Chicago feston 28 Nëntorin, në kremtim marrin pjesë edhe përfaqësues të Konsullatës së Kosovës në Iowa

Chicago feston 28 Nëntorin, në kremtim marrin pjesë edhe përfaqësues të Konsullatës së Kosovës në Iowa

Written by

in

Dita e Flamurit u festua edhe në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Iowa.

Me ftesë të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan të Illinoisit (AACI), përfaqësuesit e Konsullatës së Kosovës në Iowa morën pjesë në ceremoninë festive të organizuar me rastin e 28 Nëntorit, shkruan Telegrafi.

Përmes një postimi, Konsullata falënderoi komunitetin shqiptar për mikpritjen dhe organizimin, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare.

Në këtë rast u vlerësua edhe kontributi i komunitetit shqiptaro-amerikan në bashkimin e shqiptarëve në diasporë dhe në forcimin e lidhjeve me atdheun./Telegrafi/