Category: Lajme

  • Sveçla: Banorëve të Kalabrisë po u shkelen të drejtat kushtetuese

    Sveçla: Banorëve të Kalabrisë po u shkelen të drejtat kushtetuese

    Sipas raportit të Avokatit të Popullit, në këtë zonë janë evidentuar probleme që lidhen me cenimin e të drejtave kushtetuese të banorëve. Ujërat e zeza, mbeturinat, brejtësit, insektet dhe aroma e rëndë kanë krijuar kushte të papërshtatshme jetese.

    Banorët po përballen me vështirësi në shfrytëzimin e oborreve dhe hapësirave të tyre private, ndërsa janë raportuar edhe probleme shëndetësore që kanë kërkuar trajtim mjekësor.

    Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar duke ia atribuar përgjegjësinë për moszgjidhjen e problemit kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

    Sipas Sveçlës, Rama ishte njoftuar për gjendjen që në vitin 2024, por pavarësisht kalimit të dy viteve, ndërhyrjet e nevojshme nuk janë përfunduar.

    Raporti i Avokatit të Popullit kërkon marrjen e masave të menjëhershme dhe përshpejtimin e punimeve në këtë zonë, duke vlerësuar se vazhdimi i gjendjes aktuale nuk është në përputhje me detyrimet e Komunës së Prishtinës.

    Sveçla i ka bërë thirrje kryetarit Rama që të japë përgjegjësi para banorëve dhe të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e një problemi që po ndikon drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

    Burimi: RTKLive

  • Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë

    Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë

    Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë

    Dy persona të dyshuar për grabitjen e armatosur që ndodhi të martën në mesditë në Gjakovë janë arrestuar, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Përmes një postimi, Sveçla ka njoftuar se të dyshuarit janë identifikuar mbrëmë, ndërsa janë arrestuar sot, pas një pune intensive hetimore nga Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokuroria.

    Gjatë aksionit, sipas Sveçlës, janë sekuestruar edhe armët që dyshohet se janë përdorur në kryerjen e grabitjes, si dhe një sasi e konsiderueshme parash, transmeton Klankosova.tv.

    Grabitja e armatosur kishte ndodhur dje në Gjakovë, ku si pasojë ishte plagosur një qytetar, ndërsa ishte rrezikuar edhe siguria e personave të tjerë.

    “Nuk do të lejojmë që individë të tillë të cenojnë sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve tanë. Sundimi i ligjit dhe mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve mbeten të panegociueshme”, ka shkruar ministri.

  • Zhduket një grua në Fushë-Kosovë, policia nis hetimet

    Zhduket një grua në Fushë-Kosovë, policia nis hetimet

    Zhduket një grua në Fushë-Kosovë, policia nis hetimet

    Një grua është raportuar e zhdukur në Fushë-Kosovë, pasi ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet më vendndodhja e saj.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 14 nëntor, rreth orës 03:00, transmeton Klankosova.tv.

    Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se bëhet fjalë për një femër shtetase kosovare, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

    Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e zhdukjes.

  • Trumpi do ta nisë udhëtimin në Azi me bisedime në Manila, para vizitës në Kinë

    Trumpi do ta nisë udhëtimin në Azi me bisedime në Manila, para vizitës në Kinë

    Trumpi do ta nisë udhëtimin në Azi me bisedime në Manila, para vizitës në Kinë

    Presidenti amerikan Donald Trump mbërrin të martën në Filipine, në përmbyllje të një samiti të vendeve të Azisë Juglindore. Atje, ai mund të përballet me protesta, pikërisht në prag të takimit të parë pas dy vitesh të liderëve të grupit “Quad”, që përbëhet nga vende të rajonit Indo-Paqësor.

    Udhëtimi i Trumpit në Azi – i cili përfshin forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Shenzhen dhe një takim trepalësh shumë të pritur me homologët e tij kinezë dhe rusë – vjen pas humbjes së Partisë së tij Republikane në zgjedhjet e mesmandatit. Situata komplikohet më tej nga akuzat për spiunazh, si dhe nga kufizimet e reja të SHBA-së ndaj qasjes së Kinës në çipat e inteligjencës artificiale (AI) – zhvillime këto që mund të cënojnë armëpushimin e brishtë në luftën tregtare, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Në Manila mund të ketë protesta kundër vizitës së Trumpit, pas disa ditësh demonstrata gjatë të cilave u dogjën figura simbolike të presidentit dhe u bënë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, si dhe për të hequr dorë nga nisma “Pax Silica” – një zinxhir furnizimi i udhëhequr nga SHBA-ja.

    Takimi i grupit “Quad” – që përfshin SHBA-në, Japoninë, Australinë dhe Indinë – do të jetë i pari për Trumpin. Ai zhvillohet dy vjet pas takimit të fundit të këtij grupi, një nismë që paraardhësi i tij, Joe Biden, e konsideronte si një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme.

    Takimi zhvillohet para samitit të APEC-ut, të organizuar nga presidenti kinez Xi Jinping. Ky i fundit më herët e ka kundërshtuar “Quad”-in, duke e parë atë si një përpjekje për të rrethuar Pekinin. Nga ana tjetër, anëtarët e “Quad”-it kanë deklaruar se ky grupim nuk është i drejtuar kundër asnjë vendi të veçantë.

    Gjatë samitit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) të hënën, kryeministri kinez Li Qiang vlerësoi arritjet ekonomike të Kinës dhe ASEAN-it – të cilat i quajti “vërtet të jashtëzakonshme” – pavarësisht kufizimeve tregtare globale. Ai theksoi angazhimin e Pekinit ndaj tregtisë së lirë dhe nevojën për të “qëndruar të bashkuar, për të shmangur ndërhyrjet e jashtme dhe për të punuar së bashku”.

    Kina është partneri më i madh tregtar i ASEAN-it dhe një burim kyç investimesh; megjithatë, ekonomitë më të mëdha të këtij blloku prej 11 anëtarësh – i cili ka një PBB të përbashkët prej më shumë se 3,9 trilionë dollarësh – kërkojnë të thellojnë marrëdhëniet me SHBA-në, pavarësisht pasigurisë së zgjatur tregtare dhe diplomatike gjatë administratës Trump. Ish-zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, ia atribuoi kryediplomatit të Uashingtonit, Marco Rubio, meritën për përcaktimin e momentit dhe mbledhjen sërish të “Quad”-it, për të cilin tha se kishte humbur ambicien gjatë periudhës së Trumpit.

  • Brad Pitt dhe Ines de Ramon shkëlqyen në premierën e filmit të tij të ri: Ata pozuan me humor të mirë

    Brad Pitt dhe Ines de Ramon shkëlqyen në premierën e filmit të tij të ri: Ata pozuan me humor të mirë

    Brad Pitt dhe e dashura e tij Ines de Ramon u shfaqën në premierën e filmit “The Further Mis-Adventures of Cliff Booth” në Los Angeles.

    Ines de Ramon zgjodhi një fustan të bardhë me prerje për premierën e filmit të ri të partnerit të saj Brad Pitt. Ai u shfaq me një pulovër, pantallona dhe një pallto. Me humor të mirë, ata pozuan për fotografët e pranishëm.

    Pjesa tjetër e kastit të filmit, përfshirë Quentin Tarantino, Elizabeth Debicki, Carla Gugino, Scott Caan, Peter Weller dhe Yahya Abdul-Mateen II, u shfaqën në premierë.

    Filmi është drejtuar nga David Fincher sipas një skenari të Tarantinos. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1977, tetë vjet pas ngjarjeve të filmit të vitit 2019 “Once Upon a Time in Hollywood”. Brad Pitt riinterpreton rolin e tij si kaskaderi Cliff Booth, për të cilin fitoi një Oscar për Aktorin më të Mirë Mbështetës.

    Në filmin e parë, Booth ishte një kaskader prej kohësh dhe shoku më i mirë i aktorit Rick Dalton, luajtur nga Leonardo DiCaprio. Vazhdimi ndjek jetën e tij të re në Hollywood, ku ai fillon të punojë si një njeri që zgjidh problemet e të tjerëve.

    Sipas Netflix, filmi do të shfaqet ekskluzivisht në kinematë IMAX për dy javë duke filluar nga 25 nëntori, dhe do të jetë i disponueshëm në Netflix duke filluar nga 23 dhjetori.

    Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë në një lidhje që nga viti 2022, dhe ata ecën në tapetin e kuq së bashku për herë të parë në vitin 2024. Sipas revistës People, çifti jeton së bashku.

  • Brad Pitt and Ines de Ramon shined at the premiere of his new film: They worked with a good mood.

    Brad Pitt and his girlfriend Ines de Ramon appeared at the premiere of the film The Further Mis-Adventures of Cliff Booth in Los Angeles.

    Ines de Ramon chose a white cut dress for her partner Brad Pitt’s new movie premiere. He showed up with a sweater, pants and a coat. In a good mood, they pose for the photographers present.

    The rest of the film cast, including Quentin Tarantino, Elizabeth Debicki, Carla Gugino, Scott Caan, Peter Weller and Yahya Abdul-Mateen II, appeared at the premiere.

    The film was run by David Fincher under a Tarantino scenario. The events take place in 1977, eight years after the events of the film in 2019 – Onzer Upon a Time in Hollywood. Brad Pitt reinterprets his role as cascader Cliff Booth, who won an Oscar for Best Supporter Actor.

    In the first film, Booth was a long-time cascader and actor Rick Dalton’s best friend, played by Leonardo DiCaprio. Continue following his new life in Hollywood, where he starts working as a man who solves other people’s problems.

    According to Netflix, the film will be shown exclusively at IMAX cinemas for two weeks starting on November 25th, and will be available in Netflix starting on December 23rd.

    Brad Pitt and Ines de Ramon have been in a relationship since 2022, and they’ve been walking on the red carpet together for the first time in 2024. According to People magazine, the couple live together.

  • Kjo është banorja që mbrëmë u eleminua

    Kjo është banorja që mbrëmë u eleminua

    Kjo është banorja që mbrëmë u eleminua

    Olechka është banorja e eliminuar në Big Beother VIP Kosova 5.

    Ajo doli më pak e preferuar.

    E pas saj ishte Valdeti, i cili do të jetë në nominim.

    Më i preferuari doli Nichi.

    Burimi: Insajderi

  • This is the resident who was eliminated last night.

    Olechka is the eliminated resident at the Big Bear V IP Kosovo 5.

    She turned out to be less popular.

    Then there was Valdet, who would be nominated.

    The favorite came out Nichi.

    Source Layer: Insander