Chelsea dështon në transfertë, Nottingham Forest triumfon në një ndeshje spektakolare

Chelsea dështon në transfertë, Nottingham Forest triumfon në një ndeshje spektakolare

Written by

in

Chelsea ka pësuar humbje në një ndeshje dramatike ndaj Nottingham Forestit, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 12-të të Ligës Premier.

Vendasit e nisën më mirë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e pestë me golin e Igor Jesus (1-0).

Nottingham Forest e dyfishoi epërsinë në minutën e 51-të, kur Morgan Gibbs-White u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për 2-0.

Chelsea reagoi shpejt dhe ngushtoi rezultatin vetëm tri minuta më vonë, me Emmanuel Emeghan që realizoi për 2-1.

Megjithatë, Gibbs-White shënoi sërish në minutën e 72-të, duke rikthyer epërsinë prej dy golash për Nottinghamin (3-1).

Emegha realizoi edhe një herë në minutën e 89-të për 3-2, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e Chelseat.

Pas këtij rezultati, Chelsea mbetet në pozitën e tetë me 16 pikë, ndërsa Nottingham Foresti mban pozitën e 14-të./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore