Category: Lajme

  • Aktgjykimi për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit, Smakajt, Fazliut, Kuçit  e Kilajt– njoftimi i plotë i Gjykatës Speciale

    Aktgjykimi për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit, Smakajt, Fazliut, Kuçit  e Kilajt– njoftimi i plotë i Gjykatës Speciale

    Sot, më 17 nëntor 2026, Gjykatës Speciale shqiptoi Aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

    Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe rendit publik n]]ë lidhje me një gjykim tjetër në këtë Gjykatë (Thaçi dhe të tjerët, i njohur si Çështja 6) në të cilin z. Thaçi ishte i pandehur dhe përballej me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Sipas njoftimit, Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes konstatoi se Thaçi u zbuloi informacion konfidencial për disa dëshmitarë në gjykimin e tij për krime lufte, personave që e vizituan në objektin e paraburgimit në vitin 2023 dhe se përmes vizitorëve u përcolli dëshmitarëve udhëzime se si duhej të dëshmonin në gjykimin e tij për krime lufte.

    Të bashkakuzuarit e Thaçi në këtë çështje gjyqësore ishin personat që e vizituan në objektin e paraburgimit.

    Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes e shpalli Hashim Thaçin fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës, për të cilat u dënua me 17 muaj burgim që do të kryhet veças nga cilido dënim tjetër i shqiptuar për fajësinë e tij në çështjen për krime lufte Thaçi dhe të tjerët.

    Bashkim Smakaj u shpall fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë dhe për ndihmë në mosbindje ndaj gjykatës, për të cilat u dënua me 12 muaj burgim.

    Duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes e konsideroi dënimin të shlyer dhe ai u lirua.

    Fadil Fazliu u shpall fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë dhe për ndihmë në mosbindje ndaj gjykatës, për të cilat u dënua me 12 muaj burgim. Duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes e konsideroi dënimin të shlyer dhe ai u lirua.

    Hajredin Kuçi u shpall fajtor për një akuzë të mosbindjes ndaj gjykatës, për të cilën u dënua me kusht me një muaj burgim që do të konsiderohet i kryer pas një viti, në qoftë se ai nuk kryen asnjë vepër tjetër penale sipas Kodit Penal të Kosovës, gjatë asaj periudhe.

    Isni Kilaj u shpall i pafajshëm për akuzat kundër tij.

    Konstatimet sipas Gjykatës Speciale

    Grupi i Fazliut

    Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes konstatoi se gjatë vizitës së Fadil Fazliut në objektin e paraburgimit më 2 korrik 2023, Thaçi i dha Fazliut disa udhëzime për t’iu përcjellë një dëshmitari, Rrustem Mustafës, lidhur me dëshminë e tij të ardhshme në Çështjen 6.

    Një ditë pas kësaj vizite, z. Fazliu u takua me dëshmitarin dhe ia komunikoi ato udhëzime. Udhëzimet përfshinin këshillën që dëshmitari të mohonte, në rast se do të pyetej nga Prokuroria, se kishte marrë komunikime nga Thaçi.

    Thaçi dhe Fazliu u shpallën fajtorë se tentuan, me anë të veprimit të përbashkët, të pengonin personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare të tyre.

    Thaçi gjithashtu u shpall fajtor se i zbuloi Fazliu informacion konfidencial për dëshmitarë të tjerë të Prokurorisë.

    Për këto veprime, dhe për mosbindjen ndaj urdhrave të gjykatës që i ndalonin kontaktin me dëshmitarë të Prokurorisë, Thaçi u shpall fajtor gjithashtu edhe për mosbindje ndaj gjykatës, kurse Fazliu u shpall fajtor se ndihmoi Thaçi në kryerjen e mosbindjes ndaj gjykatës në lidhje me tentativën për pengim, por jo për ndihmë në nxjerrjen e informacionit konfidencial.

    Grupi i Smakajt

    Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes gjithashtu konstatoi se gjatë vizitave të Bashkim Smakajt dhe personave të tjerë në objektin e paraburgimit më 7 tetor 2023, Thaçi i komunikoi Smakaj udhëzime për t’iu përcjellë dëshmitarit të Prokurorisë në Çështjen 6, Bislim Zyrapi, para dëshmisë së ardhshme të tij.

    Smakaj e informoi Thaçin se e kishte kontaktuar dëshmitarin para vizitës së 7 tetorit, dhe se dëshmitari i kishte kërkuar shpjegime të mëtejshme. Thaçi i dha Smakajt udhëzime me shkrim për dëshminë e Zyrapit, të cilat më vonë u sekuestruan në banesën e Smakajt.

    Provat digjitale vërtetuan se Smakaj u takua me Zyrapi pas vizitës së 7 tetorit, dhe Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes arriti në përfundimin se në atë takim duhet të jenë diskutuar udhëzimet që kishte komunikuar Thaçi gjatë vizitës së 7 tetorit.

    Për këto veprime, Thaçi dhe Smakaj u shpallën fajtorë se tentuan, përmes veprimit të përbashkët, të pengonin personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare të tyre.

    Thaçi u shpall gjithashtu fajtor edhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe për kryerje të mosbindjes ndaj gjykatës përmes zbulimit të informacionit konfidencial dhe shkeljes së urdhrit për ndalimin e kontaktit me dëshmitarë të Prokurorisë në Çështjen 6.

    Smakaj u shpall fajtor se ndihmoi Thaçi në kryerjen e mosbindjes ndaj gjykatës në lidhje me tentativën për pengim, por jo për ndihmë në nxjerrjen e informacionit konfidencial.

    Grupi i Kilajt

    Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes konstatoi se gjatë vizitës së Isni Kilajt dhe një personi tjetër në objektin e paraburgimit më 6 tetor 2023, Thaçi i dha Kilajt udhëzime të hollësishme se si duhej të dëshmonte një dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë, si edhe kopje të deklaratave të mëparshme të atij dëshmitari.

    Megjithatë, Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes konstatoi se provat nuk vërtetuan se Kilaj ndërmori ndonjë veprim për t’ia komunikuar këto udhëzime dëshmitarit të mbrojtur, apo se ndonjë person i tretë mori pjesë në veprimin e përbashkët të pretenduar, që është kusht sipas nenit 401(2) të Kodit Penal të Kosovës.

    Mbi këtë bazë, Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes i shpalli Thaçi dhe Kilaj të pafajshëm për tentativë, përmes veprimit të përbashkët, për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e funksioneve zyrtare të tyre.

    Megjithatë, Thaçi u shpall fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe për kryerje të mosbindjes ndaj gjykatës pasi i zbuloi Kilaj informacion konfidencial për disa dëshmitarë të Prokurorisë.

    Nuk u konstatua se Kilaj kishte ndihmuar në këto nxjerrje informacioni dhe rrjedhimisht ai u shpall i pafajshëm për akuzat kundër tij.

    Rasti i Kuçit

    Së fundi, Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes konstatoi se Hajredin Kuçi i dërgoi një mesazh Rrustem Mustafës – dëshmitar i Prokurorisë në Çështjen 6 – në shkelje të urdhrit të Gjykatës për ndalimin e këtyre kontakteve.

    Kuçi dhe Thaçi u shpallën të pafajshëm lidhur me pretendimin për marrëveshje për kontaktimin e tre dëshmitarëve në lidhje me dëshmitë e tyre, pasi Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes konstatoi se nuk kishte prova të mjaftueshme që vërtetonin se z. Kuçi kishte ndërmarrë hapa për t’i kontaktuar këta dëshmitarë.

  • “Evropë, ku është drejtësia?” – “Liria ka Emër” me aksion simbolik para zyrave të BE-së në Prishtinë

    “Evropë, ku është drejtësia?” – “Liria ka Emër” me aksion simbolik para zyrave të BE-së në Prishtinë

    Aktivistët e organizatës “Liria ka Emër” kanë zhvilluar një aksion simbolik para zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë, pas vendimit të Gjykatës Speciale lidhur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të tjerët.

    Me moton “Evropë, ku është drejtësia?”, aktivistët kanë përcjellë një mesazh drejtuar institucioneve evropiane, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj asaj që e konsiderojnë zbatim të standardeve të dyfishta në procesin gjyqësor në Hagë.

    Gjatë aksionit, përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Çlirim Haziraj ka deklaruar se aktiviteti nuk përbën kundërshtim ndaj drejtësisë, por, sipas tij, është një thirrje për mbrojtjen e saj dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

    “Ky aksion nuk është kundërshtim ndaj drejtësisë, përkundrazi është një qëndrim në mbrojtje të saj. Ne besojmë që drejtësia nuk mund të jetë selektive dhe nuk mund të udhëhiqet nga paragjykimet, e as të zbatohet me standarde të ndryshme, varësisht nga kombësia, historia apo përkatësia politike e të akuzuarve”, ka deklaruar Haziraj.

    Ai ka shprehur shqetësimin e organizatës lidhur me respektimin e të drejtave themelore të njeriut, garancive procedurale dhe standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe brenda një afati të arsyeshëm.

    Sipas Hazirajt, këto të drejta nuk janë privilegje që kërkohen për individë të caktuar, por garanci që duhet t’i takojnë secilit.

    Gjatë deklarimit të tij, ai ka ngritur shqetësime edhe për klimën politike dhe institucionale në raport me Kosovën, duke përmendur rastet e intonimit të këngëve çetnike në ambientet institucionale të BE-së dhe, siç u shpreh, tolerimin e retorikës që cenon dinjitetin e viktimave dhe të luftës së UÇK-së.

    Haziraj ka theksuar se, kur këto zhvillime vendosen përballë mënyrës së trajtimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, lindin pikëpyetje për barazinë në zbatimin e standardeve të drejtësisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

    “Prandaj sot jemi këtu për t’i kërkuar BE-së dhe përfaqësuesve të saj në Kosovë që të mos heshtin përballë këtyre shqetësimeve dhe të mos i mbyllin sytë”, ka përfunduar Haziraj. /Telegrafi/

  • Iniciativa `Jo në emrin tim` proteston para zyrës së BE-së kundër vendimit ndaj Thaçit

    Iniciativa `Jo në emrin tim` proteston para zyrës së BE-së kundër vendimit ndaj Thaçit

    Përmes këtij aksioni, organizatorët kanë kundërshtuar atë që e konsiderojnë standard të dyfishtë në trajtimin gjyqësor të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Përfaqësuesi i iniciativës, Çlirim Haziri, ka thënë se nuk janë kundër drejtësisë, por kërkojnë që ajo të jetë e paanshme dhe të zbatohet njësoj për të gjithë. Ai ka ngritur shqetësime lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, garancive procedurale dhe të drejtës për një gjykim të drejtë.

    Duke krahasuar dënimet e shqiptuara ndaj ish-udhëheqësit serb Vojislav Sheshel me atë në rastin e Hashim Thaçit, Haziri ka pretenduar se ekzistojnë standarde të ndryshme të trajtimit gjyqësor.

    “Ne nuk po kërkojmë imunitet për askënd. Nuk po kërkojmë që krimet të mbeten pa u ndëshkuar. Po kërkojmë barazi para ligjit dhe standarde të njëjta të drejtësisë, pavarësisht përkatësisë kombëtare të të akuzuarve”, ka deklaruar Haziri.

    Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos heshtë përballë këtyre shqetësimeve, ndërsa ka paralajmëruar organizimin e protestave të tjera nëse, siç ka thënë, vazhdon heshtja institucionale.

    “Të drejtën tonë për protestë e ruajmë dhe do ta shfrytëzojmë çdo herë që do të ketë nevojë. Nëse vazhdohet me këtë heshtje institucionale, po edhe me heshtjen e institucioneve evropiane, ne nuk do të mund të qëndrojmë të heshtur”, ka thënë ai.

    I pyetur për projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, Haziri është shprehur i bindur se ai do të votohet në Kuvend. Ai ka thënë se iniciativa nuk e përjashton mundësinë e ndryshimeve në përmbajtjen e tij, nëse vlerësohet se janë të nevojshme.

     

    Burimi: RTKLive

  • The initiative no, in my name, protests in front of the EU office against Thaci’s decision

    Through this action, organisers have rejected what they consider a double standard in the judicial treatment of former Kosovo Liberation Army leaders.

    The initiative’s representative, Liberation Haziri, has said they are not against justice, but require it to be impartial and apply equally to all. It has raised concerns about respect for human rights, procedural guarantees and the right to a fair trial.

    Comparing the sentences pronounced against former Serbian leader Vojislav Seshel to him in Hashim Thaci’s case, Haziri has claimed different standards of judicial treatment exist.

    We’re not seeking immunity for anyone. We’re not asking for crimes to go unpunished. We are seeking equality before law and equal standards of justice, despite the national affiliation of the accused, Haziri has declared.

    He has called on the European Union not to keep silent in the face of these concerns, while warning of organising other protests if, as he has said, the institutional silence continues.

    We keep our right to protest and use it every time we need it. If it continues with this institutional silence, even with the silence of European institutions, we will not be able to remain silent, he said.

    Asked about the KLA war values protection bill, Haziri has voiced confidence that he will be voted in the Assembly. He has said the initiative does not rule out the possibility of changes to its content, if deemed necessary.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Tërhiqet qumështi VITA, IKSHPK paralajmëron qytetarët

    Tërhiqet qumështi VITA, IKSHPK paralajmëron qytetarët

    Sipas njoftimit të IKSHPK-së, analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e aflatoksinës M1 në përqendrim prej 0.065 mikrogramë për kilogram (µg/kg), ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 0.050 µg/kg.

    “Produkti për të cilin është lëshuar paralajmërimi është qumështi VITA UHT me 3.2 për qind yndyrë, i prodhuar nga kompania ABRAZEN SH.P.K. (Qumështorja VITA), në paketim prej një litri. Bëhet fjalë për produktin me datë prodhimi 18 korrik 2026 dhe afat përdorimi deri më 18 janar 2027”, thuhet në njoftim.

    IKSHPK thekson se aflatoksina M1 është substancë toksike, ekspozimi i vazhdueshëm dhe afatgjatë ndaj së cilës mund të paraqesë rrezik për shëndetin e njeriut, veçanërisht për shkak të efekteve të mundshme në mëlçi.

    Instituti u bën thirrje qytetarëve që posedojnë këtë seri të qumështit të mos e konsumojnë atë dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve kompetente.

    Ndërkohë, IKSHPK ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në informimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e shëndetit publik, duke kërkuar kujdes të shtuar në respektimin e njoftimeve dhe rekomandimeve zyrtare për sigurinë ushqimore.

    Burimi: RTKLive

  • Milk V draws ITA, IKSHPK warns citizens

    According to the IKSHPK report, laboratory analyses have confirmed the presence of M1 afloxin in the concentration of 0.05 micrograms per kilogram ( askg/kg), while the maximum allowed limit is 0.0050 unjustly.

    The product of the warning is milk V ITALY UHT with 3.2 percent fat produced by Company A BRAZEN SH.P.K. (V. ITA, in a literature package. It’s the product with the July 18th 2026 production date and the use deadline by January 18th, 2027), says the announcement.

    IK The KPS points out that M1 afloxin is a toxic substance, a constant and long – term exposure to which it can pose a threat to human health, especially because of possible liver effects.

    The institute urges citizens who possess this series of milk not to consume it and follow the guidelines of competent institutions.

    Meanwhile, I The KSHPK has made it known that it remains committed to informing citizens and protecting public health, seeking increased caution in respecting official reports and recommendations for food safety.

    Source Layer: RTKLive

  • Rasti që tronditi futbollin spanjoll, Pique mbron portierin: Nuk e meritonte të dënohej

    Rasti që tronditi futbollin spanjoll, Pique mbron portierin: Nuk e meritonte të dënohej

    Gerard Pique ka dalë në mbrojtje të portierit të FC Andorrës, Jesus Owono, duke vlerësuar se ai nuk e meritonte suspendimin prej 12 ndeshjesh, pas ndërhyrjes që përfundoi me vdekjen e sulmuesit të Tenerife, Jesus De Miguel.

    Portieri 25-vjeçar u ndëshkua me karton të kuq pas përplasjes me De Miguelin në minutat e fundit të ndeshjes mes Andorrës dhe Tenerifes, të zhvilluar më 2 nëntor në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

    Sulmuesi 30-vjeçar ndërroi jetë të nesërmen, ndërsa komisioni disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit konfirmoi javën e kaluar dënimin prej 12 ndeshjesh për Owonon.

    Pronari i FC Andorrës, Gerard Pique, reagoi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku tha se futbollistë aktualë dhe ish-futbollistë, trajnerë dhe portierë të tjerë e konsiderojnë ngjarjen një aksident.

    Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës beson se dënimi maksimal ndaj portierit është i padrejtë, pasi, sipas tij, Owono nuk duhet të fajësohet për tragjedinë.

    “Besoj sinqerisht se shqiptimi i dënimit maksimal ndaj Jesusit për këtë veprim e vendos atë në një situatë që nuk e meriton, sepse ai nuk është fajtor për atë që ndodhi”, deklaroi Pique.

    Owono është tërhequr nga grumbullimi i Guinesë Ekuatoriale për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Zimbabvesë gjatë këtij muaji.

    Pique shtoi se portierit do t’i duhet shumë më tepër kohë sesa 12 ndeshje për të qenë në gjendje të rikthehet në fushë dhe të garojë sërish.

    “Jesusi do të ketë nevojë për shumë më tepër se 12 ndeshje para se të jetë i gatshëm për t’u rikthyer dhe për të konkurruar. Asnjë dënim nuk do ta kthejë De Miguelin tek ne”, përfundoi ai./Telegrafi/

  • Një nga momentet më të rëndësishme të jetës meriton vëmendje në çdo detaj

    Një nga momentet më të rëndësishme të jetës meriton vëmendje në çdo detaj

    Shtatzënia dhe lindja janë një udhëtim unik për çdo grua. Në SANTE PLUS MATERNITY, çdo detaj është i orientuar drejt një përvoje të kujdesshme, të personalizuar dhe profesionale.

    Çfarë e bën të veçantë përvojën në Sante Plus Maternity?
    Ekip mjekësor femëror, me përkushtim ndaj nënës.•⁠
    ⁠Staf i specializuar dhe me përvojë.
    Pajisje moderne dhe teknologji bashkëkohore.
    Kujdes i veçantë për nënën dhe të porsalindurin.
    Trajtim individual, duke respektuar nevojat e çdo pacienteje.

    Këtu, çdo nënë merr vëmendjen që meriton dhe çdo lindje trajtohet si një moment i veçantë.

    roar-assets-auto.rbl.ms

    SANTE PLUS MATERNITY – Më shumë se një maternitet. Një kujdes që fillon me ju.

    📞 Informacione dhe rezervime: +389 71 262 692

  • LSDM: Mickoski dhe Sllaveski planifikojnë ta shesin "Alta Bankën" dy herë më lirë, vetëm për të fshehur llogaritë dhe transaksionet

    LSDM: Mickoski dhe Sllaveski planifikojnë ta shesin “Alta Bankën” dy herë më lirë, vetëm për të fshehur llogaritë dhe transaksionet

    Mickoski dhe Sllaveski planifikojnë ta shesin “Alta Bankën” dy herë më lirë, vetëm për të fshehur llogaritë dhe transaksionet, akuzojnë sot nga LSDM.

    “Mickoski dhe Trajko Slaveski sollën Alta Bankën kriminale në Maqedoni. Tani njerëzit nuk mund të kenë qasje në paratë e tyre, pensionistët nuk mund të kenë qasje në pensionet e tyre, dhe sistemi bankar është gjithashtu i kërcënuar.
    LSDM ka ngritur kallëzime penale për të cilat Prokuroria ende hesht.

    Pyetja është nëse ata po lënë qëllimisht kohë dhe hapësirë që dikush ta mbulojë rastin?

    Tani të njëjtët njerëz që sollën Alta Bankën në Maqedoni po njoftojnë një shitje. Në bursë. Nëse nuk ka blerës, çmimi do të bjerë.
    Mickoski dhe Sllaveski planifikojnë ta shesin atë me një çmim të ulur vetëm për të fshehur llogaritë dhe transaksionet.
    Sipas modelit, së pari askush nuk do të dalë përpara dhe në fund do të shitet për asgjë.

    Në fund, ata do ta akuzojnë LSDM-në se është fajtore për çmimin e ulët. Ky është modeli i tyre standard.
    Le të kujtojmë: Guvernatori Sllaveski është fajtore për panikun, ai e krijoi atë.

    Vetëm një ditë pasi banka në Beograd u revokua, Banka Popullore e Maqedonisë deklaroi se gjithçka ishte në rregull, dhe të nesërmen ata futën administrimin e detyrueshëm.

    Kjo shkaktoi panik tek qytetarët. Pas njoftimeve se banka është përdorur për pastrim parash dhe pas zbulimit të të dhënave rreth pronarit që është në paraburgim, Slaveski dhe Mickoski ngritën padi penale kundër LSDM-së, për përhapjen e panikut që vetë krijuan. Tani ata duan një shitje të shpejtë me çdo kusht.

    Jo sepse duan të shpëtojnë bankën, por sepse nuk duan që llogaritë dhe transaksionet të hapen. Ata nuk duan të shohin se sa para transferoi Vuçiç, sa mbetën këtu dhe ku shkuan paratë.

    Asnjë bankë serioze nuk dëshiron të blejë një bankë me një portofol të tillë. Pronari në paraburgim. Hetime në Serbi, Mal të Zi, Austri dhe BE. Kapitali nën dyshim. Akuza për kartëmonedha të falsifikuara që duhet të vërtetohen.

    Alta Banka është thelbi i oktapodit kriminal të Vuçiqit, në të cilin Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM janë një nga krahët.
    Macura është bankieri i tyre personal. Kjo është arsyeja pse ata janë me nxitim”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

  • OVL UÇK pas aktgjykimit të Hagës: E papranueshme, i shërben Serbisë

    OVL UÇK pas aktgjykimit të Hagës: E papranueshme, i shërben Serbisë

    OVL UÇK pas aktgjykimit të Hagës: E papranueshme, i shërben Serbisë

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së ka reaguar pas aktgjykimit dënues të sotëm ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në rastin e administrimit të drejtësisë, duke thënë se ky vendim ishte i pritshëm, por se është “i papranueshëm”.

    “Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka qenë i pritshëm për ne, sepse tashmë e kemi kuptuar qartë qasjen dhe karakterin politik të kësaj Gjykate. Për ne, ky vendim është i papranueshëm. Kjo Gjykatë, edhe një herë, dëshmoi se nuk po arrin të shkëputet nga agjenda politike që e ka shoqëruar që nga themelimi i saj”.

    OVL e UÇK’së tha se kjo qasje nuk i shërben drejtësisë së paanshme, por interesave të Serbisë dhe aleatëve të saj, për të cilët tha se për vite me radhë kanë synuar njollosjen e luftës sonë çlirimtare dhe të historisë së Kosovës.

    “UÇK-ja nuk mund të gjykohet përmes agjendave politike, ndërsa e vërteta e luftës sonë nuk mund të nëpërkëmbet me vendime gjyqësore. Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë çdo padrejtësi dhe çdo përpjekje për ta barazuar luftën çlirimtare me projektin kriminal të Serbisë”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali