Category: Lajme

  • Gjiganti spanjoll ëndërron transferimin e Josko Gvardiol, por përballë ka një mision pothuajse të pamundur

    Gjiganti spanjoll ëndërron transferimin e Josko Gvardiol, por përballë ka një mision pothuajse të pamundur

    Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit kroat Josko Gvardiol nga Manchester City, pasi e sheh atë si profilin ideal për të përforcuar repartin defensiv. Megjithatë, realizimi i këtij operacioni duket shumë i vështirë.

    Barcelona ka kontaktuar Manchester Cityn për të mësuar më shumë rreth situatës së Josko Gvardiol, raporton mediumi spanjoll AS.

    Klubi katalanas është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri për afatin kalimtar të janarit, pasi lëndimet e Jules Koundé, Eric García dhe Andreas Christensen, si dhe problemet e shfaqura në ndeshjet ndaj kundërshtarëve më të fortë, kanë shtyrë drejtuesit të shqyrtojnë mundësitë në treg.

    Trajneri Hansi Flick ka pranuar së fundmi se Barcelona po monitoron situatën dhe do të përpiqet të përforcohet, nëse kushtet financiare e lejojnë një gjë të tillë.

    telegrafi.com

    Gvardiol, profili ideal për Barcelonën

    Sipas AS, gjatë kontakteve me Manchester Cityn për mesfushorin Rodri, drejtuesit e Barcelonës kanë pyetur edhe për situatën e mbrojtësit kroat.

    Gvardiol shihet si lojtari që i përshtatet më së miri kërkesave të klubit katalanas. Barcelona ka nevojë për një qendërmbrojtës me këmbën e majtë, me përvojë në nivelet më të larta dhe që mund të luajë edhe në pozitën e mbrojtësit të majtë.

    Pavarësisht se është vetëm 24-vjeçar, kroati i Manchester Cityt i plotëson të gjitha këto karakteristika dhe për këtë arsye është një nga emrat më të pëlqyer nga drejtuesit e Barcelonës.

    Megjithatë, transferimi i tij duket pothuajse i pamundur. Gvardiol ka vazhduar së fundmi kontratën me Manchester Cityn deri në vitin 2031, ndërsa klubi anglez nuk ka arsye të heqë dorë lehtë nga një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës.

    Sipas gazetës spanjolle, e vetmja mundësi që mund të shqyrtohej do të ishte një huazim, por edhe ky skenar vlerësohet shumë i vështirë, përveç nëse situata te Manchester City ndryshon ndjeshëm.

    telegrafi.com

    Barcelona shqyrton edhe alternativa të tjera

    Përveç Gvardiol, në listën e kandidatëve të mundshëm të Barcelonës përmenden edhe Jonathan Tah i Bayern Munichut dhe Alessandro Bastoni i Interit. Të dy mbrojtësit kanë qenë më herët në radarët e klubit katalanas.

    Megjithatë, edhe këto operacione nuk janë të lehta për t’u realizuar, sidomos për shkak të gjendjes financiare të Barcelonës.

    Sipas La Vanguardia, katalanasit do të mund të transferojnë lojtarë të rinj në afatin kalimtar të janarit vetëm nëse paraprakisht realizojnë shitje.

    Kështu, drejtori sportiv Deco duhet të gjejë një mbrojtës cilësor, i cili mund ta ndihmojë menjëherë skuadrën e Flickut, por që njëkohësisht të jetë brenda mundësive financiare të klubit.

    telegrafi.com

    Gvardiol mbetet profili ideal për Barcelonën, por kontrata e tij afatgjatë dhe rëndësia që ka te Manchester City e bëjnë këtë transferim një mision pothuajse të pamundur. /Telegrafi/

  • Mehmetaj për Kurtin e Konjufcën: Janë hajna të kualifikuar

    Mehmetaj për Kurtin e Konjufcën: Janë hajna të kualifikuar

    Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar perceptimin publik për kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomatin e Kuvendit, Glauk Konjufca, duke thënë se edhe qytetarët që nuk i mbështesin politikisht e kanë të vështirë t’i imagjinojnë ata të përfshirë në skema korruptive.

    Në Debat Plus, Mehmetaj ka thënë se kjo lidhet me mënyrën se si Kurti dhe Konjufca janë prezantuar vazhdimisht para publikut.

    “Edhe ata që nuk janë me Albin Kurtin, Glauk Konjufcën disi e kanë si të pamundur me i paramendu ata në skema korruptive ku bëhen pare. Arsyeja është se qysh janë prezantuar në publik gjithmonë. Për shembull, Glauk Konjufca po vjedh, disi hala nuk janë bind, përkundër shifrave, numrave, që këta janë hajna të kualifikuar”, ka deklaruar Mehmetaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Mehmetaj for the Conjufka Kurt: They’re qualified thieves.

    Journalist Lirim Mehmetaj has commented on the public perception of Prime Minister Albin Kurti and Parliament’s top diplomat Glauk Konjufca, saying that even citizens who do not support them politically find it difficult to imagine those involved in corrupt schemes.

    In Debat Plus, Mehmetaj has said it relates to the way Kurti and Konjufca are constantly presented to the public.

    Even those who are not with Albin Kurt, Glauk Konjufca somehow find it impossible to imagine them in corrupt schemes where money is made. The reason is how they were presented in public all the time. For example, Glauk Konjufca is stealing, some of them are not convinced, despite figures, numbers, which are qualified thieves, Mehmetaj has declared.

    Source Layer: Dukeagini

  • 570 persona vishen si Rocky Balboa për të thyer rekordin Guinness

    570 persona vishen si Rocky Balboa për të thyer rekordin Guinness

    Përvjetori i 50-të i filmit kult “Rocky” u shënua me një aktivitet të veçantë në Filadelfia, ku 570 persona u veshën si boksieri i famshëm, Rocky Balboa, në shkallët e Muzeut të Artit të qytetit.

    Pjesëmarrësit rikrijuan skenën ikonike të stërvitjes nga filmi, duke veshur veshjet karakteristike të personazhit të interpretuar nga Sylvester Stallone.

    Aktiviteti u organizua të premten me synimin për të thyer rekordin Guinness për grumbullimin më të madh të njerëzve të veshur si Rocky Balboa.

    Organizatorët konfirmuan pjesëmarrjen e 570 personave, duke tejkaluar ndjeshëm rekordin e mëparshëm prej 250 vetash, transmeton Telegrafi.

    Sipas rregullave të rekordit, secili pjesëmarrës duhej të vishte një bluzë sportive gri me kapuç, pantallona sportive gri, një kapelë të zezë dhe atlete të zeza të llojit Converse Chuck Taylor All Star, me qafë të lartë.

    Filmi “Rocky”, me regji të John G. Avildsen, u publikua në vjeshtën e vitit 1976. Përpjekja për thyerjen e rekordit u organizua nga Philadelphia Visitor Center Corp., në kuadër të aktiviteteve festive “Rocky 50”. /Telegrafi/

  • Rastet e Hagës në Maqedoni, Kadriu: Çështja është e gjykuar, iniciativa e Trajanovit nuk ka bazë

    Rastet e Hagës në Maqedoni, Kadriu: Çështja është e gjykuar, iniciativa e Trajanovit nuk ka bazë

    Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu ka bërë të ditur se në muajin dhjetor i përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e ka deklaruar sonte në emisionin “Debat në Shenja”, ku ka folur edhe për çështjen e lëndëve që ka trajtuar si gjykatës referues, por që ende presin të shqyrtohen në seancë gjyqësore.

    Kadriu bëri të ditur se krahas tij, në dhjetor i përfundon mandati edhe kolegut të tij Darko, ndërsa pas dy muajsh pritet t’i skadojë mandati edhe gjykatësit Naser Ajdari.

    “Edhe kolegu Darko edhe mu Osman Kadriu në dhjetor na skadon afati në Gjykatën Kushtetuese. Pas dy muajve edhe kandidatit të tretë, i skadon edhe gjykatësit të tretë Naser Ajdari i skadon afati. Atëherë çka do të ndodhë me lëndët? Jo për ato që nuk ka filluar procedura, por për ato që janë përfunduar nga gjykatësi referues. Unë si gjykatës kushtetues deri tash që i kam përfunduar lëndët ku paraqitem si gjyaktës referues, i kam dorëzuar ato lëndë, dhe ato duhet të kalojnë vetëm në seancë gjyqësore. Një prej atyre lëndëve që jam gjykatës referues është edhe landa për rastin e Hagës”, deklaroi Osmani.

    Kadriu ka bërë të ditur se ka përfunduar procedurën për lëndën që lidhet me rastet e Hagës, duke vlerësuar se iniciativa e paraqitur nga Pavle Trajanov është e pabazë.

    Ai tha se në raport ka përfshirë edhe petitumin, përkatësisht propozimin se si duhet të vendoset lidhur me iniciativën e Trajanovit.

    “Për këtë lëndë, para pesë-gjashtë muajsh e kam përfunduar procedurën. Kam përgatitur raport në formë të shkruar dhe, në fund të raportit, siç është rregulli në Gjykatë, raporti ka edhe petitum. Petitumi është propozimi se cili duhet të jetë fati i iniciativës së paraqitur nga Pavle Trajanov. Iniciativa është pa bazë. Këtu një rrethanë shumë e rëndësishme është arsyeja pse e kam propozuar atë përfundim. E kam elaboruar me fakte dhe akte. Gjykata Kushtetuese për këtë çështje ka vendosur njëherë. Edhe në drejtësi këtë e quajmë ‘res judicata’, ose çështje e gjykuar”, deklaroi Kadriu.

  • The Hague cases in Macedonia, Kadriu: Case judged, Trajanov initiative has no basis

    Constitutional Judge Osman Kadriu has indicated that in December he completes his mandate at the Constitutional Court. He’s been reporting this tonight on the Dubat show in Sign, where he’s been talking about the subjects he’s handled as a reference court, but still waiting to be reviewed at the hearing.

    Kadriu announced that, in December, the mandate ends with his colleague Darko, while two months later, Judge Naser Aydari is expected to expire.

    And colleague Darko and Osman Kadriu in December are running out of deadlines at the Constitutional Court. After two months and a third candidate, third judge Naser Aydar expires. Then what will happen to the classes? Not for those that didn’t start procedures, but for those that were completed by the reference judge. I as a constitutional judge so far that I’ve completed the courses where I’m represented as a reference court, I’ve delivered those subjects, and they’re only supposed to be passed at the hearing. One of those subjects that I am the reference court is also the landa for The Hague case, Osmani said.

    Kadriu has indicated that he has completed the procedure for the subject related to The Hague cases, praising that the initiative presented by Pavle Trajanov is groundless.

    He said the report included petitum, respectively, on how to decide on Trajanov’s initiative.

    I finished the procedure five or six months ago. I’ve prepared written report and, at the end of the report, as is the order of the Court, the report has pettium. Petitum is the proposal of what the fate of the initiative presented by Pavle Trajanov should be. The initiative is baseless. Here a very important situation is why I proposed that conclusion. I’ve done it with facts and acts. The Constitutional Court in this case has ruled once. Even in justice we call this the Judicata, or the case judged, Kadriu said.

  • Spitali i Gjakovës jep detaje për gjendjen e të plagosurit

    Spitali i Gjakovës jep detaje për gjendjen e të plagosurit

    Spitali i Gjakovës jep detaje për gjendjen e të plagosurit

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Gjakovën, ku pas një rasti që dyshohet se lidhet me një plaçkitje në Çarshinë e Madhe, ka mbetur i plagosur një person me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë kanë përfunduar në spital në gjendje shoku.

    Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ka dalë me një njoftim zyrtar Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, duke konfirmuar se rreth orës 17:10 në Emergjencën e këtij institucioni janë pranuar tre persona – një mashkull dhe dy femra.

    Sipas mjekëve, mashkulli ka pësuar plagë nga arma e zjarrit në gishtin e parë të këmbës së djathtë, ndërsa pas ekzaminimeve radiologjike (RTG) është konstatuar se plumbi ka mbetur ende në këmbën e tij.

    “Pas ekzaminimit radiologjik (RTG), është evidentuar prania e një trupi të huaj në këmbën e djathtë. Pacienti është pranuar për trajtim spitalor. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, bëhet e ditur në njoftimin e spitalit.

    Ndërkaq, dy femrat që u dërguan në Emergjencë nuk kanë pësuar lëndime fizike, por kanë qenë tejet të tronditura nga ngjarja, ndaj pas ndihmës së nevojshme mjekësore janë liruar për në shtëpi.

    Organet e rendit po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje që dyshohet se lidhet me një tentim-plaçkitje në zemër të Gjakovës.

    Burimi: Sinjali

  • Gjakova Hospital Gives Details on Injured Status

    A serious event has shaken Gjakova’s afternoon, after a allegedly linked to a robbery at the Great Carshia, a man with firearms has been injured, and two others have ended up in hospital in shock.

    Regarding their state of health has emerged with an official report General Hospital Issa Grezdaı in Gjakova, confirming that around 5:10 in the emergency of this institution three persons have been admitted to a male and two females.

    According to doctors, the male has suffered gunshot wounds on his right foot and radiological examinations ( RTG is found that the bullet is still stuck in his leg.

    After the radiological examination ( RTG), has been counted the presence of a foreign body on the right foot. Patient is accepted for hospital treatment. His condition is stable and out of danger for life, it becomes known in the hospital announcement.

    Meanwhile, the two women who were sent to Emergency Times have not suffered physical injuries but have been extremely shocked by the event, so after needed medical assistance they have been released home.

    Order organs are continuing to investigate the full extent of the circumstances of this event, which is allegedly linked to a attempted lactation in the heart of Gjakova.

    Source Layer: Signal

  • Pacientja me fibrozë cistike letër Arben Vitisë: Ministër, sëmundja nuk pret

    Pacientja me fibrozë cistike letër Arben Vitisë: Ministër, sëmundja nuk pret

    Pacientja me fibrozë cistike letër Arben Vitisë: Ministër, sëmundja nuk pret

    Një 25-vjeçare, paciente me fibrozë cistike, i është drejtuar me një letër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Në fillim të kësaj letre, ajo ka thënë se çdo ditë përballet me një betejë të vështirë për shëndetin dhe jetën e saj.

    “Unë jetoj me fibrozë cistike. Kjo do të thotë se çdo ditë e jetës sime është e lidhur me terapi, medikamente, inhalime, kontrolle të vazhdueshme mjekësore dhe përpjekje të pandërprera për ta mbajtur sëmundjen nën kontroll. Çdo ditë përballem me sfida që shumë njerëz nuk mund t’i kuptojnë, ndërsa çdo ditë e ardhshme mbart pasigurinë se çfarë do të ndodhë me shëndetin tim.”, thuhet në letrën e saj, të publikuar nga Shoqata për Personat me Fibrozë Cistike në Kosovë.

    Sipas saj, sot shkenca ka dhënë një mundësi të re, ekziston një ilaç që mund të ndryshojë rrënjësisht jetën e saj, TRIKAFTA.

    “Ky nuk është thjesht një medikament. Për mua është shpresë, mundësi për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes, për të përmirësuar funksionin e mushkërive, për të zvogëluar komplikimet dhe për të pasur një jetë më cilësore. Është jashtëzakonisht e dhimbshme ta dish se ekziston një trajtim që mund të të ndihmojë, se pacientët në shumë vende të Evropës tashmë kanë qasje në të, ndërsa unë nuk mund ta marrë vetëm sepse jetoj në Kosovë dhe familja ime nuk ka mundësi ta përballojë koston e saj.”, thuhet në letrën e saj që e ka postuar në Facebook “Cystic Fibrosis Kosova”.

    Ajo thotë se nuk dëshiron të jetë e harruar dhe që e ardhmja e saj të varet nga mundësitë financiare të familjes.

    “Edhe unë kam ëndrra, plane, dëshira dhe njerëz që më presin në shtëpi. Dua të jetoj, të punoj, të realizoj ëndrrat e mia dhe të kem mundësinë ta shijoj jetën pa frikën e vazhdueshme se sëmundja do të më marrë edhe më shumë nga ajo. Ministër, fibroza cistike nuk pret. Sëmundja nuk ndalet derisa ne presim vendime institucionale. Kam parë dhe kam dëgjuar për shumë fëmijë e pacientë që nuk arritën ta fitojnë betejën me këtë sëmundje. Dhimbja e humbjes së tyre është e madhe, por edhe më e dhimbshme është të mendosh se sot ekziston një mundësi për t’i ndihmuar pacientët, ndërsa ata ende nuk e kanë këtë mundësi në vendin e tyre.”, thuhet tutje.

    Ajo ka drejtuar lutje për ministrin Vitia.

    “Ju lutem, mos lejoni që edhe unë të humbas jetën pa pasur mundësinë të marrë trajtimin që shkenca tashmë e ka bërë të mundur. Ju lutem, mundëso TRIKAFTA të qasshme për pacientët me fibrozë cistike në Kosovë. Mos lejoni që vendi ku kam lindur të përcaktojë nëse kam apo jo mundësi për të jetuar më gjatë dhe më mirë. Nuk po kërkoj që shteti të më premtojë një jetë pa sëmundje. Po kërkoj vetëm mundësinë për ta luftuar atë me trajtimin që ekziston. Edhe unë kam të drejtë të jetoj. Edhe jeta ime ka vlerë. Edhe e ardhmja ime meriton një mundësi!”, thuhet në fund.

    Ditë më parë, edhe një paciente tjetër kishte adresuar letër të ministri Vitia, me kërkesën urgjente për miratimin dhe sigurimin e terapisë KAFTRIO për pacientët me fibrozë cistike. /Klankosova.tv

  • Patient with cystic paper fibrosis Arben Vitit: Minister, the disease does not wait.

    – What?A 25-year-old patient with cystic fibrosis has been addressed with a letter to Health Minister Arben Vitita.

    At the beginning of this letter, she has said that each day faces a difficult battle for her health and life.

    I live with cystic fibrosis. This means that every day of my life is linked to therapy, medicine, inhalation, constant medical checkups, and unbroken efforts to keep the disease under control. Every day, I face challenges that many people cannot understand, and every next day carries uncertainty about what will happen to my health.

    According to her, science today has given a new opportunity, a drug that can radically change its life, T RICAFTA.

    This is not just a drug. For me it is hope that the opportunity to slow down the progress of the disease, improve lung function, reduce complications, and lead a more quality life. It’s extremely painful to know that there’s a treatment that can help you, that patients in many European countries already have access to it, while I can’t get it just because I live in Kosovo and my family can’t afford it.

    She says she does not want to be forgotten and that her future depends on family finances.

    I too have dreams, plans, wishes, and people waiting for me at home. I want to live, work, realize my dreams and have the opportunity to enjoy life without the constant fear that the disease will take even more of me from it. Minister, the cystic fibrosis does not wait. The disease does not stop until we expect institutional decisions. I have seen and heard of many children and patients who failed to win the battle with this disease. The pain of losing them is great, but even more painful is to think that there is today an opportunity to help patients, while they still do not have that opportunity in their country.

    She has directed prayers for Minister Vitita.

    Please don’t let me lose my life without having the chance to get treatment that science has already made possible. Please, allow T RIKAFTA available for patients with cyst fibrosis in Kosovo. Do not allow the place where I was born to determine whether I have the opportunity to live longer and better. I’m not asking the state to promise me a life without sickness. I’m just looking for the opportunity to fight him with the treatment that exists. I too have the right to live. My life has value. Even my future deserves a chance!

    Days earlier, another patient had addressed Minister Vitita’s letter with an urgent request for approval and providing therapy CAFTRIO for patients with cystic fibrosis. /I did. tv