Category: Lajme

  • Police remind drivers: Winter equipment is mandatory from November 15th to March 15th

    Kosovo police have reminded drivers that from November 15th to March 15th, it is mandatory to equip vehicles with winter equipment, in line with legal provisions in force.

    With the start of the winter season, police have called on drivers to show increased attention in traffic and to ensure that their vehicles are technically ready for circulation in winter conditions.

    In addition to the winter tyre equipment, control of the brake system, lighting, glass wipers, heating system and the vehicle’s overall technical state is recommended.

    Police have appealed to drivers to observe some important traffic safety regulations:

    To adjust speed to road conditions and weather.
    Keep enough distance between vehicles.
    Shun unexpected setbacks and maneuvers.
    Don’t use the cell phone while driving.
    Shun unnecessary travel during difficult weather conditions.
    Take special care of pedestrians, especially children, older ones, and people with special needs.
    Kosovo police have indicated that they will continue monitoring and managing road traffic, with the aim of preventing accidents and increasing security for all participants in traffic.

    ) No trip is more important than life, says the Police appeal, calling on citizens for care and responsibility during the street drive.

    Source Layer: Insander

  • Policia ua rikujton shoferëve: Pajisjet dimërore janë obligative nga 15 nëntori deri më 15 mars

    Policia ua rikujton shoferëve: Pajisjet dimërore janë obligative nga 15 nëntori deri më 15 mars

    Policia ua rikujton shoferëve: Pajisjet dimërore janë obligative nga 15 nëntori deri më 15 mars

    Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15 mars është obligative pajisja e automjeteve me pajisje dimërore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

    Me fillimin e sezonit dimëror, Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në trafik dhe të sigurohen që automjetet e tyre janë teknikisht të gatshme për qarkullim në kushte dimërore.

    Përveç pajisjes me goma dimërore, rekomandohet kontrollimi i sistemit të frenimit, ndriçimit, fshirëseve të xhamave, sistemit të ngrohjes dhe gjendjes së përgjithshme teknike të automjetit.

    Policia ka apeluar te shoferët që të respektojnë disa rregulla të rëndësishme për sigurinë në trafik:

    Të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe motit.
    Të mbajnë distancë të mjaftueshme ndërmjet automjeteve.
    Të shmangin frenimet dhe manovrimet e papritura.
    Të mos përdorin telefonin mobil gjatë drejtimit të automjetit.
    Të shmangin udhëtimet e panevojshme gjatë kushteve të vështira atmosferike.
    Të kenë kujdes të veçantë ndaj këmbësorëve, sidomos fëmijëve, të moshuarve dhe personave me nevoja të veçanta.
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin dhe menaxhimin e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

    “ Asnjë udhëtim nuk është më i rëndësishëm se jeta”, thuhet në apelin e Policisë, e cila u bën thirrje qytetarëve për kujdes dhe përgjegjësi gjatë qarkullimit në rrugë.

    Burimi: Insajderi

  • Skandali me melodinë nacionaliste serbe merr jehonë në mediat evropiane – çfarë ndodhi në Forumin e BE-së ku mungoi Kosova?

    Skandali me melodinë nacionaliste serbe merr jehonë në mediat evropiane – çfarë ndodhi në Forumin e BE-së ku mungoi Kosova?

    Ajo që duhej të ishte një ngjarje kushtuar zgjerimit të Bashkimit Evropian, pajtimit dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, u përball me kritika të ashpra pas interpretimit të një melodie nacionaliste serbe që lidhet me pretendimet territoriale ndaj Kosovës.Ngjarja në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, e raportuar fillimisht nga Telegrafi, nxiti reagime të ashpra nga përfaqësues të Kosovës dhe eurodeputetë, ndërsa mori jehonë të konsiderueshme në mediat rajonale e më vonë edhe në ato evropiane.

    Polemika u shndërrua në një nga temat më të dukshme të raportimit për forumin, duke ngritur pyetje jo vetëm për përzgjedhjen e programit muzikor, por edhe për përfaqësimin e Kosovës në një aktivitet që synonte të diskutonte të ardhmen evropiane të rajonit.

    Koncerti ishte pjesë e agjendës zyrtare të Forumit të Zgjerimit të BE-së

    Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Komisioni Evropian, Forumi i Zgjerimit të BE-së nisi më 15 nëntor me mbrëmjen hapëse dhe koncertin, të paraparë nga ora 18:30 deri në 21:30.

    Hapja e aktivitetit ishte paraparë të bëhej nga komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ndërsa në program figuronin grupi muzikor Marko Hatlak & Kapobanda dhe Western Balkan Youth Orchestra.

    Koncerti mbante titullin “Melodies of Unity: Harmonies from the European Crossroads” (Meloditë e Unitetit: Harmonitë nga udhëkryqet evropiane).

    Pikërisht gjatë këtij aktiviteti u interpretua në version instrumental melodia e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, teksti i së cilës përmban pretendime se Kosova i përket Serbisë.

    Edhe pse gjatë performancës nuk u këndua teksti, përzgjedhja e melodisë për Kosovën shkaktoi reagime të ashpra nga përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit.

    Agjenda zyrtare konfirmon se koncerti ishte pjesë e programit të Forumit të Zgjerimit, por nuk përcakton se kush e kishte përzgjedhur apo miratuar repertorin muzikor.

    Nga një koncert për unitetin te një incident diplomatik – si raportuan mediat evropiane?

    Telegrafi raportoi fillimisht për ngjarjen, e cila më pas u pasqyrua në disa prej mediave të njohura rajonale dhe evropiane.

    POLITICO e trajtoi incidentin si një gabim që nxiti zemërim dhe keqardhje, duke përdorur në titull cilësimin e eurodeputetit estonez Riho Terras për një veprim pa takt dhe pa shije.

    Media theksoi se melodia e interpretuar në hapje të forumit i përket një kënge nacionaliste serbe, teksti i së cilës pretendon se Kosova është pjesë e Serbisë.

    EUalive, në artikullin e gazetarit Georgi Gotev, raportoi për reagimet e forta pas interpretimit të këngës, duke sjellë deklaratat e përfaqësuesve të Kosovës dhe kërkesat për sqarime nga Komisioni Evropian.

    Edhe media të tjera evropiane e rajonale trajtuan ngjarjen në kontekstin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi dhe mesazheve të pajtimit që Bashkimi Evropian synon të promovojë në Ballkanin Perëndimor.

    Kështu, një performancë muzikore e paraparë për të promovuar unitetin u kthye në një çështje që mori vëmendje të gjerë mediatike dhe diplomatike edhe ne Euronews.

    Kosova dhe Bosnja pa përfaqësim qeveritar në panelin kryesor

    Përtej polemikës për këngën, vëmendje ka marrë edhe mënyra e përfaqësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Forumin e Zgjerimit të BE-së, të mbajtur më 15 dhe 16 nëntor në Bruksel.

    Sipas agjendës zyrtare të Komisionit Evropian, në panelin e dytë, të titulluar “Making Enlargement Deliver: Reforms, Investment and Growth”, morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

    Në këtë panel morën pjesë gjithashtu komisioneri evropian Valdis Dombrovskis dhe eurodeputeti Thijs Reuten.

    Megjithatë, në listën e pjesëmarrësve nuk figuronin përfaqësues qeveritarë nga Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina.

    Sa i përket Kosovës, mungesa e përfaqësimit institucional në forum është evidentuar për të dytin vit radhazi, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nëse institucionet e saj kishin marrë ftesë zyrtare.

    Megjithatë, të dyja vendet kishin përfaqësues të shoqërisë civile në pjesë të tjera të programit.

    Lista Studentore e Serbisë me hapësirë të veçantë në agjendë

    Një tjetër element i agjendës që ka tërhequr vëmendjen është pjesëmarrja e Listës Studentore nga Serbia.

    Sipas programit zyrtar të Komisionit Evropian, kësaj liste iu rezervua një hapësirë e veçantë për fjalim, më 16 nëntor, nga ora 16:00 deri në 16:15.

    Pjesëmarrja e Listës Studentore ishte promovuar paraprakisht edhe përmes llogarive zyrtare në rrjetet sociale të Komisionit Evropian për Zgjerimin dhe të komisioneres Marta Kos.

    Marta Kos përmendi Donika Eminin, por ajo sqaroi se nuk përfaqëson institucionet e Kosovës

    Pas reagimeve për mungesën e përfaqësimit institucional të Kosovës, komisionerja Marta Kos përmendi pjesëmarrjen e aktivistes Donika Emini në forum.

    Emini ishte përfshirë në panelin e titulluar “Through Reconciliation Towards EU Enlargement”, kushtuar pajtimit dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian.

    Sipas agjendës zyrtare, ajo ishte prezantuar si themeluese dhe drejtoreshë e organizatës d-square Think Tank.

    Megjithatë, Emini sqaroi se nuk ishte pjesëmarrëse në cilësinë e përfaqësueses institucionale të Kosovës, por si aktiviste e shoqërisë civile.

    Në të njëjtin panel ishin përfshirë edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga rajoni.

    Reagimet nga Kosova, Shqipëria dhe Parlamenti Evropian

    Reagimet për interpretimin e melodisë nacionaliste serbe nisën menjëherë pas koncertit.

    Edlira Dibrani, e cila ishte e pranishme në aktivitet, e cilësoi performancën skandaloze, duke theksuar se Kosova nuk përfaqësohet nga kjo këngë.

    Edhe Donika Emini, e pranishme në sallë, shprehu shqetësimin e saj për përzgjedhjen muzikore, duke kërkuar që komisionerja Marta Kos të kërkonte falje.

    Ambasadori i Kosovës, Agron Bajrami, e cilësoi ngjarjen të papranueshme dhe kërkoi sqarime nga Komisioni Evropian për mënyrën se si ishte përzgjedhur dhe miratuar repertori muzikor.

    Ndërkohë, kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, e quajti ngjarjen skandaloze dhe të papranueshme, duke kërkuar përgjegjësi nga organizatorët. Reagime ka pasur edhe nga opozita.

    Reagim të ashpër pati edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili deklaroi se ishte shokuar nga interpretimi i melodisë nacionaliste serbe dhe se ishte larguar menjëherë nga salla.

    “Unë u shokova, dola menjëherë jashtë, e lashë sallën”, deklaroi Rama nga Brukseli, duke theksuar se kishte kërkuar të dinte kush e kishte përzgjedhur këngën dhe kush mbante përgjegjësi për këtë.

    Kryeministri shqiptar ngriti shqetësimin për mënyrën se si ishte trajtuar Kosova gjatë aktivitetit, duke theksuar se incidenti nuk duhej të mbetej vetëm në nivel reagimesh publike, por duhej të adresohej edhe në nivel diplomatik.

    Rama reagoi edhe gjatë fjalimit në Forumin e Zgjerimit të BE-së, duke theksuar se një ngjarje e tillë nuk duhet të kalojë në heshtje, pavarësisht nëse ishte e qëllimshme apo pasojë e padijes.

    “Nuk është se lëndon vetëm ndjenjat e shqiptarëve, qytetarëve shqiptarë, kombit shqiptar, të Republikës së Kosovës, por ka të bëjë me nevojën për të mos lënë të kalojë në heshtje asgjë që na kthen në të shkuarën”, deklaroi Rama.

    Reagoi edhe eurodeputeti estonez Riho Terras, i cili ngriti pyetjen nëse bëhej fjalë për një provokim të qëllimshëm apo për injorancë.

    Ai e cilësoi interpretimin e melodisë si një gabim jashtëzakonisht të papërshtatshëm dhe pa shije, duke kërkuar shpjegime nga Komisioni Evropian dhe komisionerja Marta Kos.

    Komisioni Evropian distancohet nga kënga: Nuk ishte miratuar nga ne

    Pas reagimeve të shumta, Komisioni Evropian është distancuar nga interpretimi i melodisë nacionaliste serbe në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së.

    Në një përgjigje për Telegrafin, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se kënga ishte përzgjedhur nga vetë grupi muzikor dhe nuk kishte marrë miratimin e institucionit evropian.

    “Siç tha komisionerja Kos këtë mëngjes, kënga në fjalë u përzgjodh nga grupi muzikor dhe nuk ishte miratuar nga Komisioni. Na vjen keq për këtë zgjedhje të grupit muzikor”, thuhet në përgjigjen e KE-së për Telegrafin.

    Komisioni Evropian ka pranuar ndjeshmërinë e çështjes, duke iu referuar historisë së dhimbshme dhe përvojave të ndryshme të komuniteteve në Kosovë.

    “Ajo prek çështje të ndjeshme, veçanërisht duke pasur parasysh historinë e dhimbshme dhe përvojat e ndryshme të komuniteteve në Kosovë”, ka theksuar KE-ja.

    Institucioni evropian ka nënvizuar gjithashtu se kënga nuk përfaqëson qëndrimin e tij apo të komisioneres Marta Kos ndaj Kosovës.

    “Kënga në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimin e Komisionit Evropian apo të komisioneres Kos lidhur me Kosovën dhe historinë e saj”, thuhet në përgjigje.

    Pyetjet që mbeten pa përgjigje

    Megjithëse Komisioni Evropian ka sqaruar se kënga ishte përzgjedhur nga grupi muzikor dhe nuk ishte miratuar nga institucioni, agjenda zyrtare konfirmon se koncerti i 15 nëntorit ishte pjesë e programit të Forumit të Zgjerimit.

    Në program ishte paraparë hapja nga komisionerja Marta Kos dhe pjesëmarrja e grupit Marko Hatlak & Kapobanda dhe Western Balkan Youth Orchestra.

    Megjithatë, mbeten të pasqaruara disa çështje që lidhen me organizimin e koncertit: kush e kishte propozuar melodinë, nëse lista e këngëve ishte dorëzuar paraprakisht, kush e kishte miratuar programin përfundimtar dhe kush ishte përgjegjës për përmbajtjen e shfaqur në ekran gjatë interpretimit. Telegrafi i ka shkruar edhe grupit muzikor, por nuk ka ende përgjigje zyrtare.

    Nga një koncert për unitetin evropian, interpretimi i melodisë nacionaliste serbe u shndërrua në një çështje diplomatike dhe mediatike. /Telegrafi/.

  • Festivali i Teatrit Shqiptar “MOISIU” nis edicionin e katërt në Shkup

    Festivali i Teatrit Shqiptar “MOISIU” nis edicionin e katërt në Shkup

    Festivali u hap mbrëmë me shfaqjen “Drejtësi në Nuremberg”, të Teatrit Kombëtar të Tiranës, me regji të Arben Kumbaros.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, deri më 22 nëntor, Teatri Shqiptar në Shkup do të jetë nikoqir i këtij edicioni, i cili sjell një program me shfaqje teatrore për publikun.

    Festivali “MOISIU” organizohet në bashkëpunim ndërmjet teatrove kombëtare shqiptare dhe synon të forcojë bashkëpunimin kulturor, si dhe të promovojë krijimtarinë dhe skenën teatrore shqiptare.

    Hyrja në të gjitha aktivitetet e festivalit është e lirë për publikun.

    Burimi: RTKLive

  • Pjesëtari i FSK-së shpallet i pafajshëm në Mbretërinë e Bashkuar

    Pjesëtari i FSK-së shpallet i pafajshëm në Mbretërinë e Bashkuar

    Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, me inicialet B.H., është shpallur i pafajshëm në Gjykatën Crown Court në Norwich të Mbretërisë së Bashkuar, më 16 nëntor 2026.

    Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë seancës, Prokuroria konfirmoi se nuk do të paraqiste prova kundër tij, ndërsa gjykata urdhëroi regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit.

    Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj pjesëtarit të FSK-së kanë përfunduar.

    Ministria e Mbrojtjes ka ritheksuar përkushtimin ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.

    Burimi: RTKLive

  • KSF member declared innocent in United Kingdom

    A member of the Kosovo Security Force, with initials B.H., has been acquitted at the Crown Court in Norwich, United Kingdom, on 16 November 2026.

    The defence ministry announced that during the hearing, the prosecution confirmed that it would not present evidence against him, while the court ordered the registration of the release decision over the prosecution of the rape offense.

    With this decision, all judicial procedures against KSF member have been completed.

    The defence ministry has reaffirmed its devotion to rule of law, independence of justice and respect for the principle of presuming innocence.

    Source Layer: RTKLive

  • Albanian Theatre Festival Mo ISIUʹ launches fourth edition in Skopje

    The festival opened last night with the directorship performance in Nuremberg, the Tirana National Theatre, directed by Arben Godbaros.

    According to the Ministry of Culture’s announcement, by November 22nd, the Albanian Theatre in Skopje will be the host of this edition, which brings a programme of theatre performances for the public.

    Festival Mo The ISIUH is organised in co-operation among Albanian national theatres and aims to strengthen cultural co-operation, as well as promote Albanian creativity and theatre stage.

    Entering all festival activities is free to the public.

    Source Layer: RTKLive

  • Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar jep vendim lirues ndaj pjesëtarit të FSK-së

    Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar jep vendim lirues ndaj pjesëtarit të FSK-së

    Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se më 16 nëntor 2026, në Gjykatën Crown Court në Norwich, në Mbretëri të Bashkuar, pjesëtari i FSK, B.H., është shpallur i pafajshëm.

    Në njoftim thuhet se gjatë seancës, Prokuroria konfirmoi se nuk do të paraqiste prova kundër tij, ndërsa gjykata urdhëroi regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit.

    “Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar.

    Ministria e Mbrojtjes rithekson përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • Shqiptarja Lea Ypi merr doktoratë nderi nga Universiteti i Fribourgut në Zvicër

    Shqiptarja Lea Ypi merr doktoratë nderi nga Universiteti i Fribourgut në Zvicër

    Shqiptarja Lea Ypi, profesoreshë në Shkollën Ekonomike të Londrës, është nderuar me doktoratë nderi nga Universiteti i Fribourgut në Zvicër, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Dies Academicus 2026”.

    Në ceremoninë e mbajtur të hënën në Forum Fribourg, në Granges-Paccot, Universiteti i Fribourgut ndau gjithsej gjashtë doktorata nderi, ndërsa Ypi ishte njëra nga personalitetet e vlerësuara këtë vit, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.

    Sipas njoftimit të universitetit, të cilit i referohet agjencia Keystone-ATS, Lea Ypi është vlerësuar për kontributin e saj intelektual. Ajo përshkruhet si një profesoreshë që tashmë konsiderohet ndër intelektualet e mëdha të shekullit XXI.

    Me origjinë shqiptare, Ypi përqendrohet në tema si liria, drejtësia dhe përgjegjësia, thuhet në deklaratën e Universitetit të Fribourgut.

    Në mesin e personaliteteve të tjera që u nderuan me doktorata nderi ishte edhe profesori belg Fabrizio Bucella. Përmes mediave sociale dhe blogjeve të tij, ai arrin qindra mijëra njerëz me shpjegimet e tij për fizikën kuantike dhe matematikën, falë një stili të qasshëm dhe magjepsës.

    Susanne Brunner, nga ana e saj, mori doktoratë nderi nga Fakulteti i Drejtësisë. Ajo është e njohur veçanërisht për shikuesit e televizionit publik zvicerano-gjerman SRF për raportimet e saj mbi Lindjen e Mesme.

    Fakulteti i Teologjisë ia ndau doktoratën e nderit Mark S. Kinzerit, puna e të cilit kontribuon në një kuptim më të mirë të lëvizjes së hershme të Jezusit dhe identitetit të tij pluralist fetar. Rabini amerikan mesianik hebre kundërshton me vendosmëri të gjitha format e antisemitizmit.

    Studiuesja franceze Marie Claire Villeval u vlerësua me doktoratë nderi nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Sociale dhe Menaxhimit. Ajo është drejtoreshë emeritus e kërkimeve në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore (CNRS) dhe ka kontribuar në ndryshimin e të kuptuarit të sjelljes individuale dhe kolektive.

    Ndërsa Fakulteti i Shkencës dhe Mjekësisë ua ndau doktoratat e nderit vëllezërve binjakë Frederik dhe Gerrit Braun, themeluesve dhe ndërtuesve të “Miniatur Wunderland”, rrjetit më të madh hekurudhor në miniaturë në botë, në Hamburg të Gjermanisë.

    Krijimi i tyre ndërthur modelimin, shkencën kompjuterike, elektronikën dhe inxhinierinë e sistemeve, thuhet në njoftimin për shtyp. Përmes këtij vlerësimi, fakulteti nderoi dy individë, puna e të cilëve ilustron lidhjen mes njohurive teknike, mendimit ndërdisiplinor dhe zbatimit praktik.

    Sporti në qendër të Dies Academicus 2026

    Universiteti i Fribourgut ia kushtoi edicionin e këtij viti sportit, duke e vendosur atë krahas shkencës në qendër të ceremonisë. Presidenca e nderit u mbajt bashkërisht nga Ruth Metzler-Arnold, presidente e Swiss Olympic, dhe Hubert Waeber, ish-president i klubit Fribourg-Gottéron, përcjell Telegrafi.

    Universiteti bëri të ditur se tema e sportit ishte përzgjedhur para se HC Fribourg-Gottéron të shpallej kampion i Zvicrës, para se Kampionati Botëror i Hokejit në Akull të hynte në fazat e planifikimit dhe para se Audrey Werro të bëhej kampione evropiane në 800 metra.

    Për këtë arsye, sipas universitetit, ishte e këndshme që dy personalitete të sportit zviceran, ish-këshilltarja federale Ruth Metzler-Arnold dhe Hubert Waeber, pranuan të merrnin presidencën e nderit të kësaj dite.

    Ceremonia tradicionale e ndarjes së çmimeve akademike u plotësua edhe nga një diskutim në tryezë të rrumbullakët, ku morën pjesë sportistë aktivë dhe ish-sportistë, të cilët kanë vazhduar të jenë të lidhur me sportin përmes roleve të ndryshme./Telegrafi/

  • Alarm për sulme terroriste, Ambasada e SHBA-së iu bën thirrje qytetarëve për kujdes

    Alarm për sulme terroriste, Ambasada e SHBA-së iu bën thirrje qytetarëve për kujdes

    Alarm për sulme terroriste, Ambasada e SHBA-së iu bën thirrje qytetarëve për kujdes

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka lëshuar një alarm sigurie për qytetarët amerikanë që udhëtojnë apo qëndrojnë në Evropë, duke i paralajmëruar për rrezikun e sulmeve të mundshme terroriste dhe veprimtarisë kriminale gjatë sezonit të festave.

    Në njoftimin e publikuar më 16 nëntor, ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të jenë vigjilentë në vende ku ka grumbullime të mëdha njerëzish, pasi ato mund të jenë objektiv i grupeve terroriste dhe individëve të veçantë që veprojnë të vetëm.

    Sipas paralajmërimit, sulmet mund të ndodhin me pak ose aspak paralajmërim paraprak, ndërsa si lokacione potencialisht të rrezikuara përmenden tregjet, qendrat e transportit, qendrat tregtare, objektet fetare dhe hapësirat e tjera publike, transmeton Sinjali.

    Ambasada u ka rekomanduar qytetarëve amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në festivalet dhe aktivitetet festive, si dhe në zonat turistike të frekuentuara.

    Në komunikatë theksohet gjithashtu se gjatë sezonit të festave mund të ketë ndërprerje të udhëtimeve dhe të jetës së përditshme në vende të ndryshme të Evropës.
    Ambasada ka përmendur shtimin e grevave dhe protestave gjatë muajve të fundit, si dhe kërcënimet e rreme për bomba që gjatë nëntorit kanë shënjestruar aviacionin civil në disa vende evropiane, duke shkaktuar ndërprerje të fluturimeve.

    Ndër masat e rekomanduara janë shmangia e protestave dhe zonave me prani të shtuar të policisë, mbajtja e profilit të ulët, ruajtja e sendeve me vlerë dhe informimi i familjarëve për planet e udhëtimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali