Category: Lajme

  • Kujdes nga paratë e falsifikuara! Gjashtë klientë deponuan 3.800 euro të dyshimta në Raiffeisen Bank në Prizren

    Kujdes nga paratë e falsifikuara! Gjashtë klientë deponuan 3.800 euro të dyshimta në Raiffeisen Bank në Prizren

    Kujdes nga paratë e falsifikuara! Gjashtë klientë deponuan 3.800 euro të dyshimta në Raiffeisen Bank në Prizren

    Një shumë e konsiderueshme parash të dyshuara si të falsifikuara ka përfunduar në Raiffeisen Bank në Prizren, duke ngritur shqetësime për qarkullimin e kartëmonedhave të dyshimta. Plot 3.800 euro, të deponuara nga gjashtë klientë të ndryshëm, janë dorëzuar në Polici për ekzaminim, mëson Gazeta Sinjali.

    Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është zbuluar në degën e Raiffeisen Bank në rrugën “Zahir Pajaziti”, ndërsa transaksionet e dyshimta janë regjistruar gjatë periudhës 14–29 tetor 2026.

    Burimet bëjnë të ditur se menaxheri i kësaj dege, është paraqitur në stacionin policor, ku ka dorëzuar shumën prej 3.800 eurosh, për të cilën ekzistojnë dyshime se përbëhet nga kartëmonedha të falsifikuara.

    Ajo që e bën rastin veçanërisht interesant është fakti se paratë nuk janë deponuar nga një person i vetëm, por nga gjashtë klientë të ndryshëm të bankës.

    Megjithatë, ende nuk dihet nëse klientët kanë qenë në dijeni se kartëmonedhat mund të ishin të falsifikuara apo nëse i kanë pranuar ato më herët pa e ditur origjinën e tyre.

    Pas raportimit, Policia ka kontaktuar Prokurorin e Shtetit, me udhëzimin e të cilit është iniciuar rasti për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

    Kartëmonedhat e dyshimta janë dorëzuar te njësia e kriminalistikës për ekzaminim, i cili pritet të sqarojë autenticitetin e tyre.

    Deri më tani nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar për falsifikimin e parave.

    Rasti shërben edhe si kujtesë për qytetarët dhe bizneset që të tregojnë kujdes gjatë pranimit të kartëmonedhave, veçanërisht kur kanë dyshime për autenticitetin e tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Watch out for counterfeit money! Six clients deposited 3,800 euros suspicious in Raiffeisen Bank in Prizren

    A considerable amount of alleged counterfeit money has ended up in Raiffeisen Bank in Prizren, raising concerns about the circulation of suspicious bills. Full of 3,800 euros, deposited by six different clients, have been handed over to the Police for examination, the Signal newspaper learns.

    According to signal sources, the case has been discovered at Raiffeisen Bank’s branch on Zahir Pajaziti street, while suspicious transactions have been recorded during October 14th, 2026.

    Sources suggest that the branch manager has appeared at the police station, where he has delivered the amount of 3,800 euros, which is suspected of consisting of counterfeit bank notes.

    What makes the case especially interesting is the fact that money is deposited, not by a single person, but by six different bank clients.

    Still, it is not known whether customers have been aware that bills could be forged or if they accepted them earlier without knowing their origin.

    After the report, police have contacted the State Prosecutor, whose guidance has initiated the case for the criminal act ? The counterfeiting of money.

    The suspicious bills have been handed over to the criminal unit for examination, which is expected to clarify their authenticity.

    So far no person suspected of counterfeiting money has been identified.

    The occasion also serves as a reminder to citizens and businesses to take care of bank notes, especially when they have doubts about their authenticity.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Exclusive She took it for coffee, then told him that they’d just talk at the motel, “Delfin.”

    An appearance for coffee with the boyfriend, with whom he had been dating just three weeks earlier, allegedly ended in sexual violation of a 28-year-old in Lapsalla of Gracanica. According to the denouncing, the man had sent her to the motel, despite her refusal, telling her that they would only talk, the Signal newspaper teaches.

    The event allegedly occurred on November 15th, about 15:45, while the woman, identified with the initials D.K., denounced the case in the police on the evening of November 16th.

    According to signal sources, the person identified as the suspect is Armend Hajrizi, About 29 years old.

    In her statement, the woman confessed that her boyfriend had gone to pick her up from home by car with the agreement that they would go out for coffee.

    On the way, however, he had told her that they would go to the motel, which she had refused.

    Despite her opposition, according to the indictment, the suspect had continued on to the motel “Deelfinin” in Llapselle and was driving into the object’s garage.

    After the garage door was closed, he had told him that they would only talk.

    The dentist has claimed to have hesitated to enter the room, but the suspect had held her hand and brought her in, where he allegedly engaged in sex without her consent.

    After the incident, according to the victim’s statement, he had driven it back to the vicinity of the house.

    Investigators have appeared at the motel éDeelfin to collect information and verify the circumstances of the indictment.

    From the data provided through security cameras has been identified by a white-coloured BMW car, which, according to police information, was directed by the suspect.

    After an interview with the woman, investigators have contacted the State Attorney, who has instructed her to undergo medical examination.

    According to initial information provided by the signal, physical signs have been recorded during the examination that, according to personnel who conducted the search, support suspicion of rape. These findings do not automatically represent the outcome of the suspect’s guilt.

    After consultations with the Prosecution, the case has been initiated for criminal work ‘%dumimu and passed on for treatment to the Regional Investigation Unit.

    The suspect’s arrest is not confirmed in information thus far.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | E mori për kafe, pastaj i tha se vetëm do të flisnin në motelin “Delfin” – dyshohet se e dhunoi 28-vjeçaren, ky është i dyshuari

    Ekskluzive | E mori për kafe, pastaj i tha se vetëm do të flisnin në motelin “Delfin” – dyshohet se e dhunoi 28-vjeçaren, ky është i dyshuari

    Ekskluzive | E mori për kafe, pastaj i tha se vetëm do të flisnin në motelin “Delfin” – dyshohet se e dhunoi 28-vjeçaren, ky është i dyshuari

    Një dalje për kafe me të dashurin, me të cilin kishte nisur lidhjen vetëm tri javë më parë, dyshohet se përfundoi me dhunim seksual për një 28-vjeçare në Llapnasellë të Graçanicës. Sipas denoncimit, burri e kishte dërguar në motelin “Delfin”, pavarësisht refuzimit të saj, duke i thënë se vetëm do të bisedonin, mëson Gazeta Sinjali.

    Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 15 nëntor, rreth orës 15:45, ndërsa gruaja, e identifikuar me inicialet D.K., e ka denoncuar rastin në Polici mbrëmjen e 16 nëntorit.

    Sipas burimeve të Sinjalit, personi i identifikuar si i dyshuar është Armend Hajrizi, rreth 29-vjeçar..

    Në deklaratën e saj, gruaja ka rrëfyer se i dashuri kishte shkuar ta merrte nga shtëpia me veturë, me marrëveshjen se do të dilnin për kafe.

    Mirëpo, gjatë rrugës, ai i kishte thënë se do të shkonin në motel, kërkesë të cilën ajo e kishte refuzuar.

    Pavarësisht kundërshtimit të saj, sipas denoncimit, i dyshuari kishte vazhduar drejt motelit “Delfin” në Llapnasellë dhe kishte hyrë me veturë në garazhin e objektit.

    Pasi ishte mbyllur dera e garazhit, ai i kishte thënë se vetëm do të bisedonin.

    Denoncuesja ka deklaruar se kishte hezituar të hynte në dhomë, por i dyshuari e kishte kapur për dore dhe e kishte futur brenda, ku dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

    Pas ngjarjes, sipas deklarimit të viktimës, ai e kishte kthyer me veturë deri në afërsi të shtëpisë.

    Hetuesit kanë dalë në motelin “Delfin” për të mbledhur informacione dhe për të verifikuar rrethanat e denoncimit.

    Nga të dhënat e siguruara përmes kamerave të sigurisë është identifikuar një veturë BMW me ngjyrë të bardhë, të cilën, sipas informacioneve policore, e drejtonte personi i dyshuar.

    Pas intervistimit të gruas, hetuesit kanë kontaktuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar që ajo t’i nënshtrohej ekzaminimit mjekësor.

    Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga Sinjali, gjatë ekzaminimit janë evidentuar shenja fizike që, sipas personelit që e ka kryer kontrollin, mbështesin dyshimin për dhunim. Këto gjetje nuk përbëjnë vetvetiu përfundim për fajësinë e të dyshuarit.

    Pas konsultimeve me Prokurorinë, rasti është iniciuar për veprën penale “Dhunim” dhe i është kaluar për trajtim Njësisë së Hetimeve Rajonale.

    Në informacionet e deritanishme nuk konfirmohet arrestimi i të dyshuarit.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rasti i Arlinda Zekajt, sot intervistohen Muhaxheri e 4 zyrtarë të QPS-së

    Rasti i Arlinda Zekajt, sot intervistohen Muhaxheri e 4 zyrtarë të QPS-së

    Rasti i Arlinda Zekajt, sot intervistohen Muhaxheri e 4 zyrtarë të QPS-së

    Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje pritet të intervistojë sot pesë dëshmitarë, në mesin e tyre edhe kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

    Rasti i Arlinda Zekajt, sot intervistohen Muhaxheri e 4 zyrtarë të QPS-së në Pejë

    Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje pritet të intervistojë sot pesë dëshmitarë, në mesin e tyre edhe kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

    Mbledhja e Komisionit Hetimor do të nisë në orën 08:30, ndërsa intervistimi i dëshmitarëve pritet të fillojë nga ora 09:30.

    Dëshmitarët që pritet të intervistohen janë Toska Gega, menaxhere e rastit në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Pejë; Durim Kelmendi, udhëheqës në QPS; Shpat Morina, zyrtar i QPS-së; Shpresa Lukaj, drejtuese e QPS-së në Pejë; si dhe Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës.

    Komisioni Hetimor Parlamentar kryesohet nga Burim Ramadani i AAK-së, ndërsa zëvendëskryesues është Adnan Rrustemi i LVV-së.

    Anëtarë të Komisionit nga LVV-ja janë Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu dhe Adelinë Tërshani; nga PDK-ja, Besa Kabashi-Ramaj dhe Eman Rrahmani; ndërsa nga LDK-ja, Doarsa Kica-Xhelili.

    Komunitetet përfaqësohen nga Jovana Radosavljeviq dhe Emilija Rexhepi.

    Ndryshe, tre ditë më parë, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka bërë të ditur se nga inspektimi i jashtëzakonshëm në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me trajtimin e rastit të së ndjerës Arlinda Zekaj, janë konstatuar shkelje të shumta.

    Sipas Ministrisë, raporti ka evidentuar mosrespektim të afatit gjyqësor, neglizhencë në përmbushjen e detyrave, mosveprim sipas detyrës zyrtare dhe mungesë të mbikëqyrjes profesionale.

    Për këto shkelje, Divizioni i Inspektimit i ka rekomanduar kryetarit të Komunës së Pejës ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj menaxheres së rastit, T. G., dhe udhëheqësit të Shërbimeve Sociale, D. K., si dhe rritjen urgjente të kapaciteteve të stafit profesional të QPS-së.

    Burimi: Insajderi

  • Real Madridi i vendos çmimin Viniciusit

    Real Madridi i vendos çmimin Viniciusit

    Real Madridi nuk do ta shqyrtojë mundësinë e largimit të Vinicius Junior në afatin e ardhshëm të transferimeve për më pak se 150 milionë euro. Një çmim i arsyeshëm duke pasur parasysh rinovimin e tij të fundit të kontratës me klubin.

    Kjo u konfirmua nga gazetari Josep Pedrelol, drejtor dhe prezantues i El Chiringuito de Jugones, i cili detajoi skenarin e vështirë ekonomik që rrethonte sulmuesin brazilian pas një fillimi sezoni shumë nën nivelin e tij të zakonshëm dhe mes interesit të fortë nga Arsenali për ta nënshkruar atë në janar 2027.

    Pavarësisht se është i mbrojtur me kontratë në Santiago Bernabeu deri në verën e vitit 2032, performanca sportive e Vinicius Jr gjatë muajve të parë të sezonit 2026/27 ka gjeneruar debate të forta brenda komunitetit të Real Madridit.

    Statistikat diskrete: Ai ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë tre asistime në 12 ndeshje zyrtare në të gjitha garat. Përjashtimi i tij dhe pezullimi i mëvonshëm nga La Liga kanë ndikuar gjithashtu drejtpërdrejt në performancën e tij.

    Konkurrencë e drejtpërdrejtë për një vend titullar: Fillimi i shkëlqyer i sezonit nga Yan Diomande ka lënë në hije ndikimin e sulmuesit brazilian, deri në atë pikë sa një segment i madh i tifozëve dhe analistëve sportivë po bëjnë thirrje që Vinicius të lihet në stol në favor të Diomande. Lojtari nga Bregu i Fildishtë duket se po e pozicionon veten si e ardhmja e sulmit të Real Madridit.

    Në Ligën Premier, Arsenali po e monitoron nga afër situatën e Viniciusit te Reali me qëllimin për të nisur një ofertë zyrtare në afatin dimëror. Megjithatë, sipas Pedrerol, qëndrueshmëria financiare e transferimit në Emirates varet së pari nga përfundimi i dy shitjeve në mesfushë: klubi londinez do të duhet të finalizojë transferimet e spanjollëve Mikel Merino dhe Martin Zubimendi për të gjeneruar fondet e nevojshme dhe hapësirën e limitit të pagave për një nënshkrim prej 150 milionë eurosh.

    Bordi i Arsenalit do të duhet të përshpejtojë procesin e shitjes së Merinos dhe Zubimendit gjatë javëve të ardhshme të nëntorit dhe dhjetorit 2026 nëse kanë ndërmend t’i paraqesin një ofertë zyrtare Real Madridit , i cili ka treguar interes për të nënshkruar me Zubimendin në janar.

    Me hapjen e afatit kalimtar dimëror më 1 janar 2027, performanca e menjëhershme e Vinicius Junior krahasuar me Yan Diomande do të përcaktojë përfundimisht nëse Real Madrid do t’i dëgjojë ofertat prej 150 milionë eurosh. /Telegrafi/

  • Demokratja Mary Peltola mund republikanin në garën për Senat në Alaskë

    Demokratja Mary Peltola mund republikanin në garën për Senat në Alaskë

    Demokratja Mary Peltola ka fituar garën për Senatin e SHBA-së në Alaskë.

    Alaska e shpalli garën e saj më vonë se shtetet e tjera për shkak të sfidave logjistike nga e gjithë hapësira e saj e largët.

    Dhe kështu u deshën dy javë të plota numërimi për të shpallur fituesin në zgjedhjet e 3 nëntorit.

    Fitorja për Demokratët shënon vendin e nëntë në Senat që partia “ia hoqi kontrollin republikanëve” në zgjedhjet e mesit të mandatit të këtij viti.

    Me këtë edhe iu lejua partisë kontroll të plotë mbi Kongresin e SHBA-së për dy vitet e fundit të presidencës së Donald Trump.

    Demokratët do të kontrollojnë 56 vende në Senatin me 100 anëtarë pas një zgjedhjeje në të cilën ata fituan gjithashtu përsëri Dhomën e Përfaqësuesve.

    Në deklaratën e saj të fitores, Peltola tha se “status quo-ja në DC nuk po funksionon për Alaskën”.

    Ajo kujtoi se kishte folur me “të moshuarit që qanin për raftet e zbrazëta të peshkut” dhe me prindërit në Alaskën rurale duke zgjedhur midis ngrohjes së shtëpive të tyre dhe vënies së ushqimit në tryezë. /Telegrafi/

  • Ekskluzive | Me armë, gjashtë fishekë e marihuanë, 29-vjeçari bie në duart e Policisë në Prishtinë – ky është i arrestuari

    Ekskluzive | Me armë, gjashtë fishekë e marihuanë, 29-vjeçari bie në duart e Policisë në Prishtinë – ky është i arrestuari

    Ekskluzive | Me armë, gjashtë fishekë e marihuanë, 29-vjeçari bie në duart e Policisë në Prishtinë – ky është i arrestuari

    Një 29-vjeçar ka përfunduar në duart e Policisë në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli trupor iu gjetën një armë me municion dhe substancë e dyshuar narkotike, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Ilir Kacabashin, i cili u ndalua të martën, më 17 nëntor, rreth orës 17:40, gjatë patrullimit të zyrtarëve policorë në rrugën “Rrustem Hyseni”.

    Gjatë kontrollit, Policia i gjeti një armë të tipit BLOW TR-14, me një karikator dhe gjashtë fishekë, si dhe një gram substancë të dyshuar marihuanë.

    Pas zbulimit të armës dhe substancës narkotike, rasti iu referua Prokurorisë së Shtetit, e cila udhëzoi inicimin e hetimeve për dy vepra penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • With guns, six bullets and marijuana, 29-year-old falls into Pristina Police hands.

    A 29-year-old has ended up in the police’s hands in Pristina, as a weapons of ammunition and suspected narcotics were found during a body control, learning exclusively the Signal Journal.

    Signal sources suggest this is about Ilir Kacbashi, which was detained on Tuesday, November 17th, at 5:40 p.m., during patrol of police officials on the road to Brasste Hyseni.

    During the search, police found a BLOW-TR-14-type weapon with a clip and six bullets, as well as a given suspected marijuana substance.

    Following the discovery of weapons and narcotics, the case referred to the State Prosecutor, who directed the initiative of investigations into two criminal acts: Keeping possession, control or unauthorized possession of weapons and unauthorized narcotics possession.

    By order of the State Attorney, the suspect has been sent to custody for 48 hours.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Jennifer Lopez: Divorci nga Affleck është një zhgënjim në të gjitha nivelet, e dashurova me gjithë zemër

    Jennifer Lopez: Divorci nga Affleck është një zhgënjim në të gjitha nivelet, e dashurova me gjithë zemër

    Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka folur hapur rreth katër martesave të dështuara, përfshirë divorcin e saj nga aktori Ben Affleck, dhe ka pranuar se pas divorcit të saj të fundit iu desh të rimendonte vendimet e saj dhe të mësonte të ishte e lumtur me veten.

    Duke u shfaqur në podkastin “Friends Keep Secrets”, siç raportohet nga Page Six, Lopez e përshkroi divorcin e saj nga Affleck si një zhgënjim në çdo nivel. Ajo thotë se kaloi vite duke kaluar nga një lidhje serioze në tjetrën, çdo herë duke shpresuar se kishte gjetur personin me të cilin do të kalonte pjesën tjetër të jetës së saj.

    “Isha vazhdimisht në lidhje serioze, njëra pas tjetrës, duke kërkuar të duhurën dhe duke shpresuar se më në fund ishte ajo e duhura”, tha ajo.

    Ndërprerjet, thotë ajo, e lanë plotësisht të thyer, aq sa nuk kishte forcë të ngrihej nga shtrati. Me kalimin e kohës, ajo e kuptoi se problemi nuk ishte vetëm te partnerët e saj, por edhe te modelet që përsëriste, dhe se duhej të mësonte ta donte veten.

    Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Getty Images)

    Fama, pranon ajo, nuk e ka ndihmuar të ndihet më pak e vetmuar.

    “Kisha qenë e famshme për një kohë të gjatë dhe ndihesha pak e humbur në botë. Është një jetë e vetmuar. Njerëzit mendojnë se je gjithmonë e rrethuar nga të tjerë, por disi je prapë e vetmuar”, tha ajo.

    Ajo dëshironte, shton ajo, dikë që dëshiron të jetë me të për veten e saj, jo për famë apo para. Sot, ai nuk ndien më nevojën për të qenë në një lidhje gjatë gjithë kohës. Ajo nuk e përjashton mundësinë e ridashurimit, por do të preferonte ta mbante lidhjen e re larg publikut.

    Ajo i këshilloi njerëzit që po kalojnë një divorc të sillen në një mënyrë të tillë që një ditë të mund të shikojnë prapa në të kaluarën pa turp.

    “Mund të kujtoj ato marrëdhënie, sado të dhimbshme që ishin disa prej tyre, dhe të them se i doja me gjithë zemër”, tha ajo.


    Ben Affleck dhe Jennifer Lopez (Foto: Filippo Monteforte/AFP/Getty Images)

    Lopez ishte e martuar me Ojani Noa nga viti 1997 deri në vitin 1998 dhe me balerinin Cris Judd nga viti 2001 deri në vitin 2003. Martesa e saj me këngëtarin Marc Anthony, me të cilin ka binjakët 18-vjeçarë Max dhe Emma, përfundoi në vitin 2014.

    Ajo ishte e fejuar me Affleck në fillim të viteve 2000, por ata u ndanë në vitin 2004. Ata e ringjallën romancën e tyre gati dy dekada më vonë dhe u martuan në vitin 2022. Lopez paraqiti kërkesë për divorc në gusht 2024, në përvjetorin e tyre të dytë të martesës në Georgia, dhe divorci u finalizua në fillim të vitit 2025. /Telegrafi/