Category: Lajme

  • Arrestohen dy të dyshuar për grabitjet e armatosura të argjendarive në Gjakovë, sekuestrohen ari dhe para të gatshme

    Arrestohen dy të dyshuar për grabitjet e armatosura të argjendarive në Gjakovë, sekuestrohen ari dhe para të gatshme

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në dy grabitje të armatosura të argjendarive në qytetin e Gjakovës, të cilat kanë ndodhur më 5 dhe 16 nëntor 2026.

    Sipas njoftimit të Policisë, grabitja e parë kishte ndodhur më 5 nëntor, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur kishin kërcënuar pronarin e një argjendarie dhe kishin grabitur ari në vlerë rreth 30 mijë euro, si dhe 2 mijë euro para të gatshme.

    Ndërkaq, rasti i dytë ishte regjistruar më 16 nëntor, rreth orës 16:50, në rrugën “Izet Hima” në Gjakovë. Edhe në këtë rast, dy persona të maskuar dhe të armatosur kishin hyrë në një argjendari, ku njëri dyshohet se ishte i pajisur me armë të gjatë, ndërsa tjetri me një çekan.

    Të dyshuarit kishin kërcënuar personat e pranishëm, ndërsa njëri prej tyre kishte thyer vitrinën me çekan dhe kishte marrë një sasi stolish ari, kryesisht zinxhirë.

    Gjatë grabitjes, njëri nga viktimat kishte tentuar t’ia marrë armën njërit prej të dyshuarve, por ky i fundit kishte shtënë me armë zjarri, duke e plagosur atë në këmbën e djathtë.

    Më poshtë lexoni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:

    Me datën 5.11.2026, rreth orës 17:15 në rr. “Nënë Tereza” në Gjakovë, ka ndodhur një ‘grabitje’, nga dy persona të maskuar dhe të armatosur, ku të njëjtit nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin nga pronari i një argjendarie një sasi të arit dhe një sasi të të hollave (para) dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, vlera e arit është rreth (tridhjetë mijë) 30.000 € si dhe para të gatshme rreth (dy mijë) 2.000€.

    Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante, përfshirë hetuesit policorë, të cilët kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore, sigurimin dhe analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në lokacionin e ngjarjes dhe në rrugët përreth, me qëllim të përcaktimit të drejtimit të lëvizjes dhe identifikimit të personave të dyshuar.

    Ndërsa më datën 16.11.2026, rreth orës 16:50, në rrugën “Izet Hima” në Gjakovë, ka ndodhur edhe një tjetër rast i grabitjes në një argjendari, ku dy persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur, kanë kryer veprën penale të grabitjes. Njëri nga të dyshuarit dyshohet se ishte i armatosur me një armë të gjatë, e cila dyshohet të jetë e tipit AK-47, ndërsa i dyshuari tjetër ishte i pajisur me një çekan. Me të hyrë në argjendari, të dyshuarit menjëherë kanë filluar t’i kanosin personat e pranishëm, duke ua drejtuar armën e gjatë, ku njëri nga të dyshuarit, i cili mbante armën, është afruar te raftet ku ekspozohej ari, ndërsa i dyshuari tjetër, duke përdorur çekanin, ka thyer xhamin e vitrinës dhe ka marrë një sasi të stolive të arit, kryesisht zinxhirë.

    Gjatë zhvillimit të ngjarjes, njëri nga viktimat ka tentuar t’ia shmangë/marrë armën e gjatë të dyshuarit, me ç’rast i dyshuari ka shtënë me armë zjarri, duke e plagosur viktimën në këmbën e djathtë. Sipas deklarimit të viktimës dhe informacioneve fillestare, vlera e arit të grabitur dyshohet të jetë një sasi e konsiderueshme. Pas kryerjes së veprës, të dyshuarit janë larguar fillimisht në këmbë në drejtim të Sheshit të Çarshisë së Vjetër, ku më pas dyshohet se kanë hipur në një veturë të tipit Golf 7, me ngjyrë të bardhë, me të cilën janë larguar në drejtim të panjohur.

    Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe hetuesit të cilët kanë filluar intensivisht në hetimin dhe identifikimin e kryerësve të rastit. Po ashtu edhe në këtë rast është bërë sigurimi dhe analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë në lokacionin e ngjarjes dhe në rrugët përreth, me qëllim të përcaktimit të drejtimit të lëvizjes dhe identifikimit të personave të dyshuar.

    Përmes punëve hetimore dhe operacionale të realizuara në vazhdimësi është arritur të sigurohen dëshmi lidhur me identifikimin e personave të dyshuar si dhe mjetin që dyshohet se kanë përdorur të dyshuarit.

    Me datën 17.11.2026, Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, me asistimin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë dhe patrullave të stacionit policor në Gjakovë, kanë kryer bastisje në pronën e personit të dyshuar A. U., i lindur në Gjermani dhe me banim në komunën e Deçanit, ku është gjetur mjeti që dyshohet se është përdorur në grabitje, një armë zjarri si dhe një sasi e konsiderueshme e parave të gatshme.

    Po ashtu është kryer kontroll edhe te personi i dyshuar L. I., nga komuna e Deçanit, ku edhe në këtë rast janë gjetur prova të bazuara lidhur me veprën penale të grabitjes së armatosur.

    Deri më tani në cilësi të provave materiale janë sekuestruar; Para të gatshme (7330 euro) dhe (100 dollarë), një veturë golf 7, një sasi e arit, dy telefona, veshmbathje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.

    Bazuar në provat dhe dëshmitë e siguruara nga hetuesit rajonalë, personat në fjalë janë të dyshuar të përfshirë në të dy grabitjet e argjendarive në qytetin e Gjakovës, operacion ky i cili ende është në zhvillim e sipër.

    Policia e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet e sigurisë, ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

  • LEX | 24 vjet burgim për Besnik Salihun në rigjykimin për vrasjen në Dumnicë, vëllai i tij lirohet sërish nga akuza

    LEX | 24 vjet burgim për Besnik Salihun në rigjykimin për vrasjen në Dumnicë, vëllai i tij lirohet sërish nga akuza

    LEX | 24 vjet burgim për Besnik Salihun në rigjykimin për vrasjen në Dumnicë, vëllai i tij lirohet sërish nga akuza

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të martën me 24 vjet burgim Besnik Salihun në rigjykimin për vrasjen e Salih Salihut në Dumnicë të Epërme të Podujevës. Vëllai i tij, Ilaz Salihu, është liruar sërish nga akuza për ndihmë në kryerjen e vrasjes.

    Në gjykimin e parë, më 11 shkurt 2026, Besnik Salihu ishte dënuar me dënim unik prej 25 vjetësh burgim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata atëherë e kishte rikualifikuar veprën nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje”, ndërsa Ilaz Salihun e kishte liruar nga akuza. Më 23 qershor, Gjykata e Apelit e anuloi aktgjykimin dhe e ktheu çështjen në rigjykim.

    Siç ka raportuar më herët Drejtësia nga Sinjali, fjalët përfundimtare u dhanë më 13 nëntor. Mbrojtja e Ilaz Salihut kërkoi lirimin e tij, duke argumentuar se edhe pas dëgjimit të dy dëshmitarëve dhe rikonstruksionit të pjesshëm të vendit të ngjarjes, nuk ishte provuar se ai kishte premtuar të ndihmonte në fshehjen e provave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX ) 24 years in prison for Besnik Salih in retrial for the Dumnica assassination, his brother is again acquitted of prosecution

    The Constitutional Court in Pristina has sentenced Besnik Salih to 24 years in prison on Tuesday in the retrial for Salih Salih’s murder in Dumnica of Equip in Podujevo. His brother, Ilaz Salihu, has again been acquitted of a charge of help in committing the murder.

    In his first trial, on February 11, 2026, Besnik Salihu was sentenced to a unique sentence of 25 years in prison for murder and illegal weapons. The court had then requalified the work from heavy murder to murder, while Ilaz Salih had acquitted him of the prosecution. On June 23rd, the Court of Appeals annulled the case and turned it into a retrial.

    As Justice from the Signal reported earlier, final words were given on November 13th. Ilaz Salih’s defence sought his release, arguing that even after the hearing of two witnesses and the partial reconstruction of the site of the event, it had not been proven that he had promised to help hide evidence.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dy shqiptare dëbohen nga Italia

    Dy shqiptare dëbohen nga Italia

    Dy shqiptare dëbohen nga Italia

    Dy shtetase shqiptare, 45 dhe 39 vjeçe, janë dëbuar nga Italia dhe janë riatdhesuar në Shqipëri me një fluturim nga aeroporti i Orio al Serios në Bergamo, pas konstatimit të qëndrimit të parregullt në territorin italian.

    Ngjarja është regjistruar të shtunën, kur dy gratë u denoncuan nga Policia Bashkiake e Monticelli d’Ongina për veprën penale të përvetësimit të sendeve të vjedhura, pas një kontrolli të ushtruar në atë zonë.

    Gjatë verifikimeve, autoritetet konstatuan se të dyja shtetaset shqiptare nuk kishin dokumentacion të rregullt për qëndrimin në Itali. Për këtë arsye, ato u shoqëruan në Komisariatin e Policisë, ku nisi procedura për dëbimin nga territori italian.

    Meqenëse dispononin pasaporta të vlefshme, autoritetet vendosën mbajtjen e dokumenteve të udhëtimit për të mundësuar riatdhesimin e tyre.

    Sipas të dhënave të policisë, 45-vjeçarja rezultonte e dënuar më parë për grabitje pa përdorim dhune të drejtpërdrejtë, ndërsa 39-vjeçarja kishte pasur edhe më herët një urdhër dëbimi nga Italia.

    Procedurat u përmbyllën me shoqërimin e dy grave drejt aeroportit të Orio al Serios në Bergamo, ku pasditen e sotme, në orën 18:00, ato u nisën me avion drejt Tiranës. Operacioni u krye nga efektivët e specializuar të Drejtorisë së Policisë së qytetit, nëpërmjet Zyrës së Emigracionit.

    Autoritetet italiane vijojnë kontrollet dhe procedurat për identifikimin dhe largimin nga territori i vendit të shtetasve të huaj që qëndrojnë në mënyrë të parregullt./TCh/

    Burimi: Insajderi

  • Policia identifikon dy të dyshuar për grabitjen e dy argjendarive në Gjakovë, sekuestron ar dhe para/PAMJE

    Policia identifikon dy të dyshuar për grabitjen e dy argjendarive në Gjakovë, sekuestron ar dhe para/PAMJE

    Policia identifikon dy të dyshuar për grabitjen e dy argjendarive në Gjakovë, sekuestron ar dhe para/PAMJE

    Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për përfshirje në dy grabitje të armatosura në argjendari në qytetin e Gjakovës, të ndodhura më 5 dhe 16 nëntor.

    Sipas njoftimit të Policisë, grabitja e parë kishte ndodhur më 5 nëntor, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur, nën kërcënimin e armës, i kishin marrë pronarit të argjendarisë një sasi ari dhe para të gatshme.

    Sipas deklarimit të ankuesit, vlera e arit të grabitur ishte rreth 30 mijë euro, ndërsa paratë e gatshme rreth 2 mijë euro.

    Rasti i dytë ishte regjistruar më 16 nëntor, rreth orës 16:50, në rrugën “Izet Hima”, po ashtu në një argjendari.

    Në këtë rast, dy të dyshuarit kishin qenë të maskuar dhe të armatosur. Njëri dyshohet se kishte pasur një armë të gjatë, që besohet të ishte e tipit AK-47, ndërsa tjetri një çekan.

    Pasi kishin hyrë në argjendari, ata kishin kërcënuar personat e pranishëm. Njëri prej tyre ishte afruar te raftet ku ekspozohej ari, ndërsa tjetri kishte thyer me çekan xhamin e vitrinës dhe kishte marrë një sasi stolish, kryesisht zinxhirë.

    Gjatë grabitjes, njëri nga viktimat kishte tentuar t’ia merrte armën e gjatë të dyshuarit, por ky i fundit kishte shtënë me armë zjarri, duke e plagosur atë në këmbën e djathtë.

    Pas grabitjes, të dyshuarit ishin larguar në këmbë në drejtim të Sheshit të Çarshisë së Vjetër, ku dyshohet se më pas kishin hipur në një veturë Golf 7, me ngjyrë të bardhë.

    Policia bën të ditur se, pas hetimeve dhe analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, më 17 nëntor ka realizuar bastisje në pronën e personit të dyshuar A.U., i lindur në Gjermani dhe me banim në komunën e Deçanit.

    Gjatë bastisjes, sipas Policisë, është gjetur vetura që dyshohet se ishte përdorur në grabitje, një armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme parash.

    Kontroll është kryer edhe te personi tjetër i dyshuar, L.I., nga komuna e Deçanit, ku gjithashtu janë gjetur prova që ndërlidhen me rastin.

    Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 7 mijë e 330 euro dhe 100 dollarë, një veturë Golf 7, një sasi ari, dy telefona mobilë dhe veshmbathje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve.

    Bazuar në provat e siguruara, Policia dyshon se të dy personat janë të përfshirë në të dy rastet e grabitjeve të argjendarive në Gjakovë.

    Policia ka bërë të ditur se operacioni është ende në zhvillim dhe se veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me Prokurorinë kompetente.

    Burimi: Insajderi

  • Police identify two suspects in the robbery of two silversmiths in Gjakova, seized gold and money. PEACE

    Kosovo police have identified two people suspected of involvement in two armed robbery in silversmithy in the town of Gjakova, located on November 5th and 16th.

    According to the Police’s announcement, the first robbery occurred on November 5th, about 17:15, on Mother Teresa Street, where two masked and armed men, under gun threat, had taken gold and cash from the gold owner.

    According to the complainer’s statement, the value of stolen gold was about 30 thousand euros, while the cash available about 2 thousand euros.

    The second case was recorded on November 16, about 4:50, on the Street of the Hymajis, also a jewelry store.

    In this case, the two suspects had been masked and armed. One allegedly had a long gun, believed to be AK-47, and the other a hammer.

    Upon entering the jewelry store, they had threatened those present. One of them was close to the gold – exposed shelves, while the other had hammered out the window of the window and received an array of jewelry, mainly chains.

    During the robbery, one of the victims had attempted to take the suspect’s long gun, but the suspect had fired a firearm, wounding him in the right leg.

    After the robbery, the suspects had fled on foot to the Old Cheshire Square, where they were suspected to have boarded a white – colored Golf 7 car.

    Police suggest that, after investigating and analyzing the images of security cameras, the November 17th raid has been carried out on the property of the suspected person A.U., born in Germany and living in the Decani municipality.

    During the raid, according to police, cars allegedly used in robbery, a firearms and a considerable amount of money have been found.

    The check has been conducted on the other suspect, L.I., from the municipality of Decani, where evidence has also been found to connect the case.

    In quality of material evidence, 7 thousand and 330 euros and $100, a Golf 7 car an amount of gold, two mobile phones and clothing allegedly used during the robbery.

    Based on the provided evidence, police suspect that both persons are involved in both cases of jewelry robbery in Gjakova.

    Police have announced that the operation is still under way and that further actions will be undertaken in co-ordination with the competent Prosecutor.

    Source Layer: Insander

  • “Për ne mbetesh përherë Luani i lirisë”, mesazhi i Ramush Haradinajt për vëllanë

    “Për ne mbetesh përherë Luani i lirisë”, mesazhi i Ramush Haradinajt për vëllanë

    “Për ne mbetesh përherë Luani i lirisë”, mesazhi i Ramush Haradinajt për vëllanë

    Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij, Luan Haradinajn, në 53-vjetorin e lindjes së tij.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka ndarë një mesazh kushtuar vëllait të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

    “Luan, linde 53 vjet më parë, por për ne mbetesh përherë Luani i lirisë”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

    Luan Haradinaj u lind më 17 nëntor 1973 në Gllogjan të Deçanit dhe ra më 6 maj 1997, gjatë një përleshjeje me forcat serbe në Qafën e Mullarit, në zonën e Hasit, në moshën 23-vjeçare.

  • Raportohet i zhdukur një person në Gjilan

    Raportohet i zhdukur një person në Gjilan

    Raportohet i zhdukur një person në Gjilan

    Një burrë është raportuar i zhdukur në Gjilan, pasi është larguar nga shtëpia dhe që atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është denoncuar më 15 nëntor, rreth orës 19:00.

    Në raport thuhet se bëhet fjalë për një shtetas kosovar, transmeton Klankosova.tv

    Policia nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e zhdukjes.

  • Policia ndalon një veturë me targa serbe në Bërnjak, dyshohet për kalim ilegal të kufirit

    Policia ndalon një veturë me targa serbe në Bërnjak, dyshohet për kalim ilegal të kufirit

    Policia ndalon një veturë me targa serbe në Bërnjak, dyshohet për kalim ilegal të kufirit

    Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në Bërnjak, në të cilën ndodheshin pesë persona, katër prej tyre të dyshuar për kalim ilegal të kufirit.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë, kur njësiti policor ndaloi veturën për kontroll.

    Sipas raportit policor, dyshohet se katër shtetas të Kosovës, dy gra dhe dy burra, kishin hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

     

  • Police ban Serbian license plates at Brnjak suspected of illegal border crossings

    PKosovo’s olicia has banned a Serbia license car in Brnjak, in which five people — four of them suspected of illegal border crossings.

    The case happened last night when the police unit stopped the car for control.

    According to the police report, four Kosovo citizens — two women and two men — had illegally entered from Serbia’s territory in the Republic of Kosovo, broadcast I did. tv.

    After the interview, with the prosecutor’s decision, the case has been processed in regular procedure.