Çka po ndodhë? Komuna e Prishtinës fton mediat të përcjellin vendosjen e muralit të Nënë Terezës

Çka po ndodhë? Komuna e Prishtinës fton mediat të përcjellin vendosjen e muralit të Nënë Terezës

Written by

in

Çka po ndodhë? Komuna e Prishtinës fton mediat të përcjellin vendosjen e muralit të Nënë Terezës

Komuna e Prishtinës, mbrëmjen e sotme pretendoi se është ndaluar nga Policia e Kosovës vendosja e muralit të Nënë Terezës në një objekt në kryeqytet.

Sipas Përparim Ramës, policia u kishte thënë atyre se urdhri për ndalimin e vendosjes së muralit u kishte ardhur “nga lart”.

Ai kërkoi sqarime se pse erdhi deri te ky vendim, teksa theksoi se drejtoria përkatëse e Komunës e kishte dhënë lejen për vendosjen e tij.

Por në ndërkohë, reagoi Ministria e Ekonomisë, e cila tha se vendimi për ndalimin e vendosjes së muralit është marrë nga Prokuroria, pasi, sipas tyre, objekti është pronë e tyre dhe se nuk është marrë pëlqimi i ministrisë për vendosjes e atij murali.

Në ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka dërguar një ftesë për media, ku thuhet se të shtunën, në orën 09:00, do të bëhet vendosja e muralit në fjalë në sheshin “Zahir Pajaziti”.  

“Ju ftojmë të përcillni vendosjen e muralit të Nënës Terezë, që do të bëhet nesër, e shtunë, 28 nëntor 2026, në orën 09:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Në vendosjen e muralit do të marrë pjesë Kryetari i Kryeqytetit z. Përparim Rama, së bashku me anëtarët e kabinetit të tij”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës.