Çfarë u tha në Këshill të Sigurimit për Kosovën?

Çfarë u tha në Këshill të Sigurimit për Kosovën?

Written by

in

Çfarë u tha në Këshill të Sigurimit për Kosovën?

Përfaqësuesit e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara paraqitën qëndrime thellësisht të ndryshme mbi situatën në Kosovë, marrëdhëniet mes Prishtinës e Beogradit dhe mandatin e mëtejshëm të UNMIK-ut.

Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Tammy Bruce, iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ajo përsëriti qëndrimin për mbylljen e UNMIK-ut, duke argumentuar se Kosova ka ndryshuar rrënjësisht nga viti 1999.

E përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Jennifer McNaughtan, veçoi nevojën që Serbia të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë, Zveçan, në veri të Kosovës. Ajo i kërkoi palëve zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa kërkoi gjithashtu një rishikim strategjik të detyrave dhe financimit të UNMIK-ut.

Zëvendësambasadori i Francës në OKB,, Jay Darmadhikari, kërkoi ripërtëritje të mentumit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura nën lehtësimin e BE-së. Ai cilësoi të papranushëm faktin se autorët e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 mbeten të lirë në Serbi.

Gjithashtu, ai shprehu shqetësim për ndryshimet e miratuar së fundmi në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke shtuar se nuk përkojnë me obligimet ndërkombëtare të Kosovës. Franca konfirmoi mbështetjen e saj të plotë për misionin e UNMIK-ut

E ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, pretendoi se situata mbetet e brishtë për shkak të  “sulmeve e shkelje të të drejtave të serbëve” në Kosovë, ndërsa kritikoi BE-në për dështim në detyrimin e Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ai është ankuar gjithashtu edhe për vendimin e KFOR-it për optimizmin e trupave pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.

Fu Cong, zëvendësshef i Misionit të Kinës në OKB, deklaroi se Pekini mbështet arritjen e një zgjidhjeje përmes dialogut, por në kuadër të Rezolutës 1244. Cong gjithashtu i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të mbështesë vazhdimësinë e punës së UNMIK-ut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali