Category: Lajme

  • Të shkosh në shtrat më herët lidhet me humbje më të madhe të peshës

    Të shkosh në shtrat më herët lidhet me humbje më të madhe të peshës

    Një studim i Universitetit të Nju Jorkut zbuloi se njerëzit me prediabet që shkuan në shtrat më herët gjatë një programi tetëjavor humbën më shumë peshë.

    Megjithatë, nivelet e sheqerit në gjak nuk u përmirësuan, në kundërshtim me pritjet e shkencëtarëve.

    Metodologjia e hulumtimit

    Studimi, i botuar në revistën Nursing Research, përfshinte 196 të rritur me prediabet. Pjesëmarrësit ishin të moshës 21 deri në 64 vjeç dhe të gjithë flinin më pak se gjashtë orë e gjysmë në natë. Ata u ndanë në dy grupe.

    Të dy grupet morën pjesë në video-thirrje javore për tetë javë rreth të ushqyerit të shëndetshëm, ushtrimeve fizike dhe menaxhimit të stresit. Një grup mori edukim shtesë mbi higjienën e gjumit dhe një plan për të ndryshuar gradualisht orarin e gjumit më herët. Të gjithë pjesëmarrësit mbajtën ditarë gjumi dhe mbanin monitorë të vazhdueshëm të glukozës dhe monitorues të aktivitetit dhe gjumit para dhe pas programit.

    Humbje më e madhe në peshë, të njëjtat nivele sheqeri

    Të dy grupet filluan të flinin më mirë dhe humbën peshë, por grupi që ndoqi programin e gjumit pa përmirësime më të mëdha në cilësinë e gjumit dhe më pak përgjumje gjatë ditës. Nivelet e sheqerit në gjak mbetën të njëjta në të dy grupet.

    Për të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht grupit, të shkuarit në shtrat më herët shoqërohej me humbje më të madhe në peshë. Çdo orë e shkuarjes në shtrat më herët rezultoi në një mesatare prej rreth 0.6 kilogramësh më pak peshë të humbur gjatë tetë javëve. Studiuesit vërejnë se kjo është një lidhje, jo provë e drejtpërdrejtë se të shkuarit në shtrat më herët shkakton humbje peshe.

    Koha e gjumit është më e rëndësishme sesa kohëzgjatja

    “Duket se koha e gjumit, jo vetëm kohëzgjatja e gjumit, është një faktor i rëndësishëm dhe i anashkaluar në humbjen e peshës dhe shëndetin metabolik”, tha autorja kryesore e studimit, Susan Kohl Malone, një profesoreshë asistente në Shkollën e Infermierisë Rory Meyers të Universitetit të Nju Jorkut.

    Ajo shtoi se studiuesit kishin pritur që gjumi më i gjatë tek njerëzit me prediabet që normalisht flenë pak do të përmirësonte nivelet e glukozës dhe do të ndihmonte në humbjen e peshës, por rezultatet nuk e konfirmuan këtë. Malone shpjegon se të shkosh në shtrat më herët mund të kufizojë të ngrënit vonë natën.

    Kjo është e rëndësishme sepse ndjeshmëria ndaj insulinës dhe toleranca ndaj glukozës janë në nivelet e tyre më të ulëta në fund të mbrëmjes. Studiuesit përmendin arsye të tjera të mundshme: më pak ekspozim ndaj dritës artificiale gjatë natës, një sistem nervor simpatik më të qetë dhe ulje të oreksit për shkak të niveleve më të ulëta të hormonit ghrelin. Ata arritën në përfundimin se ndryshimi i kohës së gjumit mund të jetë një objektiv i dobishëm për përmirësimin e shëndetit metabolik.

  • Irlandë – Kosovë: Nga vlera e skuadrave te yjet më të shtrenjtë, renditja në FIFA dhe forma e fundit

    Irlandë – Kosovë: Nga vlera e skuadrave te yjet më të shtrenjtë, renditja në FIFA dhe forma e fundit

    Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Irlandën në Dublin, me fillim nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve. Dardanët synojnë një rezultat pozitiv për ta siguruar pozitën e dytë në grup dhe pjesëmarrjen në “play-off” për promovim në Ligën A.

    Para kësaj përballjeje, Telegrafi ka bërë një krahasim mes dy kombëtareve, duke analizuar vlerën e ekipeve, futbollistët më të shtrenjtë, renditjen në FIFA dhe formën në pesë ndeshjet e fundit.

    Sipas të dhënave të Transfermarkt, Irlanda ka një skuadër me vlerë totale prej 229.30 milionë eurosh, ndërsa Kosova vlerësohet me 122.25 milionë euro, një diferencë prej rreth 107 milionë eurosh në favor të irlandezëve.

    Irlanda ka 24 futbollistë me moshë mesatare 26.7 vjeç, ndërsa Kosova numëron 25 lojtarë me moshë mesatare 26 vjeç.

    Te Irlanda, futbollisti më i shtrenjtë është portieri Caoimhin Kelleher, me vlerë 32 milionë euro, i ndjekur nga Nathan Collins (30 milionë), Finn Azaz (22 milionë), Troy Parrott dhe Dara O’Shea (nga 20 milionë), si dhe Jake O’Brien (18 milionë euro).

    Në anën tjetër, Kosova ka dy futbollistë që kryesojnë listën me nga 30 milionë euro, Fisnik Asllanin dhe Leon Avdullahun. Pas tyre renditen Edon Zhegrova (10 milionë), Arijanet Muriç (7.5 milionë), si dhe Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani me nga 7 milionë euro.

    Dallimi mes dy kombëtareve vërehet edhe në renditjen botërore të FIFA-s, ku Irlanda zë pozitën e 55-të, ndërsa Kosova renditet e 78-ta, me 23 pozita diferencë.

    Sa i përket formës së fundit, Irlanda ka regjistruar një fitore, dy barazime dhe dy humbje në pesë ndeshjet e Ligës së Kombeve. Irlandezët kanë humbur ndaj Austrisë (1-0) dhe Kosovës (1-0), kanë barazuar me Izraelin (1-1) dhe Austrinë (2-2), ndërsa kanë mposhtur Izraelin (3-0).

    Kosova, ndërkohë, ka regjistruar një fitore, tri barazime dhe një humbje. Dardanët kanë mposhtur Irlandën (1-0), kanë barazuar dy herë me Izraelin (0-0) dhe një herë me Austrinë (1-1), ndërsa humbjen e vetme e kanë pësuar në udhëtim ndaj austriakëve (3-1).

    Pas pesë ndeshjeve, Kosova ka grumbulluar gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda, duke e bërë përballjen e sotme vendimtare për pozitën e dytë në Grupin B3.

    Kosovës i mjafton një barazim për ta ruajtur pozitën e dytë, ndërsa Irlanda duhet të fitojë për t’i kaluar Dardanët në renditje.

    Pavarësisht epërsisë së Irlandës në vlerën e skuadrës dhe renditjen botërore, Kosova hyn në këtë përballje me avantazhin e pikëve dhe fitores 1-0 nga ndeshja e parë në Prishtinë. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Gjykata e Lartë në Beograd lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

    Gjykata e Lartë në Beograd lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

    Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe njëri prej personave kryesorë për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, nuk është paraqitur në stacionin policor Savski Venac në Beograd më 15 nëntor, ndonëse ishte i obliguar ta bënte këtë në kuadër të masave të sigurisë të vendosura ndaj tij nga gjykata.

    Sipas një raportimi të BIRN-it, Gjykata e Lartë në Beograd ka urdhëruar paraburgimin e Radoiçiqit dhe ka lëshuar urdhërarrest ndaj tij, pasi ai nuk e ka respektuar detyrimin për t’u paraqitur periodikisht në polici dhe për të konfirmuar vendndodhjen e tij.

    Radoiçiq duhej të paraqitej në polici të dielën, më 15 nëntor. Deri atëherë, ai e kishte respektuar rregullisht këtë detyrim, duke u paraqitur në stacion më datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

    Gjykata e Lartë në Beograd i kishte konfirmuar më herët televizionit N1 se, sipas një njoftimi të pranuar nga stacioni policor më 4 nëntor, Radoiçiq ishte paraqitur për herë të fundit më 1 nëntor.

    Pasaporta e tij gjendet në Gjykatën e Lartë në Beograd, e cila ia kishte konfiskuar si pjesë të masave të shqiptuara në procedurën penale lidhur me sulmin në Banjskë.

    Pasi i pandehuri nuk paraqitet në kohën e caktuar, policia është e obliguar ta njoftojë zyrtarisht gjykatën. Në raste të tilla, autoritetet fillimisht verifikojnë vendndodhjen e personit dhe nëse ai vazhdon të qëndrojë në adresën e regjistruar.

    Dyshimet se është larguar drejt Moskës

    Më 13 nëntor, ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), Milan Zvezdanoviq, deklaroi në televizionin N1 se kishte informacione jozyrtare nga kjo agjenci se Radoiçiq ishte larguar nga Serbia një ditë më parë dhe kishte udhëtuar drejt Moskës.

    I pyetur nëse largimi i tij ishte bërë në mënyrë të ligjshme, Zvezdanoviq ishte përgjigjur se Radoiçiqi nuk i nevojitej leje për këtë.

    Gjykata e Lartë në Beograd, në rastin e tij, ka urdhëruar paraburgimin dhe ka lëshuar urdhërarrest. Këto masa mund të ndërmerren kur gjykata konstaton se i pandehuri po fshihet ose është arratisur dhe ekziston rreziku që të mos jetë i qasshëm për organet e drejtësisë.

    Për lëshimin e një urdhërarresti ndërkombëtar nevojitet edhe një procedurë tjetër. Byroja Kombëtare e Interpolit në Serbi, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duhet t’i drejtohet Interpolit me kërkesë për lëshimin e tij.

    Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

    Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

    Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre pjesëtarë të grupit të armatosur: Stefan Nedeljkoviq, Bojan Mijailoviq dhe Igor Milenkoviq.

    Disa ditë pas sulmit, Milan Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur. Deklarata e tij u bë publike përmes avokatit Goran Petronijeviq, ndërsa pas kësaj Radoiçiq dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.

    Autoritetet në Beograd kanë mohuar çdo përfshirje në organizimin e sulmit.

    Një hulumtim i publikuar nga BIRN në tetor të vitit 2023 kishte evidentuar se municioni i përdorur në Banjskë ishte prodhuar në vitin 2022 në fabrikën serbe Belom, ndërsa disa mina dhe mortaja ishin riparuar në institute shtetërore në Serbi gjatë viteve 2018 dhe 2021.

    Hulumtimi, i bazuar në fotografi dhe video të Policisë së Kosovës, kishte identifikuar gjithashtu se granatahedhësi automatik M93 ishte prodhuar në fabrikën Zastava në Kragujevc dhe ishte riparuar në Institutin e Riparimit Teknik në Çaçak.

    Se si kishin përfunduar këto armë në duart e grupit të armatosur nuk ishte përcaktuar. Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, kishte deklaruar se ky fakt nuk dëshmonte asgjë, pasi edhe Policia e Kosovës përdorte armë të prodhuara në Serbi.

    Në një tjetër hulumtim, të publikuar në maj të këtij viti, BIRN kishte zbuluar se dy automjete të blinduara Mercedes G-Class, të sekuestruara pas sulmit në Banjskë, ishin të regjistruara në emër të kompanisë së Beogradit Pent Rent, e lidhur me RadoiçiqIn dhe biznesmenin Zvonko Veselinoviq.

    Sipas Prokurorisë së Kosovës, në njërën prej këtyre automjeteve ishte gjetur edhe një leje armësh në emër të Radoičićit.

    Hetimi në Serbi vazhdon, aktakuza ende nuk është ngritur

    Radoiçiq ishte arrestuar nga policia serbe më 3 tetor 2023, pas kthimit në Serbi. Ai ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, ku kishte mohuar veprat penale për të cilat dyshohej.

    Prokuroria e dyshon atë për komplot për kryerjen e veprave penale, prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe mjeteve shpërthyese, si dhe për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

    Prokuroria kishte kërkuar caktimin e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes, por gjyqtari i Gjykatës së Lartë e kishte refuzuar kërkesën.

    Në vend të paraburgimit, ndaj tij ishin vendosur masa që përfshinin ndalimin e largimit nga Serbia dhe udhëtimit drejt Kosovës pa lejen e gjykatës, konfiskimin e përkohshëm të pasaportës dhe detyrimin për t’u paraqitur rregullisht në polici. Këto masa ishin vazhduar për herë të fundit më 30 shtator 2026.

    Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre vjet nga sulmi në Banjskë, procedura hetimore në Serbi ende nuk ka përfunduar. Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike, Nenad Stefanoviq, kishte paralajmëruar se vendimi për ngritjen e aktakuzës do të merrej në fund të vitit 2024 ose në fillim të vitit 2025, por deri më tani aktakuzë nuk është ngritur.

    Radoiçiq ishte parë për herë të fundit në publik më 9 tetor të këtij viti, në një tubim parazgjedhor të Partisë Progresive Serbe në Kragujevc.

    Ndërkohë, në Kosovë, Prokuroria Speciale në shtator të vitit 2024 kishte ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, ku Radoiçiq figuron i pari në listë.

    Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhërarreste ndërkombëtare për të dhe të dyshuarit e tjerë që ndodhen jashtë juridiksionit të Kosovës, por kishte refuzuar kërkesën e prokurorisë për gjykimin e tyre në mungesë.

    Tre të pandehurit e arrestuar në Kosovë u dënuan në vitin 2025.

    Radoiçiq ndodhet gjithashtu në listën e sanksioneve të Departamentit amerikan të Thesarit që nga dhjetori i vitit 2021./Telegrafi.

  • Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, Çitaku paralajmëron veprime politike, juridike e diplomatike

    Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, Çitaku paralajmëron veprime politike, juridike e diplomatike

    Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, Çitaku paralajmëron veprime politike, juridike e diplomatike

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka cilësuar të turpshëm dhe të papranueshëm dënimin me 17 muaj burgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në rastin që lidhet me administrimin e drejtësisë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

    Në një konferencë për media, Çitaku ka shprehur zhgënjimin dhe shqetësimin e PDK-së lidhur me vendimin e gjykatës, duke vënë në pikëpyetje paanshmërinë e saj.

    “Vendim i turpshëm dhe i papranueshëm. Nuk ka asgjë më shkatërruese për drejtësinë sesa kur vendimet e saj pushojnë së befasuari, sepse besimi në paanshmërinë e saj është cenuar thellë. Shprehim zhgënjimin dhe shqetësimin tonë të thellë për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në procesin për pengimin e drejtësisë”, tha ajo.

    Çitaku ka theksuar se, sipas PDK-së, kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare kanë shtuar dyshimet për mënyrën se si po administrohet drejtësia nga Gjykata Speciale.

    “Kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare i kanë anuluar edhe më tej pikëpyetjet tona serioze për administrimin e drejtësisë së kësaj gjykate. Drejtësia nuk mund të ketë dy standarde”, potencoi ajo.

    Në fund të deklarimit, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së bëri të ditur se partia do t’i përgjigjet këtij vendimi përmes qëndresës, mobilizimit dhe veprimeve politike, juridike e diplomatike.

    “Do t’i përgjigjemi ashtu siç e meriton, me qëndresë, me mobilizim dhe me përkushtim të palëkundur, me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike dhe me vendosmëri deri në fund. Lufta jonë për liri ishte e drejtë, UÇK-ja ishte ushtria jonë çlirimtare, sakrifica e një populli për çlirim është pjesë e pandryshueshme e historisë sonë dhe nuk mund të njolloset asnjëherë”, shtoi Çitaku.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Thaci’s and others’ sentences, Citaku warns political, judicial and diplomatic actions

    Kosovo Democratic Party of Kosovo Chairman-in-Chief Advise ( The PDK, Vlora Citaku, has described the sentence to 17 months in prison by former Kosovo President Hashim Thaci as shameful and unacceptable in the case related to justice management at the Specialised Chambers in The Hague.

    At a media conference, Citaku has expressed PDK disappointment and concern over the court’s decision, questioning its impartiality.

    A shameful and unacceptable decision. There is nothing more devastating to justice than when its decisions cease to be surprising, for belief in its impartiality has been deeply disturbed. We express our deep disappointment and concern for today’s Special Court decision in The Hague to President Hashim Thaci and others in the process of obstructing justice, she said.

    Citaku has stressed that, according to the PDK, procedureal disputes, successive processes and multi-year procrastinations have added doubts about how justice is being managed by the Special Court.

    Procedural consultations, successive processes and multi-year procrastination have further cancelled our serious questions about managing the justice of this court. Justice cannot have two standards, she added.

    At the end of the statement, the PDK chairman-in-chief indicated that the party would respond to this decision through resistance, mobilisation and political, judicial and diplomatic actions.

    We will respond as it is deserved, with endurance, mobilization, and steadfast devotion, with concrete political, judicial, and diplomatic action, and firmly to the end. Our freedom struggle was fair, The KLA was our liberation army, the sacrifice of a people for liberation is a constant part of our history and can never be tarnished, Citaku added.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, mungon kuorumi

    Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, mungon kuorumi

    Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola, i cili shprehu shpresën se në ditët në vijim do të sigurohen kushtet për vazhdimin e punës së Kuvendit.

    Në rendin e ditës të propozuar për seancën e radhës ishte paraparë disa pika ndër të tjera edhe ajo për shqyrtimin në parim i Projektbuxhetit për vitin e ardhshëm.

    Deputeti Gola, tha se në ditët në vijim do të sigurohet kuorumi për vazhdimin e punës së Kuvendit.

    “Shpresoj që ditët në vijim të kem kuorum në mënyrë që të procedojmë me seancat, pasi ka rend dite të ngjeshur dhe është shumë i rëndësishëm për qytetarët”, ka thënë Gola.

    Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se kanë kërkuar që seanca të mbahet të enjten dhe të diskutohet për Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    “Sot nuk patëm kuptim për mbledhjen e Kryesisë. Rendi i ditës për të enjten ka ardhur me kohë. Ajo që ne e thamë si grup parlamentar është shumë e thjeshtë: ne kërkojmë që seanca e së enjtes të mbahet dhe njëkohësisht dekreti i presidentes për Ligjin për Specialen të kthehet në Kuvend”, tha Tahiri.

    Burimi: RTKLive

  • Assembly of the Parliament’s Headship Fails

    Today’s meeting of the Kosovo Parliament’s Headship has failed due to lack of quorum, while Kosovo’s deputy chairman of the Vetevendosje Movement Ardian Goula, who voiced hope that conditions for continuing the work of the Parliament will be provided in the coming days.

    Several points for the principled review of the Project for next year were envisioned on the agenda.

    MP Gola said that in the coming days the quorum will be provided for continuing the work of the Parliament.

    I hope the next few days I have quorum in order to proceed with the hearings, since it’s busy days and it’s very important for citizens, Gola said.

    Meanwhile, Alliance MP Besnik Tahiri said they have requested that the hearings be held Thursday and discussed the Law for Specialised Chambers.

    Today we didn’t have any meaning for the headship meeting. The agenda for Thursday has come on time. What we said as a parliamentary group is very simple: we demand that Thursday’s hearing be held and that the president’s decree for the Special Law be returned to the Parliament, Tahiri said.

    Source Layer: RTKLive

  • Sulmet izraelite në Gaza vrasin katër palestinezë, mes tyre një fëmijë 6-vjeçar

    Sulmet izraelite në Gaza vrasin katër palestinezë, mes tyre një fëmijë 6-vjeçar

    Të paktën katër palestinezë, përfshirë një djalë gjashtëvjeçar, janë vrarë të martën nga të shtënat dhe sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë shëndetësorë.

    Burimi: Dukagjini

  • ​S’ka kuorum, dështon mbledhja e Kryesisë, ja kur do të shqyrtohet Ligji për Specialen

    ​S’ka kuorum, dështon mbledhja e Kryesisë, ja kur do të shqyrtohet Ligji për Specialen

    Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet të martën për shkak të mungesës së kuorumit.

    Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola. Ai, para gazetarëve, foli edhe për Projektligjin për Gjykatën Speciale, ku tha se vazhdimi i seancës së ndërprerë, ku ishte paraparë shqyrtimi i këtij ligji, kërkon koordinim dhe dakordim mes partive politike.

    “Është çështje komplet jashtë rendit të ditës së Kryesisë. Arsyeja që është ndërprerë seanca ka të bëjë me mungesë të kuorumit dhe realisht kryetarja Haxhiu ka autorizuar që, në koordinim me shefat e grupeve parlamentare, të caktohet një datë kur do të vazhdojë ajo seancë. Mbetet çështje e dakordimit politik, të menaxhuar dhe drejtuar nga kryetarja e Kuvendit”, theksoi Gola.

    Ai është pyetur edhe për dënimin e sotëm të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

    Gola ka shprehur keqardhje për procesin gjyqësor që po zhvillohet në këtë institucion, ndërsa ka bërë të ditur se në grupin punues për strategjinë për ish-krerët e UÇK-së, të udhëhequr nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, do të trajtohet edhe vendimi i fundit nga Specialja.

    “Shprehim keqardhjen tonë për gjithë procesin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara. Ne e kemi themeluar një grup punues, në krye të të cilit është zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, dhe shpresojmë që edhe ky vendim të jetë si pjesë shtesë e këtij grupi punues”, tha ai.

  • Dështon mbledhja e Kryesisë, Çitaku: Presim që ligji për Dhomat e Specializuara të votohet brenda javës

    Dështon mbledhja e Kryesisë, Çitaku: Presim që ligji për Dhomat e Specializuara të votohet brenda javës

    Dështon mbledhja e Kryesisë, Çitaku: Presim që ligji për Dhomat e Specializuara të votohet brenda javës

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, tha se për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet, duke bërë të ditur se nuk është arritur të caktohet as seanca e radhës dhe as vazhdimi i seancës së ndërprerë, ku ka mbetur për votim Ligji për Dhomat e Specializuara.

    Në një konferencë për media pas dështimit të mbledhjes, Çitaku tha se nuk kanë arsye të besojnë se vonesa në votimin e këtij ligji është e qëllimshme.

    Ajo theksoi se ligji nuk është çështje e një partie politike, por lidhet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-pjesëtarët e saj.

    “ Të nderuar të pranishëm, sot fatkeqësisht mungoi kuorumi në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe nuk arritëm të caktonim as seancën e radhës, as vazhdimin e seancës së ndërprerë, ku ka mbetur për votim Ligji për Dhomat e Specializuara. Nuk e kemi asnjë arsye të besojmë që kjo vonesë është e qëllimshme. Ky ligj nuk është i një partie politike. Ky ligj nuk është për një parti politike. Ky ligj është për ushtrinë, çlirimtarët e Kosovës dhe procesin e padrejtë që po zhvillohet në Hagë”, deklaroi Çitaku.

    Ajo tha se, pavarësisht dallimeve politike ndërmjet partive parlamentare, çështja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimtarëve është temë që i bashkon ato.

    “Dhe përkundër dallimeve të thella politike që kemi me subjektet parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkundër qëndrimeve të ndryshme që kemi në të gjitha pikat, nga shëndetësia në energjetikë, ka një temë që na bashkon të gjithëve: ushtria, çlirimtarët e Kosovës. Dhe ky unitet që është parë në dy leximet e para të ligjit, ky unitet që është vërtetuar edhe ditën kur u arrit shmangia nga procedura, ligji hyri në ratifikim ditës, besoj që do të reflektohet edhe ditën kur ky ligj do të jetë sërish në votim”, u shpreh ajo.

    Çitaku tha se, bazuar në bisedimet që kanë zhvilluar me subjektet politike që e kanë mbështetur më parë ligjin, pret që i njëjti të votohet sërish, duke shtuar se votimi pritet të ndodhë brenda kësaj jave.

    “Dhe unë nuk kam asnjë arsye të dyshoj, nga bisedimet e shumta që kemi pasur me subjektet politike që e kanë votuar edhe herë më parë, që e njëjta do të ndodhë sërish, dhe ne presim që e njëjta të ndodhë brenda javës”, tha Çitaku.

    Ajo bëri të ditur se anëtarët e Kryesisë janë dakorduar që mbledhja të mbahet të nesërmen, me qëllim të caktimit të vazhdimit të seancës së ndërprerë dhe pikave për seancën e re.

    “Ne sot u dakorduam që të bëjmë mbledhjen e Kryesisë nesër, në mënyrë që të caktohet edhe vazhdimi i seancës, edhe pikat për seancën e re”, njoftoi ajo.

    Çitaku foli edhe për procesin e amendamentimit të ligjit, duke thënë se ai do të nisë menjëherë pas votimit dhe hyrjes së tij në fuqi.

    Ajo përmendi edhe pajtimin që, sipas saj, kanë pasur me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me përmbajtjen e ligjit, duke theksuar se dallimet kanë qenë në aspektin procedural.

    “Menjëherë pas votimit dhe hyrjes së ligjit në fuqi, ne do të fillojmë procesin e amendamentimit. E kemi thënë edhe më herët, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kemi pasur pajtim për përmbajtjen, dallimet kanë qenë në procedurë. Ne kemi besuar fuqimisht, bazuar në nenin 84 të Rregullores së Punës së Kuvendit, që do të mund të ndërhyjmë në përmbajtjen e ligjit në leximin e tretë”, deklaroi Çitaku.

    Burimi: Insajderi