Sipas njoftimit të PDK-së, gjatë takimit Çitaku ka vlerësuar kontributin e IRI-së në zhvillimin demokratik të partisë dhe të institucioneve të Kosovës.
Ajo ka bërë të ditur se PDK-ja po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të brendshëm, në të cilën pritet të zgjedhë lidershipin e ri dhe të përgatitet për sfidat e ardhshme politike.
Ndërkaq, drejtori i IRI-së, Stephen Nix, ka shprehur gatishmërinë e institutit për të vazhduar mbështetjen e proceseve demokratike në Kosovë.
Në takim është theksuar edhe rëndësia e pluralizmit politik, sundimit të ligjit dhe llogaridhënies për forcimin e demokracisë.
Burimi: RTKLive
