Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot në Samitin e Berlinit që po mbahet në Mal të Zi.
Rama në një prononcim para mediave duke iu referuar situatës në Shqipëri ironizoi, duke thënë se çfarë duhet të bëj, të këndoj.
“Çka duhet të bëj, të këndoj një këngë ose të them se jam i lumtur që jam në Malin e Zi të bukur, në vendin e vetëm që sa herë vjen dëgjon helikopterët mbi kokë. Në ndërkohë, është mirë që të jemi këtu për Procesin e Berlinit, që kësaj here po mbahet në këtë shtet të mahnitshëm. Çka të them më shumë, jam këtu dhe i lumtur të vazhdojmë me shokët që po presin…”, tha ai. /Telegrafi/