Category: Lajme

  • A Serbian Army plane crashed, involved in flames

    A Serbian Army plane has crashed this morning in a field between Nova and Stara Pazova, in Serbia.

    According to unofficial information quoted by Serbian media, it’s about a MiG-29 fighter plane.

    The circumstances under which the plane crashed are still unknown.

    According to the latest information, the pilot died.

    After the plane crashed, the Republika Serbia Defence Ministry has confirmed that the plane crashed this morning around 8:45.

    It was also said that pilot Goran Bulajić died.

    According to the statement, military police authorities went to the scene and the competent prosecutor was informed. /Telegraph/

  • Fadil Fazliu lirohet nga Gjykata Speciale

    Fadil Fazliu lirohet nga Gjykata Speciale

    Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj Fadil Fazliut, duke e dënuar atë me 12 muaj burgim për dy vepra penale, por shkaku i qëndrimit në burg nga dhjetori i vitit 2024, Fazliu ka kryer këtë dënim, raporton Telegrafi.

    Fazliu është shpallur fajtor për veprën penale të tentativës për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, e cila figuron në pikën 16 të aktakuzës.

    Po ashtu, ai është shpallur fajtor për veprën penale të mosbindjes ndaj gjykatës, e cila figuron në pikën 17 të aktakuzës dhe bën pjesë në kategorinë e veprave penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.

    Andaj, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, Fazliu është liruar.

    Zhvillimet e rastit gjyqësor

    Fadil Fazliu ishte arrestuar më 5 dhjetor 2024, pas konfirmimit të aktakuzës, dhe ishte transferuar në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Në paraqitjen e parë para gjykatës, më 8 dhjetor 2024, Fazliu ishte deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    Më 10 shkurt 2026, ai ishte liruar me kusht në Kosovë, sipas vendimit të Gjykatës Speciale, shkruan Telegrafi.

    Ndërkaq, gjykimi në këtë çështje kishte filluar më 27 shkurt 2026, ndërsa Prokuroria e Specializuar kishte përfunduar paraqitjen e provave më 13 mars 2026.

    Pas përfundimit të procedurës së paraqitjes së provave më 5 gusht 2026, palët kishin paraqitur deklaratat përmbyllëse gjatë periudhës 10-14 shtator 2026.

    Gjykatësi i Vetëm kishte caktuar 17 nëntorin 2026 si datë për shpalljen e aktgjykimit në këtë çështje. /Telegrafi/

  • ​Gosnell: Thaçi dyshohet se kishte organizuar tri grupe për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve

    ​Gosnell: Thaçi dyshohet se kishte organizuar tri grupe për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur shpallja e aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe rendit publik.

    Gjatë paraqitjes së përmbledhjes së aktgjykimit, gjyqtari Christopher Gosnell ka shpjeguar natyrën e akuzave dhe veprimet që Prokuroria pretendon se janë ndërmarrë nga të akuzuarit në kuadër të një procesi tjetër gjyqësor, në të cilin Hashim Thaçi ishte i pandehur.

    Sipas pretendimeve të paraqitura në gjykatë, Thaçi dyshohet se kishte organizuar tri grupe me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Isni Kilajn, gjatë vizitave të tyre në objektin e paraburgimit në Hagë, në korrik, shtator dhe tetor të vitit 2023.

    Sipas gjyqtarit Gosnell, qëllimi i këtyre grupeve, siç pretendohet nga Prokuroria, ishte përcjellja e udhëzimeve te dëshmitarët e Prokurorisë, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e tyre dhe për të penguar përgatitjen dhe paraqitjen e tyre para gjykatës.

    “Akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe rendit publik në kuadër të një gjykimi tjetër në këtë gjykatë, e njohur ndryshe si çështja gjashtë, ku zoti Thaçi ishte i pandehur. Secili prej të akuzuarve, me përjashtim të zotit Kuçi, akuzohet mbi bazën e nenit 402 të Kodit Penal të Kosovës për tentativë për pengim, nëpërmjet një veprimi të përbashkët të një grupi personash zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. Pretendohet se pengimi është tentuar të kryhet me mosbindje ndaj urdhrave të gjykatës, që u ndalonin të akuzuarve në atë çështje gjyqësore dhe ekipeve të mbrojtjes të kontaktonin dëshmitarët e Prokurorisë. Më konkretisht, pretendohet se zoti Thaçi organizoi tri grupe me zotërinjtë Fazliu, Smakaj dhe Kilaj gjatë vizitave të ndryshme tek ai në objektin e paraburgimit, në korrik, shtator dhe tetor të vitit 2023. Secili grup duhej t’i përcillte udhëzime një dëshmitari të Prokurorisë, të cilat do të pengonin aftësinë e Prokurorisë për t’i përgatitur dhe paraqitur këta dëshmitarë për të vlerësuar dëshminë e tyre. Duke qenë se personat që ishin shënjestër e pengimit përfshinin gjyqtarë dhe prokurorë, paraqitet forma e rëndë e akuzës për vepër penale sipas nenit 401.5 të Kodit Penal të Kosovës”, tha ai.

    Thaçi akuzohet gjithashtu se gjatë këtyre kontakteve u kishte zbuluar vizitorëve informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët, përfshirë të dhëna për një dëshmitar të mbrojtur, duke shkelur kështu fshehtësinë e procedurës gjyqësore.

    Ndërkaq, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj akuzohen për pjesëmarrje në veprimet e përbashkëta, duke ndihmuar dhe duke u pajtuar për përcjelljen e udhëzimeve të Thaçit te dëshmitarët e Prokurorisë.

    Në këtë proces, akuza të veçanta rëndojnë edhe mbi ish-ministrin Hajredin Kuçi. Sipas përmbledhjes së paraqitur nga gjyqtari, Kuçi akuzohet se më 12 prill 2023 i kishte përcjellë një mesazh një dëshmitari të Prokurorisë, në kundërshtim me një urdhër të gjykatës.

    “Zoti Thaçi akuzohet si drejtues ose organizator i secilit grup. Zoti Thaçi pretendohet se u zbuloi vizitorëve të tij informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarët, duke shkelur fshehtësinë e procedurës. Disa nga informacionet që u nxorën kishin të bënin me një dëshmitar të mbrojtur. Për dëshmitarin katër, për të cilin Thaçi akuzohet se nxori informacion ose u përpoq të komunikonte tërthorazi me dëshmitarët e Prokurorisë përmes vizitorëve të tij, Thaçi akuzohet edhe për mosbindje ndaj gjykatës. Zotërinjtë Fazliu, Smakaj dhe Kilaj akuzohen për pjesëmarrje në veprimin e përbashkët të një grupi për të penguar persona zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, duke ua përcjellë udhëzimet e zotit Thaçi dëshmitarëve. Ata ndihmuan dhe ranë në marrëveshje për këto veprime. Zoti Kuçi, i cili në periudhën përkatëse ishte anëtar i ekipit të mbrojtjes së një të akuzuari tjetër në çështjen gjashtë, akuzohet për mosbindje ndaj gjykatës, pasi i përcolli një mesazh një dëshmitari të Prokurorisë më 12 prill 2023, në shkelje të urdhrit të Gjykatës. Së dyti, u pajtua gjatë një vizite të privilegjuar në shtator të vitit 2023 që t’u përcillte udhëzime tre dëshmitarëve të Prokurorisë”, tha ai.

    Sipas pretendimeve të paraqitura nga gjyqtari Christopher Gosnell gjatë shpalljes së aktgjykimit, Hashim Thaçi dyshohet se kishte tentuar të ndikonte edhe në përmbajtjen dhe mënyrën e dhënies së dëshmisë së Rrustem Mustafës.

    Gosnell tha se Thaçi e konsideronte dëshminë e Mustafës si vendimtare dhe se, përmes Fadil Fazliut, kishte përcjellë disa mesazhe që lidhen me formën dhe përmbajtjen e dëshmisë që pritej të jepej.

    “Diskutojnë gjerësisht dëshminë që pritej të jepte Rrustem Mustafa. Zoti Thaçi e konsideronte vendimtare Mustafën dhe i jepte zotit Fazliu një sërë mesazhesh në lidhje me formën dhe përmbajtjen e dëshmisë së tij. Këto mesazhe përfshijnë, citojmë: ‘Shkurt, shkurt, mos filozofo. Thuaj: Kam besim në ty shumë dhe presim me padurim që ti të shkosh dhe je vendimtar që ti ia futë”, tha ai.

    Gjatë paraqitjes së përmbledhjes së aktgjykimit, gjyqtari Christopher Gosnell ka paraqitur edhe qëndrimet e mbrojtjes lidhur me provat e Prokurorisë, konkretisht audio-incizimet dhe transkriptimin e tyre.

    Sipas Gosnellit, mbrojtja i kishte kundërshtuar fuqimisht transkriptimet dhe përkthimet e këtyre audio-incizimeve, duke vënë në pikëpyetje saktësinë dhe besueshmërinë e tyre.

    “Mbrojtja kundërshton fuqimisht mbështetjen në transkriptimin dhe përkthimin e këtyre audio-incizimeve. Mbrojtja paraqiti prova nga një ekspert gjyqësor forenzik, i cili tha se cilësia e audio-incizimeve ishte e ulët dhe se mbrojtja nuk mundi të evidentonte gabime thelbësore në transkriptimin e tyre.Qëndrimi i mbrojtjes dhe i ekspertit ishte se audio-incizimet duhet të transkriptoheshin nga e para, nga transkriptues neutralë”, tha ai.

  • Rrëzohet një aeroplan i ushtrisë serbe, përfshihet nga flakët – vdes piloti

    Rrëzohet një aeroplan i ushtrisë serbe, përfshihet nga flakët – vdes piloti

    Një aeroplan i ushtrisë serbe është rrëzuar këtë mëngjes në një fushë midis Nova dhe Stara Pazova, në Serbi.

    Sipas informacioneve jozyrtare të cituara nga mediat serbe, bëhet fjalë për një aeroplan luftarak MiG-29.

    Rrethanat në të cilat u rrëzua aeroplani nuk dihen ende.

    Sipas informacioneve të fundit, piloti vdiq.

    Pas rrëzimit të aeroplanit, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Serbisë ka konfirmuar se aeroplani u rrëzua këtë mëngjes rreth orës 08:45.

    Gjithashtu u tha se piloti Goran Bulajić vdiq.

    Sipas deklaratës, autoritetet e policisë ushtarake shkuan në vendngjarje dhe u informua prokurori kompetent. /Telegrafi/

  • Gosnell: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

    Gosnell: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

    Gosnell: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

    Gjykatësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Christopher Gosnell, ka bërë të ditur se nuk është arritur të provohet akuza për tentativë të pengimit të drejtësisë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Isni Kilajt, sa i përket vizitës së këtij të fundit në Qendrën e Paraburgimit më 6 tetor 2023.

    Sipas gjyqtarit Gosnell, ndonëse gjatë atij takimi Thaçi i kishte dhënë Kilajt udhëzime lidhur me dëshminë që pritej të jepte dëshmitari i identifikuar si Dëshmitari 4, provat e administruara nuk tregojnë se Kilaj ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret për ta kontaktuar atë.

    Po ashtu, gjykatësi theksoi se nuk janë gjetur prova që të vërtetojnë se vizitori tjetër, Kryeziu, ka ndërhyrë në këtë proces.

    “Në këto rrethana, nuk jam bindur se janë përmbushur kriteret”, deklaroi Gosnell, duke mos konstatuar tentativë të Thaçit dhe Kilajt për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre.

    Megjithatë, sa i përket pikës tjetër të akuzës, gjykatësi konstatoi se ish-presidenti Thaçi u kishte zbuluar Kilajt dhe Kryeziut informacione konfidenciale që lidhen me gjashtë dëshmitarë të procesit.

    Personat e arrestuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali

  • Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

    Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

    Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

    Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim për vepra që lidhen me pengimin e drejtësisë.

    Ai u shpall fajtor në disa pika të aktakuzë.

    Gjyqtari Christopher Gosnell shpalli aktgjykimin e shkallës së parë.

    Vendimi mund të apelohet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali

  • Thaci sentenced to 17 months in prison for obstructing justice

    Former President Hashim Thaci has been sentenced to 17 months in prison for acts related to obstruction of justice.

    He was found guilty at certain points of accusation.

    Judge Christopher Gosnell announced the act of first degree.

    The decision may be appealed.

    The signal where the truth speaks before the news!

    Source Layer: Signal

  • Gosnell: Thaci and Kilajt’s attempt to undermine justice did not prove

    The judge of the Specialised Chambers in The Hague, Christopher Gosnell, has indicated that no charges of attempted obstruction of justice against former President Hashim Thaci and Isni Kilajt have been proven concerning his visit to the Prosecution Centre on 6 October 2023.

    According to Judge Gosnell, although during that meeting, Thaci had given Kilajt instructions regarding the testimony he was expected to provide as the witness identified as the 4th Witness does not indicate that Kilaj has taken any concrete action to contact him.

    The judge also stressed that no evidence has been found to prove that the other visitor, Kryeziu, has intervened in the process.

    Under these circumstances, I have not convinced that the criteria have been fulfilled, Gosnell said, not consisting of Thaci and Kilaj’s attempt to prevent official persons from carrying out their duties.

    However, as far as the prosecution’s next point is concerned, the judge found that former President Thaci had revealed confidential information related to six witnesses to the process to Kilajt and Kryeziu.

    The arrested persons are considered innocent until their guiltyness is proven by court rulings of formal form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    Source Layer: Signal

  • Pas shpalljes së dënimit, Thaçi tentoi të fliste, por nuk iu lejua / Pamje

    Pas shpalljes së dënimit, Thaçi tentoi të fliste, por nuk iu lejua / Pamje

    Pas shpalljes së dënimit, Thaçi tentoi të fliste, por nuk iu lejua / Pamje

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për vepra penale që lidhen me pengimin e drejtësisë.

    Aktgjykimin e shkallës së parë e shpalli gjyqtari Christopher Gosnell.

    Pas shpalljes së dënimit, gjyqtari i tha Thaçit se dënohet me një dënim të njësuar prej 17 muajsh burgim.

    Pas këtyre fjalëve, Thaçi ka tentuar të flasë, por nuk i është dhënë fjala, ndërsa më pas është parë duke u ulur.

    Më poshtë gjeni reagimin e tij:

    Vendimi mund të apelohet./Insajderi

    Burimi: Insajderi

  • Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

    Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

    Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

    Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

    Meqenëse ka kaluar kohë në paraburgim më gjatë, gjykatësi tha se dënimi ndaj tij konsiderohet i shlyer.

    “Zoti Fazliu, unë ju shpall fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, tha gjykatësi.

    Ai u shpall fajtor edhe për mosbindje ndaj gjykatës.

    Burimi: Insajderi