Category: Lajme

  • 17-vjeçari shqiptar që hakoi GTA 6 nga hoteli me një Fire Stick pranon fajësinë, më 23 nëntor i shqiptohet dënimi

    17-vjeçari shqiptar që hakoi GTA 6 nga hoteli me një Fire Stick pranon fajësinë, më 23 nëntor i shqiptohet dënimi

    Arion Kurtaj, i riu me prejardhje shqiptare nga Oxfordshire i Anglisë, ka pranuar fajësinë për sulmet kibernetike ndaj Rockstar Games, kompanisë që qëndron pas videolojës së shumëpritur Grand Theft Auto 6 (GTA 6), si dhe ndaj disa kompanive të tjera të mëdha ndërkombëtare.

    Kurtaj, tashmë 21 vjeç, u paraqit të hënën në Gjykatën e Kurorës në Woolwich të Londrës, ku pranoi akuzat për sulmet ndaj Rockstar Games, Uber, Revolut dhe kompanive britanike të telekomunikacionit BT/EE, shkruan The Independent.

    Sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS), veprat penale janë kryer ndërmjet gushtit të vitit 2021 dhe shtatorit të vitit 2022. Ai pritet të dënohet më 23 nëntor 2026, në Gjykatën e Kurorës në Woolwich.

    Kurtaj ishte 17 vjeç kur kreu sulmin ndaj Rockstar Games, në shtator të vitit 2022. Zhvillimi i fundit i rastit vjen vetëm pak ditë para publikimit të planifikuar të GTA 6, më 19 nëntor, transmeton Telegrafi.

    Çfarë bëri saktësisht Kurtaj?

    Në shtator të vitit 2022, Kurtaj ndodhej në një hotel, pasi ishte në liri me kusht për shkak të sulmeve të mëhershme kibernetike dhe kompjuteri i ishte konfiskuar.

    Megjithatë, kjo nuk e pengoi të hynte në sistemet e Rockstar Games. Sipas prokurorisë britanike, ai përdori një Amazon Fire Stick, pajisjen që lidhet me televizorin për të mundësuar shërbime transmetimi, si dhe një tastierë dhe maus me Bluetooth.

    Duke përdorur pseudonimin TeaPotUberHacker në internet, ai arriti të marrë rreth 90 klipe nga versioni ende i papërfunduar i GTA 6, me afro një orë material filmik. Më pas, kërcënoi se do të publikonte edhe kodin burimor të lojës.

    Pamjet përfunduan në një forum të fansave të lojës dhe u shpërndanë gjerësisht në internet, shumë përpara se Rockstar ta prezantonte zyrtarisht lojën.

    Sipas Rockstar Games, përballimi i pasojave të sulmit i kushtoi kompanisë rreth pesë milionë dollarë, si dhe mijëra orë punë të stafit.

    Sulmet ndaj Uber, Revolut dhe BT/EE

    Sulmet e Kurtajt nuk u kufizuan vetëm te Rockstar Games.

    Gjatë një sulmi të veçantë ndaj platformës Uber, ai u dërgoi punonjësve një imazh të papërshtatshëm, nxori të dhëna konfidenciale dhe fshiu skedarë të brendshëm. Dëmi financiar nga ky sulm i kaloi 2.8 milionë dollarët.

    Ai ndërhyri gjithashtu në sistemet e Revolut, duke ekspozuar të dhënat e mijëra klientëve.

    Ndërsa sulmi ndaj kompanive britanike të telekomunikacionit BT dhe EE shkaktoi një rritje të shkëmbimeve të paautorizuara të kartave SIM.

    Kush është Arion Kurtaj?

    Kurtaj ishte anëtar i grupit të hakerëve Lapsus$, i cili është lidhur me sulme kibernetike ndaj kompanive të mëdha ndërkombëtare.

    Ai operonte në internet me pseudonimin TeaPotUberHacker dhe ishte pjesë e një grupi që përbëhej kryesisht nga të rinj të përfshirë në krime kibernetike, transmeton Telegrafi.

    Prejardhjen shqiptare të Kurtajt e kanë raportuar mediat në Kosovë, ndërsa mediat britanike e përshkruajnë si të ri nga Oxfordshire.

    Pse ishte vendosur në spital e jo në burg?

    Në vitin 2023, Kurtaj u vlerësua i papërshtatshëm për t’u përballur me një gjykim të zakonshëm për shkak të autizmit të rëndë.

    Në atë kohë, juria nuk duhej të vendoste nëse ai ishte fajtor, por vetëm nëse i kishte kryer veprat për të cilat akuzohej.

    Pas një vlerësimi psikiatrik, gjykatësi vendosi që ai të qëndronte në një spital të sigurt për një periudhë të pacaktuar, pasi konsiderohej rrezik për publikun për shkak të aftësive të tij në fushën e krimit kibernetik dhe synimit për t’u kthyer në këtë aktivitet.

    Gjatë kësaj periudhe, ai ishte përfshirë edhe në incidente të dhunshme me punonjësit gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim, përfshirë disa raste kafshimi.

    Çfarë ndryshoi tani?

    Një vlerësim i mëvonshëm mjekësor konstatoi se Kurtaj ishte tashmë në gjendje të përballej me procedurat gjyqësore.

    Në janar të vitit 2026, ai u transferua nga spitali i sigurisë në një burg të zakonshëm.

    Më 16 nëntor, ai u paraqit në Gjykatën e Kurorës në Woolwich dhe pranoi fajësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.

    Tani, vëmendja është te seanca e 23 nëntorit, kur pritet t’i shqiptohet dënimi për veprat penale të pranuara./Telegrafi/

  • “E shtin një grua me hy në banjo me më pa ashtu”, incidenti në banjo trazon shtëpinë – çfarë ndodhi mes Nichit, Fuegos dhe Arlindës?

    “E shtin një grua me hy në banjo me më pa ashtu”, incidenti në banjo trazon shtëpinë – çfarë ndodhi mes Nichit, Fuegos dhe Arlindës?

    Shtëpia e Big Brother VIP Kosova është trazuar pas një incidenti që dyshohet se ka përfshirë Arlindën, Nichin dhe Fuegon.

    Fuego ka deklaruar se Nichi ka qenë përgjegjës për situatën, pasi një banore kishte hyrë në banjo pa dijeninë e saj në kohën kur Fuego ndodhej brenda.

    Ende nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa Fuego ka drejtuar akuza ndaj Nichit për veprimin në fjalë.

    “Ti je i pamoralshëm, përderisa e shtin një gru me i hy një mashkullit në banjo, edhe me hy me më pa mu ashtu”, i ka thënë Fuego.

    Paraprakisht, nga reagimet e saj brenda shtëpisë, u la të kuptohej se banorja për të cilën bëhej fjalë ishte Arlinda.

    Situata ka ngritur reagime të shumta derisa ka pasur disuktime me tone të ashpra mes banorëve.

    Gjatë ditës, Fuego e kishte sfiduar Nichin të hynte në banjo bashkë me të, me qëllim që dyshja të dalë në nominim kokë më kokë.

  • Gjykata në Beograd lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin

    Gjykata në Beograd lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin

    Gjykata në Beograd lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin

    Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dhe ka lëshuar urdhërarrest ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili konsiderohet organizatori kryesor i sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

    Në një përgjigje për televizionin “N1”, gjykata ka konfirmuar se këto masa janë marrë pasi Radoiçiq nuk është paraqitur në stacionin policor më 15 nëntor, ashtu siç ishte i detyruar me vendim gjykate.

    Ai ishte urdhëruar që të paraqitej në polici dy herë në muaj, përkatësisht më 1 dhe 15 të secilit muaj. Radoiçiq e kishte respektuar këtë masë më 1 nëntor, por nuk ishte paraqitur në datën 15.

    Ndërkohë, mediat në Serbi kanë raportuar se Radoiçiq është larguar drejt Rusisë pas rezultateve të zgjedhjeve, në të cilat partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pësoi humbje përballë Listës së Studentëve. Atij më herët i ishte konfiskuar edhe pasaporta.

    Radoiçiq është në kërkim edhe nga INTERPOL-i, ndërsa autoritetet e Kosovës e konsiderojnë atë organizatorin kryesor të sulmit të armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Pesë ditë pas sulmit, Radoiçiq, përmes avokatëve të tij, kishte pranuar se e kishte organizuar atë. Në të njëjtën kohë, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar vazhdimisht që Serbia ta dorëzojë Radoiçiqin te autoritetet kosovare, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë për sulmin në Banjskë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Court in Belgrade issues arrest warrant for Radocicin

    The Supreme Court in Belgrade has scheduled the 30-day detention measure and has issued arrest warrants against former Serbian List Vice President Milan Radojicic, who is considered the main mastermind of the armed attack on Zvecan Banjska.

    In a response to television news conference, the court has confirmed that these measures were taken after Radojic failed to appear at the police station on November 15th, as he was obliged with court ruling.

    He was ordered to appear in police twice a month, on 1 and 15 each month respectively. Radoic had respected that move on November 1st, but had not appeared on the 15th.

    Meanwhile, media in Serbia have reported that Radoic has fled towards Russia following the election results, in which Serbian President Aleksandar Vuciq’s party suffered losses in the face of the Students’ List. His passport had already been confiscated.

    Radojicic is also on the run from INTERPOL, while Kosovo authorities consider him the chief mastermind of the armed attack in Banjska in September 2023, where Kosovo Police Sergeant Africa Bulnjak was killed.

    Five days after the attack, Radoic, through his lawyers, admitted to organizing it. At the same time, he had resigned from the position of deputy head of the Serbian List.

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has repeatedly demanded that Serbia hand Radociqi to Kosovo authorities so that he can face justice for the attack on Banjska.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar në kantier në Itali

    Makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar në kantier në Itali

    Makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar në kantier në Itali

    Një punëtor shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e së martë në Itali, pasi u përplas nga një automjet në një kantier ndërtimi në autostradën A18 Messina-Catania.

    Aksidenti i rëndë ndodhi pak pas orës 09:00, në kryqëzimin e Giardini Naxos.

    Sipas informacioneve paraprake të mediave italiane, një automjet i drejtuar nga një grua ka hyrë në pjesën e rrugës së zënë nga kantieri, duke goditur punëtorin shqiptar.

    Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

    Hetuesit po përpiqen të zbardhin nëse drejtuesja e automjetit ka kryer manovrën si pasojë e një veprimi të papritur të një tjetër drejtuesi mjeti, në përpjekje për të shmangur një rrezik.

    Pas përplasjes, gruaja ka dalë menjëherë nga automjeti për t’i ardhur në ndihmë punëtorit, por më pas është ndjerë keq dhe ka marrë ndihmën e personelit mjekësor të urgjencës 118.

    Burimi: Insajderi

  • Car hits Albanian construction worker in Italy to death

    An Albanian worker lost his life Tuesday morning in Italy, after being crashed by a vehicle on a construction site on the A18 Messina-Catania highway.

    The accident occurred shortly after 0900 at the intersection of Giardini Naxo.

    According to Italian media preliminary information, a woman-run vehicle has entered the section of the street caught by the shipyard, hitting the Albanian worker.

    The circumstances of the accident remain unclear.

    Investigators are trying to lighten whether the driver of the vehicle has been maneuvering as a result of an unexpected action by another driver in an effort to avoid a danger.

    After the crash, the woman immediately left the vehicle to come to the aid of the worker, but then she felt sick and received emergency medical assistance 118.

    Source Layer: Insander

  • Rrezik i madh për konsumatorët: Dy skandale me mishin brenda pak muajsh – “Apetit” vazhdon të importojë nga Brazili

    Rrezik i madh për konsumatorët: Dy skandale me mishin brenda pak muajsh – “Apetit” vazhdon të importojë nga Brazili

    Rrezik i madh për konsumatorët: Dy skandale me mishin brenda pak muajsh – “Apetit” vazhdon të importojë nga Brazili

    Kompania kosovare “Apetit SHPK” është përfshirë brenda një periudhe rreth gjashtëmujore në dy skandale me mish. Në njërin rast, autoritetet në Mal të Zi ndaluan rreth 103 tonë mish viçi me afat të skaduar, ndërsa në rastin tjetër, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë urdhëroi tërheqjen nga tregu të mishit të ngrirë të pulës, pasi në mostrat e analizuara u konstatua prania e bakterit Salmonella Minnesota.

    Përkundër këtyre rasteve, kompania vazhdon të operojë në tregun kosovar, ndërsa të dhënat e Doganës së Shqipërisë tregojnë se rreth 80 për qind e deklaratave të tranzitit për dërgesat e lidhura me këtë kompani gjatë vitit 2026 kishin si vend eksportues Brazilin.

    Rasti i parë u zbulua në Mal të Zi, ku autoritetet doganore ndaluan fillimisht tre kontejnerë me mish të ngrirë viçi nga Brazili, me peshë rreth 77.8 tonë, të destinuar për kompaninë “Apetit”. Gjatë kontrollit u konstatua se mishi kishte afat të skaduar. Për më tepër, autoritetet malazeze ngritën dyshime se etiketat origjinale, në të cilat ishte shënuar afati i skaduar, ishin hequr dhe zëvendësuar me etiketa të tjera me afat të ndryshuar përdorimi.

    Vetëm dhjetë ditë më vonë, më 24 shtator, në Portin e Tivarit u ndalua edhe një kontejner tjetër me 24.65 tonë mish viçi, po ashtu i destinuar për kompaninë kosovare. Edhe në këtë rast u konstatua se produkti kishte afat përdorimi të skaduar.

    Në total, autoritetet malazeze ndaluan rreth 103 tonë mish.

    Ndërsa rasti i dytë lidhet me mishin e ngrirë të pulës nga Brazili. AUV ka bërë të ditur se gjatë analizave laboratorike në mostrat e këtij produkti është identifikuar bakteri Salmonella Minnesota. Për këtë arsye, Agjencia ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të shitjes dhe tërheqjen nga tregu të produkteve të markave “Coopavel” dhe “Superfrango”, të importuara nga kompania “Apetit SHPK”.

    Rreth 80 për qind e deklaratave të tranzitit lidhen me Brazilin

    Përmasat e importit të produkteve nga Brazili dalin në pah edhe nga të dhënat që Dogana e Shqipërisë i ka dërguar Insajderit.

    Sipas përgjigjes zyrtare, gjatë vitit 2026 janë regjistruar gjithsej 618 deklarata tranziti për dërgesat e nisura drejt Kosovës për llogari të kompanisë “Apetit”. Prej tyre, 79.29 për qind kishin si vend eksportues Brazilin.

    Pas Brazilit renditet Paraguai me 7.12 për qind, Mali i Zi me 5.02 për qind, Tajlanda me 3.40 për qind dhe Argjentina me 3.24 për qind. Pjesa tjetër përfshin vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

    Nga 618 deklaratat e regjistruara, 56 i janë nënshtruar kontrollit dokumentar, dy kontrolleve dokumentare dhe fizike, ndërsa 560 janë kontrolluar përmes skanerit.

    Kompania vazhdon aktivitetin, institucionet nën presion për kontrolle

    Dy rastet e fundit e vendosin sërish në qendër të vëmendjes sigurinë e produkteve të mishit që importohen në Kosovë, veçanërisht nga Brazili, i cili përbën pjesën dërrmuese të deklaratave të tranzitit të lidhura me kompaninë.

    AUV ka bërë të ditur se kontrollet e jashtëzakonshme po vazhdojnë, përfshirë verifikimin e gjurmueshmërisë së produkteve, sasive të importuara, atyre të shpërndara në treg dhe stokut të mbetur.

    Ndërkohë, “Apetit SHPK” është përballur edhe më herët me raportime dhe pretendime lidhur me mishin e importuar nga Brazili, të cilat kompania i kishte mohuar.

    Burimi: Insajderi

  • Pikat e forta të Irlandës dhe Kosovës para përballjes vendimtare në Ligën e Kombeve

    Pikat e forta të Irlandës dhe Kosovës para përballjes vendimtare në Ligën e Kombeve

    Kombëtarja e Irlandës mbështetet te forca në shtëpi, intensiteti dhe forma e sulmuesit Troy Parrottit, ndërsa Kosova synon ta shfrytëzojë organizimin taktik, stabilitetin mbrojtës dhe rrezikun që paraqet Vedat Muriqi në sulm.

    Irlanda dhe Kosova përballen sonte (e martë) në Dublin, në një ndeshje që do të përcaktojë se cila prej tyre do ta sigurojë pozitën e dytë në Grupin 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve dhe një vend në plejofin për promovim në Ligën A.

    Me Austrinë që tashmë e ka siguruar vendin e parë, vëmendja është përqendruar te kjo përballje. Kosova hyn në ndeshje me një pikë më shumë se Irlanda dhe i mjafton barazimi për ta ruajtur pozitën e dytë, ndërsa vendasit kanë vetëm një mundësi: fitoren.

    Pikat e forta të Irlandës

    Irlanda do të kërkojë ta shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas dhe mbështetjen e tifozëve në stadiumin “Aviva”. Ekipi i Heimir Hallgrimsson pritet të luajë me intensitet të lartë, të ushtrojë presion dhe të kërkojë vendime më të shpejta në fazën ofensive, pasi vetëm fitorja i mban gjallë objektivat në këtë grup.

    Një prej armëve kryesore të irlandezëve është Troy Parrott. Sulmuesi ka realizuar katër gola në këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe është lojtari që përfaqëson rrezikun më të madh në repartin sulmues të vendasve.

    Përveç tij, Irlanda ka në dispozicion edhe lojtarë fizikisht të fuqishëm, të cilët mund të krijojnë probleme përmes dueleve dhe lojës direkte. Kjo mund të jetë veçanërisht e rëndësishme nëse arrijnë ta vendosin Kosovën nën presion dhe të fitojnë topa në zonën e saj.

    Megjithatë, irlandezët do të jenë pa kapitenin Nathan Collins, i cili është përjashtuar për shkak të lëndimit. Mungesa e tij në mbrojtje mund të ndikojë në mënyrën se si do ta përballojnë Vedat Muriqin.

    Pikat e forta të Kosovës

    Në anën tjetër, Kosova ka dëshmuar se është një përfaqësuese e organizuar dhe e vështirë për t’u mposhtur. Fitorja 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Irlandës në Prishtinë, e vendosur nga Vedat Muriqi, është dëshmia më e mirë se “Dardanët” dinë ta menaxhojnë këtë përballje.

    Një prej armëve kryesore të ekipit të Franco Fodës është organizimi taktik. Kosova ndërton aksionet me pasime dhe kërkon hapësira përmes lëvizjeve të lojtarëve pa top, ndërsa në fazën mbrojtëse rikthehet shpejt dhe mundohet t’ia mbyllë kundërshtarit korridoret e depërtimit.

    Edhe statistikat e këtij edicioni flasin për stabilitetin mbrojtës të Kosovës. Në pesë ndeshje, përfaqësuesja jonë ka pranuar vetëm katër gola dhe ka regjistruar tri ndeshje pa pësuar gol.

    Në sulm, Muriqi mbetet pika kryesore e referimit. Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë në histori të Kosovës paraqet rrezik në lojën ajrore, në duelet fizike dhe në mbajtjen e topit, duke u krijuar hapësira edhe bashkëlojtarëve që vijnë nga linjat e dyta.

    Megjithatë, Foda do të ketë disa mungesa të rëndësishme. Edon Zhegrova, Lumbardh Dellova dhe Albian Hajdari nuk janë në dispozicion, ndërsa Veldin Hodza mungon për shkak të suspendimit. Këto mungesa mund ta detyrojnë përzgjedhësin të bëjë ndryshime në disa reparte.

    Një ndeshje, dy objektiva të ndryshëm

    Irlanda duhet të sulmojë dhe të kërkojë fitoren, ndërsa Kosova mund ta menaxhojë ndeshjen me më shumë kujdes, pa hequr dorë nga synimi për të fituar.

    Në përballjen e parë në Prishtinë, “Dardanët” triumfuan 1-0. Sonte, në Dublin, Irlanda kërkon revanshin, ndërsa Kosova synon ta konfirmojë vendin e dytë dhe ta vazhdojë rrugëtimin drejt Ligës A. /Telegrafi/

  • KRU “Prishtina” realizon 10 shkyçje në Hajvali ndaj konsumatorëve me borxhe të mëdha

    KRU “Prishtina” realizon 10 shkyçje në Hajvali ndaj konsumatorëve me borxhe të mëdha

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka realizuar 10 shkyçje të konsumatorëve nga rrjeti i ujësjellësit në Hajvali, si pasojë e borxheve të mëdha ndaj shërbimeve të ujit.

    Sipas njoftimit të kompanisë, aksioni është zhvilluar gjatë ditës së sotme, ndërsa vetëm brenda pak orësh janë realizuar dhjetë shkyçje.

    KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ky aksion është rezultat i punës në terren dhe angazhimit të inspektorëve dhe ekipeve teknike të kompanisë.

    Përmes këtij aksioni, kompania ka përcjellë mesazhin se obligimet financiare për shërbimet e ujësjellësit duhet të përmbushen nga të gjithë konsumatorët.

    KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se nuk do të ketë kompromis ndaj konsumatorëve që neglizhojnë pagesën e borxheve. /Telegrafi/

  • Djali i Kadri Veselit reagon pas vendimit ndaj Thaçit: Shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë

    Djali i Kadri Veselit reagon pas vendimit ndaj Thaçit: Shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë

    Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Përmes një postimi në Instagram, Veseli ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vendimit, duke e cilësuar atë si instrumentalizim të drejtësisë dhe përpjekje për diskreditimin e figurave historike dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Një pështyrje në fytyrë ndaj sundimit të ligjit. Një instrumentalizim dhe përdorim i drejtësisë si armë për diskreditimin e një figure historike dhe UÇK-së që ai përfaqëson”, ka shkruar Veseli.

    Ai gjithashtu u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që të reagojnë lidhur me zhvillimet në Hagë, duke kërkuar përfshirjen e institucioneve ndërkombëtare.

    “Është urgjente që shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë dhe kjo përdhosje që po i bëhet të vërtetës dhe të drejtës nga ajo gjykatë, të dënohet”, ka deklaruar ai.