Çitaku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë Koalicionin Shqiptar

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë Koalicionin Shqiptar

Written by

in

“U bëj thirrje shqiptarëve, posaçërisht atyre në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të votojnë masivisht dhe me vendosmëri Koalicionin Shqiptar me numrin 17”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se sa më shumë deputetë shqiptarë në Parlament, aq më shumë përfaqësim, mbrojtje, të drejta dhe fuqi për shqiptarët.

“Aq më shumë mundësi për t’u përballur me politikat diskriminuese dhe përndjekëse ndaj tyre”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka bërë thirrje që shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mobilizohen për të siguruar pjesëmarrjen e votuesve shqiptarë.

“Ky është një moment përcaktues për shqiptarët atje. Le të jetë një ditë e madhe për të gjithë!”, ka shkruar Çitaku.

Burimi: RTKLive