Category: Lajme

  • Tragjike: Vdes në moshën 31 vjeçare boksieri irlandez, nuk i mbijetoi nokautit të kundërshtarit

    Tragjike: Vdes në moshën 31 vjeçare boksieri irlandez, nuk i mbijetoi nokautit të kundërshtarit

    Tragjike: Vdes në moshën 31 vjeçare boksieri irlandez, nuk i mbijetoi nokautit të kundërshtarit

    Bota e boksit është tronditur nga një lajm i rëndë, pasi ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare boksieri i njohur nga Irlanda, Lee Reeves.

    Ai ndodhej i shtrirë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore që nga muaji gusht i këtij viti, si pasojë e dëmtimeve të rënda që kishte pësuar në kokë gjatë një dueli në ring.

    Tronditja fatale ndodhi pas një nokauti brutal që Reeves mori nga kundërshtari i tij, Gary Cully. Pavarësisht betejës tremujore të mjekëve dhe qëndrimit të vazhdueshëm në kujdes intensiv, 31-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë sot në moshë të re.

    Gjatë karrierës së tij profesionale, Lee Reeves kishte zhvilluar gjithsej 18 meçe, prej të cilave kishte regjistruar 16 fitore dhe vetëm dy humbje, duke lënë gjurmë si një sportist i përkushtuar në ring.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tragic: I die at the age of 31, the Irish boxer didn’t survive his opponent’s knockout

    The boxing world has been shaken by serious news, having passed away at the age of 31, the popular boxer from Ireland, Lee Reyes.

    He was lying in hospital in serious health condition since August of this year as a result of severe head injuries during a duel in the ring.

    The fatal shock occurred after a brutal knockout that Reeves took from his opponent, Gary Cully. Despite the three-month battle of doctors and a constant in intensive care, the 31-year-old failed to survive the injuries, changing lives today at an early age.

    During his professional career, Lee Reeves had developed a total of 18 metres, of which he had recorded 16 victories and only two losses, leaving track as a dedicated sportsman in the ring.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Katër komisione parlamentare mblidhen sot

    Katër komisione parlamentare mblidhen sot

    Katër komisione parlamentare mblidhen sot

    Katër komisione parlamentare do të zhvillojnë mbledhje gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

    Aktivitetet nisin në orën 11:00, kur Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mbajë takim me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, njofton Klankosova.tv.

    Në orën 12:00, Komisioni për Arsim dhe Shkencë do të diskutojë për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe arsimin e lartë privat në Kosovë. Në këtë takim janë ftuar bartësit e institucioneve private të arsimit të lartë.

    Ndërkaq, në orën 13:00, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të zhvillojë takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Agjenda e komisioneve vazhdon në orën 15:30, kur Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Raportin Vjetor të Punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2025, transmeton Klankosova.tv.

    Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për përmbylljen e tri konkurseve për tri pozita në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), si dhe organizimin e një tryeze për përafrimin e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit me direktivat e Bashkimit Evropian.

  • 17 Nëntori që i dha emër UÇK-së, 32 vjet nga vendimi historik

    17 Nëntori që i dha emër UÇK-së, 32 vjet nga vendimi historik

    17 Nëntori që i dha emër UÇK-së, 32 vjet nga vendimi historik

    Më 17 nëntor 1994, para 32 vitesh, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni, mori vendim për emërtimin e njësive të armatosura të udhëhequra nga LPK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    Po atë ditë, u mor edhe vendimi për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj – Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion.

    Komunikata e shkruar po atë ditë mban numër 11, shifër kjo që paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të saja të armatosura, shkruan Emrush Xhemajli, ish-sekretar i përgjithshëm i LPK-së nga viti 1987 deri më 1998, në një postim në Facebook./Klankosova.tv

  • 17 November That Made him a Name KLA, 32 years of historic decision

    MOn November 17th 1994, 32 years ago, the headship of the Kosovo People’s Movement, following the analysis of the situation and demands from the ground, made a decision to appoint the armed units led by the Kosovo Liberation Army.

    The same day, the decision was made to appoint its highest command body, the Central Staff of the Kosovo Liberation Army, and the decision to launch communiques for opinion.

    The communication written that day holds an 11th figure that represents the number of military actions by then of its armed units, writes Emrush Xhemajli, former LPK secretary general from 1987 to 1998, in a Facebook post. /Klankosova. tv

  • Olechka u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, përfundon zyrtarisht rrugëtimin

    Olechka u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, përfundon zyrtarisht rrugëtimin

    Olechka është banorja e cila u eliminua mbrëmë në Big Brother VIP Kosova.

    Ajo rezultoi si më pak e votuar nga një televotim i hapur të hënën, përmes të cilit publiku duhej të votonte për banorin e preferuar.

    Në bazë të televotimit të hapur mbrëmë nga Vëllai i Madh, banori që do të merrte më pak vota do të penalizohej duke u eliminuar përfundimisht nga gara për çmimin e madh.

    Pas përfundimit të televotimit, rezultoi se Olechka ishte ajo që kishte marrë më pak vota nga publiku, duke e ndërprerë kështu zyrtarisht rrugëtimin e saj Big Brother VIP Kosova.

    Ndërkaq, Valdeti u rendit si banori i dytë me më pak vota, por këtë herë nuk e përfundoi rrugëtimin. Ai u dërgua në nominim, duke mbetur kështu ende pjesë e lojës.

    Me eliminimin e Olechkës, gara në Big Brother VIP Kosova vazhdon për banorët e tjerë, ndërsa vëmendja tashmë zhvendoset te nominimi, ku pritet të mësohet se cili do të jetë vendimi i radhës i publikut.

  • Klopp e lavdëron Grudën për paraqitjen ndaj Holandës

    Klopp e lavdëron Grudën për paraqitjen ndaj Holandës

    Trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klopp, e vlerësoi shumë paraqitjen e sulmuesve anësorëve Brajan Gruda dhe Derry Scherhant në fitoren 5-0 ndaj Holandës në Ligën e Kombeve mbrëmë.

    Gjermani mori një fitore të madhe 5-0 ndaj Holandës duke arritur të mbyll grupin 2 si lider dhe duke lënë “Tulipanët” të dytit dhe Greqinë të tretë.

    Golat për “Panzerët” u shënuan nga Scherhant (41’), Florian Ëirtz (60’, 77), Nico Schlotterbeck (65’) dhe Gruda (77’).

    Megjithatë, Klopp është përkujdesur t’i komplimentoj dy lojtarët e rinj, Gruda dhe Scherhant, për paraqitjen e tyre brilante.

    “Kemi Derry Scherhant dhe Brajan Gruda, dhe Zoti im, ata të dy dinë vërtet të luajnë futboll! Por sasia e punës që bënë dhe ajo që duhej të bënin sot, ishte absolutisht e jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht Klopp.

    “Shumë lojtarë gjithashtu mund të luajnë futboll, por ka të bëjë me përpjekjen, përkushtimin dhe pasionin që i kushton. Kjo është ajo që në fund të fundit ka rëndësi. Këta djem ende po e befasojnë veten”.

    “Sot treguam se mund të jemi edhe shkatërrues kur sulmojmë shpejt. Kjo është diçka që nuk e kishim treguar më parë”, përfundoi trajneri i Gjermanisë. /Telegrafi/

  • Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

    Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

    Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

    Përfaqësuese të vendeve të ndryshme të Evropës u mblodhën të dielën në Bruksel.

    Krejt kjo në kuadër të mbrëmjes hapëse të Forumit për Zgjerim nga Komisioni Evropian.

    Por, vëmendjen e të gjithëve, e mori melodia e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”,

    Këtë melodi para syve të udhëheqësve politik të nivelit të lart nga vendet anëtare të BE-së, zgjodhi ta luante Grupi Slloven “Kapobanda”.

    Madje, sikur të mos mjaftonte melodia e këngës, në ekran shfaqej edhe teksti përmes të cilit pretendohet se Kosova është tokë serbe.

    E Profesori universitar, Milazim Krasniqi, shpjegon mesazhin që bartë kjo këngë.

    “Mesazhi i atij teksti është tipik brenda mitit serb për Kosovën, Kosova  si Jerusalem serb dhe si ëndërr e kthimit hakmarrës në Kosovë, pra nga kjo pikëpamje ajo është një skandal dhe jam i bindur që nuk është i rastësishëm por është i planifikuar i konceptuar si mesazh për Qeverinë e re të Serbisë, për listës studentore e ka pasur përkrahjen dhe financimin e BE-së dhe sigurisht kjo tregon që ne mund të kemi shumë probleme në të ardhmen edhe për faktin që edhe në procesin e dialogut BE asnjëherë Kosovën nuk e trajton si palë të barabartë me Serbinë”, ka thënë Krasniqi.

    Vet Forumi për Zgjerim, synon t’i forcojë lidhjet ekonomike, politike e shoqërore edhe mes vendeve kandidate për anëtarësim në BE.

    Por, një gjë e tillë, sipas etnomuzikologut, nuk arrihet nëse edhe në vende të tilla lejohen interpretimet e këngëve të tilla.

    “Interpretimi i kësaj këngë gjatë forumit të zgjerimit të BE-së mund të shihet si një formë  e papranueshme e provokimit dhe promvimit të mesazheve nacionaliste, pavarësisht nëse ky ka qenë  qëllimi i organizatorëve aq më tepër  një formë e tilllë synon afrimin dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve e jo rikthimin e narrativa që synojnë historikisht kanë nxitur konflikte ndërmjet tyre”, tha Munishi.

    Ndërsa analisti, Blerim Burjani, e quan skandal atë që ndodhi në ngjarjen ku nikoqire është vet komisionerja për zgjerim, Marta Kos.

    “Është një përgjegjës politike e BE-së, pastaj teknika administrative dhe protokollare e dyta mendoj që nuk është i involove BE-ja por teknika administrative e cila ka bërë një lëshim që mund të jetë edhe teknik  por është e papranueshme për neve, pa marrë parasysh BE-ja është organizatori është dashtë me dhanë dhe duhet të jap përgjegjësi pse ka ndodh një rast i tillë  kur lëshohet një kënge kundër një shteti që është absurd dhe është një skandal i paparë deri me tani ne BE”, theksoj Burjani.

    Për këtë skandal, vet komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, fajin ua la muzikantëve, teksa shprehi keqardhje për atë që ndodhi.

    Ndërsa më vonë, një zëdhënës nga Komisioni Evropian, tha se kënga në fjalë është përzgjedhur nga vet grupi muzikor dhe se nuk u miratua nga Komisioni Evropian

    Burimi: Insajderi

  • The EU scandal ʹOj Kosovo, Kosovo What message does the Serbian nationalist song have?

    Representatives of various European countries gathered in Brussels on Sunday.

    All of this under the opening evening of the Forum for Enlargement from the European Commission.

    But, everyone’s attention, received the melody of the Serbian nationalist song “Oy Kosovo, Kosovo,”

    This melody before the eyes of high-level political leaders from EU member states chose to play the Slovenian group, Kapbanda.

    Even if the melody of the song were not enough, the text through which Kosovo is claimed to be Serbian land was also shown on the screen.

    And university professor Milazim Krasniqi explains the message this song carries.

    The message of that text is typical within the Serbian myth of Kosovo, Kosovo like Serbian Jerusalem, and as a dream of retaliatory return to Kosovo, so from this point it is a scandal and I am convinced that it is not random but it is planned as a message for Serbia’s new government, for the student list it has had the support and financing of the EU, and of course it shows that we can have many problems in the future, even in the EU dialogue process that Kosovo never treats as an equal party with Serbia, Krasniqi has said.

    The Forum for Enlargement itself aims to strengthen economic, political and social ties even among candidate countries for EU membership.

    But such a thing is not possible, according to the ethnomusicologist, if such song interpretations are allowed in such places.

    The interpretation of this song during the EU enlargement forum can be seen as an unacceptable form of provocation and promotion of nationalist messages, regardless of whether it was the goal of organisers, much less a form of approach and co-operation between countries, and not the return of the historically targeted Narrativa have sparked conflicts between them, Munich said.

    While the analyst, Blerim Burjani, calls what happened in the event where the host is the commissioner himself, Marta Kos.

    It’s a political responsibility of the EU, then administration techniques and protocol second, I think it’s not the EU’s evolution, but the administrative technique that has made a concession that can be both technical but is unacceptable to us, regardless of what the EU has to give, and I have to give the responsibility why such a case has occurred when a song against a state that is absurd and is an unprecedented scandal with us in the EU, Burjan stressed.

    For this scandal, EU Enlargement Commissioner Marta Kos himself blamed the musicians as she expressed regret over what happened.

    While later, a spokesman from the European Commission said the song in question was selected by the band itself and that it was not approved by the European Commission.

    Source Layer: Insander

  • Artisti nga Kosova, Zeqirja Rexhepi, hap ekspozitën e parë personale në Montreal

    Artisti nga Kosova, Zeqirja Rexhepi, hap ekspozitën e parë personale në Montreal

    Artisti i lindur në Kosovë, Zeqirja Rexhepi, ka hapur ekspozitën e tij të parë personale në Montreal të Kanadasë, ku prezantoi koleksionin e pikturave të titulluar “Simfonia e Mbijetesës”, kushtuar temave të luftës, humbjes dhe qëndrueshmërisë njerëzore.

    Ekspozita u hap të shtunën, më 14 nëntor, në Galerie Ambigu, duke sjellë së bashku vepra që trajtojnë mënyrën se si njerëzit i bartin kujtimet e periudhave të vështira në jetën e përditshme.

    Pikturat e Rexhepit prekin përvojat e luftës dhe pandemisë, duke ndërthurur ngjarje që kanë tronditur komunitete të tëra me përjetime personale që lidhen me humbjen dhe mbijetesën.

    Për hapjen e ekspozitës, artisti udhëtoi nga Halifax drejt Montrealit. Gjatë mbrëmjes, vizitorët patën mundësi t’i shihnin nga afër punimet, të bisedonin me artistin dhe të ndiqnin muzikë live. Në mesin e performuesve ishte edhe vajza e tij, Tringa, e cila interpretoi gjatë eventit.

    Ekspozita u kurua nga Kastriot Dervishi dhe u prezantua me titullin në frëngjisht “La Symphonie de la survie” dhe në shqip “Simfonia e Mbijetesës”. Hyrja në hapje ishte falas, transmeton Telegrafi.

    Mbi pesë dekada krijimtari artistike

    Zeqirja Rexhepi ka më shumë se pesë dekada që merret me art dhe gjatë karrierës së tij ka ekspozuar në vende të ndryshme të Evropës dhe Kanadasë.

    Ndër prezantimet e tij të mëparshme është edhe ekspozimi i punimeve në Muzeun Kanadez të Imigracionit në Pier 21, në Halifax, institucion që dokumenton historinë e ardhjes së emigrantëve në Kanada dhe ndërtimin e jetës së tyre në këtë vend.

    Angazhimi i tij artistik në Halifax përfshin edhe krijimin e një murali për eventin “Tall Ships” të qytetit, përmes të cilit veprat e tij u prezantuan në hapësirë publike.

    Në Shqipëri, Rexhepi ka prezantuar ekspozitën e titulluar “Roots in Berat”, ndërsa projektet e tij kanë përfshirë edhe realizimin e veprave artistike për një kishë në Kosovë dhe një xhami në Evropë.

    Me ekspozitën e hapur në Montreal, artisti nga Kosova prezantoi krijimtarinë e tij para një audience të re në Kebek, duke sjellë në këtë qytet një koleksion që trajton kujtesën e përbashkët dhe përjetimet individuale pas periudhave të krizave./Telegrafi/