
Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës u zhvillua takimi i grupit punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se anëtarët e grupit punues janë pajtuar plotësisht që të gjitha diskutimet të mbeten brenda kornizave të konfidencialitetit.
Çitaku theksoi se në këtë fazë rëndësi parësore ka puna konkrete dhe jo deklaratat për mediat.
“Jemi dakorduar për konfidencialitetin e këtij grupi. Duhet të flasë puna, jo deklaratat. Disa marrëveshje po, disa jo për publik”, deklaroi ajo shkurtimisht.
Ky grup kryesohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, derisa aty morën pjesë edhe:
Vlora Çitaku (PDK)
Jehona Lushaku-Sadriu (LDK)
Bekë Berisha (AAK)
Adnan Rrustemi (LVV)
Burimi: Sinjali