Chelsea i beson Xabi Alonsos, pavarësisht rezultateve të dobëta

Chelsea i beson Xabi Alonsos, pavarësisht rezultateve të dobëta

Written by

in

Chelsea i beson Xabi Alonsos, pavarësisht rezultateve të dobëta

Xabi Alonso vazhdon të ketë besimin e drejtuesve të Chelseat, pavarësisht rezultateve jo bindëse në fillim të aventurës së tij.

Trajneri spanjoll, i cili më parë drejtoi Real Madridin, vazhdon të ketë mbështetjen e pronarëve të klubit londinez.

Sipas raportimit të The Telegraph, drejtuesit e Chelseat besojnë se Alonso ka nevojë për kohë për të vendosur idetë e tij dhe për ta kthyer skuadrën në rrugën e duhur.

Brenda klubit, spanjolli vlerësohet për inteligjencën dhe përkushtimin e tij në punë.

Drejtuesit besojnë se ai ka aftësinë për të zgjidhur problemet e skuadrës, për të mësuar nga gabimet dhe për ta çuar Chelsean përpara, ndaj për momentin nuk ka arsye për të vënë në diskutim vazhdimësinë e tij./Klankosova.tv.