
Raporti mes Nichit dhe Kledjës në Big Brother VIP Kosova 5 ishte temë diskutimi në emisionin e mëngjesit “ORA 7” në Klan Kosova.
Kledja i kishte thënë Nichit se ai po e përndiqte dhe se sjellja e tij po e bënte të ndihej keq. Lidhur me këtë situatë, gazetarja Blerina Shoshi tha se, bazuar në videot që ka parë, nuk mendon se veprimet e tij mund të konsiderohen përndjekje.
“Aty janë në Big Brother, por Nichi nuk ka reaguar njësoj ndaj të gjithëve. Bejta në fillim e ka pasur si ‘hije’ Nichin. Ai e zgjedh dikë për disa ditë dhe pastaj i shkon më pas. Në videot që i kam parë unë, ai vetëm i afrohet asaj dhe ndonjëherë i flet”, ka thënë Shoshi.
Ndërkaq, gazetari Kestrin Kumnova u shpreh se nuk mendon që bëhet fjalë për të njëjtën situatë.
Nga ana tjetër, gazetarja Klea Kabashi tha se beson që Nichi ka pëlqim për Kledjën dhe se përmes afrimit me të po mundohet ta përfshijë në lojë.
“Mendoj edhe unë që i pëlqen Kledja, por ne pamë se, pasi Kledja u shqetësua dhe filloi të qante, ai i kërkoi falje. Nuk mendoj se e ka ndërmend ta ndjekë, por dëshiron ta përfshijë Kledjën në lojë”, ka deklaruar Kabashi.
Diskutimin e plotë lidhur me këtë situatë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.