i kemi adresuar disa herë, të cilat kanë të bëjnë edhe për rrugën që po e ndjek, por edhe për përmbajtjen dhe ndikimin ndërkombëtar që mund ta ketë ky ligj. Prandaj, faktikisht qëndrimin tonë e kemi shumë të qartë dhe është i pandryshueshëm”, ka deklaruar ajo.

    Burimi: Insajderi