‘Çështja bëhet serioze’ pasi dy kuaj hipën në autobusin publik në Detroit – tani janë publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë

‘Çështja bëhet serioze’ pasi dy kuaj hipën në autobusin publik në Detroit – tani janë publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë

Written by

in

Pamjet e publikuara së fundmi nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur dy kuaj hipin në një autobus të transportit publik në Detroit të SHBA-së, në një ngjarje që u bë virale në rrjetet sociale.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, kur autobusi ndaloi në një stacion ku ndodheshin dy burra të ulur mbi kuaj të shaluar.

Dy kuajt u futën në autobusin pothuajse të zbrazët dhe dolën menjëherë nga dyert e pasme, ndërsa njëri prej burrave dëgjohet duke falënderuar shoferin për udhëtimin.

Pronari i kuajve, Jordan Williams, nga grupi “Urban City Cowboys”, tha se qëllimi ishte të tërhiqej vëmendja te kaubojët me ngjyrë në Detroit.

Megjithatë, autoritetet e transportit në Detroit deklaruan se kuajt lejohen të udhëtojnë në autobusë “vetëm kur plotësohen kriteret”.

Sipas tyre, në këtë rast kuajt ishin futur për arsye të tjera dhe incidenti paraqiste rrezik për sigurinë e udhëtarëve dhe vetë kafshëve.

Departamenti njoftoi se do të ndërmarrë masa dhe do të trajnojë sërish shoferët për të shmangur raste të tilla. /Telegrafi/