Category: Lajme

  • Haxhimusa: Ndalimi i tregtimit të energjisë me Serbinë nuk e zgjidh problemin e furnizimit në Kosovë

    Haxhimusa: Ndalimi i tregtimit të energjisë me Serbinë nuk e zgjidh problemin e furnizimit në Kosovë

    Eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa, ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj problemeve në sektorin energjetik, duke thënë se ndalimi i tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe nuk do të ndikojë në përmirësimin e furnizimit apo në uljen e çmimeve të energjisë.

    Në Five të TV Dukagjinit, Haxhimusa ka ngritur pikëpyetje edhe për kohën kur është marrë ky vendim, duke e cilësuar atë si një mënyrë për ta zhvendosur vëmendjen nga problemet e brendshme të sektorit.

    Sipas Haxhimusës, edhe nëse ndalohet tregtimi i energjisë me Serbinë, kjo nuk nënkupton se do të përmirësohet gjendja me furnizimin me energji elektrike apo se do të ketë ulje të çmimeve.

    Ai ka thënë se Kosova, gati 18 vjet pas shpalljes së pavarësisë, vazhdon të mos i ketë kapacitetet e nevojshme për të garantuar furnizim stabil me energji elektrike.

    “Pyetja është pse në këtë kohë? Unë besoj që qeveria në një farë formë, kur të idhnohesh në kali i mshon samarit, e vetë kali jemi ne. Për shkak se edhe nëse e bën këtë ndalesë, nuk është se përmirësimi i gjendjes me energji elektrike dhe çmimeve do të bie. Kjo është një lloj loje me zhvendos mendjen, mirëpo problemi është që 6 vite apo edhe prej shpalljes së pavarësisë janë bërë gati 18 vjet dhe ne nëse nuk i kemi ato megavat e duhura, për të përmirësuar ose garantuar furnizim stabil me energji elektrike. Nuk i kemi as megavat për gjenerim, nuk e kemi as kapacitetin e transmisionit dhe të distribucionit për të mundësuar furnizim stabil me energji elektrike…“, ka thënë Haxhimusa.

    Burimi: Dukagjini

  • Lindsay Clancy përballet me rigjykim për vrasjen e tre fëmijëve, caktohet data e re e gjyqit

    Lindsay Clancy përballet me rigjykim për vrasjen e tre fëmijëve, caktohet data e re e gjyqit

    Lindsay Clancy përballet me rigjykim për vrasjen e tre fëmijëve, caktohet data e re e gjyqit

    Lindsay Clancy, gruaja nga Massachusetts e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj, do të përballet me një proces të ri gjyqësor, pasi gjykata ka caktuar datën 29 mars 2027 për nisjen e rigjykimit.

    Vendimi u bë i ditur të hënën nga gjyqtari William Sullivan në Gjykatën e Lartë të Qarkut Plymouth.

    Prokuroria nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht se për cilat akuza do të rigjykohet Clancy, por deklaratat gjatë seancës sugjerojnë se ajo mund të përballet sërish me akuzat për vrasje të shkallës së parë.

    Procesi i parë gjyqësor përfundoi pa një vendim përfundimtar, pasi juria nuk arriti të binte dakord. Njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë anëtarët e jurisë votuan në favor të shpalljes së saj të pafajshme për shkak të gjendjes mendore, ndërsa një anëtar nuk u pajtua, duke çuar në shpalljen e procesit të pavlefshëm.

    Mbrojtja e Clancy-t kishte kërkuar rrëzimin e çështjes, duke kundërshtuar mënyrën se si ishte zhvilluar procesi dhe qëndrimin e anëtarit të jurisë që nuk u pajtua me të tjerët. Megjithatë, gjyqtari i hodhi poshtë kërkesat e saj.

    Avokatët e Clancy-t kanë bërë të ditur se synojnë të apelojnë vendimin, por kanë theksuar se kjo nuk duhet të vonojë rigjykimin.

    Ndërkohë, avokati mbrojtës Kevin Reddington ka kërkuar që procesi i ri të zhvillohet sa më shpejt, duke shprehur shqetësimin për kohën që klientja e tij mund të qëndrojë në paraburgim.

    Çështja ka tërhequr vëmendje të madhe në SHBA për shkak të rrethanave tragjike dhe debatit mbi gjendjen e shëndetit mendor të të akuzuarës.

    Rigjykimi pritet të jetë një tjetër etapë vendimtare në një nga çështjet penale më të ndjekura në Massachusetts.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Lindsey Clancy faces retrial for killing three children, set new date of trial

    Lindsey Clancy, the woman from Massachusetts accused of killing her three children, will face a new trial process, as the court has set the date 29 March 2027 for launching the retrial.

    The decision was announced Monday by Judge William Sullivan at the Plymouth County High Court.

    The prosecution has not yet officially confirmed on which charges Clancy will be re-judged, but statements during the hearing suggest it could again face charges of murder in the first degree.

    The first judicial process ended without a final decision, as the jury failed to agree. Eleven of the twelve members of the jury voted in favour of its innocent proclamation due to the mental state, while a member disagreed, leading to the proclamation of the invalid process.

    Clancy’s defense had demanded the collapse of the case, rejecting the way the process was developed and the stance of a member of the jury that did not agree with others. However, the judge rejected her demands.

    Clancy’s lawyers have indicated that they aim to appeal the verdict, but have stressed that this should not delay the retrial.

    Meanwhile, defence lawyer Kevin Reddington has demanded that the new process take place as soon as possible, expressing concern about the time his client can remain in custody.

    The issue has drawn great attention to the US because of the tragic circumstances and debate over the accused’s mental health state.

    The retrial is expected to be another crucial milestone in one of the most prosecuted criminal cases in Massachusetts.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale

    Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale

    Në takim ishte e pranishme edhe Rita Glavitza, udhëheqëse e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) në Prishtinë.

    Përmes një postimi në Facebook, Hoti bëri të ditur se diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin zhvillimor, shkëmbimin e përvojave dhe shfrytëzimin e ekspertizës austriake në sektorët që mbulon ministria.

    “Pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Sh.T. Georg Schnetzer, i shoqëruar nga znj. Rita Glavitza, udhëheqëse e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim (Austrian Development Agency – ADA) në Prishtinë, me ç’rast diskutuam për avancimin e bashkëpunimit zhvillimor, shkëmbimin e përvojave dhe shfrytëzimin e ekspertizës austriake në shërbim të sektorëve që mbulon Ministria”, ka shkruar Hoti.

    Ai e falënderoi ambasadorin Schnetzer për përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, ndërsa e njoftoi për prioritetet dhe planet e ministrisë, si dhe mundësitë konkrete për bashkëpunim.

    Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte edhe Marrëveshja për Sigurime Sociale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, teksti i së cilës tashmë është dakorduar.

    “Marrëveshja për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë, teksti i së cilës tashmë është dakorduar, pritet të kalojë së shpejti procedurat e nevojshme dhe të nënshkruhet. Ajo do të mundësojë njohjen dhe bashkërendimin e periudhave të sigurimit dhe realizimin e të drejtave pensionale për qytetarët që kanë punuar në të dyja vendet”, ka shkruar Hoti.

    Burimi: RTKLive

  • Kosovo, Austria towards social security agreement signing

    Rita Glavitza, leader of the Austrian Development Agency Co-ordination Office, was also present at the meeting. ( ADA in Pristina.

    Through a Facebook post, Hoti indicated that the discussions focused on development co-operation, exchange of experiences and exploitation of Austrian expertise in the sectors the ministry covers.

    I had the pleasure of waiting at the meeting for the ambassador of the Republic of Austria to Kosovo, the United States. Georg Schnetzer, accompanied by Mrs. Rita Glavetza, head of the Austrian Development Agency Co-ordination Office (Ustrillment Agency ADA) in Pristina, with whom we discussed advancing development co-operation, exchanging experiences and exploiting Austrian expertise in service of sectors covering the Ministry, Hoti wrote.

    He thanked Ambassador Schnetzer for Austria’s continued support of Kosovo, while announcing the ministry’s priorities and plans, as well as concrete opportunities for co-operation.

    One of the main issues discussed was the Agreement for Social Security between Kosovo and Austria, whose text has already been agreed on.

    The Agreement on Social Security between the Republic of Kosovo and the Republic of Austria, whose text has already been agreed, is expected to pass soon the necessary procedures and be signed. It will enable recognition and co-ordination of security periods and the realisation of pension rights for citizens who have worked in both countries, Hoti has written.

    Source Layer: RTKLive

  • Mulaj: Ndalimi i tregtisë së energjisë me Serbinë nuk përfshin veriun

    Mulaj: Ndalimi i tregtisë së energjisë me Serbinë nuk përfshin veriun

    Ish-zëvendësministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, e ka cilësuar vendim politik ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, duke shprehur dyshime për efektivitetin e tij, për shkak se, sipas tij, masa nuk përfshin gjithë territorin e Kosovës.

    Mulaj ka thënë se është për parimin e reciprocitetit në raport me Serbinë dhe të gjitha shtetet e tjera, por ka theksuar se vendimi i Qeverisë nuk zbatohet edhe në pjesën veriore të Kosovës.

    Sipas tij, përjashtimi i Elektroserverit, përmes të cilit furnizohen me energji elektrike konsumatorët serbë në veri, e bën vendimin të diskutueshëm.

    “Është një vendim politik, ndoshta i bazuar edhe në arsye ekonomike. Unë kam qenë gjithmonë ithtar i parimit të reciprocitetit, jo vetëm me Serbinë, por me secilin shtet. Por, fatkeqësisht, ky vendim nuk shtrihet në gjithë territorin e Kosovës. Pra, përjashtohet pjesa veriore, Elektroserveri që i furnizon konsumatorët serbë të pjesës veriore. Prandaj e shoh me shumë dyshime”, ka deklaruar Mulaj në FIVE të TV Dukagjinit.

    Ai ka thënë se është në favor të presionit ndaj Serbisë, por ka vlerësuar se masa do të duhej të zbatohej në të gjithë territorin e Kosovës.

    Sipas Mulajt, një shtrirje e tillë do të kishte efekte më të mëdha politike dhe ekonomike dhe do të mundësonte arritjen e qëllimit që synon Qeveria me këtë vendim.

    “Jam për t’i bërë presion Serbisë, por ky vendim do të duhej të shtrihej në gjithë territorin. Dhe natyrisht efektet politike dhe ekonomike do të ishin më të mëdha dhe do të arrihej qëllimi që pretendon Qeveria”, ka theksuar ai.

  • Nëna e Ronaldos trondit me deklaratën: Humbja e Portugalisë ishte e merituar, djali im nuk u respektua

    Nëna e Ronaldos trondit me deklaratën: Humbja e Portugalisë ishte e merituar, djali im nuk u respektua

    Nëna e Ronaldos trondit me deklaratën: Humbja e Portugalisë ishte e merituar, djali im nuk u respektua

    Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, ka bërë një deklaratë të fortë pas humbjes së Portugalisë me rezultat 1-4 ndaj Danimarkës.

    Ajo nuk e ka fshehur pakënaqësinë e saj, duke thënë se disfata e përfaqësueses portugeze ishte plotësisht e merituar dhe se madje ishte e lumtur për këtë rezultat.

    Dolores ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar djali i saj nga kombëtarja, duke theksuar se homazhi për Ronaldon duhej të bëhej në praninë e tij.

    Sipas saj, është te Sporting Lisbona vendi ku ai do të marrë vlerësimin që meriton.

    “Me kombëtaren, ai nuk u respektua, madje as nga bashkëlojtarët e tij”, ishte deklarata e fortë e nënës së pesë herë fituesit të Topit të Artë.

  • Thaçi: Shtatë pozita të asistentit administrativ për personat me aftësi të kufizuara në Obiliq

    Thaçi: Shtatë pozita të asistentit administrativ për personat me aftësi të kufizuara në Obiliq

    Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar se ka mbështetur nismën për krijimin e shtatë pozitave të asistentit administrativ, të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara.

    Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka bërë të ditur se kjo nismë synon të krijojë mundësi të barabarta punësimi dhe të mundësojë zhvillimin e aftësive të personave me aftësi të kufizuara.

    Ai ka theksuar se përmes këtyre pozitave synohet t’u jepet më shumë hapësirë aftësive dhe potencialit të qytetarëve që përballen me vështirësi në punësim.

    Sipas Thaçit, Komuna e Obiliqit do të vazhdojë të ndërmarrë hapa konkretë për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.

    “Zhvillimi i komunës duhet t’i përfshijë të gjithë”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/