Category: Lajme

  • Trump: Putini mund të jetë edhe më i ashpër në luftën kundër Ukrainës

    Trump: Putini mund të jetë edhe më i ashpër në luftën kundër Ukrainës

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të tregojë edhe më shumë ashpërsi në luftën kundër Ukrainës, ndonëse beson se udhëheqësi i Kremlinit po tërhiqet disi nga qëndrimi i tij dhe dëshiron që konflikti të përfundojë.

    Trump i bëri këto komente të hënën, më 16 nëntor, gjatë një bisede me gazetarët para Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.

    Gjatë bisedës me përfaqësuesit e mediave, presidenti amerikan u pyet se çfarë mund ta detyronte Putinin t’i japë fund luftës kundër Ukrainës. Në përgjigjen e tij, Trump u shpreh se presidenti rus po tregon shenja të tërheqjes, por shtoi se ai ka ende mundësi të ndërmarrë veprime edhe më të ashpra.

    “Besoj se ai po tërhiqet paksa. Mendoj se mund të jetë më i ashpër. Sinqerisht, mendoj se mund të jetë shumë më i ashpër. Besoj se po tërhiqet dhe se do të dëshironte ta shihte këtë çështje të përfunduar”, deklaroi Trump.

    Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një kohë kur përfundimi i luftës në Ukrainë mbetet një nga çështjet kryesore në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës.

    Megjithatë, Trump nuk dha detaje se cilat veprime të Putinit i konsideron si shenja të tërheqjes dhe as nuk specifikoi se çfarë hapash mund të çonin drejt përfundimit të konfliktit. /Telegrafi/

  • Prokuroria e Ohrit ngre aktakuzë dhe kërkon paraburgim për dhunuesin e 26-vjeçares

    Prokuroria e Ohrit ngre aktakuzë dhe kërkon paraburgim për dhunuesin e 26-vjeçares

    Prokuroria Themelore Publike e Ohrit menjëherë ndërmori të gjitha veprimet dhe ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër një personi për tre vepra penale të kryera gjatë dhunës në familje “lëndim trupor, privim i paligjshëm nga liria dhe rrezikim i sigurisë”.

    Duke marrë parasysh rrethanat e vërtetuara, prokurori publik i paraqiti Gjykatës edhe një propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin.

    Sipas njoftimit për shtyp të Prokurorisë Publike, i akuzuari në mënyrë të paligjshme ka burgosur, sulmuar fizikisht, lënduar fizikisht dhe ka rrezikuar sigurinë e palës së dëmtuar.

    Gjatë ditës së sotme, me qëllim hetimin e incidentit, viktima është ekzaminuar në prani të shërbimeve sociale, dhe është urdhëruar dhe kryer një ekspertizë për llojin dhe natyrën e lëndimeve të saj. Prokuroria shtoi se e pandehura është siguruar për gjithë kohën e fillimit të procedurës.

    Ky reagim dhe kërkesa zyrtare për paraburgim vijnë në kontekst të drejtpërdrejtë të deklaratave alarmante të sotme nga partitë opozitare dhe sektori joqeveritar. Platforma për Barazi Gjinore, Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Rrjeti Kombëtar kundër Dhunës ndaj Grave reaguan më parë se sulmi ndaj gruas 26-vjeçare vazhdoi në makinë derisa ajo humbi ndjenjat, dhe gjykata fillimisht urdhëroi vetëm masa paraprake”, thonë nga PTHP./Telegrafi/

  • Ohrid prosecutor raises indictment, seeks detention for 26-year-old rapist

    Ohrid’s Foundation Public Prosecutor immediately took all actions and filed charges in the Constitutional Court against one person for three criminal acts committed during domestic violence, illegal deprivation from freedom and security risk.

    In view of proven circumstances, the public prosecutor also submitted a proposal to the Court on the appointment of the detention measure for the defendant.

    According to the Public Prosecution press release, the accused has illegally imprisoned, physically assaulted, physically injured, and has risked the security of the damaged party.

    During today, with the aim of investigating the incident, the victim has been examined in the presence of social services, and has been ordered and conducted an expertise on the kind and nature of its injuries. The prosecution added that the defendant has been secured for all time as the procedure begins.

    This reaction and official request for detention come in direct context of today’s alarming statements by opposition parties and the non-governmental sector. The platform for Gender Equality, the Network for Protection from Discrimination and the National Network Against Violence Against Women earlier reacted that the attack on the 26-year-old woman continued in the car until she lost consciousness, and the court initially ordered only preliminary measures, said by the PTHP./Telegraphy/

  • Trump: Nuk do ta kundërshtoja rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s

    Trump: Nuk do ta kundërshtoja rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do ta kishte problem nëse Jensen Huang do të rikthehej në postin e drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s, pas dorëheqjes së tij javën e kaluar, mes raportimeve për afera jashtëmartesore, përfshirë një lidhje të pretenduar me një spiune kineze.

    “Unë nuk do ta kundërshtoja këtë. Besoj se ai ka nxjerrë një mësim të madh”, u tha Trump gazetarëve të hënën, transmeton Telegrafi.

    Deklaratat e Trumpit vijnë në një kohë kur drejtues të industrisë së teknologjisë, përfshirë Elon Musk, kanë kërkuar rikthimin e Huangut në krye të kompanisë përmes një peticioni online, i cili ka mbledhur më shumë se 160 mijë nënshkrime.

    I pyetur nëse u beson informacioneve të inteligjencës amerikane se Huangu kishte pasur një lidhje me një spiune kineze, Trump tha se nuk ishte i sigurt për këtë pretendim.

    “Nuk e di nëse ajo është spiune kineze. Çdo grua që vjen në vend nga Kina dhe është e bukur, ata thonë se është spiune. Nuk e di nëse ajo ishte fare spiune”, deklaroi ai.

    Huangu dhe Trumpi kishin krijuar një marrëdhënie të afërt. Drejtuesi i Nvidia-s ishte bërë një zë i rëndësishëm për SHBA-në në fushën e inteligjencës artificiale, ndërsa njëkohësisht kishte lobuar për lejimin e eksporteve të çipave drejt Kinës.

    Trump u nis të hënën për një vizitë në Azi, e cila përfshin ndalesa në Kinë dhe Filipine. Në agjendën e udhëtimit pritet të jenë çështjet ekonomike, si dhe një takim me presidentin kinez, Xi Jinping.

    Jensen Huang nuk është planifikuar të jetë pjesë e delegacionit, ndërsa drejtori ekzekutiv i Tesla-s dhe SpaceX-it, Elon Musk, do t’i bashkohet disa pjesëve të këtij udhëtimi. /Telegrafi/

  • Publikohen nominimet për Grammy 2027, artistja britanike Raye prin me 11 sosh

    Publikohen nominimet për Grammy 2027, artistja britanike Raye prin me 11 sosh

    Këngëtarja britanike Raye kryeson listën e nominimeve për edicionin e ardhshëm të çmimeve Grammy, me gjithsej 11 nominime, ndërsa Dolly Parton është nderuar pas vdekjes me tre nominime.

    Raye është nominuar për albumin e saj më të fundit, fitues të çmimit Mercury, This Album May Contain Hope, si dhe për këngën kryesore të tij, Where Is My Husband!, e cila është në garë për dy nga çmimet më prestigjioze: Kënga e Vitit dhe Incizimi i Vitit.

    Mes artistëve të tjerë të nominuar janë Rosalía, Ella Langley, Olivia Dean, Ariana Grande, Bruno Mars, Taylor Swift, Olivia Rodrigo, Miranda Lambert dhe Phoebe Bridgers.

    Dy nga nominimet e Dolly Parton janë në kategorinë e Performancës më të Mirë Country nga një Duo ose Grup. Këto vlerësime vijnë tre muaj pas ndarjes së saj nga jeta, në moshën 80-vjeçare.

    Parton është nominuar për këngën Butterfly, në bashkëpunim me grupin Zac Brown Band, si dhe për Light of a Clear Blue Morning, të realizuar së bashku me një grup artistësh të njohur, mes tyre edhe Miley Cyrus, e cila është kumbara e saj.

    Ylli i ndjerë i muzikës country ka marrë gjithashtu një nominim në kategorinë e Librit Audio më të Mirë, për rrëfimin e librit të saj autobiografik Star of the Show: My Life on Stage.

    Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy 2027 do të mbahet të dielën, më 7 shkurt, në Los Anxhelos.

    Disa nga nominimet për Grammy Awards 2027

    Albumi i Vitit

    “Lost Weekend” – Phoebe Bridgers

    “The Art of Loving” – Olivia Dean

    “Dandelion” – Ella Langley

    “The Romantic” – Bruno Mars

    “This Music May Contain Hope.” – Raye

    “You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love” – Olivia Rodrigo

    “Lux” – Rosalía

    “The Life of a Showgirl” – Taylor Swift

    Kënga e Vitit

    “Berghain” (Rosalía, Björk, Yves Tumor)

    “Choosin’ Texas” (Ella Langley)

    “The Cure” (Olivia Rodrigo)

    “Hate That I Made You Love Me” (Ariana Grande)

    “I Knew It, I Knew You (From ‘Toy Story 5’)” (Taylor Swift)

    “Man I Need” (Olivia Dean)

    “Risk It All” (Bruno Mars)

    “Where Is My Husband!” (Raye)

    Incizimi i Vitit

    “Man I Need” – Olivia Dean

    “Choosin’ Texas” – Ella Langley

    “I Just Might” – Bruno Mars

    “Where Is My Husband!” – Raye

    “The Cure” – Olivia Rodrigo

    “Berghain” – Rosalía, Björk, Yves Tumor

    “The Fate of Ophelia” – Taylor Swift

    “Dracula” – Tame Impala, Jennie

    Artisti më i Mirë i Ri

    Angine de Poitrine

    Geese

    Ella Langley

    Slayyyter

    Sienna Spiro

    Don Toliver

    Remi Wolf

    The Womack Sisters

    Producenti i Vitit, Kategoria Jo-Klasike (Producer Of The Year, Non-Classical)

    Tony Berg

    Dernst “D’Mile” Emile II

    Noah Goldstein

    Miranda Lambert

    Mike Sabath

    Kantautori i Vitit, Kategoria Jo-Klasike (Songwriter Of The Year, Non-Classical)

    Amy Allen

    Edgar Barrera

    RAYE

    Joybeth Taylor

    Theron Thomas

    Performanca më e Mirë e Muzikës Pop Aziatike (Best Asian Pop Music Performance)

    “Sunset Kiss” – BABYMETAL, Polyphia

    “Unang Kilig” – BINI

    “BANG BANG” – IVE

    “404 (New Era)” – KiiiKiii

    “YES” – LiSA

    “VISA” – SB19

    Albumi më i Mirë Vokal Pop (Best Pop Vocal Album)

    The Art of Loving – Olivia Dean

    petal – Ariana Grande

    The Romantic – Bruno Mars

    THIS MUSIC MAY CONTAIN HOPE. – RAYE

    you seem pretty sad for a girl so in love – Olivia Rodrigo

    Incizimi më i Mirë Dance Pop (Best Dance Pop Recording)

    “Blue Moon” – Zara Larsson

    “Danceteria” – Madonna

    “Life Boat.” – RAYE

    “DANCE…” – Slayyyter

    “Too Easy” – Tinashe

    Performanca më e Mirë Rock (Best Rock Performance)

    “Sarniezz” – Angine de Poitrine

    “Lost Boys” – Phoebe Bridgers

    “Trinidad” – Geese

    “what’s wrong with me” – Olivia Rodrigo, Robert Smith

    “In The Stars” – The Rolling Stones

    Albumi më i Mirë i Muzikës Alternative (Best Alternative Music Album)

    I Must Be Dreaming – Alabama Shakes

    Lost Weekend – Phoebe Bridgers

    Music, Fashion, Film – Charli xcx

    Getting Killed – Geese

    The Mountain – Gorillaz

    LUX (Complete Works) – ROSALÍA

    Kënga më e Mirë R&B (Best R&B Song)

    “Let Me” – Jahshua Brown, Darhyl Camper, Jr., Jeff Gitelman, Tiyon Mack, Victoria Monét & Branden Rowell, songwriters (Victoria Monét)

    “My Muse” – Lazaro A. Camejo, Rob Gueringer, Nile Eugene Hargrove, Peter Lee Johnson, Marcus Clayton Paul, David Kenneth Phelps & Leon Thomas, songwriters (Leon Thomas)

    “Out The Window” – Antonio Dixon, Kehlani Parrish, Ashton Norful, Khris Riddick-Tynes & Talay Riley, songwriters (Kehlani)

    “Pressha” – Adam Blackstone, Jill Scott & Vincent Tolan, songwriters (Jill Scott)

    “What You Need” – Ronald Banful & Temilade Openiyi, songwriters (Tems)

    Kënga më e Mirë Rap (Best Rap Song)

    “E85” – Derek Anderson, Aaron Paryce Cheung, Jaasu Mallory, Jacques Webster & Caleb Toliver, songwriters (Don Toliver)

    “ErrTime” – Matthew Allen, Javaan Durrell Anderson, Belcalis Almanzar, Ronnie Jackson, James D. Steed & Jordan Thorpe, songwriters (Cardi B)

    “girl, get up.” – Darius Scott, Jaylah Hickmon, Jahlil Gunter, Solána Rowe, Anthony “Moosa” Tiffith Jr. & Anthony “Top Dawg” Tiffith, songwriters (Doechii Featuring SZA)

    “LET ‘EM KNOW” – T.I. & Pharrell Williams, songwriters (T.I.)

    “Spend Dat” – Caresha Romeka Brownlee, Akil King, Maurice Simmonds & Anthony Germaine White, songwriters (Yung Miami)

    Performanca më e Mirë Tradicionale Vokale Pop (Traditional Pop Vocal Performance)

    “A Couple Minutes” – Olivia Dean

    “For Good” – Cynthia Erivo, Ariana Grande

    “Madwoman” – Laufey

    “I Hate The Way I Look Today.” – RAYE

    “all that’s left” – Nicole Zuraitis Featuring Gilad Hekselman

    Albumi më i Mirë Bashkëkohor Country (Best Contemporary Country Album)

    Mount Pleasant – Kelsea Ballerini

    Cherry Valley – Carter Faith

    Dandelion – Ella Langley

    Cloud 9 – Megan Moroney

    Middle of Nowhere – Kacey Musgraves

    Performanca më e Mirë Americana (Best Americana Performance)

    “Heartland” – Sara Bareilles

    “Returning To Myself” – Brandi Carlile

    “Sad and Beautiful World” – Mavis Staples

    “Mill Town Flood” – Billy Strings

    “Masks Off” – Jesse Welles

    Albumi më i Mirë Latin Pop (Best Latin Pop Album)

    NO ME ARREPIENTO DE SENTIR TANTO – KAROL G

    FEMME FATALE – Mon Laferte

    MUDA – Carín León

    ¿Dónde Es El After? – Rawayana

    Bendito Verano – ELENA ROSE

    Performanca më e Mirë e Muzikës Afrikane (Best African Music Performance)

    “Gratitude” – Asake

    “Aye Kan (Are You Coming Back?)” – Angélique Kidjo & Ayra Starr

    “No Tradition, No Africa” – King Ayisoba Featuring Rocky Dawuni

    “Big Daddy” – Tems

    “Jogodo” – Wizkid & Asake

    Kolona Zanore më e Mirë për Media Vizuale (përfshirë filmin dhe televizionin) (Best Score Soundtrack For Visual Media)

    The Odyssey – Ludwig Göransson, composer

    One Battle After Another – Jonny Greenwood, composer

    Project Hail Mary – Daniel Pemberton, composer

    Star Wars: The Mandalorian and Grogu – Ludwig Göransson, composer

    Widow’s Bay – David Fleming, composer

    Kënga më e Mirë e Shkruar për Media Vizuale (Best Song Written For Visual Media)

    “House” [From Wuthering Heights] – John Cale & Charli xcx, songwriters (Charli xcx Featuring John Cale)

    “I Knew It, I Knew You” [From Toy Story 5] – Jack Antonoff & Taylor Swift, songwriters (Taylor Swift)

    “Need Someone” [From “The Pitt”] – Andrew Bird, songwriter (Andrew Bird, Gavin Brivik)

    “No Place Like Home” [From Wicked: For Good] – Stephen Schwartz, songwriter (Cynthia Erivo)

    “RUNWAY” [From The Devil Wears Prada 2] – Henry Walter, Jaylah Hickmon, Dernst “D’Mile” Emile II, Stefani Germanotta, Jayda Love, Bruno Mars & Andrew Watt, songwriters (Lady Gaga, Doechii)

  • Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%

    Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%

    Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të një serie të qumështit VITA UHT 3.2% yndyrë, të prodhuar nga kompania ABRAZEN SH.P.K., pasi analizat laboratorike të kryera në Austri dhe Kosovë kanë konfirmuar praninë e substancës toksike aflatoksinë M1 mbi nivelin maksimal të lejuar, shkruan Gazeta Sinjali.

    Sipas njoftimit zyrtar të AUV-së, produkti i përfshirë në këtë masë është VITA – Qumësht UHT 3.2% yndyrë (paketimi 1 litër), me datë prodhimi 18.07.2026 dhe afat përdorimi deri më 18.01.2027.

    Thirrje urgjente për qytetarët

    AUV u bën apel të gjithë qytetarëve që e kanë blerë këtë seri të qumështit që të mos e konsumojnë atë dhe ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes. Kompania prodhuese është obliguar që të ndalojë shitjen, ta tërheqë produktin nga raftet dhe të dokumentojë sasitë e grumbulluara.

    Nga Agjencia bëjnë me dije se masa e tërheqjes vlen vetëm për këtë seri specifike, ndërsa seritë dhe produktet e tjera të të njëjtit prodhues mbeten nën monitorim.

    Çfarë zbuluan analizat laboratorike?

    Konfirmimi i fundit ka ardhur nga Instituti për Sigurinë e Ushqimit në Linz (AGES) në Austri, ku është konstatuar përqendrim i aflatoksinës M1 prej 0.065 µg/kg, ndërkohë që kufiri maksimal i lejuar me ligj është 0.050 µg/kg. Ky rezultat përputhet me analizat e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë (LUV) në Kosovë, i cili paraprakisht kishte gjetur tejkalime në tri mostra të këtij qumështi.

    Tejkalime të përsëritura nga i njëjti prodhues

    Ky rast nuk është i izoluar për kompaninë ABRAZEN SH.P.K. Së fundmi, edhe autoritetet në Maqedoninë e Veriut kishin evidentuar tejkalime të larta të aflatoksinës M1 (0.100 dhe 0.139 µg/kg) në dy analiza të produktit LAND Milk UHT 3.2%, i cili prodhohet nga i njëjti operator.

    Për shkak të këtyre tejkalimeve të përsëritura, AUV ka paralajmëruar zgjerimin e kontrolleve në të gjithë zinxhirin e prodhimit – duke përfshirë qumështin e papërpunuar, fermat, gjurmueshmërinë e furnizimit dhe ushqimin e kafshëve – për të zbuluar burimin e kontaminimit. Masat ndëshkuese administrative dhe ligjore ndaj prodhuesit do të merren pas përfundimit të verifikimeve shtesë.

    Aflatoksina M1 është substancë toksike që kalon në qumësht përmes ushqimit të kontaminuar të kafshëve dhe ekspozimi afatgjatë ndaj saj përbën rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve. AUV njofton se nga kontrollet e gjera të realizuara gjatë periudhës gusht–nëntor 2026 në qumështin vendor dhe atë të importuar, mostrat e tjera kanë rezultuar brenda normave të lejuara.

    Burimi: Sinjali

  • Alert AUV, withdraw from the market V ITA 3.2%

    Food and Veterinary Agency ( AUV has ordered the immediate withdrawal from the market of a series of V milk ITALY UHT 3.2% fat produced by company A BRAZIL S.P.K., after laboratory tests conducted in Austria and Kosovo have confirmed the presence of the toxic substance M1 on the maximum allowed level, writes the Signal newspaper.

    According to AUV’s official announcement, the product involved in this measure is V ITA UHT 3.2% fat (packing 1 litre), production date 18.07,2026, and use term by 18.01.2027.

    Urgent Calls for Citizens

    The AUV appeals to all citizens who have bought this series of milk so they don’t consume it and immediately return it to the malls. The production company has been forced to ban the sale, withdraw the product from the shelves, and document the collected quantities.

    The agency suggests that the withdrawal measure applies only to this specific series, while other sets and products of the same producer remain under monitoring.

    What did laboratory tests reveal?

    The latest confirmation has come from the Institute for Food Security in Linz ( A GES) in Austria, where the concentration of M1 aflatoxin of 0.05 unjustlyg/kg is determined, while the maximum limit allowed by law is 0.0050 prohibited. This result coincides with tests by the Food and Veterinary Laboratory ( LUV) in Kosovo, which had previously found overcoming three samples of this milk.

    Repeated crossings by the same manufacturer

    This case is not isolated for company A BRAZEN SH.P.K. Recently, even authorities in northern Macedonia had calculated high effects of M1 aflatoxin (0.100 and 0.139 ãog/kg) in two analysis of the LAND Milk product UHT 3.2%, which is produced by the same operator.

    Because of these repeated excesses. The AUV has warned of expanding controls throughout the production chain, including raw milk, farms, supply detection and animal food, to detect the source of contamination. Administration and legal punitive measures against producers will be taken after the completion of additional verifications.

    M1 is a toxic substance that passes through contaminated animal food and long – term exposure to it is a serious threat to consumer health. AUV reports that the extensive checks conducted during the August 2026 period in local milk and imported, other samples have resulted within allowed norms.

    Source Layer: Signal

  • Kosova U21 mposhtet nga Luksemburgu në miqësore

    Kosova U21 mposhtet nga Luksemburgu në miqësore

    Mysafirët kanë kaluar në epërsi që në minutën e gjashtë, kur Mick Kirsch ka shënuar për 1:0.

    Ndërsa golin e dytë për Luksemburgun e ka realizuar sulmuesi shqiptar Flavjo Hoxha, në minutën e gjashtëdhjetë e pestë. Hoxha aktivizohet për përfaqësueset e grupmoshave të reja të Luksemburgut.

    Kosova ka pasur një rast për të barazuar rezultatin në minutën e njëzet e pestë, kur Eliot Bujupi e ka dërguar topin në rrjetë, por goli i tij është anuluar për shkak të pozitës jashtë loje.

    Kjo ndeshje vjen pas përfundimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian U21, që vitin e ardhshëm organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Kosova nuk arriti të sigurojë kualifikimin në këtë garë.

    “Dardanët” e rinj e përfunduan Grupin A në vendin e katërt me pesëmbëdhjetë pikë, pas katër fitoreve, tri barazimeve dhe tri humbjeve.

    Burimi: RTKLive

  • Kosovo U21 defeated by Luxembourg in friendly

    Guests have passed through the upper hand since the sixth minute, when Mick Kirsch scored 1:0.

    While Luxembourg’s second goal has been carried out by Albanian striker Flavjo Hoxha, at sixty-five minutes. Hoxha activates for representatives of Luxembourg’s new age groups.

    Kosovo has had a chance to equalise the score in the twenty-fiveth minute, when Eliot Buyip has sent the ball to the net, but its goal has been cancelled because of its off-site position.

    This match comes after the end of the qualifying cycle for the U21 European Championship, which next year is organised in Albania and Serbia. Kosovo failed to ensure the qualifications in this race.

    The new Guard concluded Group A in fourth place with fifteen points, after four wins, three draws and three losses.

    Source Layer: RTKLive

  • Marina franceze kap një gjysmë-nëndetëse me kokainë në Oqeanin Atlantik

    Marina franceze kap një gjysmë-nëndetëse me kokainë në Oqeanin Atlantik

    Marina franceze ka ndaluar të enjten, më 12 nëntor 2026, një mjet lundrues pa shtetësi, të tipit gjysmë-nëndetëse, që transportonte të paktën 146 kilogramë kokainë në Oqeanin Atlantik. Kjo ishte hera e parë që Marina franceze realizon një operacion të tillë.

    Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur pjesëtarët e forcave franceze i afrohen mjetit lundrues, hipin në të dhe kontrollojnë pjesën e brendshme. Më pas, ata transferojnë drogën e sekuestruar në një anije tjetër.

    Operacioni u realizua nga një fregatë franceze, me mbështetjen e helikopterit të saj dhe të një avioni amerikan për patrullim detar, transmeton Telegrafi.

    Sipas Marinës franceze, ndalimi u krye në bazë të nenit 110 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit, i cili, në kushte të caktuara, lejon kontrollimin dhe hipjen në anije që dyshohet se nuk kanë shtetësi.

    Sekuestrimi i kokainës u realizua në përputhje me një konventë të OKB-së të vitit 1988 kundër trafikut të paligjshëm të narkotikëve, si dhe me legjislacionin francez.

    – YouTube www.youtube.com

    Mjetet lundruese të tipit gjysmë-nëndetëse lëvizin kryesisht nën nivelin e ujit dhe mund të përdoren për transportin e ngarkesave, përfshirë lëndë narkotike. /Telegrafi/