City mposhtet në shtëpi nga kampioni i Evropës

City mposhtet në shtëpi nga kampioni i Evropës

Written by

in

City mposhtet në shtëpi nga kampioni i Evropës

Kampioni i Evropës në futboll, Parisi, duket se e ka seriozisht mbrojtjen e titullit këtë sezon.

Francezët avancuan herët në pjesën e parë ndaj Manchester Cityt, duke shënuar dy gola të shpejtë (13’ dhe 15’) përmes Doue, respektivisht Dembele.

Vitinha shënoi për 0-3 në minutën e 32-të, për të përfunduar pjesën e parë me dominim total në shtëpinë e “Qytetarëve” anglezë.  

Pjesa e dytë nisi më mirë për anglezët, kur Haaland shënoi në minutën e 53-të për të ngushtuar epërsinë e francezëve.

Por, rreth 10 minuta më pas, sulmuesi i Parisit, Maghnes Akliouche shënoi për rezultatin 1-4.

Për të mbajtur shpresat gjallë për Cityn, Haaland shënoi sërish në minutën e 75-të për rezultatin 2-4.

Anglezët vazhduan sulmin me intensitet të lartë, duke e dominuar sidomos pjesën e fundit të pjesës së dytë.

Megjithatë, në minutat e fundit të pjesës së dytë, u akordua penallti për Parisin, por Donnarumma e priti goditjen e ish-lojtarit të Cityt, Ferran Torres.

Fitorja në fund i takoi Pairisit. /Klankosova.tv