“Çka ka me hangër?” – Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më së shpeshti në familjen e saj

“Çka ka me hangër?” – Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më së shpeshti në familjen e saj

Written by

in

“Çka ka me hangër?” – Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më së shpeshti në familjen e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë një kujtim të këndshëm nga fëmijëria e saj, duke zbuluar shprehjen shqipe që dëgjohej më së shpeshti në familjen e saj.

E pyetur se cila ishte pyetja që përsëritej më shpesh në shtëpinë e saj, Dua u përgjigj me buzëqeshje: “Çka ka me hangër?”.

Ajo shpjegoi se kjo shprehje lidhej me pyetjen se çfarë do të kishte për darkë, një detaj i vogël që rikthen kujtimet e ngrohta të jetës familjare.

Rrëfimi i këngëtares tregon lidhjen e saj me gjuhën shqipe dhe kujtimet e fëmijërisë, të cilat mbeten pjesë e rëndësishme e identitetit të saj, pavarësisht suksesit dhe famës ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali