Chukwueze operohet me sukses në Londër, nis rehabilitimin

Chukwueze operohet me sukses në Londër, nis rehabilitimin

Written by

in

Chukwueze operohet me sukses në Londër, nis rehabilitimin

Samuel Chukwueze ka kaluar me sukses operacionin në Londër, pas lëndimit të rëndë që pësoi në ijën e majtë. AC Milan ka konfirmuar zyrtarisht se ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses.

Sulmuesi nigerian iu nënshtrua operacionit për të trajtuar këputjen e tendinit të muskulit tensor fasciae latae në ijën e majtë. Ndërhyrja u krye nga profesori Ernest Schilders, në prani të mjekut të Milanit, Stefano Mazzoni.

Chukwueze do të rikthehet gjatë ditës së sotme në Itali, ku do të nisë menjëherë procesin e rehabilitimit nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.

Sipas raportimeve të mediave italiane, rikthimi i tij në fushat e blerta pritet të marrë rreth tre muaj, megjithëse klubi ende nuk ka dhënë një datë zyrtare për rikthimin në aktivitet./Klankosova.tv