Category: Lajme

  • Çka thonë yjet për ju sot?

    Çka thonë yjet për ju sot?

    Çka thonë yjet për ju sot?

    Dashi
    Kjo ditë sjell një rikuperim të rëndësishëm, sidomos në aspektin profesional. Tregohuni të duruar në dashuri, pasi dialogu i qetë ju ndihmon të zgjidhni tensionet e fundit.

    Demi
    Sot këshillohet të bëni kujdes nga kontrastet e vogla dhe lodhja e akumuluar. Këmbëngulja ju ndihmon të zgjidhni një çështje praktike ose financiare, ndërsa në çift kërkohet më shumë sinqeritet.

    Binjakët
    Është një ditë shumë aktive dhe plot optimizëm që ju lejon të shkëlqeni në punë. Në dashuri, njohjet e reja mund të kthehen në lidhje të rëndësishme, por shmangni shpenzimet e nxituara.

    Gaforrja
    Ndjeshmëria dhe intuita ju shoqërojnë gjatë gjithë ditës në marrëdhëniet personale. Në familje ose në punë mund të kërkohet aftësia juaj për të ndërmjetësuar, ndaj mos hezitoni të mbroni idetë tuaja.

    Luani
    Energjia dhe vendosmëria ju ndihmojnë të arrini rezultate të mira profesionale. Në dashuri, pasioni dhe spontaniteti gjallërojnë jetën në çift, por bëni kujdes të mos e teproni me shpenzimet.

    Virgjëresha
    Puna kërkon fleksibilitet dhe durim përballë disa të papriturave të vogla. Sharmi dhe kreativiteti ju favorizojnë në takime të reja, ndaj gjeni pak kohë për të pushuar.

    Peshorja
    Një ditë e favorshme ju dhuron entuziazëm dhe mundësi të reja në marrëdhënie. Me Venusin në shenjën tuaj, dashuria favorizohet ndjeshëm, ndërsa në punë aftësia strategjike ju ndihmon të kaloni një sfidë.

    Akrepi
    Aftësia juaj vëzhguese ju ndihmon të përballoni me kthjelltësi një çështje delikate në punë. Në dashuri, bisedat e hapura rikthejnë ekuilibrin dhe qetësinë.

    Shigjetari
    Optimizmi dhe gjallëria ju japin shtysën e duhur për të vepruar menjëherë në projektet tuaja. Në dashuri, spontaniteti juaj tërheq takime mjaft interesante.

    Bricjapi
    Kjo ditë sjell momente të këndshme në shoqëri dhe mundësi për të rikuperuar raportin me partnerin. Në punë, diplomacia dhe maturia ju mbajnë larg polemikave të panevojshme.

    Ujori
    Hëna në shenjën tuaj sjell dinamizëm, por edhe pak nervozizëm në marrëdhëniet profesionale. Shmangni vendimet e nxituara dhe shfrytëzoni energjinë pozitive për takime të reja.

    Peshqit
    Ndjeshmëria e lartë mund t’ju krijojë pak konfuzion gjatë ditës, ndaj shmangni vendimet impulsive financiare. Orët e mbrëmjes sjellin më shumë qetësi dhe përgatisin terrenin për ditë shumë të favorshme në vazhdim.

    Burimi: Insajderi

  • What do the stars say about you today?

    Dude
    This day brings important recovery, especially in a professional way. Be patient in love, for calm dialogue helps you to resolve recent tensions.

    Demi
    Today, you are advised to beware of small contrasts and accumulated fatigue. Persistence helps you to resolve a practical or financial issue, while in a couple, more sincerity is required.

    Twins
    It’s a very active and optimistic day that allows you to shine at work. In love, new acquaintances may become important relationships, but avoid hasty spending.

    crab
    Your empathy and intuition accompany you throughout the day in personal relationships. Family or work may require your ability to mediate, so do not hesitate to defend your ideas.

    Lion
    Energy and determination help you achieve good professional results. In love, passion, and spontaneousity enliven a couple’s lives, but be careful not to overdo it.

    Virgin
    Work requires flexibility and patience in the face of minor surprises. Sharma and creativity favor you in new meetings, so take some time to rest.

    Weight
    A favorable day gives you new enthusiasm and opportunity in the relationship. With Venus on your mark, love is highly favored, while strategic skill helps you to overcome a challenge at work.

    Scorpion
    Your observational ability helps you to deal with a delicate work issue clearly. In love, open conversation restores balance and tranquillity.

    Archer
    Optimism and vitality give you the motivation to act immediately on your projects. In love, your spontaneousity attracts very interesting meetings.

    Capricorn
    This day brings pleasant times in association and opportunities to recover the report with your partner. At work, diplomacy and discretion keep you from unnecessary controversy.

    Aquarius
    The moon on your mark brings dynamism, but even a little nervous in professional relations. Shun hasty decisions and use positive energy for new meetings.

    Fish
    High sensitivity can create some confusion during the day, so avoid impulsive financial decisions. Evening hours bring more tranquillity and prepare the grounds for very favourable days ahead.

    Source Layer: Insander

  • Klauzola e rrallë në kontratën e Musialas që mund t’i kushtojë miliona euro Bayern Munichut

    Klauzola e rrallë në kontratën e Musialas që mund t’i kushtojë miliona euro Bayern Munichut

    Një klauzolë e veçantë në kontratën e Jamal Musialas mund t’i kushtojë shtrenjtë Bayern Munichut në rast se ylli gjerman pëson një lëndim afatgjatë.

    Sipas raportimit të gazetës gjermane Sport Bild, kontrata e 23-vjeçarit përmban një dispozitë që i garanton atij pagën e plotë për gjashtë muaj, në rast se një lëndim e detyron të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

    Zakonisht, Bayern Munichu, sikurse edhe punëdhënësit e tjerë në Gjermani, është i detyruar t’ua paguajë punonjësve pagën e plotë vetëm për gjashtë javët e para të sëmundjes ose paaftësisë për punë. Nga java e shtatë, pagesat kalojnë te sigurimi shëndetësor shtetëror, me një kufi prej 5.812,50 euro bruto në muaj.

    Megjithatë, Musiala ka arritur të sigurojë kushte shumë më të favorshme gjatë rinovimit të kontratës në shkurt të vitit 2025. Në atë kohë, futbollisti dhe drejtuesit e klubit bavarez e zgjatën marrëveshjen, e cila fillimisht skadonte më 30 qershor 2026, deri në vitin 2030.

    Përveç kësaj, reprezentuesi gjerman përfitoi edhe një rritje të konsiderueshme të pagës. Sipas Sport Bild, Musiala përfiton 25 milionë euro në sezon, duke u renditur i dyti në listën e futbollistëve më të paguar të Bayernit, pas Harry Kane, paga vjetore e të cilit raportohet të jetë 29 milionë euro.

    Kjo klauzolë merr rëndësi të veçantë duke pasur parasysh problemet fizike që Musiala ka pasur gjatë periudhës së fundit.

    Në verën e vitit 2025, gjatë Kupës së Botës për Klube, ai pësoi një thyerje të fibulës pas një përplasjeje me ish-portierin e Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma, duke qëndruar më pas jashtë fushave për më shumë se gjashtë muaj.

    Pas rikthimit, 23-vjeçari është përballur sërish me probleme të ndryshme fizike. Gjatë këtij sezoni ai ka munguar në disa ndeshje për shkak të një dëmtimi muskulor, si dhe pasojave të episodeve të shkurtra të humbjes së përkohshme të vetëdijes, të lidhura me një çrregullim neurologjik./Telegrafi/

  • Nis intervistimi i dëshmitarëve për rastin Arlinda Zekaj|Live

    Nis intervistimi i dëshmitarëve për rastin Arlinda Zekaj|Live

    Gjatë mbledhjes, e cila po zhvillohet nën drejtimin e kryetarit të Komisionit, Burim Ramadani, pritet të dëgjohen dëshmitë e Toska Gegës, Durim Kelmendit, Shpat Morinës, Shpresa Lukajt dhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.

    Në fillim të mbledhjes pati edhe përplasje verbale mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, dhe anëtarit të Komisionit nga VV-ja, Armend Baloku.

    Debati nisi lidhur me mundësinë e konfliktit të interesit të ekspertit Skender Kandiq, për shkak të angazhimit të tij të mëparshëm në Qendrën për Punë Sociale.

    Kandiq mohoi të ketë konflikt interesi, ndërsa diskutimi mes deputetëve u shoqërua me akuza dhe kundërakuza.

    Komisioni po shqyrton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Burimi: RTKLive

  • Witness interview begins in Arlinda ZekaajLive case

    During the meeting, which is taking place under the chairman of the Commission, Burim Ramadani, the testimony of Toska Gega, Durim Kelmendi, Shpat Morina, Hope Lukajt and the head of the Peja municipality, Gazmend Muharır, is expected to be heard.

    At the start of the meeting, there were verbal clashes between PDK deputy Eman Nundman, and VV member Armen Baloku.

    The debate began over the possibility of a conflict of interest by expert Skender Kave persecuted, due to his earlier engagement at the Centre for Social Work.

    He has denied that there were conflicts of interest, while the discussion between MPs was accompanied by charges and counter-accuses.

    The commission is considering institutional actions and inactions over the case of Arlinda Zekiaj’s murder.

    Source Layer: RTKLive

  • Kapet polici në Ferizaj, IPK zbulon se për çka dyshohet

    Kapet polici në Ferizaj, IPK zbulon se për çka dyshohet

    Kapet polici në Ferizaj, IPK zbulon se për çka dyshohet

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje.

    Arrestimi është kryer të hënën, pas hetimeve në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. Zyrtarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë bastisjes së shtatë lokacioneve, hetuesit kanë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë të gjatë gjuetie, dy thika dhe municion të llojeve të ndryshme.

    Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026, jashtë detyrës zyrtare, ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

    Në këtë rast janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

    IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

  • Asnjë hap i vetëm

    Asnjë hap i vetëm

    Asnjë hap i vetëm

    Shkruan: Blerim Shala

     Ajo çfarë ndodhi midis Brukselit me atë përfaqësimin e Kosovës me një melodi/ këngë nacionaliste serbe, në nismën e Forumit për zgjerim të Komisionit Evropian, mund të shpjegohet dhe të interpretohet në së paku dy mënyra.

    Gjithçka ishte e paramenduar. Apo, çdo gjë ishte rastësi, aksident.

    Çuditërisht, apo, edhe paradoksalisht, Kosovës i bie më mirë nëse ky provokim ishte i qëllimshëm prej dikujt nga Komisioni Evropian, dhe që kështu, në mënyrën më publike të mundshme, ‘plasi sherri’.

    Kështu, ky rrëfim do të mund të bëhet sebep që në Bruksel të ‘zbulohet’ sërish fakti që Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008, dhe që askush nuk mund ta ndryshojë këtë realitet.

    E sa për këngë dhe çallgija, ato janë një dëshmi tjetër e injorancës politike.

    Varianti i dytë është që në të vërtetë, e tëra është pasojë e një improvizimi të shpejtë në Komisionin Evropian, një tjetër dëshmi e ngathtësisë së Brulselit zyrtar, teksa me Kosovën, në përgjithësi (edhe me këtë melodi/ këngë që kinse duhet ta përfaqësojë Kosovën), nuk merret kush i lemë (si thuhet), në Komisionin Evropian.

    Mirë, aty këtu na i thënë me një zë të mërzitshëm që ’Kosova ka perspektivë Evropiane’ (nuk mund të thuhet zatën që ’Kosova ka perspektivë Aziatike’), pastaj, për çdo vit na e përgatisin Raportin vjetor, etj.etj., por tej këtyre veprimeve rutinore, asnjë hap i vetëm në drejtimin e afrimit të Kosovës kah BE-ja nuk bëhet. Asnjë.

    Kosova madje është harruar të ftohet fare në Forumin për zgjerim të Komisionit Evropian.

    Teksa viteve të kaluara, kjo mosftesë është lidhur me masat ndëshkuese (lexo: sanksionet), të cilat Komisioni Evropian i ka aplikuar që nga vera e vitit 2023, këtë vit nuk ka pasur asnjë justifikim që Kosova të mos jetë e pranishme në Forumin për zgjerim. Asnjë.

    Mbase, aty diku në Komisionin Evropian nuk është bërë përtërirja e të dhënave për raportin e BE-së dhe Kosovës, apo që më nuk ka masa dënuese ndaj Kosovës, sepse në ndërkohë ato janë hequr.

    Gabim teknik. Ashtu disi. Apo, diçka tjetër. Kjo nuk do të merret vesh kurrë.

    Në të vërtetë, pyetja kryesore në gjithë këtë kallëzim që sërish është lëndues ndaj nesh (me adresë të Brukselit), do të duhej të ishte ky: ’Cila është politika e BE-së ndaj Kosovës?’.

    Apo edhe: ’A ka fare politikë BE-ja ndaj Kosovës?’.

    Mirë, mirë, këtu tash nisin të dëgjohen zërat: ’Si nuk ka politikë BE-ja karshi Kosovës? Kosova mund të hyjë në BE në bazë të meritave. Reformat e brendshme duhet të përcjellen me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë’, etj.etj.

    Dhe pastaj, si në përralla (në fundin e tyre), ’të gjithë do të jetojnë të lumtur’.

    Por, Komisioni Evropian dhe BE-ja, në përgjithësi, nuk janë në gjendje ta pajisin Kosovën edhe me statusin e shtetit kandidat dhe aspirant për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian, edhe pse Kosova ka aplikuar ta fitojë këtë status qysh në muajin dhjetor të vitit 2022.

    Pra, para katër viteve të plota.

    Pastaj, askush në Bruksel nuk mund të ofrojë garanca që edhe nëse ndodhë një mrekulli politike në trajtë të Marrëveshjes finale të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të ketë konsekuencë pozitive tek pesë shtetet mosnjohëse (Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro), të cilat për politika dhe motive fare të veta, nuk i janë bashkuar 22 shteteve të tjera të BE-së në pranimin e realitetit në Kosovë.

    Politika që sot është në fuqi në BE përballë Kosovës, prodhon politikë që është e tëra pafuqi në Kosovë.

    Pafuqi kjo që pastaj shfaqet si frustrim i madh, si pakënaqësi, madje edhe si mllef.

    Ndërsa përgjigjja mbizotëruese e Brukselit karshi këtyre ndjenjave dhe qëndrimeve kosovare është: ’Keni durim, se në fund do të bëhet mirë për ju…’.

    E kur do të vie ky fund, këtë askush nuk e di.

     

     

     

  • No single step

    It says: Blerim Shala

     What happened between Brussels and that representation of Kosovo with a Serbian nationalist melody/ song, at the initiative of the European Commission’s Enlargement Forum, can be explained and interpreted in at least two ways.

    It was all deliberate. Or, everything was a coincidence, an accident.

    Surprisingly, or, even paradoxically, Kosovo was better off if this provocation was intentional by someone from the European Commission, and so, in the most public way possible, it slammed into a row.

    Thus, this confession will be made so that in Brussels the fact that Kosovo has been independent since 2008, and that no one can change that reality.

    And as for song and colgia, they are yet another evidence of political ignorance.

    The second reference is that, in fact, the whole thing is a consequence of a rapid inexplication at the European Commission, another evidence of the awkwardness of the official Brulsel, while with Kosovo, in general (even with this melody/ong that should represent Kosovo), is not taken by anyone (as it says), at the European Commission.

    Well, here we’re told in a boring voice that Kosovo has European perspective (not to say the statement that Kosovo has Asian perspective), then every year they prepare our annual Report, etc., but beyond these routine actions, not a single step in leading Kosovo towards the EU is done. None.

    Kosovo is even forgotten to be invited to the European Commission’s enlargement forum.

    As the past years, this sample has been linked to the punitive measures (read: sanctions), which the European Commission has applied since the summer of 1923, this year there has been no excuse for Kosovo not to be present at the Forum for Enlargement. None.

    Perhaps, somewhere in the European Commission, there has not been renewed data on the EU and Kosovo report, or that there are no further condemnation measures against Kosovo, because in the meantime they have been removed.

    Technical mistake. Kind of. Or something else. This will never be understood.

    In fact, the main question in all of this confession that is again hurtful to us (with the address of Brussels), should be this: What is EU policy towards Kosovo?

    Or even: Does the EU have any politics on Kosovo?

    Okay, well, here we go. How does the EU not have politics against Kosovo? Kosovo can enter the EU on the basis of merits. Internal reforms must be forwarded with the Agreement on normalising Kosovo’s relations with Serbia, etc.

    And then, as in fairy tales, everyone will live happily ever after.

    But, the European Commission and the EU, in general, are unable to equip Kosovo with candidate status and aspiring to join the European Union, even though Kosovo has applied to gain that status since December 2022.

    So four full years ago.

    Then, no one in Brussels can offer competition that even if a political miracle occurs in the form of the final normalisation of relations between Kosovo and Serbia, there will be positive consistency in the five non-recognitional states (Spanja, Greece, Slovakia, Romania and Cyprus), which for its own policies and motives, have not joined 22 other EU states in accepting reality in Kosovo.

    The policy that today is in power in the EU in front of Kosovo produces policies that are all powerless in Kosovo.

    This infirmness that then appears as great frustration, such as discontent, even resentment.

    While Brussels’ prevailing response to these Kosovo sentiments and attitudes is: Be patient, it will eventually be good for you…

    And when this is over, no one knows that.

     

     

     

  • Zbulohen vazot për Euro 2028,  shmanget përballja mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Zbulohen vazot për Euro 2028,  shmanget përballja mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Zbulohen vazot për Euro 2028,  shmanget përballja mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Me përfundimin e fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, janë përcaktuar edhe vazot për shortin e kualifikimeve të Kampionatit Evropian “Euro 2028”, ku Kosova dhe Shqipëria do të jenë pjesë e së njëjtës vazo.

    Të dyja kombëtaret janë pozicionuar në Vazon e tretë, çka nënkupton se “Dardanët” dhe “Kuqezinjtë” nuk mund të përballen mes vete në fazën kualifikuese të këtij kampionati.

    Shorti do të hidhet më 6 dhjetor në Belfast të Irlandës së Veriut. Në të do të marrin pjesë 54 kombëtare, të cilat do të ndahen në 12 grupe: gjashtë grupe me nga katër ekipe (A–F) dhe gjashtë të tjera me nga pesë ekipe (G–L).

    Përveç pamundësisë për t’u përballur me Shqipërinë, Kosova do të ketë edhe kufizime të tjera në short. Sipas rregullave të UEFA-s për arsye politike, përfaqësuesja kosovare nuk mund të vendoset në të njëjtin grup me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, të cilat janë pjesë e Vazës së dytë.

    Kufizime të tilla vlejnë edhe për çiftet Spanjë–Gjibraltar, Armeni–Azerbajxhan dhe Ukrainë–Bjellorusi.

    Sa i përket kualifikimit, 12 fituesit e grupeve dhe tetë ekipet më të mira që përfundojnë në vendin e dytë do të sigurojnë pjesëmarrjen direkte në “Euro 2028”. Biletat e mbetura do të përcaktohen përmes ndeshjeve të “play-off”-it, të cilat zhvillohen në mars të vitit 2028.

    Ndarja e plotë e vazove për shortin e Euro 2028:

    Vazoja 1: Anglia, Portugalia, Franca, Gjermania, Spanja, Belgjika, Holanda, Norvegjia, Greqia, Italia, Danimarka, Kroacia.

    Vazoja 2: Uellsi, Serbia, Turqia, Çekia, Zvicra, Suedia, Austria, Irlanda e Veriut, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Republika e Irlandës.

    Vazoja 3: Ukraina, Skocia, Kosova, Polonia, Izraeli, Rumania, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Islanda, Sllovakia.

    Vazoja 4: Estonia, Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qiproja, Finlanda, Moldavia, Armenia, Bullgaria, Kazakistani, Luksemburgu, Letonia, San Marino.

    Vazoja 5: Malta, Azerbajxhani, Lituania, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni.

    Ndeshjet e para kualifikuese për grupet me pesë kombëtare do të zhvillohen në mars të vitit 2027, ndërsa ato për grupet me katër ekipe do të luhen nga shtatori deri në nëntor të po atij viti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Euro2028 vases discovered, facing Kosovo, Albania avoids

    With the completion of the group phase in the League of Nations, vases have been designated for the lots of European Championship qualifications, Euro 2028, where Kosovo and Albania will be part of the same vase.

    Both nationals are positioned in the third vazon, which means that the dandants and the Quakers cannot face each other in the qualifying phase of this championship.

    Shorty will be launched 6 December in Belfast, Northern Ireland. 54 nationals will participate, which will be divided into 12 groups: six groups with four teams ( And six more with five teams ( GHIL).

    Apart from the inability to confront Albania, Kosovo will have other restrictions on lots. By U’s rules EFA for political reasons, Kosovo’s representative cannot be placed in the same group as Serbia and Bosnia and Herzegovina, which are part of the second Vaca.

    Such restrictions apply to the Spanish couples Gjybraltar, Armenia, Azerbaijjan, and Ukraine.

    As for the qualifications, the 12 group winners and eight best teams that end up in second place will ensure direct participation in Euro 2028. The remaining tickets will be determined through properly-offy matches, which are held in March 2028.

    The complete division of vases for Euro2028 lots:

    Vasoja 1: England, Portugal, France, Germany, Spain, Belgium, the Netherlands, Norway, Greece, Italy, Denmark, Croatia.

    Vasoja 2: Wells, Serbia, Turkey, Chekhia, Switzerland, Sweden, Austria, Northern Ireland, Slovenia, Bosnia and Herzegovina, Hungary, Republic of Ireland.

    Vasoja 3: Ukraine, Scotland, Kosovo, Poland, Israel, Romania, Georgia, Northern Macedonia, Montenegro, Albania, Iceland, Slovakia.

    Vasoja 4: Estonia, Belarus, the Faroe Islands, Cyprus, Finland, Moldova, Armenia, Bulgaria, Kazakhstan, Luxembourg, Latvia, San Marino.

    Vazoa 5: Malta, Azerbaijan, Lithuania, Andorra, Gibraltar, Liechtenstein.

    The first qualifying matches for five national groups will take place in March 2027, while those for four-field groups will be fought from September to November that same year.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal