Category: Lajme

  • Pse Kosova nuk arriti ta mposhtë Izraelin? Flasin Gjonbalaj dhe Zogiani

    Pse Kosova nuk arriti ta mposhtë Izraelin? Flasin Gjonbalaj dhe Zogiani

    Gjonbalaj ka vlerësuar se Kosova pati disa probleme në organizimin e lojës, duke theksuar se përzgjedhja taktike dhe vendosja e futbollistëve nuk funksionuan në nivelin e duhur.

    Sipas tij, skuadra u mbështet shumë në individualitetin e Edon Zhegrovës, ndërsa në fazën përfundimtare të sulmeve mungoi konkretizimi.

    “Kishte disa lëshime në aspektin taktik dhe një disbalancë në strukturën e ekipit. Loja u orientua shumë në drejtim të Zhegrovës, ndërsa në zonën e tretë mungoi konkretizimi. Mendoj se Kosova do të duhej të kishte një mesfushor më shumë, për të kontrolluar më mirë lojën dhe për të sulmuar në mënyrë më të organizuar”, ka thënë Gjonbalaj.

    Ai ka shtuar se Vedat Muriqi nuk u shfrytëzua siç duhet, pasi munguan depërtimet dhe harkimet e nevojshme nga krahët.

    Ndërkohë, Visar Zogiani e ka cilësuar Izraelin si kundërshtar të papërshtatshëm për Kosovën, duke theksuar se, pavarësisht paraqitjeve jo bindëse, izraelitët kanë ditur të marrin rezultatet që u kanë nevojitur.

    “Izraeli është kundërshtar i papërshtatshëm. Në dy ndeshjet ndaj nesh ka qenë më i dobët, por ka arritur të marrë pikët që i ka kërkuar. Kosova ka pasur vështirësi për ta konkretizuar lojën dhe për të shënuar”, ka deklaruar Zogiani.

    Ai është ndalur edhe te kushtet atmosferike, duke thënë se fusha e rrëshqitshme ndikoi në zhvillimin e disa aksioneve të Kosovës.

    Zogiani ka komentuar gjithashtu edhe përjashtimin e Hoxhës me karton të kuq, duke vlerësuar se vendimi ishte i pamerituar.

    Kosova dhe Izraeli u ndanë në barazim pa gola, 0:0,ndeshje e luajtur të shtunën në ‘Fadil Vokrri’.

    Kosova nesër luan në udhëtim te Irlanda, në ndeshjen e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve, ku Kombëtarja jonë kërkon të paktën një pikë të siguruar pozitën e dytë në Grupin B.

    Burimi: RTKLive

  • Why did Kosovo fail to defeat Israel? Speaking Johnbalaj and Zogiane

    Gjonbalaj has estimated that Kosovo had some problems in organising the game, stressing that tactical selection and the deployment of football players did not function at the right level.

    According to him, the team relied heavily on the individuality of Edon Zegrov, while in the final phase of the attacks lack of concreteisation.

    There were some tactical concessions and a disbalancing in the team’s structure. The game was well-oriented in the direction of Zegrov, while concrete was lacking in the third area. I think Kosovo would have to have a more midfielder, better control the game and attack more organisedly, Gjonbalaj has said.

    He added that the Muriqi Vedat was not properly exploited, for there was a lack of piercings and bows needed by the wings.

    Meanwhile, Visar Zogiani has named Israel an unsuitable opponent for Kosovo, stressing that, despite unconvincing presentations, the Israelites have known to receive the results they need.

    Israel is an inappropriate opponent. In two matches against us, he was weaker, but he was able to get the points he requested. Kosovo has had trouble concreteising the game and marking, Zogiani has declared.

    It has also stopped in the atmospheric conditions, saying the slippery field affected the development of several Kosovo shares.

    Zogiani has also commented on Hodge’s expulsion with a red card, assessing that the decision was undeserved.

    Kosovo and Israel split into goal-free tie, 0:0, played on Saturday at Fadil Vokrri.

    Kosovo plays on the trip tomorrow to Ireland, in the last match of this cycle in the League of Nations, where our National Party requires at least one secured second position in Group B.

    Source Layer: RTKLive

  • KDI publikon sondazhin për drejtësinë, mbi 50% e qytetarëve thonë se nuk mund t’i realizojnë të drejtat në gjykata

    KDI publikon sondazhin për drejtësinë, mbi 50% e qytetarëve thonë se nuk mund t’i realizojnë të drejtat në gjykata

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar rezultatet e sondazhit të opinionit publik për reformën në drejtësi në Kosovë.

    Eriola Muhaxhiri nga KDI, gjatë prezantimit të rezultateve, tha se qytetarët kërkojnë një sistem të drejtësisë më efikas, më të pavarur dhe me mekanizma më të fortë të llogaridhënies.

    “Sa i përket pyetjes se sa të pavarur janë gjyqtarët dhe prokurorët nga ndikimet e jashtme, vetëm 8.5% e qytetarëve besojnë në pavarësinë e plotë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa 41% e tyre besojnë se ata janë deri diku të pavarur, ndërsa 37.3% e qytetarëve besojnë se janë deri diku apo aspak të pavarur”, tha Muhaxhiri.

    Ajo bëri të ditur se rreth 51 për qind e qytetarëve besojnë se gjyqtarët përzgjidhen dhe avancohen në bazë të aftësive profesionale dhe rezultateve në punë.

    “Në pyetjet se a përzgjidhen gjyqtarët dhe prokurorët sipas meritës, kemi një vlerësim pozitiv meqenëse rreth 51% e qytetarëve besojnë se gjyqtarët përzgjidhen dhe avancohen mbi bazën e aftësive të tyre profesionale dhe rezultateve në punë. Mirëpo kjo dallon dhe qytetarët janë të ndarë në mendimet e tyre apo janë pak më kritikë kur bie fjala te masat disiplinore apo edhe te vlerësimi i performancës së gjyqtarëve”, deklaroi ajo.

    Sipas saj, 41.4 për qind e të anketuarve vlerësojnë se performanca e gjyqtarëve vlerësohet rregullisht dhe në mënyrë të paanshme, ndërsa 38.8 për qind besojnë se ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që shkelin rregullat merren masa.

    “Në pyetjen se a i përfundojnë gjykatat lëndët brenda një kohe të arsyeshme, kemi një numër mjaft të lartë të qytetarëve apo të anketuarve të cilët thonë se 48.4% e të anketuarve thonë se nuk përfundohen lëndët brenda një kohe të arsyeshme në gjykata”, tha Muhaxhiri.

    Ajo theksoi se gjysma e qytetarëve të anketuar besojnë se nuk mund t’i realizojnë të drejtat e tyre në gjykata.

    “50.6% e qytetarëve besojnë se nuk mund të realizohen të drejtat e tyre në gjykata dhe prandaj edhe nuk i drejtohen fare gjykatave”, u shpreh Muhaxhiri.

    Ndërsa, sa i përket përvojës personale të qytetarëve me sistemin gjyqësor, ajo tha se 28 për qind e tyre e kanë vlerësuar përvojën si shumë të mirë ose deri diku të mirë, ndërsa 20 për qind si deri diku të keqe ose shumë të keqe.

    “28% e qytetarëve kanë thënë se përvoja e tyre është shumë e mirë ose deri diku e mirë, 20% e qytetarëve kanë thënë se përvoja e tyre është deri diku keq ose shumë keq, ndërsa 47.1% e qytetarëve apo e të anketuarve tregojnë se nuk kanë pasur rast apo nuk kanë pasur lëndë që është trajtuar në gjykata”, deklaroi ajo./EO

    Burimi: Dukagjini

  • BE-ja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, akuzon Moskën për pengimin e paqes në Ukrainë

    BE-ja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, akuzon Moskën për pengimin e paqes në Ukrainë

    Bashkimi Evropian ka vendosur masa të reja sanksionuese ndaj Rusisë, duke shtuar presionin diplomatik dhe ekonomik ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

    Sipas raportimeve të Associated Press, masat përfshijnë afro 50 banka dhe institucione financiare ruse, si dhe persona dhe kompani të lidhura me sektorin e energjisë dhe naftës.

    Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së kanë akuzuar Moskën se po pengon përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, ndërsa vazhdon sulmet ndaj centraleve elektrike dhe infrastrukturës tjetër energjetike të Ukrainës.

    Zyrtarët evropianë kanë theksuar se çdo marrëveshje duhet të fillojë me një armëpushim të vërtetë dhe më pas të çojë drejt një zgjidhjeje afatgjatë.

    Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka përsëritur se vendimet për të ardhmen dhe sovranitetin e Ukrainës duhet të merren nga vetë Kievi.

    Zhvillimi vjen në një periudhë të rëndësishme diplomatike, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës vazhdojnë pa një marrëveshje konkrete.

    Burimi: Dukagjini

  • Islam Abazi: Kemi punuar në mënyrë profesionale, pa ndikime të jashtme

    Islam Abazi: Kemi punuar në mënyrë profesionale, pa ndikime të jashtme

    Ish-kreu i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, po kthehet në punë në Prokurorinë e Lartë në Gostivar, pasi prokurorja Iskra Haxhi Vasileva mori detyrën e tij si kryeprokurore.

    Abazi vlerësoi se gjatë udhëheqjes së tij, prokuroria punoi profesionalisht, ligjërisht dhe pa ndikime të jashtme.

    Me largimin nga detyra, Abazi tregoi se po linte pas prokurorë publikë të trajnuar dhe një ekip funksional hetimor, të cilët, siç tha ai, mund t’u përgjigjen sfidave dhe kompetencave të kësaj prokurorie. Ai shprehu pritjen e tij që prokurorët do të vazhdojnë të veprojnë me sukses në të ardhmen nën udhëheqjen e kryeprokurores së re, Iskra Haxhi-Vasileva.

    “Besoj se kemi punuar profesionalisht, ligjërisht dhe objektivisht, në mënyrë të paanshme, pa ndikime të jashtme. Po lë pas një ekip të mirë prokurorësh publikë, prokurorë publikë ekspertë, prokurorë publikë të trajnuar që mund t’u përgjigjen sfidave dhe kompetencave të asaj prokurorie”, tha Abazi.

    I pyetur për rastin e dështuar të “Mazutit në TEC Negotino”, i cili u mbyll nga prokuroria që ai drejtonte, por më pas u rikthye në punë me vendim të Prokurorisë së Lartë të Shkupit, Abazi tha se nuk është vetëm ky rast.

    “Epo, nuk është vetëm ky rast. Vendimet merren në prokurori dhe palët e dëmtuara kanë të drejtë të ankimojnë. Kjo është arsyeja pse Prokuroria e Lartë Publike është këtu. Nëse ata përcaktojnë se diçka është lënë pas dore, ata japin udhëzime, dhe ne jemi të detyruar të veprojmë sipas tyre. Pasi të merren të gjitha provat dhe veprimet e kërkuara nga Prokuroria e Lartë Publike, atëherë do të merret një vendim i prokurorit publik”, tha Abazi.

    Ndryshe, rasti i “Mazutit në TEC Negotinë” kishte të bënte me një aferë me vlerë 167 milionë euro, dhe hetimi u mbyll me vendim të prokurores Katerina Kolarevic. Rasti u “ringjall” përsëri pasi Prokuroria e Lartë Publike e Shkupit pranoi kundërshtimin e EMV.

    Lënda është kthyer në Prokurorinë Publike të Departamentit të Hetimit Penal me një urdhër për të mbledhur të dhëna shtesë nga institucionet dhe për të urdhëruar raporte të reja ekspertësh për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale.

  • "Më përdhunoi 200 herë", modelet rrëfejnë tmerrin që përjetuan në duart e Epstein

    “Më përdhunoi 200 herë”, modelet rrëfejnë tmerrin që përjetuan në duart e Epstein

    Një dokumentar i ri i BBC-së ka zbuluar dëshmi për mënyrën se si Jeffrey Epstein dyshohet se përdorte agjenci modelingu dhe ndërmjetës për të rekrutuar vajza të reja, të cilat më pas bëheshin viktima të abuzimit seksual.

    Në dokumentarin The Model Trap: Exposing Jeffrey Epstein’s Network, disa gra rrëfejnë se si u mashtruan me premtime për karrierë ndërkombëtare në modeling.

    – YouTube www.youtube.com

    Njëra prej tyre, e identifikuar me pseudonimin Simona, pretendon se Epstein e përdhunoi rreth 200 herë gjatë dy viteve që e njihte.

    “Ishim aty për t’i shërbyer Epsteinit. Ishim skllave që edhe përdhunoheshim”, rrëfeu ajo.

    Sipas BBC-së, dokumentet tregojnë se Epstein kishte financuar agjencinë MC2 Model Management me një milion dollarë në vitin 2005, ndërsa një ndërmjetës kishte kryer afro 100 udhëtime në 21 vende për të kërkuar modele.

    Një tjetër viktimë, Roza Gilles nga Uzbekistani, tregoi se ishte vetëm 18 vjeçe kur u dërgua në shtëpinë e Epsteinit në Florida, ku pretendon se u abuzua seksualisht për tri vite.

    Dëshmitë përshkruajnë një sistem ku gratë kontrolloheshin përmes varësisë financiare, strehimit dhe statusit të emigracionit, ndërsa disa detyroheshin të sillnin viktima të tjera.

    Avokatja Sigrid McCawley, e cila përfaqëson mbi 100 viktima, e cilësoi këtë një operacion shumë të sofistikuar.

    Personat e përmendur në dokumentar si bashkëpunëtorë të mundshëm kanë mohuar se kishin dijeni për abuzimet ose se i kishin lehtësuar ato.

    Epstein vdiq në burg në vitin 2019, ndërsa priste gjykimin për trafikim seksual. /Telegrafi/

  • Vinicius Jr trondit tifozët: Spekulimet për Arsenalin ndikuan në formën time

    Vinicius Jr trondit tifozët: Spekulimet për Arsenalin ndikuan në formën time

    Vinicius Jr ka zbuluar se spekulimet e shumta për të ardhmen e tij gjatë afatit kalimtar të verës e kishin lënë “vërtet të mbingarkuar”, duke pranuar se kjo situatë ka ndikuar edhe në formën e tij në fillim të sezonit.

    Sulmuesi brazilian ka realizuar vetëm një gol dhe ka dhënë tri asistime në 12 paraqitje për skuadrën e Jose Mourinhos këtë sezon.

    Gjatë verës, Vinicius ishte lidhur me një transferim te Arsenali, kampion i Ligës Premier, pasi kishte hyrë në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin. Megjithatë, ai përfundimisht nënshkroi vazhdimin e marrëveshjes me klubin madrilen.

    26-vjeçari ka pranuar gjithashtu se nuk ishte përgatitur në nivelin e duhur fizik pas eliminimit të Brazilit në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës.

    “Nuk mendoj se jam përgatitur aq mirë sa kam mundur pas Kupës së Botës, sepse ndikimi i atij turneu është shumë i madh për të gjithë brazilianët. Eliminimi aq herët ishte diçka që nuk e kishim pritur”, deklaroi Vinicius.

    Ai tregoi se gjatë pushimeve kishte vendosur t’i kushtonte më shumë kohë vetes dhe familjes, duke mos u stërvitur aq shumë sa në vitet e kaluara.

    “Shfrytëzova pushimet për t’u kënaqur, për të pushuar, për t’u relaksuar dhe për të kaluar më shumë kohë me familjen. Përfundova duke u stërvitur më pak se në vitet e mëparshme. Kjo mund të ketë ndikuar në fillimin tim të sezonit”.

    Megjithatë, ai pranoi se edhe pasiguria rreth kontratës dhe interesimi i klubeve të tjera kishin ndikuar në gjendjen e tij.

    “Përveç kësaj, sa i përket rinovimit të kontratës, me kaq shumë klube që shfaqën interesim gjatë verës, u ndjeva vërtet i mbingarkuar, njësoj si me situatën te Real Madridi. Por sezoni është shumë i gjatë”, u shpreh ai.

    Vinicius kishte qenë gjithashtu në qendër të polemikave në tetor, kur u ndëshkua me karton të kuq për sjellje të dhunshme, pasi i tërhoqi flokët mesfushorit të Villarrealit, Nathan Saliba. Si pasojë, ai u suspendua për katër ndeshje.

    Në mungesë të tij, transferimi rekord Yan Diomande ka shfrytëzuar rastin për të shkëlqyer në krahun e majtë të sulmit, duke realizuar katër gola.

    Vinicius iu bashkua Real Madridit nga Flamengo në vitin 2018 dhe ka realizuar më shumë se 20 gola për klubin në secilën prej pesë sezoneve të fundit.

    Skuadra e Mourinhos aktualisht renditet në vendin e dytë në La Liga, me tri pikë më pak se rivali Barcelona. Real Madridi do të rikthehet në aksion të shtunën, kur pret Celta Vigon./Telegrafi/

  • AKK-ja kundërshton SBASHK-un: Komunat nuk do t’i bartin pasojat financiare të kontratave kolektive

    AKK-ja kundërshton SBASHK-un: Komunat nuk do t’i bartin pasojat financiare të kontratave kolektive

    Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesve të SBASHK-ut, të cilët, sipas tij, po ua atribuojnë komunave përgjegjësinë për pasojat financiare të kontratave kolektive të nënshkruara në nivel qendror.

    Në një reagim publik, Bordi i AKK-së ka thënë se komunat i kanë respektuar dhe mbështetur gjithmonë të drejtat e punëtorëve arsimorë, por nuk kanë kapacitete buxhetore për t’i mbuluar detyrimet financiare që dalin nga këto kontrata.

    Sipas AKK-së, marrëveshjet janë negociuar dhe nënshkruar në nivel qendror, prandaj edhe përgjegjësia për sigurimin e mjeteve financiare duhet të jetë e institucioneve qendrore.

    “Nuk është e pranueshme që marrëveshjet të lidhen në nivel qendror, ndërsa fatura financiare t’u kalojë komunave, të cilat nuk kanë qenë palë nënshkruese”, thuhet në reagimin e AKK-së, raporton Telegrafi.

    Asociacioni ka kritikuar SBASHK-un që, sipas tij, gjatë negociimit dhe nënshkrimit të kontratave kolektive me Ministrinë e Arsimit, është dashur të kërkojë që financimi për zbatimin e tyre të sigurohej nga niveli qendror.

    AKK-ja ka theksuar se komunat nuk mund t’i krijojnë vetë mjetet financiare të nevojshme për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, pasi vendimmarrja për sigurimin e financimit dhe përcaktimin e vijave të posaçme buxhetore bëhet në nivel qendror.

    Në reagim thuhet gjithashtu se pasojat financiare të kontratave kolektive kanë ndikuar në buxhetet komunale, duke bërë që mjetet e destinuara për projekte dhe shërbime për qytetarët të shpenzohen për këto detyrime, si dhe për kostot e procedurave gjyqësore dhe përmbarimore.

    “Qëndrimi i Bordit të AKK-së është i qartë: komunat nuk janë të gatshme të bartin pasojat financiare të kontratave të reja kolektive”, thuhet në reagim.

    AKK-ja ka kërkuar që çdo kontratë e re kolektive të shoqërohet me financim të plotë dhe të garantuar nga buxheti qendror, përmes një vije të veçantë buxhetore.

    “Respektimi i të drejtave të punëtorëve arsimorë kërkon përgjegjësi edhe nga ata që negociojnë dhe nënshkruajnë zotimet financiare. Këto zotime duhet të kenë mbulim të siguruar financiar dhe nuk mund të vazhdojnë të rëndojnë mbi buxhetet komunale dhe qytetarët”, përfundon reagimi i AKK-së. /Telegrafi/

  • Pesë shtete të BE-së planifikojnë qendër për deportimin e emigrantëve në Ruandë

    Pesë shtete të BE-së planifikojnë qendër për deportimin e emigrantëve në Ruandë

    Pesë shtete të BE-së pritet të njoftojnë krijimin e një qendre për deportimin e migrantëve në Ruandë, në kuadër të përpjekjeve për të rritur kthimin e migrantëve dhe për të frenuar migrimin e parregullt.

    Sipas burimeve diplomatike, Gjermania, Danimarka, Austria, Greqia dhe Holanda pritet të bëjnë të ditur marrëveshjen për krijimin e kësaj qendre në shtetin afrikan, i cili nuk ka dalje në det.

    Pesë vendet kishin njoftuar në shtator se po punonin për një marrëveshje me një shtet jashtë Bashkimit Evropian për krijimin e të ashtuquajturave “qendra të kthimit”. Ndërkaq, në gusht, Ruanda kishte bërë të ditur se kishte nisur diskutimet paraprake me disa shtete evropiane.

    Plani parashikon që në këto qendra të dërgohen vetëm azilkërkuesit të cilëve u janë shteruar të gjitha mundësitë ligjore për të qëndruar në Bashkimin Evropian.

    Kjo skemë ndryshon nga marrëveshja e mëparshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës, e cila parashihte dërgimin e migrantëve në këtë shtet për shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil. Marrëveshja britanike nuk u zbatua kurrë për shkak të sfidave ligjore dhe u anulua përfundimisht nga qeveria e re laburiste në vitin 2024.

    Detajet e marrëveshjes mes pesë shteteve të BE-së dhe Ruandës pritet të bëhen publike të hënën në Vjenë.

    Sipas burimeve diplomatike të cituara nga agjencia e lajmeve AFP, qendra në Ruandë fillimisht do të funksionojë si projekt pilot, me kapacitet për rreth 100 persona. Secili nga pesë shtetet pritet të dërgojë nga 20 migrantë.

    Vendet evropiane shpresojnë që qendra të nisë funksionimin gjatë vitit 2027. Ndërkohë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) mund të ketë rol mbështetës në këtë proces.

    Një zëdhënës i kësaj organizate ka thënë se IOM ka përvojë të gjatë në ofrimin e ndihmës për migrantët, përfshirë edhe në situata komplekse tranziti, duke konfirmuar se është në diskutime me disa shtete të BE-së lidhur me planet për krijimin e qendrave të kthimit.

    Marrëveshja vjen në një kohë kur disa shtete evropiane po përballen me presion të shtuar politik për të dëshmuar se mund ta kontrollojnë migrimin, veçanërisht për shkak të zgjedhjeve të ardhshme.

    Megjithatë, plani ka nxitur shqetësime nga organizatat për të drejtat e njeriut.

    Studiuesja e lartë për Afrikën në organizatën Human Rights Watch, Clementine de Montjoye, ka shprehur shqetësim për përzgjedhjen e Ruandës, duke theksuar se ky shtet ka një histori të dokumentuar të shtypjes së kundërshtarëve, ndalimeve arbitrare dhe keqtrajtimit në burgje, si dhe mbështetjes së grupeve të armatosura në Republikën Demokratike të Kongos.

    Ajo ka paralajmëruar se pagesa ndaj qeverisë së Ruandës për të pritur migrantët jo vetëm që do t’u shkaktonte vuajtje personave të deportuar, por gjithashtu do t’i siguronte mbështetje financiare dhe ndikim politik një qeverie përgjegjëse për shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

    Edhe Agjencia e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore ka theksuar se çdo shtet i tretë që pret qendra të tilla duhet t’i respektojë të drejtat themelore të njeriut. Sipas saj, migrantët nuk duhet të dërgohen në vende ku përballen me rrezik serioz të persekutimit, ndërsa fëmijët e pashoqëruar nuk duhet të dërgohen në këto qendra.

    Sipas Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, në dhjetë muajt e parë të vitit 2026 janë regjistruar afro 110 mijë kalime të parregullta të kufijve të Bashkimit Evropian, që paraqet rënie prej 29 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    Vetëm gjatë muajit tetor janë regjistruar rreth 18 mijë e 100 kalime, 6 për qind më pak se në tetorin e vitit 2025, por 22 për qind më shumë krahasuar me shtatorin. Kjo rritje i atribuohet kryesisht shtimit të ndjeshëm të ardhjeve përmes rrugës së Afrikës Perëndimore drejt Ishujve Kanarie.

    Burimi: Dukagjini